-
I dehur perplas koken ne mur!!
TIRANE
Pėllumb Mema, njė i ndaluar nga policia e Tiranės, ka pėrplasur kokėn pas murit tė qelisė gjatė ditė sė djeshme, ndėrsa ndodhej nė paraburgim. Menjėherė pas kėtij veprimi ai ėshtė dėrguar nė siptal, ku ka marrė ndihmėn e parė pėr tė pėrfunduar pėrsėri nė qeli. Gjithēka kishte filluar pas njė grindjeje mes Memės dhe njė qytetari tjetėr, tė nisur pas pėrplasjes sė makinave tė tyre.
Ngjarja
Pėllumb Mema ishte duke udhėtuar me makinėn e tij tek kryqėzimi i rrugės "Fortuzi" nė Tiranė pasditen e sė martės nė momentin kur ishte pėrplasur me njė tjetėr makinė. Menjėherė ai kishte dalė nga makina, dhe duke i kėrkuar llogari shoferit tjetėr, e kishte sharė e qėlluar. Pak ēaste mė pas, e lajmėruar, aty kishte mbėrritur policia e qarkullimit rrugor dhe mė tej ajo e rendit. Pa mundur tė frenojė veten, Mema ka kundėrshtuar edhe policėt duke pėrdorur forcėn kundėr tyre. Pasi ka bėrė veprimet e duhura, policia ka thirrur edhe njė prokuror nė vendngjarje pėr tė bėrė ndalimin e Memės nėn akuzėn e kundėrshtimit me dhunė tė uniformave blu.
Icidenti
Disa orė pasi e kishin mbyllur nė qeli, policėt e Komisariatit 3 janė alarmuar pasi kanė mėsuar se i sapondaluari kishte pėrplasur kokėn pas murit duke i shkaktuar vetes dėmtime fizike tė rėnda. Menjėherė policėt janė futur nė qeli duke e dėrguar Memėn nė spital. Atje ai ka marrė ndihmėn e parė dhe pėrsėri ėshtė mbyllur nė qeli. Sipas njė burimi tė policies, ngjarja supozohet tė ketė ndodhur pasi Mema kishte ardhur nė vete nga pija dhe kishte sjellė nė mendje prapsitė qė kishte bėrė ndėrsa kishte qenė nė gjendje tė pakontrolluar. Ndėrsa, po sipas policisė, vetė i ndaluari kishte pretenduar se kishte vepruar jo me ndėrgjegje tė plotė, pasi kishte qenė i dehur, kshtu qė nuk duhet tė penalizohej. Ngjarja gjithsesi ka shkaktuar impenjimin e drejtuesve tė policisė sė Tiranės, tė pamėsuar me ndodhi tė tilla nė qeli. Ndėrkohė pas njė incidenti tė para dy ditėve nė Krujė, kur tre tė rinj kundėrshtuan policinė me dhunė, Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė sė Shtetit ka marrė masa qė nė raste tė njėjta personat qė do tė kundėrshtojnė me dhunė policinė nė veprimet e saj, tė penalizohen me pėrparėsi.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt