Close

Rezultati i Sondazhit: Per cilin parti politike do te votoni ne tetor?

Votues
208. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • LDK

    69 33.17%
  • PDK

    71 34.13%
  • AAK

    11 5.29%
  • Parti tjeter

    22 10.58%
  • Jam i pavendosur

    9 4.33%
  • Do bojkotoj zgjedhjet

    26 12.50%
Faqja 27 prej 28 FillimFillim ... 1725262728 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 270 prej 276
  1. #261
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Citim Postuar më parë nga Llapi
    Ha ha shum qesharak ini qe thmija me shkrue keshtu e me genjye kaq pa krip duhet than mesou ma mier se jo ju disa aktivist e simpatizant te ldk-se

    O,Llapi,shtype qëtu e pastaj hapi veshët (edhe sytë) dhe bindu se çka thotë Enver Hoxha i PDK-së!



    pnm://video4.rtklive.com/debatet/10102004.rm
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  2. #262
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Hajt balit se e kam nije 100 her po mos rrej shkurt e shqip se nuk po te shitet jo kot e kie PDK-ja eshte per autonomi nen serrbi po a pin uj kjo ore dai?????!!!!!
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #263
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kosovë: vazhdojnë negociatat për koalicionin e ri

    Në Kosovë po vazhdojnë negociatat për formimin e një koalicioni të ri që do të qeverisë vendin pas zgjedhjeve të përgjtihshme parlamentare të së shtunës. Kryesia e rradhës e OSBE-së, kërkoi sot që udhëheqësit politikë të sigurojnë formimin e shpejtë të institucioneve të reja.



    Kryesia e rradhës e OSBE tha sot se zgjedhjet e 23 tetorit në Kosovë janë një hap përpara në procesin e konsolidimit të qëndrueshmërisë dhe demokracisë në Kosovë. Kryesuesi i rradhës i OSBE-së, Minisri i Jashtëm bullgar Solomon Pasi, u citua nga zyra e OSBE-së në Prishtinë, të ketë thënë se "përfshirja e bashkësisë ndërkombëtare në organizimin e zgjedhjeve në një ambient të qetë dhe paqësor është një dëshmi e fuqishme e angazhimit të saj të vazhdueshëm për të siguruar qëndrueshmëri dhe zhvillim në Kosovë,".

    OSBE-ja vlerësoi gjithashtu punën e bërë nga organi vendor i organizimit të zgjedhjeve, sekretariati i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, i cili sipas saj, dëshmoi se është rezultativ dhe i aftë. Zoti Pasi shprehu gjithashtu keqardhjen për pjesëmarrjen jashtëzakonisht të vogël të serbëve të Kosovës në këto zgjedhje ndërkohë që përshëndeti ata pak serbë qe votuan, duke inkurajuar njëkohësisht bashkësinë serbe që të marrë pjesë në punën e institucioneve të Kosovës. "Kjo është një mënyrë demokratike e pranuar gjerësisht për të mbrojtur dhe promovuar interesat e tyre kombëtare," tha ai.


    Kryesia e radhës e OSBE-së u bëri gjithashtu thirrje të gjithë udhëheqësve politikë që të sigurojnë formim të shpejtë të Institucioneve te reja të Përkohshme vet-Qeverisëse.


    Në të vërtetë, në Prishtinë, po vazhdojnë negociatat për formimin e institucioneve të reja të Kosovës. Ka pasur dhe vazhdon ende të ketë në diskutim një numër variantesh për koalicionimet e mundshme midis partive që fituan numrin më të madh të votave, Lidhjes Demokratike të presidentit Ibrahim Rugova, Partisë Demokratike të kryesuar nga Hashim Thaçi, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës të kryesuar nga Ramush Haradinaj dhe listës qytetare Ora të kryesuar nga Veton Surroi.


    Media vendase në Prishtinë citonte sot burime të administratës ndërkombëtare që sipas saj kanë thënë se janë të interesuar për të pasur një koalicion qeverisës tri-partiak si ai që qeverisi Kosovën vitet e fundit, por zyrtarisht, administrata ndërkombëtare ka thënë se nuk do të përzihet në negociatat për koalicionin e ardhshëm. /VOA/ 28 10 2004/F.F
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #264
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Citim Postuar më parë nga Llapi

    Media vendase në Prishtinë citonte sot burime të administratës ndërkombëtare që sipas saj kanë thënë se janë të interesuar për të pasur një koalicion qeverisës tri-partiak si ai që qeverisi Kosovën vitet e fundit, por zyrtarisht, administrata ndërkombëtare ka thënë se nuk do të përzihet në negociatat për koalicionin e ardhshëm. /VOA/ 28 10 2004/F.F
    O,Llapi,a kishe pranu Ti (PDK-ja)që vetëm për të qenë në pushtet,të bashkqeverisni bashkë me LDK-në?


