-
Sheh Ymeri
Sheh Ymeri, fetari dhe atdhetari i nderuar i Reēit
Emri i Sheh Ymerit, ka hyrė nė historinė e krahinės sė Reēit e tė Dibrės, si njė nga figurat mė tė nderuara e tė respektuara tė mbarė opinionit vendas, si njė personalitet e mjeshtėr i Kuvendit tė Odave dibrane, si simbol i humanizmit, i drejtėsisė, i menēurisė dhe i besimit islam, tė cilit iu pėrkushtua deri nė ēastet e fundit tė jetės sė tij. Dhe nuk i thonė pak, por rreth njė shekull jetė e mbushur me plot veprimtari tė dendura atdhetare e fetare, qė kanė lėnė gjurmė e mbresa tė pashlyeshme tek njerėzit dhe tek tė gjithė ata, qė kanė pasur rastin pėr ta njohur Sheh Ymerin. I lindur nė vitin 1907 nė fshatin Kraj-Reē tė rrethit Dibėr, Sheh Ymeri, si fėmija mė i vogėl dhe i fundit i Sheh Osmanit dhe i nėnė Sulltanės, u rrit me pėrkujdesjen e veēantė tė kėtyre prindėrve shembullorė tė krahinės, tė cilėt qė nė vogėli tė tij, panė tek Ymeri i vogėl, njė intelekt tė lindur, njė menēuri tė parakohshme dhe njė pastėrti shpitėrore tė admirueshme. Dhe ishin pikėrisht kėto cilėsi tė larta humane, qė e nxitėn Sheh Osmanin, pėr ta arsimuar tė birin, Ymerin, nė profesionin e traditės sė brezave tė shtėpisė sė shehit tė Reēit. Kujtojmė pėr lexuesin, se deri tani, kjo Derė e njohur e besimit islam, ka nxjerrė nėntė breza besimtarėsh, ku midis tyre spikat me veprimtarinė e tij emri i Sheh Ymerit. Kėshtu u rrit figura e Sheh Ymerit nė vite, duke pasur nė krah kujdesin e vazhdueshėm tė babait tė tij, Sheh Osmanit. Dy vjet tė shkollės fillore, ai i mbaroi tek Hafuz Shabani nė rrethin e Kukėsit dhe dy vjet tė tjera, nė fshatin Gjegjan tė po kėtij rrethi. Mė pas, Sheh Ymeri mundi tė nxjerrė njė pasaportė, qė ruhet edhe sot nga familja e tij, e cila i mundėsoi atij studimet nė Shkollėn Islame tė Shkupit, tė cilėn e mbaroi me rezultate tė shkėlqyera. Pas mbarimit tė shkollės, ai kthehet nė fshatin e tij tė lindjes, nė Kraj Reē, ku pėrgjat njė jete tė tėrė, do tė ushtronte profesionin e nderuar tė imamit. Puna e tij konsiderohet jo vetėm si njė model i profesionalizmit tė lartė nė kryerjen e shėrbesave fetare ndaj qytetarėve, por edhe si njė pėrkushtim i veēantė njerėzor, i prirė vetėm pėr drejtėsi e ndershmėri. Sheh Ymeri ishte njė figurė e kompletuar pėr nga cilėsitė humane, cilėsi kėto, qė ai i reflektonte kudo nė marrėdhėnie me njerėzit, si qytetar apo dhe si klerik i respektuar i krahinės sė Reēit tė Dibrės. Gjithmonė i qetė nė punėn e tij, i matur nė ato qė thoshte, i dashur e i respektuar me shokė e miq tė shumtė qė kishte, korrekt e bujar, trim kur ishte rasti, i ndershėm, por dhe shumė i besueshėm pėr mbarė opinionin e zonės, ku ushtronte veprimtarinė e tij fetare. Ai thoshte shpesh nė mexhlise burrash tė odave dibrane, se ...Nuk ka fe pa atdhe. Pra, feja ėshtė e duhet tė jetė gjithmonė nė shėrbim tė Atdheut.... Ky parim i lartė atdhetar do ta udhėhiqte atė nė ēdo veprim tė tij. Ndaj tek portreti i Sheh Ymerit gėrshetoheshin pazgjidhėshmėrisht dhe dukshėm, qėndrimi