Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-03-2004
    Vendndodhja
    Evropë
    Postime
    3

    Përshëndetje

    Kurajo, kurajo dhe kurajo ose shkurt guxim.


    Përshëndetje
    Më në fund , pas shumë mendimesh , reflektimesh dhe stërmendimesh e vendosa ti vë vulën beqarërisë së krijuar prej disa vitesh, ndaj nëse dhe ti xhëntëlmen djalë diku 33 deri 37 vjeçar ke vendosur gjithashtu të djegësh shaminë e beqarërisë tënde shkruamë mua disa rrjeshta të më tregosh cili je dhe si është këndshikimi yt në horizontin e jetës për të ardhmen.
    Arsyet profesionale , familjare dhe vendodhja nuk më lënë shumë mundësi njohje direkte me dikë me të njëjtën origjinë si dhe unë ndaj vendosa t’i drejtohem virtyalitetit për të mundësuar njohje të mundshme.
    Kërkoj një shpirt binjak me të cilin mund të ndaj momente të mira ose të këqia të jetës. Sigurisht para se gjithçka të rrjedhë në lumin e shpirtbinjakërisë, të fillojë rrjedhja e përroit të miqësisë .
    Shpresoj të njoh një njeri të ndershëm , që më kupton kur qesh dhe kur qaj, që më bën të qesh dhe që ka humor, që është i hapur në bashkëbisedim sepse për mua bashkëbisedimi është themeli i gjithçkaje, që është shumë dinamik duke pasur parsysh që unë vetë jam mjaft dinamike nga natyra, me të cilin të ndaj të gjitha llojet e aktiviteteve..
    Disa nga të dhënat e mia janë :

    Quhem_ Anita
    Mosha _ 33 vjeçare
    Origjina_ Shqipërie mesme
    Situata familjare_ Divorcuar
    Fëmijë _ 1 në moshë shkollore
    Akool_ Në raste festimi
    Cigare_ Joooooo dhe më shqetëson shumë ndierja e tymosjes
    Profesioni_ Në mjekësi
    Gjuhët_ Shqip, italisht, frëngjisht
    Feja_ Laike
    Vendodhja_ Evropë
    Interesat_ Muzikë, sport , teatër, kinema, gastronomidhe shëtitje, mbi të gjitha festmet allshqiptarshe



    Ti djalë i mbarë që mendon të përgjigjesh duhet të kesh parasysh që kushtet e mia të zhvendosjes janë të vështira nga vendi ku jetoj që 10 vjet për arsye profesionale (veçse nëse gjej Romeon e Romeove dhe unë bëhem Zhulieta . J).
    Nëse ke gjithashtu fëmijë nga një lidhje e dikurshme , jeni të mirëardhur së bashku, ndoshta do të ishte gjëja më e mirë nëse edhe ti kishe fëmijë, kështu ekuilibri familjar do të ishte i njëjtë.
    Shpresoj që nuk e pi duhanin , sepse tymi i tij më shqetëson vërtet.
    Me bindjen se dhe ne shqiptarët jemi njerëz me horizont të hapur dhe kemi një këndvështrim mjaft të hapur për jetën , po e mbyll këtë njoftim duke ju uruar gjithë të mirat dhe duke ju falenderuar për durimin gjatë leximit tuaj.

    p.s Nuk është e nevojshme për komentet shit e prit siç pashë në disa tema në këtë rubrikë, sepse nuk kam as kohë dhe as dëshirë të merrem me to. Të interesuarit mund të më shkruajnë direkt në mp.
    Faleminderit për vëmendjen tuaj.

  2. #2
    thjesht Maska e blerin
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    mes njerezve...
    Postime
    11
    fjalet ndonjehere jane te teperta... aq me keq kur i degjojne (lexojne) edhe shume te tjere... me beri pershtypje llogjika e te shprehurit tend. shpresoj te kete marre fund kerkimi jot per kete deshire tenden... n.q.s jo, atehere me dergo e_mail (blerin_c@hotmail.com) gjithe te mirat.
    So__

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e casanovaUK
    Anëtarësuar
    17-03-2004
    Vendndodhja
    LONDON
    Postime
    36
    o anita ta bofte zoti hallall se e hape kete teme
    te uroj suksese
    nese doni nje shoke te vertet,ne fillim ju duheni te jeni shok i vertet

    WOMEN ARE THE CHIEF REASONS FOR FAILURE IN A MAN'S CAREER.
    IT'S DIFFICULT TO LOVE A WOMAN AND DO ANYTHING!

  4. #4
    PEDAGOG Maska e Pyes_Lotin
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Chelsea
    Postime
    1,688
    Bravo per guximim qe ke te shkraush kete postim ne forum!

    P.S Pac fate!
    Jam JETUS jo TREGUS!.

  5. #5
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Anita, urime për guximin për t'a shprehur dëshirën tënde. Thjesht desha të të përgëzoj dhe uroj që dëshira t'u plotësoftë, e paç veç gëzim në jetë!

    Sinqerisht,
    Drini.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-03-2004
    Vendndodhja
    Evropë
    Postime
    3

    Smile Përshëndetje të gjithëve.

    Duke falenderuar të gjithë ata që i kanë kushtuar kohë leximit të njoftimit ju përshëndes të gjithëve.
    Populli thotë: Fjalët e tepërta- fukarallëk. Më se e vërtetë, por nuk po mund të rri pa replikuar për dy a tre postime edhe pse normalisht në një temë të tillë nuk duhet të ketë replikime por thjesht njoftimi. Kjo nuk është në dorën time por të moderatorëve të cilët që kur kanë pranuar të na kryejnë shërbime me një rubrikë të tillë duhej të kishin bllokuar postimet shit-prit e kush të donte të replikonte poshtë tek nënrubrika " Temat në forumin Në kërkim të romancës"

    Faleminderit lexuesve.

    Anita.


    Citim Postuar më parë nga AuGuSt_
    Me vjen keq per nje njeri te tille si ju qe jeni ne kete moshe e mundoheni te gjeni dike (Romeon) npermjet internetit .Eshte kohe e harxhuar kot, per mendoimin tim me mire ate kohe qe ke shpenzuar per te shkruar kete "Ese"mbi veten me mire ta kishe shpenzuar ne nje menyre qe ti mund te njiheshe me nje person ne boten Reale .Me vjen keq nese u shpreha pak ashper ... nese ke ankesa shkuruaj....
    August si dhe të gjithë këshillëdhënsve pa i kërkuar askush këshilla :

    Në këtë moment kam një libër " FJALET E ARTA " dhe pikërisht në faqen 69 tek përmbledhja Këshillat është një thënie e Sokratit të cilën kam shumë dëshirë ta ndaja me ju: - Fol vetëm në dy raste: kur është fjala për diçka që e njeh mirë, ose kur ta kërkon nevoja.... në çdo rast tjetër heshtja është më e mirë se të folurit.. .

    Anita.

    gjeqovi

    Postime: 34 pershendetje anita kjo ver nuk ka najte re, Do mu bente qefi qe te vazhdoshe nje miqesi me drinin L,A paqe fate
    Faleminderit për ndërhyrjen tuaj , por më mjafton për mblesëri njoftimi i mësipërm. Herë tjetër mos merrni iniciativa që nuk j'u kërkohen.

    Anita.

    faruku

    I pershendes te gjith antaret e ketij forumi Shqiptar.Jam Kosovar 38 vjeqar,i martuare baba i kater vajzave dhe deshira ime do te ishte qe te kontaktoi me antaret tjer sidomos nga Shqiprija .Deshiroi te kem me shume miq shqiptar kudo qe jan per arsye te shkembimit te ideve dhe thjeshte nje shoqrimi te hapur.E pershendes ter Shqiprin dhe Shqiptart kudo qe jan, e me se shumti ata te Forumit Shqiptar.

    Faruk,

    Po bëj punën e moderatorëve dhe po të tregoj se në faqen e parë të forumit është një rubrikë prezantimi ku ti mund të prezantohesh dhe të kërkosh lidhje miqësie me kë ta dëshëron zemra ty.
    Anita.



    P.s : Nëse ende ju bluan dëshira e diskutim-debatimeve mbi një temë të tillë zbrisni poshtë tek rubrika përkatëse dhe hapeni një temë .
    Doni titull ju : ja një titull apo ide nga unë : mendimet e forumistëve për temën e Anitës:Pershëndetje.
    Dhe aty nxirriani fundin ideve apo mendimeve tuaja. Këtu s'ju ka kërkuar askush mendim!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Anita_Anita : 29-08-2004 më 09:36

  7. #7
    Happy to be a woman Maska e Egla-tina
    Anëtarësuar
    06-06-2003
    Postime
    244

    hi

    Hi Anita jame e sigurte qe nuk me mban mend por kjo pak rendesi ka .
    E shoh qe fjalet e tua ne kete teme jane nese me lejohet ta them (te nxehura)
    Nuk e di kush ta ka prishur qefin por keto jane gjera qe dihen.
    Sic te thashe letren e pare kjo puna ne forum eshte pak (djekse)
    shume te kuptojne shume te keqkuptojne ,shume jane qe nuk mbushin fare .
    Nuk po mundohem te ofendoj njeri por vetem po flas fjalen dhe opinionim tim.
    Dy fjale kam eper ty Anita nuk kame asnje kundershtim per temen tende qe ke hapur sepse per kete jemi bere dhe anetare te forumit te hapim tema.
    Por te jap te njejtin urim qe te kam edhene me pare te respektoj per guximin qe more per te shkruajtur dhe Zoti ta befte mbare cdo gje ne rrugen e jetes.

  8. #8
    谷ஜ๑۩۞۩๑•谷ஜAuGuSt ๑۩۞۩๑•谷ஜ Maska e AuGuSt_
    Anëtarësuar
    20-06-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,090

    Ps

    August si dhe të gjithë këshillëdhënsve pa i kërkuar askush këshilla :

    Në këtë moment kam një libër " FJALET E ARTA " dhe pikërisht në faqen 69 tek përmbledhja Këshillat është një thënie e Sokratit të cilën kam shumë dëshirë ta ndaja me ju: - Fol vetëm në dy raste: kur është fjala për diçka që e njeh mirë, ose kur ta kërkon nevoja.... në çdo rast tjetër heshtja është më e mirë se të folurit.. .


    Nese jam anetar i ketij forumi i njoh te drejtat e mia !
    Mjafton qe kur bejme nje replike ketu kemi se cfare mesojme nga njeri tjetri , mjafton qe dialogu te jete konstruktiv .Dhe nese e ke fjalen nese e njoh kete gje qe po flas mire do te thoja e njoh me shume se ty gjithesi faleminderit per keshillen tende.Them se e njoh mire psikologjine e shqiptarit dhe te atyre qe vizitojne kete forum .good luck

  9. #9
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anëtarësuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Anita te uroj qe midis keti forumi te mrekullueshem
    te gjesh ate qe kerkon .


    Ps. Me pelqeu menyra se si e kishe shkruar postimin e pare.

  10. #10
    Bebiiiiiii dove je? Maska e TiLoNcE
    Anëtarësuar
    11-05-2003
    Vendndodhja
    tu bo not
    Postime
    1,116
    tem e vecant,good luck
    o-le-le firma

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •