Flet mesuesi Fevzi Bixhaku: Gruaja nuk pranon te divorcohet dhe nuk di si te mbroj femijet
Korce - Mesues ne profesion, prej 18 vitesh i martuar dhe ka 5 femije por nuk e ka gjetuar asnje dite rehatine familjare. Jeta e nje banori te fshatit Strelce nga komuna e Lozhanit ne rrethin e Korces, duket se eshte kthyer ne nje ferr te padurueshem me gruan e tij ne shtepi. Fevzi Bixhaku, 53 vjec, paraqitet nje tip sa i qete aq edhe i habitshem kur tregon hallin e vet qe e lidh sa me bindjet politike, me kolektivin e shkolles e drejtuesin e komunes, dhe po aq me gruan e tij Luljeta Bixhaku . I eshte drejtuar redaksise te gazetes " Koha Jone" per ndihme, por nderkaq perpiqet ta sensibilizoje shqetesimin e tij edhe nepermjet ndonje televizioni. "Gruaja eshte betuar se do te ma nxije jeten me pretendimin absurd se une jam bere shkak per vdekjen e babait te saj", thote Fevziu, te cilin e brejne shume dyshime per te ardhmen e familjes e te femijeve. Ne nje interviste ai tregon rrethanat qe sipas tij e kane detyruar te apeloje per ndihme me thirjen " me shpetoni femijet".
Kur ka ndryshuar rrjedha normale e familjes Bixhaku ?
Ne vitin 1992 kur une shfaqa bindje politike te djathta dhe nenkryetari i komunes ne ate kohe me bente presion per voten. Me trasferuan ne nje fshat tjeter si mesues por nuk pranova dhe vazhdova punen ne vendlindjen time ne Strelce. Pas kesaj me duket sikur nje rreth i organizuar, perfshi edhe gruan time me veprimet e te ciles u njoha me vone, eshte ngritur kunder meje. Femijet filluan te mi shanin e keqtrajtonin . Kur u ankova per nenkryetarin e komunes, inspektori i policise qe e thiri ne takim u pushua nga puna. Me drejtuesit e shkolles jam perplasur vazhdimisht, ndonese jam dalluar per pune te mire e korreket me nxenesit e dy klasave te ciklit te ulet.
Po me gruan kur kane lindur dhe si kane vazhduar mosmarreveshjet?
Pakenaqesite e para me gruan time 11 vjet me te vogel se une nuk e di si jane krijuar. Pas marteses ne vitin 1986-te, duke pare se nuk kryente detyrimet si zonje shtepie e diskutova variantin e ndarjes, madje qendrimet qe mbante ja bera te njohur edhe prinderve te saj. Pas pak kohe, vjerri im i semure vdiq dhe gruaja qe me akuzon si shkaktar te vdekjes se tij nuk ma fal nje gje te tille. Ti me ke vrare babane thote, dhe une cfare kam per te bere do ta bej sikur kiameti te ndodhe. Ajo nuk ze asnje pune me dore dhe sillet ne familje ne menyre te tille sa e kam shume te zorshme ta pohoj. Po te duash ik nga shtepia se une jam kjo qe jam , as ne are, as ne kopesht dhe as me bagetite nuk shkoj, me pergjigjet pa asnje kokecarje.
Pse nuk e divorcon gruan?
Martesen une e kam te shenjte. Pastaj edhe gruaja qe sipas meje ka pergjegjesi per te gjitha nuk e pranon ndarjen. Ajo kerkon te ik une nga shtepia dhe pastaj te beje si te doje. Une kam allin e femijeve te mi, qe jane stresuar nga bashkejetesa e akullt me gruan dhe nga ngacmimet ne fshat. Nuk di si ti mbroj 5 femijet e mi, 3 djem dhe dy vajza qe vuajne shume.
Profesionin e ushtron normalisht ne keto kushte te veshtira?
Ne shkolle nuk punoj dot normalisht sepse me kundervihen pergjegjesi dhe drejtori . Me duket sikur qe nga muaji maj i ketij viti edhe femijet qe mesoja reagonin ne menyra te cuditshme ndaj meje. I kam shkuar ne zyre kryetarit te komunes se Lozhanit Fidai Caushllari, por ai nuk me ka zgjidhur asgje, madje duket se perkrah drejtuesit e shkolles qe me bejne presione. Nuk e di ku do ta perplasem, se nuk jam nga ata qe bejne marezira megjithse me keto qe po me ndodhin prej vitesh me duket sikur me kane vene nje sac te ndezur ne koke. E perseris, dua vetem qe ti shpetoj nga sketera femijet e mi , qe vuajne pasojat e nje martese te deshtuar dhe hakmarjes nga drejtuesit e shkolles e komunes.
Krijoni Kontakt