atdhetar me atė fetar. Kjo e rriti dhe mė shumė konsideratėn dhe besimin e banorėve tė komunitetit ku shėrbente. Ndaj, kur fliste Sheh Ymeri, nuk diskutohej mė fjala e tij, sepse ajo ishte peshuar nė kandarin e drejtėsisė. Kėshtu me pushtetin e drejtėsisė qė pėrfaqėsonte, ai kishte ndėrhyrė nė shuarjen e shumė ngatėrresave, sherreve e mėrive mes njerėzve, madje jo vetėm nė fshatin e lindjes, por kudo qė e njhnin atė. Ishte kjo arsye, qė njė ditė, Sheh Ymerit, reējanėt, krahas detyrės fetare tė imamit, do t`i besonin edhe detyrėn e Kryetarit tė Kėshillit Nacional-Ēlirimtar pėr krahinėn e Reēit, detyrė tė cilėn ai e kreu me nder e pėrkushtim pėrgjat tre vjetėve me rradhė. Rrallė herė mund tė ketė ndodhur njė kombinim i tillė detyrash, si me Sheh Ymerin e Reēit, qė populli e deshte shumė, por qė me kalimin e kohės i ftohu marrėdhėniet me pushtetin komunist tė Enver Hoxhės. Goditjen e parė nga ai sistem diktatorial, Sheh Ymeri e mori nė vitin 1947, kur u burgos nė Elbasan vetėm pėr pikėpamjet e tij fetare. Koha e burgimit dhe e izolimit, do tė ishte pėr tė, njė periudhė qėndrese burrėrore, por qė ndikoi njėkohėsisht edhe nė konsolidimin e pikėpamjeve antikomuniste tė Sheh Ymerit, pėr tė ardhur mė pas nė qėndrimin e tij tė prerė tek 1967-ta, kur feja u mbyll pėrfundimisht. Kjo ishte dhe goditja mė e rėndė pėr Sheh Ymerin, qė e detyroi atė tė ushtronte veprimtarinė e tij fetare nė ilegalitet e nė kushte survejimi dhe izolimi tė plotė. Por, as vitet e diktaturės komuniste nuk e gjunjėzuan dot imamin e nderuar tė Reēit, qė banorėt vendas e dėgjonin dhe e besonin si gjithmonė, nė fjalėn qė thoshte, si pėrfaqėsues i fesė dhe i zotit. Kėshtu, Sheh Ymeri nuk e ndėrpreu pėr asnjė ēast veprimtarinė e tij humane, si klerik i respektuar i zonės. Janė tė njohura disa ndėrhyrje tė tij me autoritetin e besimtarit e tė drejtėsisė, qė pėrfaqėsonte nė opinion, pėr pajtim gjaqesh, pėr zgjidhje me pleqėsi tė sherreve e tė ngatėrresave, si dhe plot veprimtari tė tjera, qė e rritėn mė tej emrin dhe personalitetin e Sheh Ymerit, jo vetėm nė krahinėn e Reēit, por nė tė gjithė Dibrėn.
Pushtetar dhe klerik i nderuar i fshatit
Duke parė autoritetin dhe besimin e madh tė reējanėve tek figura e Sheh Ymerit, pushteti komunist i sapo dalė nga lufta, e pėrdori kėtė emėr pėr interesa tė veta, duke e bėrė Kryetar tė Kėshillit Antifashist Nacional-Ēlirimtar pėr krahinėn e Reēit. Por, kjo nuk e zbehu aspak reputacionin e tij nė popull, pasi Sheh Ymeri, diti t`i bėjė mirė e bukur tė dyja punėt edhe si fetar i besueshėm edhe si pushtetar shembullor, qė pėr drejtėsi sakrifikoi gjithshka, deri dhe dėnimin me burg nė vitin 1947, ku u dėnua nga gjykata ushtarake me gjashtė muaj burg dhe tre vjet arrest shtėpie pėr mosbashkėpunim me Komandėn e vendit. Sapo u bė kryetar pushteti nė zonė, Sheh Ymeri vendosi itifakun nė zonat e Reēit, tė Dardhės e tė Lurės, pėr tė mbrojtur popullsinė nga konfliktet e armatosura. Me kėtė masė, ai shpėtoi nga pushkatimi shumė jetė njėrėzish, qė pushteti i athershėm komunist i kishte dėnuar me pushkatim pėr mosbashkėpunim me Komandėn e tij, si: Selim Lalėn, Kadri Tanushin me tė birin, Misim Dodėn e Zef Skanėn, etj, duke e argumentuar se pushkatimi prish itifakun e vendit. Shumė i kėrkuar si disident i komunizmit ishte dhe Sheh Halimi, tė cilit Sheh Ymeri i kishte thėnė: ...Dil nė mal, se do tė vrasin.... Por, Sheh Halimi, i thotė: ...Nuk dal dot se mė nget kolla.... Nė kėto kushte, Komanda e kapi dhe e pushkatoi pa gjyq, tek Pėrroi i Farkėtarit tė fshatit Kraj-Reē. Sipas tė birit tė Sheh Ymerit, Abazit, nė fshatin Gjurrė-Reē tė Dibrės, Kėshilli i Madh Antifashist Nacional-Ēlirimtar, thėrret nė mbledhje si kryetar pushteti pėr zonėn Sheh Ymerin dhe i kėrkon atij tė dorėzojė nė Komandėn e vendit, Adem Gjurrėn dhe Shaban Gjurrėn, tė cilėt ishin deklaruar hapur kundėr rregjimit komunist. Shehi me maturinė dhe diplomacinė e tij, shkoi dhe i takoi kėta tė dy persona, pasi ata i besonin besės dhe fjalės sė imamit tė tyre. Pėrgjigja e tyre ishte kjo: ...Po na more ti nė dorė ne vijmė e dorėzohemi, ndryshe, jo.... Sheh Ymeri nuk mund ta merrte kėtė pėrgjegjėsi, ndaj u jep njė pėrgjigje negative: ...Nuk mund t`ju mbroj dot.... Nė kėto kushte, dy tė shumėkėrkuarit e rregjimit, i shtruan njė tjetėr alternativė kryetarit tė pushtetit vendor, qė t`u jepte njė afat prej 15 ditėsh, qė ata tė dorėzoheshin. Kėtė kėrkesė tė tyre Sheh Ymeri e pranoi dhe i raportoi Komandės Eprore qė t`i jepte 15 ditė afat pėr t`i gjetur dy personat e kėrkuar prej saj. Me kėtė kusht u ra dakort nga palėt, por Adem Gjurra dhe Shaban Gjurra nuk u dorėzuan kurrė, pasi ata u arratisėn pėr nė Amerikė. Me kėtė tolerim, ku ishin bėrė llogaritė mirė nga autorėt, Sheh Ymeri shmangu pushkatimin e tyre, por dėnoi veten me burg pėr mosbashkėpunim me Komandėn Eprore tė vendit. Kur e pyetėn Shehin, pse nuk bashkėpunove me Komandėn, ai u shpreh: ...Nuk bashkėpunoj, sepse, kjo komandė nesėr do tė mė kėrkojė pėr tė dorėzuar tek ajo edhe djalin tem.... Kur mbaroi dėnimin e dhėnė nga gjykata ushtarake e Luftės, Sheh Ymeri vuajti edhe tre vjet arrest shtėpie dhe mė pas ushtroi nė fshehtėsi tė plotė shėrbesat fetare ndaj tė gjithė besimtarėve tė vet. Tė afėrmit e tij, tregojnė edhe pėr njė rast tjetėr tė guximshėm tė Sheh Ymerit, nė njė takim me Haxhi Lleshin nė shtėpinė e tij nė Tiranė, atėherė kur ende ishte i ndaluar me ligj ushtrimi i veprimtarive fetare nė vend. Pasi e priti Shehin, Haxhi Lleshi e ftoi atė qė tė ulej nė njė nga kolltukėt e hollit tė shtėpisė. Pėr tė treguar kushtet komode tė shtėpisė, ai e pyet Shehin: ...A u rehatove or Sheh?
- Jo, i thotė Sheh Ymeri.
- Po, pse? e pyet Haxhi Lleshi.
- Shehi i pėrgjigjet me gjuhėn e muhabetit tė odave dibrane: ...Se kam le or Haxhi, nė samar pa leēe, nuk kam nejtun...
- Si e pin kafen or Sheh?
- Nja mbas nja or Haxhi.
Vazhdo tė bėsh kafe tė tjera i thotė Haxhi Lleshi personit qė shėrbente, sepse Sheh Ymeri pinte kafe shumė.
- Po duhanin si e pin or Sheh?
- Ndiz e fik e pimė.
Mė pas biseda me Haxhi Lleshin, ka vijuar me pyetje tė tjera.
- Si tė ka thirrur populli? i drejton pyetjen Haxhi Lleshi, Sheh Ymerit.
- Sheh Ymeri pėrgjigjet: ...Kur leva, baba mė dha emrin Ymer. Mė vonė, pėr rreth 15 vjet, me zor e bana tė mė thonė: Sheh Ymeri, ndėrsa nė vitin 1946 ma banė emrin Ymer.
- Po tani, si tė thėrrasin?
- Sheh Ymeri mė thonė, por tani nuk jam i zoti ta mbajė kėtė emėr, se mė ka rėnduar mosha.
- A do tė vij prapė ajo kohė or Sheh? E pyet pėrsėri Haxhi Lleshi.
- Po, i pėrgjigjet me guxim Sheh Ymeri. Do tė vijė prapė.
Siē del dhe nga biseda, qė cituam mė lart, Sheh Ymerin e karakterizonte kurajo, guximi dhe trimėria nė punėn, nėpėrmjet tė cilave ai shprehte hapur edhe optimizmin e tij se njė ditė do tė vinte ēasti i shumėpritur, liria e besimit dhe e demokracisė, qė tjetri tė mos ndėshkohej pse mendonte ndryshe. Ndaj, Sheh Ymeri thoshte shpesh nė biseda me tė tjerėt: ...Trimėri e menēuri shkojnė bashkė. Trimėria pas lufte nuk ka vlerė, ashtu siē nuk ka vlerė dhe menēuria pas kuvendit....
Sheh Ymeri nderi i Reēit
Jeta dhe puna e Sheh Ymerit ėshtė modeli mė perfekt i figurės sė reējanit tė pastėr, tė ndershėm, tė pėrkushtuar e shumėplansh, i cili nuk kurseu asgjė pėr tė mirėn e vendlindjes sė tij. Ai ishte dhe mbetet fetari dhe atdhetari shembullor i krahinės sė Reēit nė formė e nė pėrmbajtje. Me kostumin e tij tipik tė malsorit reējan, qė i shkonte aq shumė: tirqe e xhurdi tė zi shajaku, xhamadan, brez e kėsulė tė bardhė si bora, Sheh Ymeri u pėrfaqėsua kudo, nė mexhlise e kuvende burrash, nė ceremoni fetare e nė festa, duke i dhėnė mė shumė seriozitet e pėrgjegjėsi punės sė tij atdhetare e fetare nė gjithė krahinėn e Reēit e tė Dardhės. Dhe kėtė kostum ai e mbajti jo vetėm nė tufan e nė dėborė, por edhe nė mes tė korrikut e tė vapės pėrvėluese tė verės, ē` ka vėteton dhe karakterin e tij tė fortė e tė pamposhtur ndaj vėshtirėsive, shpirtin luftarak e tė qėndresės. Dhe gjithė qėndresa e tij kishte nė themel optimizmin e lartė nė ēdo punė, qė besonte se do t`ia dilte, duke fituar mbi pengesat e vėshtirėsitė e ndeshura. E rėndėsishme ėshtė se kėtė optimizėm, ai diti t`jua transmetojė me shumė besim edhe tė gjithė besimtarėve tė shumtė, qė e rrethonin kudo, duke ju rrėnjosur shpresėn se do tė vinte njė ditė mė e mirė nga Zoti, siē erdhi Demokracia. Dhe pikėrisht, atėherė, kur nisi tė frynte qė larg, era e ndryshimit, Sheh Ymeri humbi njeriun e dashur tė zemrės, bashkėshorten e tij, Zahide Adem Lami, me tė cilėn ai lindi dhe rriti shtatė fėmijė: dy djem dhe pesė vajza, Lutfija, Abazi, Mihania, Sulltana, Huma, Feriti dhe Rukia. Duke e pėrshkruar atė ēast dhimbjeje pėr humbjen e bashkėshortes, Sheh Ymeri ėshtė shprehur nė biseda me njerėz tė afėrm, qė e ngushėllonin: ...Sot humba gruan, por dhe njeriun qė m`i lehtėsonte punėt nė shėrbesat fetare ndaj besimtarėve. I thoshte kėto, se Zahidja ishte njė bashkėshorte ideale, qė rriti dhe edukoi me kujdesin e saj prindėror fėmijtė, por punoi gjithashtu pėr t`i krijuar tė gjitha kushtet Sheh Ymerit, pėr tė pėrmbushur detyrimet e tij fetare ndaj besimtarėve. Vdekja e parakohshme e bashkėshortes, sigurisht qė e rėndoi Shehin e Madh tė Reēit, tė cilin e la nė njė moshė tepėr tė thyer. Por, kėtė humbje, ia lehtėsoi trashėgimia e tij, fėmijtė, nipat e mbesat me dashurinė e tyre tė madhe pėr gjyshin e nderuar, Sheh Ymeri. Dhe nuk janė pak, por sot, barku i Sheh Ymerit numėron mbi 50 vetė. Siē shihet, uratėt e hallexhinjėve: T`u bėftė hysja njė katund, qė Sheh Ymeri ishte i prirė t`i ndihmonte gjithnjė, kanė zėnė vend tek familja e tij. Ky ėshtė Sheh Ymeri i Reēit, i cili tani mban edhe titullin: Qytetar Nderi i Reēit. Janė vlerėsime e tituj, qė ai i ka merituar me kohė nė opinionin e reējanėve, tė cilėve gjithė jetėn u shėrbeu me pėrkushtim tė lartė dhe me shumė dashuri e humanizėm. Edhe nė vitet e demokracisė, megjithėse nė njė moshė tepėr tė thyer, rreth 100 vjeēare, Sheh Ymeri e ka shfaqur veten si njeri human e tolerant nė marrėdhėnie me njerėzit, larg hakmarrjes, duke bėrė thirrje e duke u lutur, qė ata tė jenė pėr mė shumė veprime pajtuese e vėllazėrore, tė falin gabimet e sė kaluarės, qė i futi njerėzit nė rrugė tė gabuar. Jeta nė Tiranė, larg vendlindjes, ia shtoi mallin pėr njerėzit dhe pėr vendin Sheh Ymerit, qė i kishte lėnė, pėr tė gjetur njė jetė mė tė mirė. Ndaj nė bisedat e tij, dashuria pėr vendlindjen ishte tema e ditės. Dhe pikėrisht atėherė, kur ai po bėhej gati tė trokiste nė portėn e shekullit tė ri, pleqėria dhe mosha bėnė tė vetėn, Sheh Ymeri ndahet nga jeta, duke lėnė pas njė emėr dhe njė histori tė ndritur pune e veprimtarie tė shquar humane e atdhetare. Kėshtu u lidhėn pėrgjat njė shekulli Sheh Ymeri e Reēi me njėri tjetrin dhe prap tė lidhur do tė jenė, nė brezat qė do ta kujtojnė atė me respekt. Ndaj, kush pėrmend Reēin, ka pėrmendur njėkohėsisht edhe tė Madhin e tė paharruarin Sheh Ymeri bir i shquar dhe i respektuar i krahinės. Pikėrisht tek kėto lidhje, tek kėto vlera, buron edhe mirėnjohja e thellė e krahinės pėr Sheh Ymerin, tė cilin e ka nderuar me titullin: Qytetar Nderi i Reēit. Ndonėse Sheh Ymeri nuk i jeton mė fizikisht midis nesh, emri dhe vepra e tij jeton e do tė jetojė nė shekuj e pėrgjithmonė nė zemrat dhe mendjet e atyre, qė e njohėn dhe e deshėn si klerik e atdhetar i pėrkushtuar i shekullit tė njėzetė, tė cilit i pėrkiste. Ai do tė kujtohet gjithmonė, si simbol i fetarit tė pėrsosur e fisnik islam, qė lindi njė herė e njė kohė krahina e Reēit. Pėr kėtė madhėshti tė figurės sė Sheh Ymerit, flet edhe ceremonia madhėshtore e varrimit kėtu nė Tiranė, ku morėn pjesė dhe bėnė homazhe qindra e qindra vetė nga shumė krahina tė vendit, si nga Dibra, Tirana, Kukėsi, Mati, Kurbini, Lezha, etj. Me kėtė pėrmallim e respekt pėr birin e denjė tė Reēit, Sheh Ymerin, u ndanė reējanėt nė ditėn e pėrcjelljes pėr nė banesėn e fundit tė tij.
Tiranė, mė: 20 / 10 / 2001
Xhelal Marku
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt