Kurajo, kurajo dhe kurajo ose shkurt guxim.
Përshëndetje
Më në fund , pas shumë mendimesh , reflektimesh dhe stërmendimesh e vendosa ti vë vulën beqarërisë së krijuar prej disa vitesh, ndaj nëse dhe ti xhëntëlmen djalë diku 33 deri 37 vjeçar ke vendosur gjithashtu të djegësh shaminë e beqarërisë tënde shkruamë mua disa rrjeshta të më tregosh cili je dhe si është këndshikimi yt në horizontin e jetës për të ardhmen.
Arsyet profesionale , familjare dhe vendodhja nuk më lënë shumë mundësi njohje direkte me dikë me të njëjtën origjinë si dhe unë ndaj vendosa t’i drejtohem virtyalitetit për të mundësuar njohje të mundshme.
Kërkoj një shpirt binjak me të cilin mund të ndaj momente të mira ose të këqia të jetës. Sigurisht para se gjithçka të rrjedhë në lumin e shpirtbinjakërisë, të fillojë rrjedhja e përroit të miqësisë .
Shpresoj të njoh një njeri të ndershëm , që më kupton kur qesh dhe kur qaj, që më bën të qesh dhe që ka humor, që është i hapur në bashkëbisedim sepse për mua bashkëbisedimi është themeli i gjithçkaje, që është shumë dinamik duke pasur parsysh që unë vetë jam mjaft dinamike nga natyra, me të cilin të ndaj të gjitha llojet e aktiviteteve..
Disa nga të dhënat e mia janë :
Quhem_ Anita
Mosha _ 33 vjeçare
Origjina_ Shqipërie mesme
Situata familjare_ Divorcuar
Fëmijë _ 1 në moshë shkollore
Akool_ Në raste festimi
Cigare_ Joooooo dhe më shqetëson shumë ndierja e tymosjes
Profesioni_ Në mjekësi
Gjuhët_ Shqip, italisht, frëngjisht
Feja_ Laike
Vendodhja_ Evropë
Interesat_ Muzikë, sport , teatër, kinema, gastronomidhe shëtitje, mbi të gjitha festmet allshqiptarshe
Ti djalë i mbarë që mendon të përgjigjesh duhet të kesh parasysh që kushtet e mia të zhvendosjes janë të vështira nga vendi ku jetoj që 10 vjet për arsye profesionale (veçse nëse gjej Romeon e Romeove dhe unë bëhem Zhulieta . J).
Nëse ke gjithashtu fëmijë nga një lidhje e dikurshme , jeni të mirëardhur së bashku, ndoshta do të ishte gjëja më e mirë nëse edhe ti kishe fëmijë, kështu ekuilibri familjar do të ishte i njëjtë.
Shpresoj që nuk e pi duhanin , sepse tymi i tij më shqetëson vërtet.
Me bindjen se dhe ne shqiptarët jemi njerëz me horizont të hapur dhe kemi një këndvështrim mjaft të hapur për jetën , po e mbyll këtë njoftim duke ju uruar gjithë të mirat dhe duke ju falenderuar për durimin gjatë leximit tuaj.
p.s Nuk është e nevojshme për komentet shit e prit siç pashë në disa tema në këtë rubrikë, sepse nuk kam as kohë dhe as dëshirë të merrem me to. Të interesuarit mund të më shkruajnë direkt në mp.
Faleminderit për vëmendjen tuaj.
Krijoni Kontakt