    AAK-ja thekson se ka marrë ofertë nga LDK-ja për krijimin e insitucioneve


    Prishtinë, 28 tetor - Burime mbrenda AAK-së e kanë njoftuar RTV21 se Lidhja Demokratike e Kosovës i ka ofruar ofertë Aleancës për koalicion bashkëqeverisës. Sipas të njetit burim, Aleanca ja ka kthyer përgjigjen Lidhjes Demokratike me kërksat e saja që do të mund të ishin të pranueshme, për këtë parti, që të hyjnë në koalicion të mundhshëm me LDK-në. Nga ana tjetër zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës as nuk e kanë pranuar e as demantuar këtë informacion, megjithatë kanë përsëritur se presin rezultatet përfundmitare që pritet të shpallen të shtunën.
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  5. #265
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Citim Postuar më parë nga Llapi
    Hajt balit se e kam nije 100 her po mos rrej shkurt e shqip se nuk po te shitet jo kot e kie PDK-ja eshte per autonomi nen serrbi po a pin uj kjo ore dai?????!!!!!

    Pasha,Balin,e ke aty edhe me foto edhe me fjalë.Por kur don me i mbyllë edhe syt edhe veshët,s'kam çka me t'ba!
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  6. #266
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Shoqatat e UÇK-së shprehen kundër rizgjedhejes së Rugovës për kryeatr të Kosovës


    Prishtinë, 28 tetor (Kosovapress) Time: 19 : 00

    Organet ekzekutive, kryesitë dhe deputetët e PDK-së, AAK-së, ORA-së, LPK-së dhe subjekteve të tjera politike, të cilat participojnë në krijimin e organeve ligjvënëse të Kuvendit të Kosovës, Qeverisë dhe të Presidencës së Kosovës, assesi nuk duhet të lejojnë që kryetari i tanishëm Ibrahim Rugova të jetë edhe më tej kryetar i Kosovës, pasi ai ka bërë veprime të shumëta autokratike dhe antikombëtare, thonë shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së: OVLUÇK, SHILUÇK dhe SHFDUÇK.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #267
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Citim Postuar më parë nga Llapi
    Shoqatat e UÇK-së shprehen kundër rizgjedhejes së Rugovës për kryeatr të Kosovës


    Prishtinë, 28 tetor (Kosovapress) Time: 19 : 00

    Organet ekzekutive, kryesitë dhe deputetët e PDK-së, AAK-së, ORA-së, LPK-së dhe subjekteve të tjera politike, të cilat participojnë në krijimin e organeve ligjvënëse të Kuvendit të Kosovës, Qeverisë dhe të Presidencës së Kosovës, assesi nuk duhet të lejojnë që kryetari i tanishëm Ibrahim Rugova të jetë edhe më tej kryetar i Kosovës, pasi ai ka bërë veprime të shumëta autokratike dhe antikombëtare, thonë shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së: OVLUÇK, SHILUÇK dhe SHFDUÇK.

    Problemi është se Ibrahim Rugova (lexo LDK-ja) në këto zgjedhje ka fituar shumicën e votave.Tash i mbetet të gjejë partnerin politik,me të cilën do të fitojë shumicën e votave (delegatëve) në Parlament dhe të bashkqeverisin së bashku duke i ndarë ndërmjet vete postet kryesore dhe gjatë katër viteve të ardhshme të drejtojnë Institucionet e Kosovës.
    Sa i përketë shoqatave dhe individëve,ndikim të drejtpërdrejtë kanë pasur me 23 Tetor,kur ushtruan të drejtën e votimit.Tash është vonë!

    ...pasi ai ka bërë veprime të shumëta autokratike dhe antikombëtare...
    Me syrin dhe mendjen e tri shoqatave mund të jetë kështu...por jo edhe me shumicën e votuesve të Kosovës.
    Ju (edhe ti Llapi) mundë të urreni Rugovën (LDK-në) sa të doni,por në atë moment kur Rugova do të udhëheq Institucionin e Presidencës,vetëdija politike-qytetare thot që Institucionin të respektoni.
    Rugovën keni mundur ta largoni vetëm me vota,pse nuk e bëtë këtë?
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  8. #268
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Citim Postuar më parë nga Llapi
    Ha ha shum qesharak ini qe thmija me shkrue keshtu e me genjye kaq pa krip duhet than mesou ma mier se jo ju disa aktivist e simpatizant te ldk-se

    Po ku mendoni se u shitet rrena se kinse Z Thaçi eshte shpiun i shkieve kur dihet dhe bota e din e i madhe e i vogel e din qe Z Thaç ka pas pun me shkie por nepermes tytes te Pushkes me Ushtrin e vet te Madhen e te Famshmen UÇK ndersa ju o mjerana ini mshif pas dimijave te grave e disa besa keni bashkpunue me shkaun o qyqar e prisi i juaj rugovn-popi ne vend qe te jet komandant i ushtris se popullit ai iku shkoi tek shoku miku i tij slloba ne beligrad dhe me veti e muer krejt familjen dhe bente nenshkrime e lutje tek popat e rusis e beligradit per tia ndal NATO-ja bombardimet shtetit te tij dhe kur e pa qe nuk po i degjon kush lutjet e ti shkoi ne itali tek papa dhe ju lut edhe ati por kot sja vuri kush hiq ati mjerani
    e mosni se bota e din kush ishte dhe eshte Z Hashim Thaçi e kush ishte dhe eshte tradhtari rugovn -sllavo-komunisti

    Mos e flliq Shkronjen Z tek emeri HASHIM , sepse as pak spo i pershtatet.. dhe vetem mashtroheni se ju ndoj her keni pase lidhje me UQK.. , Hashim Thaqiviç ka qen ne CH kohen e luftes duke marr Farmerka LEVIS ne Migros te cilin e kapen , dhe e futen n Burg.. qendroi 2 Muaj aty , dhe iku.. per Kosov , ne te vertet per SHQIPERI , per ti ber disa FOTO neper malet e Shqiperis , dhe i paguajti Shoket evet qe ti shperndajn neper TV dhe te shohin Komandantin e tyre , ne Malet e SHQIPERIS.. dhe si u be ai qe te jet Komandat i UQK , qe ta kishim pyet HASHIM THAQI-n ne vitin 1996 Se kush eshte UQK apo cka eshte , kish thene ik me lej rahat.. sepse ka qen me Banden aty , dhe ska mund me i lanen Aksionet qe i pat marr neper Zuerich , dhe basel neper Migrose edhe Coop-et e CH..
    Mjafton kjo Llapush.

    Gjith te mirat.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  9. #269
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    636
    Me falni qe po e perserise kete shkrim, por edhe ketu paska nevoje per kete !

    Dikush ketu ne forum pa marre parasyshe qellimin e temes, nga arsyeja e semure pa e lidhur diskutimin me zotin Thaqi nuk mundet. Ah ju kalle daten ai minjeve te forumit. Dua te ju tregoj nje barcolete ( heqe si i thone Drenica).
    Siq e dini edhe ju vete minjet si minje qe jane, e kane frike macen. Nje dite ishin mbledhur me te mequrit e minjeve dhe kishin thirrur nje takim. Si te ja bejme se do me na qite fare macja ? Filluan me te menqurit e minjeve dhe po japin ide, jo keshtu duhet te ja bejme maces, jo po keshtu eshte me mire t' ia bejme.
    Ne fund njeri prej minjeve qe kishte qelluar me i menqur tha :- E di si eshte me mire t'ia bejme? Ta gjejme nje kambane (kumone ) dhe t'ia vendosim ne qafe maces. Keshtu kur ajo te n'a ofrohet ne e degjojme dhe ikim. Te gjithe duartrokiten dhe u pelqeu mendimi. Mirpo ne fund i'u doli nje problem, kush do te guxonte t'ia vendoste kumonen maces se?
    Ju minje forumi dhe ata te menqurite e juaje minushe fale zotit qe keni qelluar frikacake dhe i'a keni friken zotit Thaqi se s'kishit lere gje pa bere kunder Kosoves. Ju disa vetem hani me goje nga large kunder tij se as ne enderr nuk guxoni t'i afroheni kreshnikut te Drenices .

    Merri o zot se nuk dine c'bejne!

    Shkoza nga Prizreni
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  10. #270
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    he,he

    Citim Postuar më parë nga ment
    ooooooooooo njerz po qysh bre po jav zen goja me thanen se votoj per shallen se as emrin spo mundem me ja permend po tutna se mos po qohen ata deshmor qe luftuan bashk me HASHIM THAQIN e po e tutin shallen naten marre per juve marre.
    Jo gajle mos kie.Flen Rugova si o ma mire e nuk po ia prishin as bilbilat gjunin.

    S`ka qasi qi kane `lufte`me Thaqin,hiq s`ka.Koke mashtrue keq ti.
    Perndryshe,shko lypi kah Rogneri..

    Aata qe kane lufute per Kosoven,ata kane lufte PER Kosoven,as per thaqin as per mue as per ty..

    E z.Rugova ka qene njeri prej atyne nismetareve te kesaj lufte.
    Dikush me laps,e dikush me pushke.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


Faqja 27 prej 28 FillimFillim ... 1725262728 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Debati i Knusve (gjelave)
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 05:15
  2. Uahabizmi i përhapur edhe në Kosovë
    Nga RTP në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-07-2005, 18:08
  3. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-08-2004, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •