Close

Rezultati i Sondazhit: Per cilin parti politike do te votoni ne tetor?

Votues
208. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • LDK

    69 33.17%
  • PDK

    71 34.13%
  • AAK

    11 5.29%
  • Parti tjeter

    22 10.58%
  • Jam i pavendosur

    9 4.33%
  • Do bojkotoj zgjedhjet

    26 12.50%
Faqja 20 prej 28 FillimFillim ... 101819202122 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 276
  1. #191
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    LDK-ja parti Shtetformuese!

    Shkruan: Lulzim Zeneli

    Ka shumë arsye që argumentojnë fitoren e LDK-së në Zgjedhjet e 23 tetorit 2004. LDK-ja, si parti e vlerave tradicionale dhe e vizionit modern-bashkëkohor është dëshmuar për angazhimin e vet shumëvjeçar në drejtim të realizimit të vullnetit politik të popullit të Kosovës, për një Kosovë të pavarur, demokratike dhe të integruar në Bashkimin Evropian dhe duke ndërtuar lidhje speciale me SHBA-të.LDK-ja me 23 tetor do ta konfirmojë besimin e qytetarëve të Kosovës sepse tashmë është bërë pjesë e pandashme e jetës së secilit kosovar.

    Ne kemi treguar aftësi më shumë se kushdo tjetër në ndërtimin e institucioneve representative dhe funksionale. LDK-ja tashmë ka traditë institucionale dhe udhëheqëse. Figura dhe personaliteti i Presidentit Rugova është simbol dhe garancë për jetësimin e pavarësisë së Kosovës. LDK-ja do të fitojë shumicen apsolute sepse ka kapitalin e mjaftueshëm politik, ka forcën mendore dhe fizike që ta jetësojë programin nacional të saj për krijimin dhe fuqizimin e shtetit të Kosovës. LDK-ja duhet të fitoj sepse ofron zgjidhje konkrete për të gjitha problemet dhe hallet me të cilat ballafaqohet shoqëria jonë. Ekonomia, Arsimi, Shëndetësia, çështjet sociale përbëjnë kaptina të veçanta në objektivat programore të LDK-së. Rinia ka qenë dhe do të mbetet prioritet i LDK-së edhe në mandatin e ardhshëm. LDK-ja do ta zbatojë në praktikë platformën nacionale për edukimin, zhvillimin dhe avancimin e brezit të ri në vend. Dhe ç’është kryesorja, Programi i LDK-së nuk do të mbetet në leter sepse LDK-ja në formacionin e vet ka ofruar njerëzit më të dëshmuar, më të zotë që do t’i dalin në krye mandatit të ardhshëm me sukses. Janë pikërishtë këta njerëz që do ta bëjnë pavarësinë e Kosovës, do ta përmbyllin këtë proces të nisur tash e sa vite më pare, me ndihmën dhe besimin e qytetarëve të Kosovës.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #192
    Eklips Maska e deep_blue
    Anëtarësuar
    25-02-2003
    Vendndodhja
    Diku ne Kosove
    Postime
    695
    Njerezit nuk votojne, por zgjedhin per te ardhmen e tyre
    Te gjitha jane thene

  3. #193
    i/e regjistruar Maska e Ardi-1
    Anëtarësuar
    09-11-2003
    Vendndodhja
    Zvicër, Zürich
    Postime
    124
    MITI, KULTI DHE "PROFETI" apo "ZOTI" I GJYMSES SË KOSOVËS - LOPA

    Rugova, vërtet ka bër kthesë në jetën politike dhe kulturore në sferen e përgjithshme të Kosovarëve, me rrena formale, njëherit ka bër kult profeti, sikur te popujt e Indisë - Lopa.

    Është e ditur se, populli Ilir (nga ne e kemi prejardhjen) ka patur zot, në të cilin kanë besu, a po?
    Ndërsa, që nga koha e para erës sonë, kanë kalu shumë vite, dihet!
    Ndërsa, me kalimin e viteve populli është asishë (numerikisht është shumëzu supernataliteti i ka fajet, por edhe mungesa e energjisë elektrike, pastaj njerzit s'kanë patur gjë tjetër më të mençur dhe kanë bërë punë terri), dhe më vonë janë vetëdijësu, kan dalur edhe asi që janë reformu edhe përnga religjioni, bile shumë shpesh, hoby hesapi, për interes.
    Sipas historisë, her ata e her këta, na sillnin nga një fe, her me kryq e her me hanë dhe her me yllin e kuq të Stalinit, për vëllazrim - mashtrim.
    Me kalimin e shekujve këto u demoduan.

