Close

Rezultati i Sondazhit: Per cilin parti politike do te votoni ne tetor?

Votues
208. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • LDK

    69 33.17%
  • PDK

    71 34.13%
  • AAK

    11 5.29%
  • Parti tjeter

    22 10.58%
  • Jam i pavendosur

    9 4.33%
  • Do bojkotoj zgjedhjet

    26 12.50%
Faqja 25 prej 28 FillimFillim ... 152324252627 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 250 prej 276
  1. #241
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ardi po na del se po i don shume luftaret e UCk-s.

    Rugova dhe partia e tije nuk ka vrare asnji luftar UCk-je

    Kurse Partia e Ardit ka vrare disa luftar..

    Drinin, Uken, Sabaheten, Ilir Selimin etj etj.

    e UCk -isti ARd nuk e denon Partine e tije kriminele.

    Me ke eshte Ardi?

    Me arkanin se vec ai i donte te vrare luftaret Shqiptare.



    ne Teme..

    Ora besoj formon Koalicion me Thaqin Ramushin e ata enveristat e tjere ne ato minipartite.

    Arb.. a ka dal ndoj list e rezultateve ne qytet e Kosoves..

    Ne se po .. postojeni..

  2. #242
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Brari,

    Akoma nuk kam hasur ne ndonje liste te atille.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  3. #243
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Brari edhe pse e di qe do ti shaish ata qe nuk ia dhan ldk-se voten prap po ta sjell ket faqe qe i ke votat neper te gjitha komunat e kosoves nji nga nji.

    http://www.zgjedhjetekosoves.org/Com...esentation.pdf
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #244
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Citim Postuar më parë nga drenicakja
    o njerez


    te mjeret ne..........si do te kalojne keto kater vite???



    tung
    Drenicake lexoje këtë mesele (anekdotë):

    Ish kanë njani fukara.Shkon te falltori dhe i thotë:
    -Allahile (t'lutem),a po më qet fall?
    -Për çka po donë me të qitë fallë?
    -E kam jetën e keqe e jamë fukara i madhë.Pa kqyr,a do t'bëhem ndojherë zingjin (i pasur) i madhë?
    Falltori,filloi me i qitë fall me kokrra pasuli.I kqyri sa i kqyri edhe i tha:
    -Edhe katër vjet kështu e ke fatin.
    -Po masandej?-e pyeti fukaraja.
    -Masandej mësohesh,e nuk të duhet më mirë.
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  5. #245
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528

    Për këlyshët proletar Ard-ushin e Llapushin !!!!!!!!!

    Ja një lajm taze / i freskët ( megjithëse besoj se shumica e kanë lexuar ) ,
    se ku i shprazën drutë mushka e hashim Thaçit ,Xhavit halitit ,Jakup krasniqit e ,, trimave '' të tjerë të vetëshpallur .





    PRISHTINE (26 Tetor) - Sllavisha Petkovic nga "Nisma qytetare Serbia", subjekt politik i serbeve te Kosoves,
    qe mori pjese ne zgjedhjet e te shtunes, ka bere te ditur se subjekti qe ai drejton eshte i gatshem te hyje
    ne koalicion qeveritar me Partine Demokratike te Kosoves qe drejtohet nga Hashim Thaci. "Besoj se Thaci nese
    deshiron mund te garantoje siguri per serbet dhe kushte per kthim te pakushtezuar. Nese eshte i pergatitur
    per nje gje te tille ne jemi te gatshem te bisedojme",
    ka deklaruar Petkovic per agjencine e lajmeve Reuters.
    bm/bm (BalkanWeb)
    http://www.balkanweb.com/



    Nuk ishte e rastësishme e as koinçidencë , vizita e Hashim Thaçit ,Rexhep Qoses dhe Veton Suroit tek popi artemie - sërb në Graçanicë të Kosovës, menjëherë në ditën e dytë pasi trupat e NATO-s hynë në Kosovë .



    P.S.
    Ky koalicion i PDK-së së Hashim Thaçit, Xhavit Halitit ,Jakup Krasniqit e Kupave të tjerë ( ,, trimave '' të vetëshpallur me një fjalë ) me shkijet-sërbët ,ka qenur dhe ka funksionuar shum bukur dhe në mënyrë sinkronike e të të sofistikuar gjat mandatit të kaluar parlamentar ,kur ishte në pyetje diçka fundamentale për Kosovën .
    Por ja, tani më pak si madhor e kërojnë edhe publikisht kolicionin .
    Se dikur Hashim Thaçi pati thënë që në zgjedhjet e ardhëshme ( ishte fjala për këto zgjedhje që u mbajtën ) do humbim disa vota shqiptarësh por do fitojmë ca nga sërbët .( këtë deklaratë e ka pasë dhënë Hashim Thaçi ,kur kërkonte që të shkon për bisedime gjëja në beograd,pikërisht para inskenimit të arestimit të tij në aeroportin e Budimpeshtës )



    Prandaj ju këlysh proletar mbyllnjani njëherë e përgjithmon gojën ,se ju gjithmon trupin e keni pasur në trojet Arbërore por kokën në Kalagmedan- beograd ( nuk ua potenconte kot tosi ,se Kosova e ka për kryqytet beogradin ) .


    P.S.
    Arbi !
    Falm. për mikrpitje .

  6. #246
    i/e regjistruar Maska e Ardi-1
    Anëtarësuar
    09-11-2003
    Vendndodhja
    Zvicër, Zürich
    Postime
    124
    Dilemat per kosovaret dhe nderkombetaret

    E Marte, 26 Tetor 2004

    Pas zgjedhjeve te se shtunes jane hapur me shume dilema sesa jane mbyllur. Si do te formohet qeveria dhe a do te jete ajo nje koalicion i gjere me kater subjektet kryesore. Cfare do te sjelle ne skenen politike Veton Surroi, qofte ne qeveri apo ne opozite. Por dilema kryesore per Bashkimin Europian eshte se si te pranohet fakti se serbet e Kosoves jane unik ne qendrimin per te bojkotuar institucionet. Per te gjitha keto dilema koha eshte shume e shkurter per t'i sqaruar

    Nga Augustin Palokaj

    Vetem dy deri tri dite mund te kene ne dispozicion lideret e faktoreve kryesore politike qe kane fituar me se shumti vota ne zgjedhjet e se shtunes qe te merren vesh mes tyre per formimin e qeverise dhe per ndarjen e posteve kryesore ne institucionet e Kosoves. Nese kete nuk e arrijne shpejt, pritet menjehere nderhyrja e Perfaqesuesit te larte te OKB-se dhe diplomateve nderkombetare. Keshtu thone disa diplomate ne Bruksel, te cilet jane te mireinformuar per ngjarjet ne Kosove, por qe zyrtarisht nuk pranojne te prononcohen pa marre edhe rezultatet zyrtare te zgjedhjeve.

    Nese shifrat qe ka dhene Keshilli per Mbrojtjen e te Drejtave dhe Lirive te Njeriut dalin si te sakta, qofte edhe nese ndryshojne ne ndonje mase te vogel, deshmohen si te sakta, ne Bruksel presin qe Kosova edhe pas ketyre zgjedhjeve te kete nje koalicion te gjere qeverises, te tri apo kater subjekteve kryesore shqiptare (LDK, PDK, AAK, ORA) me vendet e caktuara per pakicat. Spekullohet per variante te ndryshme, pasi Lidhja Demokratike e Kosoves, perkunder suksesit te madh ne zgjedhje, nuk do te kete mundesi, as me disa satelite te saj, sic jane demokristianet dhe liberalet, dhe me disa pjestare te pakicave, te siguroje mbeshtetjen per te formuar e vetme qeverine.

    Ndonese thone se "u takon vete kosovareve te merren vesh", nderkombetaret as kesaj radhe nuk do te qendrojne menjane dhe te mos mundohen te kene gisht edhe ne krijimin e institucioneve te ardhshme, e ndikimin e tyre posacerisht do ta ushtrojne me interes, nese vete shqiptaret u japin arsye, duke deshtuar qe vete te merren vesh gjate ndarjes se posteve. Spekullohet per mundesite qe Kryetari i deritanishem i Kuvendit, Nexhat Daci, te kete aspirata per t'u zgjedhur si kryetar i qeverise dhe duke ditur se Rugova deshiron me cdo kusht te mbetet President i Kosoves, per LDK-ne nuk do te jete lehte te siguroje mbeshtetjen e partive te tjera pa iu dhene asnjerin nga tri postet kryesore. Po ashtu ka patur zera, se AAK-ja e udhehequr nga Ramush Haradinaj do ta mbeshtese LDK-ne, por kjo do te komplikonte punen per vete Aleancen per Ardhmerine e Kosoves, nese do te mbetej jashte qeverise PDK-ja e Hashim Thacit.

    Eshte enigmatike per Brukselin edhe nese do te ftohet ORA per t'iu bashkangjitur koalicionit qeverises dhe a do te pranoje ajo ose jo. Qofte ne qeveri apo ne opozite, ne Bruksel vleresohet se ORA dhe Veton Surroi e kane lekundur skenen politike kosovare, ne te cilen gjithcka ka qene e parashikueshme. Bashkesia nderkombetare, ndonese dihet se nje gje e tille nuk eshte e shendoshe per zhvillimin e demokracise, deshiron qe as kesaj radhe ne Kosove te mos kete ndonje opozite te forte dhe serioze, sepse vleresojne se eshte me mire per sigurine dhe marrjen e vendimeve te rendesishme, kur puna behet me nje qeveri gjitheperfshirese te koalicionit te gjere.

    Mesimet per fraksionet e reja

    Lidhja Demokratike e Kosoves edhe ne keto zgjedhje eshte deshmuar te jete partia me e madhe ne Kosove dhe me e organizuara, me shtrirjen e saj ne te gjithe territorin e Kosoves. Ajo gjithashtu ka deshmuar se permes degeve dhe nendegeve te saj, ka zhvilluar metodat me te pershtatshme te komunikimit ne nje ambient patriarkal sic eshte ne Kosove. Per te gjithe ata qe kane qene ne LDK dhe pas dhjetra viteve kane dale nga ajo si te pakenaqur, edhe keto zgjedhje do te duhet te kene sherbyer si nje mesim i rendesishem, mesim qe e kane nxjerre edhe gjetiu ne rajon ata qe kane dale si fraksione nga partite e medha. Leksioni nga kjo, ka qene gjithkund se fraksionet ne Ballkan nuk kane sukses. Edita Tahiri dhe Bujar Bukoshi, te cilet per vite me radhe kane qene krah i rendesishem i dr. Ibrahim Rugoves dhe nder personat me ndikimin me te madh ne LDK, jane ndoshta nder humbesit me te medhenj te ketyre zgjedhjeve.

    Fakti se ata nuk kane arritur te fitojne ndonje numer te rendesishem votash deshmon se elektorati kosovar, sikur edhe ne vendet tjera te rajonit, nuk preferon te shnderruarit, te cilet dalin si fraksione nga partite. Bukoshi dhe Tahiri, edhe nese ne fund del se kane kaluar pragun e nevojshem per te hyre ne Kuvendin e Kosoves, si "parti-person", edhe nga bashkesia nderkombetare konsiderohen si humbes te medhenj te ketyre zgjedhjeve, sepse te dy keta ish-zyrtare te larte te LDK-se kane respekt te jashtezakonshem ne institucionet nderkombetare, ne BE dhe NATO. Madje respekti per ta shpesh e ka tejkaluar edhe vleresimin gjtihnje e me te ulet qe bashkesia nderkombetare ka patur muajve te fundit per lideren e Partise dhe Presidentin e Kosoves, Ibrahim Rugoven. Me veprimin e saj patriarchal, LDK-ja ka deshmuar se mund te fitoje shumicen e votave ne Kosove dhe ajo nuk ka nevoje te ndryshoje dicka, nese qellimi eshte vetem fitimi i votave. Per ata qe jane te pakenaqur me partite ku jane, mbetet mesimi se ne vend qe te krijojne fraksione te reja dhe parti te tjera politike, te orvaten qe nga brenda t'i ndryshojne ato ku jane.



    Mesimi per bashkesine nderkombetare

    Bashkesia ndekrombetare duhet po ashtu te kuptoj nje realitet ne Kosove, i cili, perkunder sfidave te medha, permes te cilave ka kaluar Kosova, nuk ka ndryshuar. Partite kryesore kosovare, ndoshta me pak ndryshime, kane fituar njesoj vota si edhe ne zgjedhjet e para tre viteve. Pra populli i Kosoves mendon, ose se ata vertete e kane udhehequr mire Kosoven ne keto vite, ose se i kane permbushur te gjitha premtimet, ose kane ndonje arsye tjeter per ta vazhduar lojalitetin ndaj tyre. Nje realitet tjeter, i cili mbeti nen hijen e kenaqesise se shefit te UNMIK-ut per mbarevajtjen e zgjedhjeve, eshte fakti se gati gjysma e popullit te Kosoves nuk ka dale fare ne votime. Sic tha vete nje diplomat ne Bruksel, kjo do te ishte normale ne disa vende tjera, por ne Kosove, te cilen e presin vendime kaq te medha e ndoshta edhe historike, qe gjysma e popullit te mos jete e interesuar te votoje, eshte vertete shqetesuese. Nuk eshte e qarte se a duhet te konsiderohet kjo apati ne Kosove si sukses apo deshtim, si i kosovareve, ashtu edhe i administrates nderkombetare, sidomos nese disa votues nuk dine as sot se per cfare votojne, pasi te gjitha vendimet per fatin e Kosoves ende i merr bashkesia nderkombetare.

    Mesimi kryesor qe duhet nxjerre bashkesia nderkombetare eshte se nuk mund te llogarise me Beogradin si faktore konstruktiv per te arritur sukses ne Ksoove. Me thirrjen per bojkot, drejtuar pothuajse njezeri serbeve te Kosoves nga Beogradi dhe nga Kisha Ortodokse, si kurre me pare eshte deshmuar se nga kjo adrese mund te priten vetem pengesa e kurrsesi ndonje ndihme. Bashkesia nderkombetare do ta kete shume veshtire ta perjashtoje Beogradin nga proceset ne Kosove, pasi Beogradi po imponohet permes ndikimit te serbet e Kosoves si faktori i vetem serb. Por nese Beogradin ende do ta konsideroje si partner per Kosoven, bashkesia nderkombetare do ta shperbleje ate per rolin destruktiv qe ka patur ne bojkotin e zgjedhjeve ne Kosove dhe me kete do t'i jape nje grusht te rende edhe forcave qe vete ne Beograd i konsideron si te moderuara.

    Bashkesia nderkombetare po ndeshet me realitetin e ri te vetizolimit te serbeve ne Kosove, sipas diktatit te Beogradit, qe eshte verejtja e fundit se gjithcka shkon drejt ndarjes territoriale te Kosoves, hap drejt se cilit eshte polarizimi edhe me i thelle etnik ne Kosove. Edhe pse ka arsye te brengoset per poziten e pakices serbe, bashkesia nderkombetare ne Kosove nuk guxon te denoje shumicen dhe te shtyje per shkak te serbeve, ceshtjen e statusit.

    Mesimet per kosovaret - shqiptare e serbe

    Bojkoti pothuajse i teresishem i serbeve te zgjedhjeve te se shtunes ne Kosove duhet te pranohet si lajm i keq dhe nje lloj deshtimi edhe per shqiptaret e Kosoves, si per lideret politike, ashtu edhe per vete shoqerine kosovare. Edhe pse i gjithe ky bojkot ishte me regji te Beogradit, kosovaret duhet te perballen me faktin se serbet jane unik ne bojkotimin e institucioneve te Kosoves. E pa serbet do te jete veshtire te gjendet nje zgjidhje e shpejte per statusin final te Kosoves, qe do te duhej t'i paraprinte nje decentralizim i pushtetit. Bashkesiaa nderkombetare do te hezitonte qe te shpejtonte zgjidhjen, nese serbet nuk do te jene pjese e kesaj zgjidhje.

    Serbet e Kosoves, si ata qe dolen ne zgjedhje, ashtu edhe ata qe bojkotuan, duhet te perballen gjithashtu me faktin, se ne syte e fqinjeve te tyre shqiptare, do te shihen si dore e zgjatur e Beogradit, qe nuk eshte mire nese deshirohet te krijohet nje fryme tolerante e shumices shqiptare ndaj tyre. Serbet e Kosoves tashme perballen me frike edhe me te madhe sesa me pare, sepse tashme ata nuk frikesohen me vetem nga ekstremistet shqiptare, por edhe nga ekstremistet serbe te dirigjuar dhe financuar, edhe zyrtarisht nga Beogradi. Nese serbet vertete deshirojne siguri ne Kosove, kthim dhe rindertim te objekteve te tyre, dhe jete te qete dhe te lire ne Kosove, e vetmja menyre qe kete ta bejne, eshte ne bashkepunim me shumicen shqiptare dhe duke marre pjese ne jeten politike te Kosoves. Do te jete sfide e madhe edhe per pjestaret e listes serbe qe moren pjese ne zgjedhje, qe vetem me qindra vota, te marrin vendet e rezervuara ne Parlamentin e Kosoves, sepse legjitimiteti i tyre si perfaqesues te serbeve te Kosoves do te kontestohet.

    Shqiptaret duhet, qe pa marre parasysh se cfare ben Beogradi, te bejne pjesen e tyre te punes per t'i afruar me shume serbet kosovare afer tyre, sepse ky do te vazhdoje te jete njeri nder testet kryesore per shumicen shqiptare, e cila para syve te bashkesise nderkombetare ende duhet te deshmoje se do te jete e gatshme t'i mbroje pakicat. Ndonese mund te quhet si i vertete fakti se serbet vete po e izolojne veten ne Kosove, shqiptaret nga kjo thenie nuk mund te kene dobi dhe me kete bojkot te serbeve, humbes jane te gjithe.

    Pasi kane dhene edhe nje provim te pjekurise politike, duke mos shkaktuar probleme gjate votimeve, kosovaret bashke me nderkombetaret, tashme do te perballen me testet e reja, qe jane edhe me te veshtira, sesa hedhja e qete e fleteve te votimit ne kuti.
    Ardi

    Lista e miqëve: Llapi, Kosovelli
    Lista e injorantëve: Brari, Arb, Hilliirian-zoo...

  7. #247
    i/e regjistruar Maska e Ardi-1
    Anëtarësuar
    09-11-2003
    Vendndodhja
    Zvicër, Zürich
    Postime
    124
    Prishtinë, 27 tetor (Kosovapress)
    Time: 10 : 01

    Shqipëria është shtet kombëtar i shqiptarëve, por unë jam lindur në Kosovë dhe

    Jugosllavinë e përjetoj si shtetin tim, kështu kishte thënë Ibrahim Rugova

    për gazetën "Start" të Zagrebit më 5 gusht 1989,
    shkruan të mërkurën në fejtonin e tij për të përditshmen "Kosova sot", Fehmi Baftiu.

    Baftiu shkruan se deklarata e atëhershme e Ibrahim Rugovës, tani kryetar i Kosovës dhe njëherazi i LDK-së, nuk mund të deklarohet për te, pasi kjo flet shumë për filozofinë politike të një lideri të ardhshëm.
    "A nuk e lind ky konstatim një filozofi të jetës ndër shqiptarët e viseve të okupuara nga sllavët, se ata ishin të ambientuar në shtetin ku ishin lindur, duke e konsideruar Jugosllavinë si shtetin e tyre!?
    Ose a kishin njohuri të bollshme se farë do të thotë vetë nocioni shtet?

    Andaj vetvetiu ky ambientim e lindte dyshimin e bazuar se në mesin e demonstruesve në marshimet e qytetarëve me 17-21 në ntor 1989 kishte njerëz të paguar, apo thënë thjesht të shitur në llogari të sllavëve, të cilët tentonin që me parullat për ruajtjen e Jugosllavisë së Titos, i jepnin karakterin idoeologjik e politik këtyre demonstratave më masive me bartjen e fotografive të Titos së vdekur kaherë," shkruan ndër të tjera në fejtonin e tij në të përditshmen "Kosova sot", Fehmi Baftiu.

    Nuk është i vetmi Rugova që ka nostalgji për coftinen Jugosllavi, ka mjaftë laroj si ky që ende ndjejnë nostalgji për shkini!

    Turp!
    Që një gomar i tillë ishte 15 vite Kryetar - rezultatet e nostalgjisë ërehen në çdo porë jetësore, nga ky faqzi!
    Ardi

    Lista e miqëve: Llapi, Kosovelli
    Lista e injorantëve: Brari, Arb, Hilliirian-zoo...

  8. #248
    i/e regjistruar Maska e Ardi-1
    Anëtarësuar
    09-11-2003
    Vendndodhja
    Zvicër, Zürich
    Postime
    124
    Citim Postuar më parë nga DriniM
    Ja një lajm taze / i freskët ( megjithëse besoj se shumica e kanë lexuar ) ,


    P.S.
    Ky koalicion i PDK-së së Hashim Thaçit, Xhavit Halitit ,Jakup Krasniqit e Kupave të tjerë ( ,, trimave '' të vetëshpallur me një fjalë ) me shkijet-sërbët ,ka qenur dhe ka funksionuar shum bukur dhe në mënyrë sinkronike e të të sofistikuar gjat mandatit të kaluar parlamentar ,kur ishte në pyetje diçka fundamentale për Kosovën .
    Por ja, tani më pak si madhor e kërojnë edhe publikisht kolicionin .
    Se dikur Hashim Thaçi pati thënë që në zgjedhjet e ardhëshme ( ishte fjala për këto zgjedhje që u mbajtën ) do humbim disa vota shqiptarësh por do fitojmë ca nga sërbët .( këtë deklaratë e ka pasë dhënë Hashim Thaçi ,kur kërkonte që të shkon për bisedime gjëja në beograd,pikërisht para inskenimit të arestimit të tij në aeroportin e Budimpeshtës )



    Prandaj ju këlysh proletar mbyllnjani njëherë e përgjithmon gojën ,se ju gjithmon trupin e keni pasur në trojet Arbërore por kokën në Kalagmedan- beograd ( nuk ua potenconte kot tosi ,se Kosova e ka për kryqytet beogradin ) .
    .
    Keto qe thua ne fund me se miri tregon se ciles kategori i takon, keshtu qe as ja vlen te komentohen shkrime te tilla!

    Mirëpo, vetem deshta me te thane se nese je shqiptar kur te genjesh apo apo trrillosh duhet qe s'paku te skuqesh sepse vetem serbet kur te genjen apo shpifin e demaskojn mburren dhe lavdrohen.

    Gjithashtu, disa udheheqes te LDK-se para lufte megjithat denoncuan patriot dhe atdhetar shqiptar qe nuk ishin ne valet e tyre (lexo: burgosja e Mr. Ukshin Hoti)!
    Kete zeje ne "qveshje te maskave" e vazhduan gjat lufte, ndersa e kurorizuan pase lufte me pikpermeri!

    Nuk keni lane metode pa perdore ne denigrimin e atyre qe moren guximin dhe ja kthyen pushken Serbise, ndersa ato te cilet bojkotuan dhe dezertuan nga lufta me te njejtat metoda u munduat ti mbroni veprimet e tyre kapituluse!

    Ju jo qe shtuat numrin e simpatizantve apo anetarve te LDK-se, por sa ma shume qe keni trillu e shpife e "qvesh maskat" te parve ("simpatizantve te PDK-se) edhe anetaret me te besueshem u kthyen shpinen!

    Ponjashtu, shumica e shqiptarve me duket se shume mire u tregoj me zgjidhjet e fundit (bojkotim 47%) se me marrzirat ala-juniku ua keni zane frymen sepse nuk jane ka hane kasht e ju buke e u shitni dushk per gogla se kush ka duhet te demaskoj!

    Ne vend qe te ndaleni e mendoheni se pse ndodhi ky bojkotim apo pse edhe njerzit me te besueshem po largohen nga partia, ju vazhdoni te njejten kenge sikurse qe e kenduat me vite te tera!?

    Pastai me heret thirre ne unitet te gjithve e nuk kalojn as dy dite e fillon e trillon gjera qe nje i intelektual i vertet qe e dishiron Kosoven e pavarur nuk mundohet me prralla femijesh te binde te tjeret se kush eshte anti serb e anti shqiptar sepse ndonj poltikanet e serb qenka i gatshem qe vetem me PDK-ne te beje koalicion apo vetem nga PDK-ja kerkon garanca sigurie per te jetuar ne Kosove!

    Se pse e serbet kerkojn garance e siguri nga lideri i PDK e dhash pergjigjen me nalt!

    Juve vet nuk eshte ka ju intereson vertet se cilat jane metodat me te mira qe te pavarsohet Kosova, por me rendesi eshte individi, klani e partia qe je ne sherbim te saj te kryeson institucionin apo qeveris!

    A dojne koment shkrimet e tilla!?

    E une po te tham se eshte momenti vendimtar qe ketyre maskarlleçeve e pislliqeve per hire te ardhmes te te gjithe neve tu thuhet STOP sespe nese me metoda te tilla nuk keni mund me dekada me i sjelle diçka te mire Kosoves nuk keni shanse as kater vitet e ardhshme!
    Ardi

    Lista e miqëve: Llapi, Kosovelli
    Lista e injorantëve: Brari, Arb, Hilliirian-zoo...

  9. #249
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ndegjone more balin abrahim se si vajton pas humbjes qe psoi ne zgjedhje.

    ---------------------------------------------------------------------------------



    Rugova: Sistemi momental i zgjedhjeve i disfavorshëm


    Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, në një intervistë eksluzive për BBC-në, ka deklaruar se sikur LDK-ja, ta kishte një fitore të domosdoshme për krijimin e Qeverisë, do të ishte shumë më lëhtë, mirëpo në zgjedhjet e fundit në Kosovë kanë dalë shumë fitues.
    Prandaj ka thënë presidenti Rugova, është zvogëluar mundësia që në Kosovë të këtë pozitë dhe opozitë, duke lënë të kuptohet se Qeveria e Kosovës mund të jëtë një Qeveri e një marrëvëshjeje të koalicionit të gjerë.

    Presidenti Rugova në këtë intervistë flet për procesin e zgjedhjeve, për rregullat e zgjedhjeve që nuk janë të favorshme për sistemet demokratike, për pakicat dhe pjesëmarrjen vogël të serbëve në zgjedhje.

    Intervistën me presidentin Rugova e bëri kolegu ynë në Prishtinë, Muharrem Nitaj.

    Presidenti Rugova, fillimisht vlerëson zgjedhjet e së shtunës në Kosovë:

    Z.Rugova: Ishin zgjedhje mjaft të mira dhe mund të them të shkëlqyeshme, u zhvilluan në një atmosferë të qetë, të sigurtë dhe kjo tregon se Kosova është e aftë t’i mbajë zgjedhjet, të organizojë jetën demokratike dhe ta udhëheqë veten.

    Ne kemi pasur përvojë po flas prej pasluftës e këndej dhe këto ishin zgjedhjet e katërta që u vlerësuan edhe nga bashkësia ndërkombëtare si mjaft të suksesshme dhe të mira.

    BBC: Zoti president ju vazhdimisht keni deklaruar se Kosova ka përmbushur një numër të standardeve që sot i ka bota demokratike.

    Vlerësohet se një prej standardeve janë edhe zgjedhjet, Kosova ka fituar një përvojë të mirë me këto zgjedhje?

    Z.Rugova: Po kësaj rradhe ne kishim më shumë kompetenca.

    Qeveritë komunale i kanë organizuar zgjedhjet, poashtu është themeluar Sekretariati i Komisionit Qendor të Zgjedhjeve, ndërsa si përvojë poashtu i kemi mbajtur zgjedhjet e katërta dhe është për t’u theksuar roli i sigurisë që ka bërë policia e Kosovës, pra SHPK-ja, natyrisht me ndihmën e KFOR-it dhe UNMIK-ut.

    Vërtetë ata kanë bërë një punë mjaft të mirë dhe gjithësesi ishin zgjedhje të sukseshme, ndërsa përsa i përket standardeve nga ne si çdo vend tjetër evropian kërkohet të përmbushim standardin e sigurisë, stabilitetit dhe poashtu mbrojtjen e minoriteve.

    Natyrisht janë edhe çështjet e reformës së pushtetit lokal dhe të tjera, por ne jemi në ndërtim të shtetit kështu që kemi më pak ngarkesa në këtë plan.

    Standardet e tjera unë i konsideroj se janë pjesë e përditshme e punës sonë dhe tash i kemi vënë në libra, do të shikojmë të themi kjo është kryer etj, etj.

    BBC: President Rugova, Lidhja Demokratike e Kosovës sërish shënoi fitore. Ju deklaruat menjëherë pas votimeve se partia juaj ka një shumicë solide?

    Z.Rugova: Po është një fitore solide, sepse unë kam kërkuar një fitore absolute në mënyrë që t’i themelojmë institucionet dhe të udhëheqim.

    Mendoj se ka ardhur koha që edhe ne të kemi pozitën dhe opozitën, por e them pa të keq se sistemi momental i zgjedheve është shumë i disfavorshëm për këtë pozicion të demokracisë.

    Prandaj kemi këto rezultate që nuk japin mundësi që një parti të ketë shumicën absolute apo shumicën e madhe, apo të domosdoshme prandaj shpresoj që në zgjedhjet e ardhshme do ta ndryshojmë sistemin electoral.

    Të kemi presidentin drejpërdrejtë, do të kryejmë regjistrimin e popullsisë, deputetët do të zgjidhen drejtpërdrejt, pra të kemi një system më stabil, tha për BBC-në presidenti Rugova.

    BBC: Gjatë fushatës para zgjedhjeve, vazhdimisht keni pasur një qëndrim shumë të përdorshëm rreth pjesëmarrjes së pakicave në zgjedhje. Keni bërë edhe apel për pakicën serbe, megjithatë ata nuk morrën pjesë.

    Z.Rugova: Kjo çështje është më e ndërlikuar, ne e kemi kryer pjesën tonë të obligimeve, ata i kanë vendet e rezervuara, në parlament, në qeveri si edhe atje ku janë shumicë e udhëheqin pushtetin lokal.

    Shqiptarët si shumicë nuk bëjnë problem dhe ishte vendim i tyre, pastaj manipulimet nga Beogradi, ndërsa këtu me njohjen e pavarësisë së Kosovës, edhe kjo çështje do të rregullohej, ata do të vendosnin në shoqërinë dhe institucionet e Kosovës, prandaj ju i përmendet standardet por standardi kryesor është të njihet pavarësia e Kosovës dhe të gjitha gjërat do të shkonin më lehtë, do të hapnin perspektiva të reja për të gjithë qytetarët e Kosovës.

    Natyrisht meqenëse më pyetët drejpërdrejtë si president i Kosovës, mua nuk më vjen mirë që nuk kanë marrë pjesë.

    Ne jemi i vetmi vend në Evropë që kemi siguruar për minoritete vende rezervë dhe plot lehtësi që....

    BBC: Dhe duke paguar një çmim diskriminim pozitiv të shumicës?

    Z.Rugova: Mirë, tash s’dëshiroj të hyj shumë andej. Ne si shumicë jemi treguar tolerante, do të tregohemi, nuk do t’i shtypim.

    Ju e dini se për çdo vendbanim serb ka një buxhet special, shkollë, ambulanca etj. Poashtu edhe për minoritetet tjera dhe ne si shumicë kemi obligim t’i kryejmë këto, por duhet edhe vullneti i pakicave të jetë me ne.

    BBC: President Rugova keni deklaruar se Kosova tash është në një gjendje më të favorshme sesa në zgjedhjet e vitit 2001. Ka institucionet, presidentin, qeverinë të cilat aktualisht funksionojnë, dmth nuk është pa institucione, por megjithatë keni paralajmëruar një konstituim të shpejtë të institucioneve që do të dalin nga zgjedhjes e ditës së shtunë?

    Z.Rugova: Pajtohem, jemi në një gjendje më të mirë sesa në vitin 2001.

    Këto institucione, qeveria, presidenti do të vazhdojnë punën dhe ne pas rezultateve definitive do të shikojmë menjëherë të bisedojmë si do të bëjmë zgjidhjen.

    Automatikisht Kryetari i Parlamentit shkon nga partia më e madhe, ndërsa presidenti, qeveria duhet të shikojnë për ndonjë marrëveshje dhe këtu kemi një përvojë.

    Besoj se do ta kryejmë shpejt ose në afat optimal. Si çdo vend demokratik konstituimi i institicioneve merr një muaj apo një muaj e gjysmë, ndërsa me këto rezultate që i kemi ne do të bëjmë përpjekje që të sigurojmë një qeveri funksionale dhe zgjedhjen e presidentit.

    Jemi shumë të limituar me këto norma kushtetuese, pra presidenti nuk mund të zgjidhet me shumicën normale, ose qeveria prandaj duhet të gjejmë ndonjë zgjidhje, por tash jemi në pozicion më të mirë, u shpreh zoti Rugova në intervistën dhënë BBC-së.

    BBC: Ka mundësi të jenë të domosdoshme koalicionet?

    Z.Rugova: Koalicionet për fat të keq me ligjin ekzistues, sepse në krejt botën normale koalicionet bëhen para zgjedhjeve me ata që janë të afërt me pikëpamje.

    Herën e kaluar e kemi pasur me marrëveshje dhe tash shikojmë me marrëveshje, por do të mendojmë edhe për koalicione dhe gjithë të tjerat, por pozitë-opozitë me këtë ligj është pak e vështirë.

    Po të kishte fituar LDK-ja, atëherë do të kishim një pozitë-opozitë, tash i kemi disa fitues që kanë marrë një numër të caktuar votash dhe do të bisedojmë për të gjitha mundësitë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #250
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ardi-1 a po e shef more ket djathtitistin qe sipas ldk-ucave punon per bashkim kombetar dhe esht djathtist hahahaa qysh paska thane:Jugosllavinë e përjetoj si shtetin tim, kështu kishte thënë Ibrahim Rugova Rugova ma me deshir e quan veten jugosllav se Shqiptar he sllavo-çetniket e shtifshin ne dhe kur te cof.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 27-10-2004 më 07:16
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 25 prej 28 FillimFillim ... 152324252627 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Debati i Knusve (gjelave)
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 05:15
  2. Uahabizmi i përhapur edhe në Kosovë
    Nga RTP në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-07-2005, 18:08
  3. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-08-2004, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •