Kane kaluar me shume se 5 vjet nga clirimi i Kosovës dhe kete vjeshte ne Kosove do te mbahen serrisht zgjedhje parlamentare, te dytat ne kapitullin e ri te historise se Kosoves. Banoret e Kosoves do te thirren serrisht perpara kutive te votimit per te zgjedhur lidershipin e tyre politik qe do ti udheheqi ne 4 vitet qe do te vine. Por perpara se zgjedhjet te mbahen ne tetor, fushata elektorale e partive politike do tu serviri shqiptareve alternativat e tyre per adresimin e problemeve te jetes shqiptare. Eshte ky nje shans i mire per te gjithe shqiptaret per te dhene mendimin e tyre.
Ftoj te gjithe antaret e forumit qe banojne ne Kosove qe tu japin pergjigje pyetjeve te meposhtme duke ndare me ne mendimin e tyre mbi zgjedhjet dhe gjendjen e Kosoves:
- A do te shkoni te votoni ne tetor?
- Si ka ndryshuar gjendja ne Kosove ne keto 4 vjet?
- A jeni optimist per te ardhmen e Kosoves?
- Cilat mendoni ju jane problemet me serioze qe hasni ne jeten tuaj ne Kosove?
- A mendoni se partite politike po afrojne zgjidhje te problemet qe ju shqetesojne ju?
Pasi tu jepni nje pergjigje pyetjeve te mesiperme, mund te merrni pjese duke hedhur voten tuaj per njerin prej subjekteve politike qe ne kemi renditur ne liste. Vota eshte e fshehte dhe personale, keshtu qe mos replikoni mendimet apo voten e njeri-tjetrit, thjeshte lexojini ato.
Albo
P.S Antaret qe nuk jetojne ne Kosove, edhe pse nuk votojne, mund tu japin pergjigjen e tyre pyetjeve te mesiperme dhe te hedhin voten e tyre ne sondazh derisa ju i ndiqni me interes zhvillimet politike ne Kosove.
Krijoni Kontakt