    Me ardhjen e Rugoves në pushtet, erdhi edhe liria, pavarësia, liria e fjalës së lirë, shkollat nepër podrume, punëtorët u nxorren nga puna, penzionerët pasi nuk punojshinë normal as pensione nuk merrnin, u bë privimi ndaj të gjitha të drejtave njerzore, pra tanat pe din ti.

    Me inisiativën e Rugoves filluan zejet e vjetra, në stilin e ri si:
    Prostitucioni, hajnia, korrupcioni, narkomania dhe narkomafija, kriminaliteti politik dhe ekonomik e shumë profesione tjera, të shquara të nëntokes... pra u hapën shumë vende pune, edhepse shumëkushi shiste lëkurën e vet për një kafshatë bukë, si në "epoken e misrit" siç e përshkruante Migjeni.

    Qunat të pysnin në çdo kënd:
    " A do duhan zotëri"?
    .... çakmakë, dhe prezervativë ngjyra ngjyra, si fytyrat e vëndorve e më shumë gjasojnë në ato të ndërkombëtarëve.

    Vashat si sorkadhe, dredhonin belin plotë energji dhe të ftonin:
    " A do kënaqësi zotëri"? Vetëm për 20€ apo $.


    Pop’lli nga befasia e këtyre "sihariqeve" i "ngazllyr" pyeste, se nga erdhi gjithë kjo; begati, paqë, liri dhe punësim? Se kështu s'ka qenë kurrë as n´kohë të Rankoviqit, as en serrbi t´parë, as ma heret, en kohë t'turkit nga anadollia.

    Do t´meçem kishin thënë: kjo erdh prej Rugovës "Gandit" modern e ai qenka me paqën.

    E ai Gandi paska qenë i Indisë e zot ata e paskan - LOPEN.
    E mos me zgatë se, s´po kam kohë per Histori, thanë belivallha qyky Rugova boll i zoti qenka,
    se ju doli zot shyptarve, e i këputi duke i rrejtë e mashtru, formalisht!

    Medemek ata n’Indi zot LOPEN, e këta Rugoven se paqsor - ky i gjorë.

    Gjysa e popllit, po du me thanë po beso en Lopen ...

    ****************
    Sa për skjarim të shkurtër, një analogji si rrëfim me ngjashmëri për histori:

    Po supozoj se:
    Ju çka jeni nisur për në pavarësi formale do shkoni në Indi, për haxhillëk ose turizëm fetar.
    Atje, gjithësesi duhet ti respektoni rregullat në komunikacion, se s’bën ndryshe , a po?
    Pa dashjen tuaj ju del lopa në rrugë, dhe ajo pa qarë fare koken, ua bllokon rrugen.
    Merrne me mend, nese ju keni një takim të rëndësishëm biznesi, dhe
    nuk mund të mbërrini në kohë dhe termin të caktuar.
    ...dhe Ju do vonoheni. E ai Businessman-i ka ec me avion...

    E njejta gjë po ndodh edhe me ne, një pjesë e popullit ia dha votat Rugoves dhe ai bre vlla nuk e ka dertin pse Kosova një ditë e më parë po don me u ba e pamvarun, dhe zot i vetvetit, ati si ngutet fare , po jeton mirë si mbret.

    Ai po thirret në popull dhe po bon çka don vet, në emër të popullit (100%).
    Koha po ecën e Kosova po ngecën, në rrugën e gjatë e të mundimshme për në pamvarësi, (me plot lluga e kaquba).

    E besa, puna o ka do mu ba llugë, hëh.
    Por kështu është kur populli jonë me gjuhë indo-europiane, beso edhe në zotin Hindus, pe din ti... në Lopën

    Hajt, se du me shku deri en Hotel "Holiday In" me pirë një kafe e meu relaksu pakëz.
    "Inshallah", nuk ma zen ndonjë lopë udhen, se e qoj makinen drejt e në Waschanlage (Car wash) që i thoni ju en Kosovë.

    Tek atëherë, do i thotë jo populli, Lopës së pavarësisë formale!

    Me t´mira o të nderuar!
    Ardi

    Lista e miqëve: Llapi, Kosovelli
    Lista e injorantëve: Brari, Arb, Hilliirian-zoo...

  4. #194
    i/e regjistruar Maska e Ardi-1
    Anëtarësuar
    09-11-2003
    Vendndodhja
    Zvicër, Zürich
    Postime
    124
    Hashim Thaçi: Do të jemi partia numër një në Kosovë

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) përmbylli të enjtën fushatën elektorale, në një tubim të madh në Prishtinë. Drejtues të kësaj partie shprehën besimin se pas zgjedhjeve të së shtunës, PDK-ja do të radhitet si partia e parë në Kosovë dhe që pastaj do të drejtojë procesin e pavarësimit të Kosovës dhe integrimit të saj në BE dhe strukturat tjera euro-atlantike.

    Lideri i demokratëve të Kosovës dhe bartësi i listës së kandidatëve të PDK-së për deputetë, Hashim Thaçi, tha se pavarësia është e vetmja alternativë për Kosovën, ndërsa PDK-ja e vetmja garancë për arritjen e saj, sepse “ka programin dhe vizionin më serioz”.

    “Derisa në ditëm të formojmë UÇK-në me komandantin legjendar Adem Jasharin, ne do ta pavarësojmë edhe Kosovën”, u shpreh ish-udhëheqësi politik i ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi.

    Ai tha se gjatë ditëve të fushatës elektorale dhe më parë me aktivitetin e vetë, PDK ka arritur të fitojë simpatinë e shumicës së mjaftueshme të qytetarëve, sa për t'u rradhitur subjekti i parë në Kosovë.

    “Gjatë ditëve të fushatës u dëshmua edhe njëherë se programi dhe vizioni i PDK-së është më seriozi në skenën politike kosovare, është vizioni i cili më së miri i kupton dhe përfaqëson interesat e kosovarëve për një shtet demokratik. Kapacitetet kadrovike dhe politike të PDK-së dhe vendosmëria e palëkundur janë garanca më e mirë për sëndërtimin e shtetit, ku qytetarët do të kenë siguri, punë, dinjitet për veten dhe familjet e tyre”, tha Thaçi.

    Kreu i PDK-së u zotua se subjekti që ai drejton do të punojë që qytetari i Kosovës ta ndiej veten si qytetar evropian dhe krenar se është qytetar i këtij vendi. “Zgjedhjet e 23 tetorit janë zgjedhjet më të rëndësishme të këtyre viteve të tranzicionit, sepse, pas tyre vendi do të ballfaqohet me definimin e statusit politik”, tha Thaçi duke ftuar tërë elektoratin të dalë në zgjedhje dhe të votojë masovikisht për numrin 50, në mënyrë që t’i hapet rrugë ndërtimit të shtetit të pavarur e sovran të Kosovës për të cilin, tha ai, PDK-ja ka vizion të qartë.

    Thaçi tha se Kosova duhet të jetë e përgatitur më shumë se kurrë për të përballuar me sukses sfidën e statusit, për të cilën përsëriti se duhet të jetë në përputhje të plotë me vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe u zotua se asnjë alternativë tjetër nuk do të pranohet.

    “Me fitoren e PDK-së do të fitojnë të gjithë, arsimitarët, pensionistët, të varfërit, invalidët e luftës, jetimët, familjet e dëshmoreve…Me qeverisjen e PDK-së Kosova do të jetë ndryshe, sepse ne nuk jemi ideal, por jemi më të mirët në skenën politike të Kosovës”, u shpreh ai.

    Lideri i demokratëve tha, po ashtu, se fitorja e PDK-së garanton progres në ekonomi, në shëndetësi, në sundim të ligjit dhe siguri, e në veçanti luftë të ashpër kundër korrupsionit.

    Nga ana e tij, kryeministri aktual i Kosovës dhe numri dy në listën e kandidatëve të PDK-së për deputetë, Bajram Rexhepi, tha se me fitorën e kësaj partie do të bëhet kompletimi i qeverisë me ministri të reja dhe do vëhen në binarë elementet e shtetit të ardhshëm të Kosovës.

    Rexhepi tha se me punën e deritashme në qeverisjen e Kosovës, PDK-ja është dëshmuar se është parti pragmatike dhe funksionale.

    “Është dallim i madh në mes PDK-së dhe subjekteve tjera politike të cilat premtojnë gjithçka për të ardhmen, ndërsa nuk kanë bërë asgjë konkrete në të kaluarën... Janë qesharake premtimet e partive tjera që premtojnë mësimin e notit, pa hyrë fare në ujë”, u shpreh Rexhepi.

    Bajram Rexhepi shtoi se PDK-ja nuk është parti që i takon të kaluarës, porse i takon të ardhmes. “PDK-ja nuk është parti e fjalëve, por e iniciativës, dinamikës dhe realitetit”, u shpreh ai.

    “Këto zgjedhje kanë rëndësi të veçantë, sepse nuk janë zgjedhje vetëm për qeverisje, por edhe për statusin politik të Kosovës. Vota e juaj është edhe referendum për shtetin e Kosovës. Viti i ardhshëm është viti i një rëndësie të madhe, por edhe i kthesës së madhe në historinë e Kosovës”, deklaroi, ndër të tjera, Rexhepi.

    Partia Demokratike e Kosovës mban numrin 50 në listën e votimit, ndërsa ka propozuar 101 kandidatë për deputetë. PDK bëri një fushatë krejtësisht të ndryshme nga partitë rivale, dhe e pirë nga motoja “GUXO, BESO, FITO” dhe qëllimi “PUNË, SHTET, DINJITET” ajo beson se do të ngadhnjejë në zgjedhjet e së shtunës dhe se nga to do të del si partia e parë e vendit.

    Voten për Liri

    Voto Nr. 50
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ardi-1 : 22-10-2004 më 05:30
    Ardi

    Lista e miqëve: Llapi, Kosovelli
    Lista e injorantëve: Brari, Arb, Hilliirian-zoo...

  5. #195
    Shqiptar
    Anëtarësuar
    17-10-2004
    Vendndodhja
    Avganistan
    Postime
    8
    Ldk-ardhmeria JonË

  6. #196
    i/e regjistruar Maska e Ardi-1
    Anëtarësuar
    09-11-2003
    Vendndodhja
    Zvicër, Zürich
    Postime
    124
    Sot me 22. Tetor 2004

    - është ditë heshtjeje, para zgjedhjeve Parlamentare në Kosovë!

    Do e respektojmë a?!

    Megjithate, ndoshta nuk bëjmë shkelje nëse llafosim - për t'qeshur pakëz!

    Aforizma fetaro-patriotike:


    1. "Mëshiroi" o Zot këta palaço-politiçarët,
    që gojen e kanë plotë popull e ment i kanë ke paret!

    2. O Zot theja qafen këti "mileti",
    që nuk thotë rroftë populli, po' rroftë hakareti!


    3. O Zot Ndali dhe luftoi pakëz, këta Macro me bordela,
    sot se nesër bëhet vonë, se një ditë kanë me t'ardhë edhe ty
    deri ke hunda dhe ke dera!

    4. Ndëshko o Zot, ata që ngrehinë në tespi diten,
    që bëjnë plane meskine, e të vrasin naten pas shpine,
    pastaj thërrasin krejt "miletin", për ta vajtu e varrosë të shkretin,
    ngase kështu i mësoi partia të vranë i madhi, e t'qanë vegjëlia!


    5. Të falem ty o perëndi, por më s'shumti - krihëve të mij!

    6. Prifti dhe Hoxha janë parazitë dembela,
    sipas pushtetit - ndërrojnë kursin e anijes me vela!

    7. O Zot, ke mëshirë për mua sot, se nuk kamë kohë të t' falem as sot e as n'mot,
    ngase na ke humbë e na ke tretë, e shpesh po duhet me mbajtë edhe ndërrimin e tretë!
    Ardi

    Lista e miqëve: Llapi, Kosovelli
    Lista e injorantëve: Brari, Arb, Hilliirian-zoo...

  7. #197
    i/e regjistruar Maska e Ardi-1
    Anëtarësuar
    09-11-2003
    Vendndodhja
    Zvicër, Zürich
    Postime
    124
    Në vend të përgjigjes, Trimit dhe për partisë së tutcanave
    (LDK-ucave të Rugovës)!


    Kolorit, pa politikë!

    Lere de dhe ti, se nuk të ngas unë jo,
    por rri para qeve dhe mos u lazdro
    Paske emer t'madh, si e ke fitu?
    apo ndonjë servil - ashtu ta ka v'nu!

    Mos të ka mësuar ty ashtu Juniku?!
    që hedhë një fjalë - sikur munafiku!
    mos harro LDK-në - se të kaplo' terri
    kështu thotë Axha, edhe Dilaveri

    Vështirë është bërë shumë,
    këtë botë ta kuptosh!
    t'premtojnë mrekullira,
    kur realiteti është bosh

    Votoni sërish për ne, o popull shqipëtar
    për ju ne do zgjedhim, një kryetar gomar
    kështu preferojnë miqtë tanë, t'vjetër e t'ri
    nëse nuk dëshroni, progres e pavarësi

    Këto s'janë kushtëzime, pra mos harroni
    popullin tuaj ta rreni - ju mos hezitoni
    Trimat e vërtetë t'i quani maskarenj
    hajnat lartësoni, quani Trima t'mdhenjë


    Korrupcionin, quajeni biznis
    ndërsa, biznisit thuani hajni
    ndërtimet pa leje legalizoni
    nëse doni n'Europë Ju me hy

    Ndërroni, gjuhë e flamurë
    ndëroni krejt çka keni
    hymn, komb e kulturë
    ç'ju duhet krenaria kombëtare?
    neve do iu sjellim të reja fare

    Juve gjithnjë duhet të aprovoni
    kurrë s'lejohet t'na kundërshtoni
    kështu do fitoni robërinë me siguri
    prap t'bashkoheni me serrbin e Zi

    Ky është realiteti, kjo është e vërteta
    përse ju luftat, çka iu deshtë e shkreta?
    Iu ka dalur boja luftrave, çlirimtare
    pranojeni robërinë e keni gratis, fare

    Neve do iu sjellim, gjithë të mirat
    ju vetëm qeshuni, dhe rrini rehat
    do iu mësojmë ne, çka është korrupcioni
    ju do shijoni sa i ëmbël është prostitucioni

    Europa kështu iu mëson, dhe ua ka zili
    prandaj mos gaboni të shpallni pavarësi!
    Neve iu mësojmë çka është demokracia
    të punoni si derra - për nevoja t'mia
    Ardi

    Lista e miqëve: Llapi, Kosovelli
    Lista e injorantëve: Brari, Arb, Hilliirian-zoo...

  8. #198
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Citim Postuar më parë nga Ardi-1
    s'të vjen turp o maskara
    t'ia plasosh foton këti biri të naqallnikut në forumin shqipëtar!
    (naqallnik - komandant policie me kombësi serbe)...
    ky është një sorrogat: gjymës shka e gjymës shqiptar / edhepse po ta shprehësh me përqindje 95% del shkavell e 5% shqiptar ngase belbëzon ngapak shqip ndërsa qeshet si gomar!
    Jo ore biri .. se nuk eshte ashtu siq thua ti. sepse po te ishte ashtu nuk ishte Sot President i Kosoves dhe nuk ja kishim dhen voten 70% te populletes por ju te PDK skeni tjeter pun vetem te beni kesi fjal me sha dikond.. por me keto smundeni me Fitu jooooo veq cka humbeni vota , Rugova ka qen dhe ka me qen Presidenti me i mire i Kosoves dhe LDK ka qen dhe ka me qen gjith mon ne krye Dhe ka me qen Gjith mon Udheqese e Shtetit t`kosoves e ju te PDK se shpejti e keni vendin KU ,, In Holand Ne nje gjygj te madh siq quhet ( GJygji HAGES ) Mbas Zgjedhjeve do te na ik , Ja Hashim Thaqi , ja Xhavit Haliti.. keto dy. bijet e Boshnjakeve , se shpejti e kan vendin ateje ku quhet. dhe ku duhet. te jen.. sepse vran shum Shqiptar.. dheeeeee me e keqeja. Dilte ne TV neper malet e Shqiperis. me Ata banditet e vet qe i pa Pagu kah 150 marka Gjermane.qe te dalin me te , por kot ata qe luftuan tash jan ne Dhe.. ata qe u munduan dhe humben jeten per shokin tuaj qe tash ja humb edhe Gjakun sepse ne at koh kur Po Behej Lufta Emeri -> Hashim Thaqi ka qen sikur sot ti qe un dhe keta Antart e Forumit ste njohin.. dhe ai ka qen ashtu dhe si mundi Ai te Formoj UQK.. dhe si mundi ai te bashkpunoj me Adem Jasharin.. e shum Komandant te tjer. te UQK? Kur se ka njoft as kush? Jo ore biri i Boshnjakes se nuk eshte ashtu jo Gabohesh ti.. Rugova ka me qen njeri me i rrespektushem ne Kosov. Nga Populli Shqiptar , Dhe Zoti , Si Dhe Amerika e Madhe.. me Ish Presidentin e tyre Bill Clinton , dhe keshtu qe. nese eshte Dita e Votimeve. dhe dita e Fitores se LDK.. Dhe ta shohim mandej se cila parti.. do te jet ne kry te kosoves dhe cila do te punoj me shum.) Juve sju ka mbet tjeter vetem te merreni nga nje DELE dhe ta ruani ne ndoj bjeshk qe nuk ju sheh as kush sepse skeni mbet as per Gje..qe permendet nkete tok. njerz qe deri dje Keni qen ne PLEH dhe keni ruajt Lop\Gjo e tash vini shiteni mend ketu.. por jo jo. ( SA KA DR.IBRAHIM RUGOVA SHKOLL JU NUK KENI AS KIME NE KOK ) kete duhet ta dini se kur ta permendsh Emerin e te madhit Dr.Ibrahim Rugova duhet te shkoni ne Banjo te Pastroni dhamt te thoni emerin. e tij sepse jeni aq te dobt. sa qe keta Antart e Shqiperis mendojn se ku e di qfar tipa jeni ju te PDK..

    - Lidhja Demokratike e Kosoves. Eshte partia qe prej vieteve te 90 e deri me sot ishte ne te gjitha Shtepit.. dhe e Vetmja Parti eshte qe ka Fitu 95% te Votave. por ja me ndihmen e perbetuar AntiShqiptare\Banditet e Partijes se PDK beren qe populli te ndrroj mend.. me genjeshtrat qe benin , kinse Dr.Ibrahim Rugova, eshte bashkpuntor me Serbin , por jooo ( At e tregoj ai ne HAG Gjat Seances se gjykimit te Millisheviç-it ) dhe keshtu qe, cdo shtepi u futeshin dhe dergonin letera , se LDK do ta shet Kosoven , populli te habitur ndrronin mend. por joo me kalimin e Kohes.. e pan se kush ishte Hashim Thaqi dhe kush eshte Partija e Tij dhe banditet e tij, dhe keshtu qe Sot. LDK eshte partia qe gjith mon ka punu dhe mundohet me gjith Shpirt te punoj. dhe si mos te ja japemi Voten Asaj? Dhe Neser shihemi. 60%-shi i Votave I Takon LDK-jes..

    Edhe 1 Ditë deri në diten e fitores. VOTO √52
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Nice_Boy : 22-10-2004 më 13:27
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  9. #199
    i/e regjistruar Maska e Ardi-1
    Anëtarësuar
    09-11-2003
    Vendndodhja
    Zvicër, Zürich
    Postime
    124
    Përshëndetje Gjilanasi,


    pa dashur të të nënçmoj, më vjen keq që nuk e ke kuptuar ende realitetin dhe flet pa menduar fare, njashtu kot.

    Rugova është një person pa personalitet, e keqja më e madhe që ka mund ti ndodh një pjese të kombit shqipëtar në Historinë e tij të mundimshme!

    As armiqt më të mëdhenj, nuk patën sukses t'na ndrrojnë: flamurin, Hymnin, përkatësinë kombëtare, ndërsa ky maskara tenton ta bëjë një gjë që nuk arriti askush ndër shekuj.
    Ky mbase, tenton të formon komb të ri?
    Kombin "Kosovar"!
    Serbët tentuan në mënyra të ndryshme, por as ky nip i tyre nuk do ketë sukses.

    Dhe mos të vjen mërzi kur flitet se është kopil, pasi babi i tij nuk mund të jetë Uka, i vrarë dy vjetë para se të lindet Ibrahimi.
    Në Fshatin e tij të lindjes (Cerrc), flitet se për te është përkujdesur një Komisar (Naqallnik) policije me përkatësi serbe!

    Këto janë fakte që neser do bëhen realitet, kur gjërat të kjartësohen plotësisht!
    Prandaj ke kujdes, se politika ka dy anë: të bardhën dhe të zezën!

    Ana e ndritshme ishte dhe është UÇK-ja dhe ajo faqja e zëzë është vet Rugova & Co.

    Vetdijësim të shpejtë të dëshron:
    Ardi

    Lista e miqëve: Llapi, Kosovelli
    Lista e injorantëve: Brari, Arb, Hilliirian-zoo...

  10. #200
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    NJERIU QE I PRIU PAVARESISE SE KOSOVES

    Shkruan: Teki Dervishi

    Cili lider Shqiptar, vitin e ardhshem, do te vere nenshkrimin e pare ne dokumentin historik te Paveresise se Shtetit te Kosoves? Do ta vere Ai qe I vuri themelet e Shtetit te pare te Kosoves? Ai qe populli I Kosoves e zgjodhi ne dy referendume dhe ne zgjedhjet nacionale te para tre vjeteve. Ai eshte dr. Ibrahim Rugova, President I Shtetit te Kosoves.

    1. (Kush do ta nenshkruaj dokumentin zyrtar te Pavaresise)


    Ne vitin 2005 do te nenshkruhet (zyrytarizohet) Pavaresia e Shtetit te Kosoves. Ky fakt tashme u shpall zyrtarisht nga instancat me te larte te Fuqive te Medha, sidomos nga ato te SHBA-se.

    Cili lider Shqiptar, vitin e ardhshem, do te vere nenshkrimin e pare ne dokumentin historik te Paveresise se Shtetit te Kosoves? Do ta vere Ai qe I vuri themelet e Shtetit te pare te Kosoves? Ai qe populli I Kosoves e zgjodhi ne dy referendume dhe ne zgjedhjet nacionale te para tre vjeteve. Ai eshte dr. Ibrahim Rugova, President I Shtetit te Kosoves.

    Prijesi I pare, Lideri I Kosoves, dr. Ibrahim Rugova, menjehere pas luftes (pas hyrjes se trupave te NATO-s ne Kosove), tha: "Tash Kosova, faktikisht, eshte e pavarur. Pritet vetem njohja formale e kesaj Pavaresie! Dhe keshtu u be!"

    Presidenti Rugova e tha kete I pari. Sot kete fakt e vertetojne personalitete te medha te SHBA-ve dhe te Europes. Te gjithe thone: "Pavaresia de fakto e Kosoves, ne menyre de jure, do te zyrtarizohet ne vitin 2005." Eshte ky personaliteti suprem I kohes sone te sakrifices, njeriu qe me urtesine e tij intelektuale, nuk lejoj te shkeputet vazhdimesia e Levizjes Kombetare ne Kosove.

    Makineria e propagandes Serbe nje shekull kishte satanizuar ceshtjen e Kosoves, dhe e kishte bindur boten se Shqiptaret jane popull komunist, lindor, popull antiperendimor. Sot, bota shpall publike sondazhe qe vertetojne se 95 per qind e popullit te Kosoves, eshte pro-Amerikan, qe do te thote pro-Perendimor.

    2. (Themeluesi I Insitucioneve te para te Shtetit te Kosoves)

    Qe kur dihet, Shqiptaret kane luftuar per liri, per te drejten me elementare njerezore, per shtetformim. Por u desh te dilte ne skenen historike Personaliteti suprem I dr. Rugoves, qe I dha emer qellimit dhe idealeve te Rezistences Historike paqesore dhe ushtarake Shqiptare - Pavaresine!

    Ai tha se, "Nuk luftojme per fe, nuk luftojme per ideologji, nuk luftojme as per shoqeri civile (qe do te thote socialiste), por luftojme per te drejten kombetare, qe do te thote per shtet. Pa shtet nuk mund te kete kurrnje lloj lirie, kurrnje lloj drejtesie!"

    Se shkenca thote: "Kombi eshte shteti!" Kur nje popull eshte I pavarur dhe di te shtetformohet, ne liri, ai mund t'I sendertoj te gjitha qellimet e veta fetare, ideologjike, qytetare, sociale, arsimore, kulturore etj.

    Dhe, keshtu, zgjedhjet para tre vjeteve krijuan institucionet e para te Shtetit te Kosoves. Kjo ishte e arritura me e madhe e Kosoves, qe kur dihet per Kosoven, krijimi I institucioneve te para te Shtetit. Tre vjet vazhdon sakrifica e te gjitheve qe u bejne sfide atyre forcave desktruktive politike qe I pengonin dhe I pengojne keto institucione, ne te cilat institucione u angazhuan te gjithe ata qe kane kontribuar per lirine e Kosoves, me nje fjale te gjithe ata qe I zgjodhi populli I Kosoves.

    Sot, ne "emer" te fushates parazgjedhore, propagandistet meskine mohojne kontributin e madh te institucioneve te para te Shtetit te Kosoves, duke fajesuar themeluesit e ketyre institucioneve per situaten e rende sociale.

    Ata qe kane heshtur deri dje, ata qe e kane ngritur flamurin e majtizmit te Nanos ne Kosove, sikur nuk kuptojne se shteti modern dhe zhvillimi ekonomik I nje vendi te shkaterruar nga lufta nuk behet dot per vjet jete institucionale, ne fazen kur shteti ende eshte nen protektoratin e Fuqive te Medha, pra kur ende, formalisht, nuk eshte pranuar.

    Kosova per keta tre vjet te udheheqjes se Presidentit Rugova e ka bindur boten se ajo di te bej shtet, se populli I Kosoves, eshte pro-perendimor, e jo pro-lindor, ndaj Fuqite e Medha sot e pranojne zyrtarisht se pavaresia formale e Shtetit te Kosoves do te njihet ne vitin 2005.

    3. (Njeriu qe Kosoven e beri qender politike te Botes)

    Kush e institucionalizoj I pari ceshtjen e Kosoves? Derisa ne skenen politike Shqiptare nuk u paraqit individi suprem I dr. Ibrahim Rugoves, per Kosoven eshte folur vetem neper tavolinat diplomatike konspirative te Fuqive te Medha, te cilat nuk kane lejuar internacionalizimin e ceshtjes se Kosoves, nen trysnine e euro-komunisteve dhe te disa vendeve te medha pro-Ruse dhe pro-Kineze.

    Pse, pikerisht sot, I vetmi Personalitet Shqiptar qe pranohet, dekorohet, nderohet dhe cmohet lart nga te gjitha instancat kulturore dhe politike te shteteve me te medha perendimore, eshte dr. Ibrahim Rugova, Presidenti legjitim I Kosoves?

    Sepse, populli I Kosoves asnjehere nuk e ka nderprere vazhdimesine e rezistences se tij kunder okupatorit Serb, por I pari qe ngriti zerin para mediave gjitheboterore per ceshtjen e Kosoves ishte dr. Ibrahim Rugova.

    Ishte fillimi I dekades se fundit te shekullit XX. Kryetari I atehershem I Shoqates se Shkrimtareve te Kosoves, Zoteri Ibrahim Rugova, ne takimin e pare te intelektuale Shqiptare dhe Serbe ne "Francuska 7," te Beogradit, I dha nje leksion nokdauni Akademise shoveniste te Shkencave dhe te Arteve te Serbise.

    E nxori ne pah superioritetin e diturise dhe te kultures politike Shqiptare midis taborrit te armiqeve shekullore. I beri te ndihen inferiore! Intelektualet qe Serbet I marrin per me te medhenjte e tyre, u ndien te vegjel dhe te mjere para madheshtise intelektuale te dr. Ibrahim Rugoves. Ishte trimeri e jashtezakonshme te nxjerresh publikisht te gjithe atute historike te Shqiptareve, pikerisht midis atyre qe I kishin falsifikuar ato me pasion shovenist, militarist dhe levanist.

    Kryetarin e atehershem te Shoqates se Shkrimtareve te Kosoves e versulen qindra gazetare nga te gjitha anet e botes. Para tyre, cdo dite, fliste dr. Ibrahim Rugova, I vetmi Ai, dhe nuk kaloi as nje vit dhe nga keto qendrime te guximshme, dhe ceshtja e Kosoves, rreshqiti nga tryezat diplomatike te spekulanteve anti-Shqiptare, dhe keshtu, ceshtja e drejte e Kosoves u internacionalizua definitivisht dhe perfundimisht.

    Dhe keshtu, Bota Perendimore Euro-Atlantike e zbuloi Personalitetin me te cilin do te punoj gjate gjithe nje dekade, deri ne Pavaresine perfundimtare te Kosoves. Perendimi e pranon partner pune vetem dr. Rugoven, asnje tjeter! Po, Ibrahim Rugoven - njeriun me te preferuar te Fuqive te Medha! Njeriu qe Kosoven e beri qender politike te botes! Njeriun e Uashingtonit!

    Dhe ne fund, para nje muaj, pritja madheshtore qe iu be Presidentit Rugova ne Shqiperi, dhe deklaratat e te gjithe lidereve te Shqiperise, pa perjashtim, e vulosen Personalitetin suprem politik dhe intelektual, prijesin historik te Kosoves.

    Ishte viti 1967, vjeshte. Ishim studente. Bashke me Shaqir Shaqirin dhe Jusuf Gervallen, ne nje dhome konvikti, bisedonim me Rugoven e Ri. Ai tha se, "edhe Naimi thoshte se Dielli lind ne Perendim."

    "Ne jemi djep I Botes Perendimore," na tha qe atehere. Na tregoi per takimin e tij me themeluesin e arsimit Shqip, Ernest Koliqin, njeriu qe hapi shkollat e para ne cdo qytet dje ne cdo fshat me te madh te Kosoves. Rugova I ri, Koliqin e kishte vizituar ne Rome, se bashku me dr. prof. Zejnullah Rrahmanin.

    Pas pesedhjete vitesh komunizmi, hapin e pare drejt djepit te Shqiptarizmit, Perendimit, e zune nje dege e vogel studentesh te Universitetit te Prishtines.

    Ibrahim Rugoves iu deshten tridhjete vjet udhe qe ta bej Kosoven te vendoset ne themelin e trashegimise, dhe te tradites se saj Perendimore.

    Sot tere bota e di se Kosova eshte Shtet Perendimor. Shtet qe nen udheheqjen e Liderit te saj suprem, arriti Pavaresine e saj ne vitin 2005.

    Prishtine, 19 Tetor, 2005.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

Faqja 20 prej 28 FillimFillim ... 101819202122 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Debati i Knusve (gjelave)
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 05:15
  2. Uahabizmi i përhapur edhe në Kosovë
    Nga RTP në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-07-2005, 18:08
  3. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-08-2004, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •