Close

Rezultati i Sondazhit: Per cilin parti politike do te votoni ne tetor?

Votues
208. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • LDK

    69 33.17%
  • PDK

    71 34.13%
  • AAK

    11 5.29%
  • Parti tjeter

    22 10.58%
  • Jam i pavendosur

    9 4.33%
  • Do bojkotoj zgjedhjet

    26 12.50%
Faqja 0 prej 28 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 276
  1. #-9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet në Bllog
    22

    Zgjedhjet parlamentare në Kosovë

    Kane kaluar me shume se 5 vjet nga clirimi i Kosovës dhe kete vjeshte ne Kosove do te mbahen serrisht zgjedhje parlamentare, te dytat ne kapitullin e ri te historise se Kosoves. Banoret e Kosoves do te thirren serrisht perpara kutive te votimit per te zgjedhur lidershipin e tyre politik qe do ti udheheqi ne 4 vitet qe do te vine. Por perpara se zgjedhjet te mbahen ne tetor, fushata elektorale e partive politike do tu serviri shqiptareve alternativat e tyre per adresimin e problemeve te jetes shqiptare. Eshte ky nje shans i mire per te gjithe shqiptaret per te dhene mendimin e tyre.

    Ftoj te gjithe antaret e forumit qe banojne ne Kosove qe tu japin pergjigje pyetjeve te meposhtme duke ndare me ne mendimin e tyre mbi zgjedhjet dhe gjendjen e Kosoves:

    - A do te shkoni te votoni ne tetor?
    - Si ka ndryshuar gjendja ne Kosove ne keto 4 vjet?
    - A jeni optimist per te ardhmen e Kosoves?
    - Cilat mendoni ju jane problemet me serioze qe hasni ne jeten tuaj ne Kosove?
    - A mendoni se partite politike po afrojne zgjidhje te problemet qe ju shqetesojne ju?


    Pasi tu jepni nje pergjigje pyetjeve te mesiperme, mund te merrni pjese duke hedhur voten tuaj per njerin prej subjekteve politike qe ne kemi renditur ne liste. Vota eshte e fshehte dhe personale, keshtu qe mos replikoni mendimet apo voten e njeri-tjetrit, thjeshte lexojini ato.

    Albo

    P.S Antaret qe nuk jetojne ne Kosove, edhe pse nuk votojne, mund tu japin pergjigjen e tyre pyetjeve te mesiperme dhe te hedhin voten e tyre ne sondazh derisa ju i ndiqni me interes zhvillimet politike ne Kosove.

  2. #-8
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Per PDK definitivsht, sepse aty kemi Hashim Thacin, ideologun e Luftes Clirimtare te Kosoves...

    Pra, fitore PDK...dhe me forca te reja Kosova te shkoj drejt pamvarsise se shume pritur...
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #-7
    dashuria në shpirtin tim Maska e Latino_
    Anëtarësuar
    06-08-2004
    Vendndodhja
    tetova
    Postime
    3
    normal qe votoj per PDK se jane te paret e kosoves martire vetem perpara PDK viva forever

  4. #-6
    i/e regjistruar Maska e Ardi-1
    Anëtarësuar
    09-11-2003
    Vendndodhja
    Zvicër, Zürich
    Postime
    124
    Natyrisht për krahun e Luftës!




    Shpresoj, që nuk do jenë servil si Rugova ndaj të huajve!

    Rugova na ka dëshpruar thjeshtë, edhepse ai kurr nuk ka patur vizion për asgjë. Përveçse të pijavet dhe zgërdhihet pa kontrollë fare...

    Nga hiqi pritet hiq!
    Ardi

    Lista e miqëve: Llapi, Kosovelli
    Lista e injorantëve: Brari, Arb, Hilliirian-zoo...

  5. #-5
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    E ti qysh na je me shume se hiqi?

    Mendoj se zgjedhjet do jene te barabarta mes LDK dhe PDK. AAK do mbetet aty ku eshte. Lista nuk i ka disa inciativa te rendesishme, si ADK (alternativa demokratike e kosoves) nga edita tahiri dhe edi shukriu (ish-krah i fuqishem i ldk-se), dhe lista qytetare 'ora' nga ylber hysa dhe veton surroi.

    si dhe, PAK nuk ekziston. Eshte AAK = Aleanca per Ardhmerine e Kosoves.

  6. #-4
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Per zgjedhjet e sivjetme mendoj se asnje parti nuk do te jete ne gjendje te fitoje ndonje perqindje impresive te votave sepse treshit LDK-PDK-AAK i jane shtuar edhe dy konkurrente te forte: ADK dhe ORA.

    Dmth ADK dhe ORA do ta marrin nje pjese te mire te "tortes", aq sa asnje parti nuk do te ndihet superiore karshi te tjerave. ADK ka gjasa ta zvogeloje mjaft perqindjen e votave pro-LDK, ndersa ORA mund te fitoje vota hatri i Veton Surroit nga i cili disa presin te sjelle ndonje risi ne politiken kosovare...

    Ndersa, partite e tjera te vogla, mendoj se do te behen edhe me te vogla e disa do te zhduken fare.

  7. #-3
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Rrezulltatet e zgjedhjeve parlamentare varen shume nga pjesemarrja ne zgjedhje.

    Nese do te kemi pjesemarrje masive ne zgjedhje, do te kemi fitore te paster te LDK-se. Ne te kunderten, numri i mos-pjesemarreseve ne zgjedhje do te jete pergjithesisht shtrese qe po te votonte, do te votonte LDK-ne, ne perjashtim te partive jo-Shqiptare.

    Sa per te mos harruar, ekziston frika per nje bojkotim te madh ketyre zgjedhjeve, qe do te ishte nje grusht i fuqishem mbi veteveten, mbi Kosoven.

    Le te shpresojme ne nje pjesemarrje masive ne zgjedhje!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Arb : 03-09-2004 më 13:47
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  8. #-2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet në Bllog
    22
    Ju ftoj te gjitheve ju qe keni shkruajtur me lart, qe ta vendosni theksin edhe mbi pyetjet qe une kam ngritur pasi rreth tyre do te ndertohet fushata politike e partive. Procesi i votimit dhe rezultati i tyre per mua jane te nje rendesie dytesore, e rendesishme eshte mbajtja e nje fushate ne formen e nje debati ku shqiptaret ngrejne problemet qe shqetesojne ata dhe partite politike kane nje shans per te ofruar qendrimet dhe alternativat e tyre.

    Jam dakord qe pjesmarrja ne votime eshte e nje rendesie historike dhe vetem mbajtja e nje fushate te hapur aktive qe shtrihet ne gjithe Kosoven, do tu japi shqiptareve nje arsye per te dale per te votuar ne tetor.

    Eshte e thjeshte te hedhesh nje vote per X parti, por jo aq e thjeshte te votosh pasi ke peshuar gjendjen e Kosoves, gjendjen e familjes suaj dhe alternativat e partive politike per te ardhmen.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  9. #-1
    Për një Shqipëri të madhe Maska e ment
    Anëtarësuar
    14-06-2004
    Postime
    202
    normal bre per PDK se esht ma e mira

  10. #0
    Po normal LDK.

    Giûha âsht tulit e gjithshka bluen

Faqja 0 prej 28 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Debati i Knusve (gjelave)
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 05:15
  2. Uahabizmi i përhapur edhe në Kosovë
    Nga RTP në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-07-2005, 18:08
  3. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-08-2004, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •