Close

Rezultati i Sondazhit: Per cilin parti politike do te votoni ne tetor?

Votues
208. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • LDK

    69 33.17%
  • PDK

    71 34.13%
  • AAK

    11 5.29%
  • Parti tjeter

    22 10.58%
  • Jam i pavendosur

    9 4.33%
  • Do bojkotoj zgjedhjet

    26 12.50%
Faqja 19 prej 28 FillimFillim ... 91718192021 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 276
  1. #181
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Ardi,

    Edhe nje here, na duhet burimi i ketyre artikujve.

    Disa prej tyre duhet te jene nga Kosovo & Metohia Press.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  2. #182
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    KOMENT

    FUSHATA ME KUFOMA…

    Individet qe veten e identifikojne me parti politike, e kane filluar nje fushate jo te zakonshme, fushaten me kufoma, me gjakun e te vrareve dhe te masakruarve. Ka edhe subjekte qe kercenojne me maska aktiviste te ceshtjes kombetare.

    Shkruan: Rrok Berisha

    Atyre qe u mungon perkrahja e elektoratit, ata qe nuk kane as te kaluar, as te tashme, ata qe joshen te gjitha ndihmat per Kosoven si ne ish-Jugosllavi, si ne kohen e pasluftes, duke ua marr kafshaten e gojes atyre qe dhane cdo gje per Kosoven, shtresuan kapitale per vete.

    A mund te kihet besim ne tipat e ketille? Keta politikane, pas promovimit te partise se tyre, filluan nje fushate te pa zakonshme, fushaten me varreza, fushaten me te vdekurit.

    Dhe pa fije turpi, ne emer te atdheut, bejne apel per "bashkim." Cfare ironie. Per cfare bashkimi e kane fjalen? Bashkim te krimineleve, vrasesve?

    Nuk mund te kete bashkim te vrasesve dhe paqedeshesve, sikur qe nuk mund te kete bashkim te majtisteve e te demokrateve. A mund te bashkohen familjen e te reneve, te votojne per ata qe tere kohen punuan vetem per qellime te vetat, madje me ata qe bashkepunuan me ekzekutoret e masakrave.

    Nje fushtate zgjedhore, para fushate, filloj lojen ne formen me te pa zakonshme, lojen me te vdekur, lojen me varre. Loje politike parazgjedhore eshte edhe vizita qe levizja ORA u beri varrezave te familjes Jashari ne Prekaz.

    Keto varreza duhet te nderohen, por jo per marketing politik gjate zgjedhjeve. E sidomos nga ata qe asnjehere s'e deshen e lere me ta ndihmojne Komandantin Legjendar, Adem Jashari.

    Te mos perfitojne ata qe ne kohen me te rende e lane, fyt me fyt, me forcat Serbe. Dhe nuk ben te harrohet edhe nje fakt: derisa serbet I masakronin Shqiptaret, keta njerez benin biznes te formave e te llojit nder me te ndryshmet me "vellezerit e tyre te idealit," e me sherbimet e tyre te dhunes.

    Nga kjo pozite, ata edhe filluan me te shpejte dhe sigurte ta shtresojne kapitalin e tyre para, gjate e pas luftes, sepse vepronin sigurte ne ish-Jugosllavi. Qytetaret I dine keto gjera, andaj edhe do te dine kujt t'I japin voten. As marketingu I zhurmshem e as vizitat e shtuara neper varreza nuk do t'ua mbushin mendjen Shqiptareve te vertete, atyre qe ne shpirt e kane demokracine, paqen, lirine dhe Pavaresine e Kosoves, qe te votojne per ta.

    Ata kete e dine se per ke te votojne, per ato parti te djathta me vlera morale e njerezore dhe kombetare, te cilat e kane vertetuar veten tash e 14 vjet. Varret duhet lene te qeta, te pushojne ne paqe, por duhen angazhuar qe familjareve te tyre te gjalle tu sigurohen kushte per jete te mire, te sigurte ne liri, e jo te manipulohet ne emer te tyre, per qellime te ulta perfitimi. Gabojne te gjithe ata qe mendojne se nga varret mund te perfitojne.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  3. #183
    i/e regjistruar Maska e Ardi-1
    Anëtarësuar
    09-11-2003
    Vendndodhja
    Zvicër, Zürich
    Postime
    124
    Rugova, doli në skenën politike atëherë kur një sistem i egër dhe barbar, shtypte dhe mohonte pamëshirshëm të drejtat e popullit shqipëtar në Kosovë dhe viset tjera nën Jugosllavi, me tër aparatin policoro-ushtarak dhe me të gjitha mjetet.
    "Shpëtimi" erdhi nga Rugova??, i cili manipuloi popullin e tij vite me radhë dhe kështu ia zgjati jetën këti sundimi, të egër dhe barbar.
    Rugova me petkun e pacifistit, fitoi simpati në popull dhe përkrahjen verbale nga Europa.
    Në jetën politike të partisë së LDK-së u tregua kryeneç, autokrat dhe përdori të gjitha mjetet (të diktaturës komuniste) për të arritur në pushtet. Ndaj kundërshtarëve përdori të gjitha mjetet politike dhe psikologjike, të pabindshmit i anashkaloi, apo edhe i likuidoi duke akuzuar palën kundërshtare për krim dhe shantazh.

    Krimin më të madh e bëri në mashtrimin dhe manipulimin e popullit duke i premtuar liri e pavarësi, duke e lën të papërgatitur për luftë, në pamëshirën e armikut.
    Edhe atëherë kur lufta kishte filluar dhe përfshirë gadi tër Kosovën dhe ecnin lumenj gjaku, ai propagonte çlirim të vendit me mjete paqësore dhe fitore paqësore. Njolloste dhe akuzonte si terroristë, ata që gjetën forcë dhe guxim për t´ia kthyer pushken një armiku të egër dhe barbar, siç ishte Serbia, duke i quajtur të frustruar, apo elemente dhe dorë e zgjatur e shërbimit sekret serb.

    Kur populli vetorganizohej për mbrojtje, ai nuk pranoi të merr rolin e komandantit të forcave të armatosura, sipas kushtetutës së pavarësisë të shpallur më 2 Korrik 1990, në të cilën thirrej dhe vet nuk e respektonte.
    UÇK-në nuk e pranoi, por e mohoi. Lirinë po, por si të sjellur nga NATO-ja, ngase ai i kishte ftuar vite me radhë për një protektorat mbi Kosovën, dhe kjo fitore ishte e tij (paradoks).
    Ardi

    Lista e miqëve: Llapi, Kosovelli
    Lista e injorantëve: Brari, Arb, Hilliirian-zoo...

  4. #184
    Shqiptar
    Anëtarësuar
    17-10-2004
    Vendndodhja
    Avganistan
    Postime
    8
    Citim Postuar më parë nga Arb
    KOMENT

    FUSHATA ME KUFOMA…

    Individet qe veten e identifikojne me parti politike, e kane filluar nje fushate jo te zakonshme, fushaten me kufoma, me gjakun e te vrareve dhe te masakruarve. Ka edhe subjekte qe kercenojne me maska aktiviste te ceshtjes kombetare.

    Shkruan: Rrok Berisha

    Atyre qe u mungon perkrahja e elektoratit, ata qe nuk kane as te kaluar, as te tashme, ata qe joshen te gjitha ndihmat per Kosoven si ne ish-Jugosllavi, si ne kohen e pasluftes, duke ua marr kafshaten e gojes atyre qe dhane cdo gje per Kosoven, shtresuan kapitale per vete.

    A mund te kihet besim ne tipat e ketille? Keta politikane, pas promovimit te partise se tyre, filluan nje fushate te pa zakonshme, fushaten me varreza, fushaten me te vdekurit.

    Dhe pa fije turpi, ne emer te atdheut, bejne apel per "bashkim." Cfare ironie. Per cfare bashkimi e kane fjalen? Bashkim te krimineleve, vrasesve?

    Nuk mund te kete bashkim te vrasesve dhe paqedeshesve, sikur qe nuk mund te kete bashkim te majtisteve e te demokrateve. A mund te bashkohen familjen e te reneve, te votojne per ata qe tere kohen punuan vetem per qellime te vetat, madje me ata qe bashkepunuan me ekzekutoret e masakrave.

    Nje fushtate zgjedhore, para fushate, filloj lojen ne formen me te pa zakonshme, lojen me te vdekur, lojen me varre. Loje politike parazgjedhore eshte edhe vizita qe levizja ORA u beri varrezave te familjes Jashari ne Prekaz.

    Keto varreza duhet te nderohen, por jo per marketing politik gjate zgjedhjeve. E sidomos nga ata qe asnjehere s'e deshen e lere me ta ndihmojne Komandantin Legjendar, Adem Jashari.

    Te mos perfitojne ata qe ne kohen me te rende e lane, fyt me fyt, me forcat Serbe. Dhe nuk ben te harrohet edhe nje fakt: derisa serbet I masakronin Shqiptaret, keta njerez benin biznes te formave e te llojit nder me te ndryshmet me "vellezerit e tyre te idealit," e me sherbimet e tyre te dhunes.

    Nga kjo pozite, ata edhe filluan me te shpejte dhe sigurte ta shtresojne kapitalin e tyre para, gjate e pas luftes, sepse vepronin sigurte ne ish-Jugosllavi. Qytetaret I dine keto gjera, andaj edhe do te dine kujt t'I japin voten. As marketingu I zhurmshem e as vizitat e shtuara neper varreza nuk do t'ua mbushin mendjen Shqiptareve te vertete, atyre qe ne shpirt e kane demokracine, paqen, lirine dhe Pavaresine e Kosoves, qe te votojne per ta.

    Ata kete e dine se per ke te votojne, per ato parti te djathta me vlera morale e njerezore dhe kombetare, te cilat e kane vertetuar veten tash e 14 vjet. Varret duhet lene te qeta, te pushojne ne paqe, por duhen angazhuar qe familjareve te tyre te gjalle tu sigurohen kushte per jete te mire, te sigurte ne liri, e jo te manipulohet ne emer te tyre, per qellime te ulta perfitimi. Gabojne te gjithe ata qe mendojne se nga varret mund te perfitojne.

    Aferim Rrok Berishes edhe ty i neruar,me keso fakte shkohet perpara,nuk duhet hezituar dhe haptas te flitet per njerzit qe ne emer demek te popullit,te varreve e te tragjedis gjat luftes kan perfituar perfituar ne interes te tyrin personal,ky grup mafijozesh esht shum i rrezikshem dhe ka rrenjet ne Shqipri e nepermes kretes e n beligradnjeta jan te rrezikshem por populli si qdo here do ta dij se duhet votuar ata qe 14.vite qe dhan kontribut per tu mundsuar ketyre hajnave sot lirisht ta vjedhin popullin etyre.

  5. #185
    Blendii Maska e blendii
    Anëtarësuar
    21-10-2004
    Vendndodhja
    Gjakove
    Postime
    1

    Talking

    Tung te gjithve edhe pse jom nje 15-vjeqar dhe nuk muj me jap voten time po te isha nje 18-vjeqar do ti ja jepja voten partis ORA pra Veton Surroit

  6. #186
    i/e regjistruar Maska e Ardi-1
    Anëtarësuar
    09-11-2003
    Vendndodhja
    Zvicër, Zürich
    Postime
    124
    Citim Postuar më parë nga Arb
    Ardi,
    ..........

    Zekria Cana po mendon me ndryshe, ja sic eshte shprehur ai dite me pare:

    "Nese ua thote zemra per te ri-ngjallur viktimat e Recakut, atehere votoni per LDK-ne, ndersa beni te kunderten nese doni te vrisni ata per te dyten here!"

    TURPI- Zekeria Canës dhe
    “fjalori”i tij përtej propagandës politike dhe kodeve të fushatës parazgjedhore 2004!



    “Nese ua thotë zemra dhe shpirti që t’i ngjallni viktimat e masakrës së Reçakut,e keni rastin,o sot ,o kurrë….E nese mendja ua thotë të votoni të kundërtën,në Reçak do t’ivrisni së dyti këta martirë…!”-thërristë ky plak I matufosur I letrave të verdha të “shkencësa”…!



    Fytyra(t) e Zekeria Canës dhe “fjalori”i tij përtej propagandës politike dhe kodeve të fushatës, kutërbojnë idiotizmin e tij shpirtëror!

    MORFOLOGJIA E NJË FUSHATE TË KËTIJ SHARLATANI-
    OSE KUSH VËRTETË VRET PËR SË DYTI VIKTIMAT E REÇAKUT DHE KUSH ËSHTË I PAROD DHE I PASOJ…?!

    Këndellu, e mendo esëll,o Zekria Cana…! Ti, o “hist(e)oriani” kontraverz dhe arshiku i vonuar i “Kosovarës” e nostalgjiku i SHKIVE - tucoviqëve, që ke marrë turr në garën e fushatës zgjedhore, duke thirrur deri në kup të qiellit që të votohet për LDK-në dhe qyqarin Rugovna, se:
    “nese ua thotë zemra dhe shpirti që t’I ngjallni viktimat e masakrës së Reçakut,e keni rastin, o sot , o kurrë…. E nese mendja ua thotë të votoni të kundërtën,në Reçak do t’I vrisni së dyti këta martirë…!”

    Ndërsa vitin e kaluar çirrej se:
    “nese e doni rodin e keq e farën e keqe, të pasojët e të pa rodët…e bajshi me shëndet!”,
    duket se ke harruar amanetin e të madhit H.Prishtina:
    ”…ruaju mallkimit të historisë, dhe mendo në ate sa here jep mendimin tend!”…

    Ti,duket se ke harruar, se që nga viti 1958 që ,nga rinija jote ishe bërë argat i “rodit të serbit” dhe kishe denoncuar Adem Demaçin me shokë (kam në dorë gjithë dokumentacionin e këtij gjyqi dhe deklaratat tua!), ... ti o ryshfetgji që dhe studentëve ua ke marrë nga 1.000 DM për të “intervenuar” dhe për ta kaluar provimin te vëllau yt Mazllumi, ti që ke keqpërdorë ushtarët shqiptarë që “dezertuan” nga JNA-ja, ti që kur Drenica digjej flake, e pasi kishe marrë “izën” e padronëve ishe nisur për të marrë pjesë në varrimin e komandantit A. Jashari , dhe nga “mërzia”kishe gjetur rast t’i vardisëshe vajzës së re L.K.nga një fshat i Malishevës , sa”për të hequr merzinë”, e për të bërë pak qejf!

    Ti që kurrë nuk ke hequr rakinë nga goja dhe që rallë të sheh njeriu që me ke pantollonat e papëshurrur, kthjellu e mendo esëll…! Kthjellu, se ne “çunakët e UÇK-së” që siç thua ti vriteshim si “qentë” në kufi për një pushkë të dryshkur, kur detyruam serbin të ikën nga Kosova, në sirtarët e përgjakur të UDB-es kemi gjetur edhe gjurmët e “kontributit” real tënd, dhe një ditë do të çirren maskat!

    Andaj pasi t’u japësh përgjigje këtyre pyetjeve që të kam shtruar, më thuaj , or sojsëz i pijanecit, se kush vret për së dyti?!
    Reçakasit e flijuar?? dhe se cilit rod e cilit soj i përket ti ,o Z.Cana?
    Nese, Cana heshtë, ne do t’ia çierrim maskat…!

    Një kurs politik i shtrirë së gjati e së gjëri, në vazhdimësi, me plot shtresime negative për “çunakët e UÇK-së” dhe epopenë më emblematike të historisë sonë, me tërë kompleksitetin e vet, karshi “mbikombëtarës” “Bota sot”(lexo Turpi sot nga "Borba Sot") është duke e “ndihmuar” edhe një sojëli me një kalavesh titujsh “shkencor” , i cili qëmoti i takon lagjës së tucoviqëve.
    Është ky “doktori” i hist(e)orise sonë Zekria Cana, i cili në rolin e “manekenit folklorik” të LDK-së, me plis të bardhë (por, me mizë pas kapuçi), me një fjalor tepër arrogant e primitiv, i cili në vete ngërthen thirrjet për përçarje e vëllavrasje, duke vjellë vrerë e hedhur vajë në zjarr, ka marrë turr që t’ia bëjë ndonjë argat Cungut të djegur politik të Velanisë, shokut idealist të partisë së LKJ-së dhe gotës së rakisë, si antar “besnik” i Shtabit të tij dhe t’ia bëjë “qejfin mbretit”!!!

    Në këtë rrugëtim të tij,v eqmas, paraqitjet e tij para elektoratit në Shtime është tepër irrituese, përqarëse dhe plot kualifikime që rivrasin zemrat e lënduara të Reçakut!
    “Nese ua thotë zemra dhe shpirti që t’i ngjallni viktimat e masakrës së Reçakut,e keni rastin, o sot , o kurrë….
    E nese mendja ua thotë të votoni të kundërtën, në Reçak do t’ivrisni së dyti këta martirë…!

    -thërristë ky plak I matufosur I letrave të verdha të “shkencësa”…!

    Poashtu, edhe vitin e kaluar në Malishevë dhe Fushë Kosovë, janë paraqitjet e tij publike, që jo vetëm se janë në kundershtim me kodin e fushatës elektorale, por në kundërshtim edhe me normat morale.

    Ai, foltoret e ngritura për fushatë zgjedhore i shfrytëzon paturpësisht, për të sharë e për të fyer rendë të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga LDK-ja!!!
    Dhe nuk heziton që të gjithë ata që në spektrin e nënqiellit politik të Kosovës pluraliste, të cilët nuk mendojnë si ai t’i quaj “të pa sojë dhe të pa rodë!”
    dhe tenton që të akuzojë dike se po vret së dyti reçakasit që patën vënë në shërbim të çlirimit gjithëqka patën dhe jetërat e tyre… e sikur padronët e Canës të kishin vesvesen e popullit parat e grumbulluara në emër të luftës nuk do t’I përdornin për Pallate, por do t’u blenin armë Reçakasëve dhe edhe ata 42 banorë të flijuar do të vdisnin si 11 ushtarët e UÇK-së së kësaj treve me pushkë në dorë!

    Dhe ,sigurisht se janë mbi njëmiljon shqiptarë të Kosovës, që mendojnë ndryshe nga ky pijanec, pa i llogaritur ata që ishin të shtërnguar që të lënë Kosovën , duke ikur prej denoncimeve tua dhe të sojit të prof. Canës, dhe pa i llogaritur ata që gjendeshi prapa grilave të burgjeve serbe (edhe pas luftës), të denoncuar nga soji i”profesorit”me plis të bardhë e raki në gojë!!!

    Andaj sipas Canës, kjo pjesë e kombit qenka i “parodë dhe i pasojë”!

    Ky “kriter” i statistikës së Z.Canës, histo(e)rianit kosovar kontraverz që ndërron adresën e kritikave dhe ekskluzivitetin e kritikave në vend që ta çorjentojë kah i dashuri i tij (Ibrahimi i Kosovës!!!vaj medet) e drejton kah “çunakët e UÇK-së”, të cilët ia kthyen krenarinë e dinjitetin kombit dhe ndërruan rrjedhat e historisë sonë më të re!

    Këtij arshiku të vonuar të “Kosovarës” apo këtij politikani të krisur, e të matufosur nga vitet, të letrave tona, duket se ia ka marrë mendët zoti, se sikur t’ia merrte vetëm rakia, ndonjë ditë do këndellej , mbase do bëhej esëll dhe do të mendonte e gjykonte drejtë.
    Dhe nese konkludojmë sipas urtisë së popullit se ”Po t’i mori mendët rakia ndoshta do t’i kthejë, e po t’i mori djalli, e pat puna!”

    Kështu ky pijanec dhe kjo “ndërgjegjie vrarë” që në vete ruan mëkatet e denoncimeve të intelektualve më të respektuar të kombit dhe punëve tjera të pista, tash është rreshtuar ku është “kallabëllaku”, për të fshehur gjurmë të ”veprimtarisë” së tij Antishqipëtare!

    Andaj prek,kokën e mendo esëll,o Z.Cana,sa here flet…!

    Duke shfletuar Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe, afër fjalës soj dhe rod gjeta fjalën sojli, që ty, o Zekë Cana do të përgjigjej më së miri!

    Duke operuar me nocionet “soj” dhe “rod”, që ti, or i “bekuari” e i dehuri dr.Cana, i përdor me konatacion negativ, për të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga ti, bënë një punë të ligë, sepse fyen një kategori njerëzish e jo individë!

    Duket se tash sipas morfologjisë së fushatës sate, ke ndërruar mjetet dhe terminologjinë (ndoshta sipas porosisë së punëdhënësve), sepse dikur, derisa denoncoje A. Demaçin, veprimtarinë e tij e cilësoje “veprimtari armiqësore”, ndërsa tashti, duket se je konvertuar ( sipas porosisë së sojit tend të preferuar tucoviqjan!), ose të sojit punën e të cilëve vazhdon ta bësh, sot kur ata nuk janë në Kosovë!
    Nejse, të vazhdojë me sqarimin e përmbajtjës së fjalorit tend primitiv, jo se nuk e dijnë lexuesit kuptimin e fjalëve që ti ua atribon atyre që mendojnë ndryshe nga ti, por që të bindet i nderuari lexues, se kujt i përgjigjen ato më mirë dhe që ti të kuptosh mire përmbajtjën e fjalëve tua të preferuara, sepse, ndoshta pasi je shkolluar në serbishte dhe ke denoncuar në serbishte,edhe ke” shkelur në dërrasë të kalbur” duke mos ditur se çfarë flet!

    Por i urti S. Frashëri thotë se “i krisuri flet dhe nuk dine se ‘farë flet!”.
    Dhe unë, duke shfletuar Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe, gjeta edhe dy fjalët më të “preferuara” të Z.C.
    Janë këto fjalë të përdorura me një strategji tepër primitive, irituese dhe fyese për kundërshtarët politik të Canës, që në vete bartin rreziqe që mbillen edhe te pjesëmarrësit në këto manifestime partiake, sepse matrapazllëqet e “patriotit” Z. C. nuk ia njohin të gjithë.

    Fillimisht, të rikujtojmë lexuesin se fjala rod, në fjalorin tone spjegohet kështu: ”(ROD-I ,m.sh. - E ,krahinarizëm.

    1.Gjini ;fis. Rod i mire (i keq). Vajzë rodi, Derë rodi, e ka për rod, Rod pas rodi, Rodi i shqiptarit.

    2.Lloj,fare.Rod misri.Rod gjarpëri.)”Dhe kur lexojmë sçarimin,me të drejtë lexuesi do të pyes,epo,cilit rod i takuaka Z.C? I cilës derë rodi na qenka ky sojli apo më mire të themi ky sojsëz ?!

    Shfletojmë Fjalorin… dhe lypim edhe kuptimin e mirëfilltë të fjalës SOJ.

    “(SOJ-I m.sh-E,-ET.
    1. Fisi ose rrethi nga e ka prejardhjen dikush.
    Soj i mire (i keq). Prej soji të lartë (të ulët). S’ u shkon për soj. S’ e kanë për soj.

    2. Tërsia e njerëzve të afërt; farefiso, gjiria.
    Nga soji i babait (i nënës). Nga soji i nuses. Soji e sorollopi. mospërf., bised.farefisi i afërt e i largët. Janë soj. Një gjak e një soj.

    3.vjet.Familje që quhej si më e mire e më e fisme, derë e mire.
    Nuse soji. Djalë soji.

    4. Lloj, fare. Dy sojesh. Nga të gjitha sojet. Këto soj fletoresh.)”, e shpjegime të tjera. Ne e kemi ditur se shqiptarët janë gjithëfarë sojesh, por, që të futën aq shumë shqiptarë në një thes vetëm se nuk mendojnë e nuk veprojnë si Z.C është vertetë e çuditshme!
    Por, ne duke sqaruar këto nocione, krejt afër fjalës soj, gjetëm edhe një fjalë tjetër, që ka të njejtën rrënjë, por që do t’i përgjigjej si epitet Z.Canës, është kjo fjala sojsëz!

    Këtu, kerkojmë falje nga pjestarët tjerë të familjës, por vërtetë veprimet e Z. C. janë aq të pa rode e të pa sojë, sa kur t’i hapim letrat, (nese është i interesuar dhe nese nuk pushon së llomotituri), do të bindet edhe lexuesi ynë!

    Cilat janë “Fytyra(t) dhe “veset” e Z.Canës dhe cili është “ opusi” i “veprave ” të tij?!…
    Dhe disa pyetje për dr. Canën !!!
    Opusi i “veprave” dhe bëmave të Z. Canës është shumë “i pasur”!
    Ai daton që nga ditët e rinisë së tij kur ai ishte student. Andaj, fillimisht do ta kishim pyetur z.Cana: Çfarë ke deklaruar dhe nënshkruar në procesverbalin e dates 25.0l.1959, me rastin e Procesit të pare gjyqësor kundër Adem Demaçit?

    Cila është përmbajtja e denoncimeve që i bënë sojsëzi i quajtur Z.Cana atëbotë kundër A. Demaçit, të cilit i kushtuan me 5 vite burg të rendë?!

    Gjeje një fije sinqeriteti dhe trego se a je regrutuar që atëherë si bashkëpunëtor i UDB-es?
    Na thuaj, të lutem, profesor Cana, me plis të bardhë në dritë të syrit, e me mizë pas kapuçit se, cili ishte roli yt në ryshfetet për shitjen e notave studentëve, që i firmoste vëllai yt dr. Mazllumi?
    ... që ti gjatë viteve 89-90 në rolin e mësitit i merrje nga studentet e FXM në Mitrovicë (nga 1.000 DM për një note!) a ishte vetëm ndermjetësimi rol yti?

    Si të ndihmoi aleati yt i vjetër (UDB-eja) për ta nxjerrur vëllain nga burgu e për ta liruar nga aktakuza?!

    A është ky moment kur u ripërpunua Z. Cana dhe u përtrinë lidhjet e vjetra , për zejen e tij të moqme të spiunimit , që nga koha e studimeve në Beograd?

    Na thuaj professor Cana cili ishte roli yt dhe loja me “dizertuesit” nga APJ-ja që ishin të strehuar në Zagreb?

    Thuaj sa para more për pasaportat që ua siguroje atyre hallegjinjëve dhe që ndihmoje zbrazjen e Kosovës?!

    Thuaj, zoti Cana, për “veset “ dhe “veprat” e tua që i ke bërë, sa shokë ke pas veti, përveq rakisë dhe atij, që në Fushë Kosovë thua se: ”Kosova nuk ka person tjetër, përpos një burri të devotshëm, të përkushtuar deri në vdekje për Kosovën.

    Vetëm një person,vetëm ai dhe askush tjetër, që quhet "Ibrahimi i Kosovës”
    (Vallë, Kosova nuk paska burra të tjerë???

    Mjerë Kosova, nese ka mbetur vetëm në ty dhe Ibrahimin tënd - pra në matufa si ju dy pijanecët!!!

    Pastaj, thuaj se a ka ndonjë ditë që të zë mbrëmja pa i pëshurrur pantollonat , ashtu i bërë qykë nga rakia ?!

    Madje, i trego lexuesit se cili ishte misioni yt, më 15 mars 1998 kur ishe nisur për Prekaz, dhe rrëfe për përpjekjet tua për të përdhunuar të renë L.K nga një fshat i Malishevës, në rrugë e sipër Bushat – Skënderaj?
    (Ajo edhe sot është e gatshme të dale publikisht dhe të flasë për poshtërsitë tua!

    …Na thuaj si i kalove gjithë ato postblloqe , pa there në këmbë, or”trim”!

    Trego,zoti Cana si e vodhe dokumentacionin në KMLDNJ dhe pse të përzunë nga ky këshill?

    Do të kishe bërë mirë të rrëfesh edhe për keqperdorimin e mikpritjës së durrsakut me origjinë nga Kosova!

    Dhe në mesin e shumë pyetjeve tjera , që do t’i lë për një herë tjetër (nese këtë e lyp sërish) e fundit do të ishte, se pse aq shumë preferove tucoviqët e viqërit tjerë për të “ndriquar” “kontributin” e tyre në fushën e “studimit” të “historiografisë “ sate ?!

    Janë këto vetëm disa pyetje, nga një varg pyetjesh që ti duhet t’ua japësh xhevapin, professor Cana!Sepse ti me skemat tua që shkojnë përtej propagandas politike nuk vret individë,por vret kategori të tëra njerëzish(shqiptarësh).

    Ata ti i demonizon i shndërron në armiqë! Por sapo kemi nisur të dekonspirojmë bëmat e “shkenctarit” dhe “patriotit” e “demokratit” Z. Cana, i cili nuk njeh normë të shkruar as normë morale, në përpjekje për të kamufluar ligësitë e tij, ai ka shkuar aq larg sa nuk i beson as fjalës së gjeneral Valentinti për vrasjet në Skënderaj, sepse ai dëshiron të përfitojë nga tragjëdia e të tjerëve, duke ndërlidhur me hedhjen e fajit në taborrin, që vetëm ai e di!

    Ose ndoshta ai ka sherbimin secret të zbulimit, më të forte se të KFOR-it!!!
    Dhe gjithë këtë shamatë, ai e bënë vetëm e vetëm për të fshehur gjurmët e tija të agjentit të UDB-es dhe për ta fituar ndonjë “kokërr” nga populli, për të adhuruarin e tij!!!
    Ndryshe, si mund të spjegohet thirrja e tij se “Urdhëroni zgjidhni a doni Kosovën e korruptuar, me trafik droge, me kriminalitet?
    E bajshi me shëndet!
    Ja e kini momentin, zgjidhni!”
    - thërret Cana.
    Epo, kush na qenkan të korruptuarit e kriminelët?!

    Hiq maskën, z. Cana e dekonspiro komplotizmin e skemave konfliktualitetit, që i keni projektuar jo kundër individit por kundër një kategorie…!

    Kur të bëhet dekonspirimi i plotë dhe i faktuar me prova materjale, ç’farë do të thotë dr.Cana?

    Motivet reale të këtij zëri të qirrur, që jehon mbi token e larë në gjak, ka përmasa shqetësuese.
    Metaforat çmendurake të Z. Canës në këto tubime është leximi së prapthi i Autobiografisë së tij. Ai si zëdhënës donkishotian e subjektit politik që nuk I bënë nderë , me një fjalor artificial, sigurisht të imponuar, një fjalor jashtë rrafshit pacifist, një zë rebelues dhe qyqar që në kontiunitet me të gjitha dimenzionet është vënë në përpjekje për mohimin dhe denigrimin e luftës çlirimtare dhe gjakut të afro 1.800 dëshmorëve e 12 mijë viktimave të luftës çlirimtare, duke u venë në mbrojtje të lagjës së tucoviqëve dhe esadistëve dhe filozofisë së politikës së Esat Pashë Toptane të Kosovës është mjerim i yni në këtë udhëkryq të rrugëtimit tone drejt historiesë!!!

    Këto përpjekje për ecje regressive janë investim tepër i ligë në klimën politike që shpie kah përpjekjet për ta kthyer me kokë tëposhtë lirinë e fituar me shumë sakrifica e gjak!
    Në këto përpjekje,vizioni miop ose i porositur i dr.Canës me gjithë dimensionalitetin e tij, është një koncept që luftën çlirimtare e shiqon me dylbitë e Beligradit!!!
    Ndryshe, si mund të shpjegohet fakti se ti mbron një diçka të vdekur, politikë të cilën bashkëvendasi juaj largpamësi dr. Fehmi Agani, kur Cungu i djegur i Velanisë përqafohej e zgërdhihej si Ali Shukriu në Beli Dvor, pati thenë i ndjeri ”Dr.Rugova është një i vdekur politikisht!”

    Ndryshe si mund të arsyetohet logjika defektologjike e “shkenctarit” dhe “patriotit” Z. C. i cili duke vënë në shoshë e derman luftën çlirimtare të UÇK-së injoron madhështinë e saj.
    Ky trashëgimtar i logjikës defektologjike të psikologjisë së robit, ky “intelektual “ i “folklorizuar” në bashkëveprim me disa antarë të shtabit të Velanisë, që i përkasin kategorisë së heshtakëve-diferencues e denoncues të deridjeshëm janë shndërruar në zëdhënës të krijesës LDK dhe janë pozicionuar në istikamet e democratëve të konvertuar që thërrasin për bvëllavrasje.
    Shpaloseni vlerat programore, mos aktroni rolin e victimës përherë, se veq vajit nuk keni vlerë që t’i ofroni popullit, përveq kultivimit të kuajve, orizit dhe qenëve të Sharrit!!!

    Ti z. Cana, dora e djathtë e “melaqës” dhe “kryetarit” që e pati njohur “shteti i Marshedezekut, edhe një here të them mos harro amanetin e H. Prishtinës”…ruaju nga mallkimi i historisë!”

    Kësaj here vetëm kaq, nga njëri prej atyre “çunakëve të UÇK-së”, me një porosi: professor, lë rahat eshtrat e dëshmorëve dhe martirëve dhe turpërohu kur zë në gojë ata dhe Trima të Lirisë, më së miri lë ose rakinë ose politikën!
    Kthjellu!
    Qebesa, nuk do te beshe keq të lësh edhe lapsin e demagogjisë!
    Ardi

    Lista e miqëve: Llapi, Kosovelli
    Lista e injorantëve: Brari, Arb, Hilliirian-zoo...

  7. #187
    i/e regjistruar Maska e Ardi-1
    Anëtarësuar
    09-11-2003
    Vendndodhja
    Zvicër, Zürich
    Postime
    124

    Prognoza PËr Zgjedhjet Parlamentare 2004

    Cilët ishin faktorët vendimtar për rezultatin nga zgjedhjet e kaluara?
    ... dhe tani sa janë aktual ata dhe faktorë dhe të tjerë me ndikim relevantë!


    1. Një nga shkaqet (faktorët) pse fitoi LDK-ja në zgjdhjet e shkuara ishte edhe shkaku se shqiptarët nuk i korigjojnë me lehtësi ikonat që ngulisin në mendjen dhe shpirtin e tyre.
    Kështu ishte gjatë periudhës komuniste me Enver Hoxhën, kështu ndodhi edhe me komunistin Jugosllav - Ibrahim Rugovën.

    2. LDK-ja fitoi ngase pjesa më e madhe iu bashkangjit ati me pacifizëm qyqar duke anashkalu luftën, dhe luftën përqafuan jo më shumë se 5 - 10% të popullatës.

    3. Propaganda e LDK-së bëri ndikim në percaktim të elektoratit, duke fajsu UÇK-në si nxitëse të luftës që rezultoi me mijëra viktima. Gjithnjë në bashkpunim me UDB-në dhe udhëheqjen serbe kompletuan dosjet ( 40'000 faqe për Tribunalin e Hagës) për ta çvlerësuar luftën për liri, për ta ulë ate në një konflikt qytetar, ku serbët vranin shiptarët, shqiptarët vranin serbët, por edhe trathëtarët shqipëtar, dhe në fund "m'rrove t'rrova - brisku i berberit. Dhe krimet përgjymsë?!


    ... dhe tani sa janë aktual ata dhe faktorë dhe të tjerë me ndikim relevantë!

    Mendoj, në një masë të madhe janë kjartësu gjërat!

    LDK-ja: ishte tejet apatike, duke zhvilluar politikë shterpë tejet impotente,
    aspak e përcaktuar për bashkpunim dhe për zgjidhjen e qeshtjeve madhore proritare politke dhe ekonomike.

    Votuesit më të pjekur do bëjnë balansin e premtimeve dhe realizimeve!
    Nga kjo rezulton se ata nuk do kenë arsy për ta hudhë voten ke ata që s'e mbajnë fjalën, as me angazhim por as me vepria konkrete.

    Prandaj, një numër i mjaftueshëm i votuesve do përcaktohen për partitë e reja!
    Konkretish për ORA, si dhe ca prej tyre do votojnë më me endje për ADK-në.

    Një kategori votuesish që ishin të dëshpruar nga manipulimi i LDK-së me masën,
    si të dëshpruar që ndihen, tani do votojnë për PDK, AAK, LPK, dhe ADK-në, duke synuar
    që me anë të votës të rehabilitojnë ndjenjen e fajsisë për përkrahjen e gabuar, nga zgjedhjet e kaluara kur votuan për LDK-në.


    "Adoleshentët" e pjekur brënda kësaj periudhe kohore 3 vjeçare! dhe
    Mortaliteti - (të vdekurit) grup mosha, që gjatë kësaj periudhe kohore, ka ndërruar jo vetëm përcaktimin politik por edhe vendbanimin e përkohshëm me atë të përjetshëm.

    "Adoleshentët" Grup moshat, që gjatë këtyre tri viteve kanë fituar të drejtën e votuesit, nuk kanë arsy të jenë të kënaqur, me gjendjen politike dhe ekonomike, si të pa punë dhe pa asnjë perspektivë duke bredhë dhe sorollatë rrugëve kot.
    Ata, nëse dëshrojnë ndryshimin në statusin e tyre pa perspektivë – duhet të votojnë për ndryshime qeverisëse.

    Mortaliteti - (të vdekurit) e kanë humbë shansin të prehen "në paqë e qetësi",
    nëse kanë votu për LDK-në, tani nuk kanë fare mundësi t'i permirësojnë gabimet e tyre!

    Pra, nga këto dy kategori direkt dhe indirekt do përfitojnë:
    PDK, AAK dhe ORA, ndërsa do "dëmtohet" me të drejtë LDK.

    Kur jemi ke risitë aktuale nuk duhet harruar edhe hapin e qëlluar për tu kyçur në politikë edhe të z. veton Surroi, që me ORA drejtpërsëdrejti "atakohen" kategoria e atyre që shprehnin antipatinë e tyre për partitë e dalura nga lufta dhe shpërblenin pacifistët qyqar me voten e tyre të pamerituar me asgjë.

    Prandaj, sipas faktorve që ceka më lart, LDK nuk do ketë votën e:
    votuesve të rinjë ( - 5%)
    Të të vdekurve ( - 3%) - duke patur parasysh se pjesa dërmuese që votuan për LDK- ishin pleq.
    dhe votuesve të penduar, që do ndërrojnë percaktimin e tyre dhe do votojnë për:

    ORA (- 5 %) dhe ndonjë parti tjetër 2 - 4 %

    Pra nga ky këndvështrim me të drejtë mund të supozojmë se LDK do "fiton" ikjen e 18 - 22% të votuesve.

    Prognoza ime:

    PDK 32 - 35%
    LDK 29 - 32%
    AAK 10 - 13%
    ORA 6 - 9%
    LPK 2-4%
    Partitë tjera Shqiptare 5%
    Partitë e pakicave në Kosovë 6%
    Ardi

    Lista e miqëve: Llapi, Kosovelli
    Lista e injorantëve: Brari, Arb, Hilliirian-zoo...

  8. #188
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-08-2004
    Postime
    19
    Normal bre PD-ja e meriton a eshte evtmja me tradit kombetare dhe fetare
    voto numrin 55

  9. #189
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Shkruar më par nga Ard-i (1)



    Në Kosovë pas Luftës erdhën në Pushtet qyqarët dhe servilët!
    Po,është e vërtetë.Së pari ishte QePeKeja me Hashimin e pastaj Qeveria e Bajram Rexhepit,që fatkeqësisht që të dy ishin nga PeDeKeja.

    Ata popullit ia sollën terrin dhe varfërinë, mjerimin, papunësinë ... !
    Pajtohem!

    Rugovës & Co. nuk i intereson kombi dhe Liria e tij, ati i interesojnë lekët dhe pushteti pa shtet!
    Qeveria me Ministritë janë ato që kontrollojnë lekët,pushtetin pa shtet etj.
    Ministritë dhe buxhetin i kontrollon Qeveria e jo Kryetari Rugova,mos të ardhët mërzi.


    Këta maskarenj të korruptuar rreth vedi kan tubuar gjithë llymin e pistë, që nga vrasësit ordiner, shpijuj dhe trathëtar, mafioz e narkoman, ngase kështu ndihen më të fortë, më të sigurtë.
    Mos u'a ngjitë të bëmën as Qeverisë e as PeDeKesë.

    Këta maskarenj formuan edhe "Sigurimin e Atdheut", gjegjësisht "Sigurimin e Rugovës", i cili thirret në dhunë dhe vrasje të kundërshtarve politik të Rugovës!
    Kush?Qeveria dhe PeDeKeja?.

    e gjithë kjo nuk donë koment të gjatë.
    Krejt e kjartë...


    Këta lakej kishin poste edhe në LKJ të serbo-sllavisë, tani kanë nostalgji për coftinën - që nuk ekzistonë më!
    Më parë ishin simpatizantë (fatosa) të Partisë së Punës,pastaj bashkëpunuan aq mirë me serbo-sllavët dhe që të dy palët kanë nostalgji për Xhaxhin Enver.

    Rugova & Co. është bërllogu i kombit shqipëtar!
    Pse nuk thua:
    Kombi shqiptar është bërllog që voton Rugovën.


    Këta maskarenj manipuluan popullin me ndihmën e serbisë dhe Europës, për perfitime personale, që neser do u ngelën në fyt, tërë ajo pasuri e Plaçkitur, e vjedhur, e korruptuar, edhe nga narkomafia dhe prostitucioni!

    Se kujt po i ngelë në fyt,unë e di,por a e din Ti?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Harudi : 21-10-2004 më 19:51
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  10. #190
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Presidenti Rugova me një fjalim programor sot në Prishtinë përmbylli fushatën

    Presidenti Rugova me një fjalim programor sot në Prishtinë përmbylli fushatën elektorale të LDK-së

    Presidenti Rugova, duke iu drejtuar mijëra anëtarëve, simpatizantëve dhe qytetarëve të kryeqytetit dhe nga mbarë Kosova, fillimisht përshëndeti të gjithë ata që kishin mbushur tribunat e stadiumit në këtë tubim madhështor e solemn, në përmbyllje të fushatës zgjedhore të LDK-së, duke e konsideruar këtë si një traditë në Kosovën e lirë që LDK-ja të mbajë tubime të tilla madhështore në Prishtinë.
    "Kështu nga momenti solemn i hapjes së fushatës zgjedhore të LDK-së, kemi arritur këtu në stadiumin e kryeqytetit te momenti tjetër solemn i përmbylljes së mbarë të fushatës sonë. Ne e nisëm mirë fushatën tonë dhe po e përmbyllim mirë, sepse çdo punë që nis mirë përmbyllet mirë. Kjo është filozofia dhe veprimi i LDK-së dhe i popullit të Kosovës", u shpreh pastaj Presidenti Rugova, i përcjellë me ovacione e duartrokitje frenetike nga mijëra zëra në stadium.
    Presidenti tha në vazhdim se fushata e sivjetme zgjedhore e LDK-së është mbajtur me moton "Pavarësi për Kosovën", që siç tha, buron nga motoja 14-vjeçare e LDK-së dhe e popullit të Kosovës "Liri, Pavarësi dhe Demokraci". Njëherësh, pasi theksoi se motoja e sivjetme e zgjedhjeve nacionale është quajtur - Pavarësi për Kosovën - Presidenti i drejtoi apel bashkësisë ndërkombëtare për njohjen formale-juridike të pavarësisë së Kosovës, në bazë të progresit të madh që është bërë gjatë pesë vjetëve në liri së bashku me UNMIK-un, KFOR-in dhe me SHBA e me BE.
    Kjo moto, tha ai, është e bazuar dhe e projektuar në "Programin nacional të LDK-së për shtetin e pavarur të Kosovës", që ishte në qendër të fushatës së saj zgjedhore.
    Ndërkaq, duke folur për fushatën që zhvilloi LDK gjatë ditëve të kaluara, Presidenti theksoi se fushata ishte e gjerë dhe e shtrirë në gjithë Kosovën dhe përkujtoi se janë mbajtur rreth njëmijë takime e debate me anëtarësinë e gjerë të LDK-së, me qytetarët në fazën e parë të fushatës, si dhe rreth 70 tubime masive në të gjitha qendrat e Kosovës në fazën e dytë.
    Në të gjitha këto takime, tha në vazhdim ai, "është biseduar dhe janë vënë në vështrim rezultatet e udhëheqjes së LDK-së
    në mandatin trevjeçar në nivel të pushtetit nacional qendror dhe në atë lokal".
    "Është pranuar se këto rezultate të udhëheqjes së LDK-së janë të dukshme, të prekshme, sepse i gëzojnë për ditë e më shumë qytetarët dhe populli i Kosovës", tha Presidenti dhe shtoi se
    në të njejtën kohë janë debatuar objektivat nacionale dhe programore të LDK-së për mandatin e ardhshëm katërvjeçar.
    "Mund të themi se në tubimet e LDK-së ka pasë një pjesëmarrje të madhe të anëtarësisë së gjerë, të aktivistëve dhe të simpatizuesve të LDK-së si dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës. Pra, në këto tubime e debate janë përfshirë rreth një milion qytetarë të vendit tonë të preokupuar me zgjedhjet nacionale 2004".
    Duke shprehur kënaqësinë për rezultatet e udhëheqjes së LDK-së në mandatin e kaluar, ai tha se janë konfirmuar edhe objektivat e LDK-së, si dhe "Programi nacional i LDK-së për shtetin e pavarur të Kosovës".
    "Mund të themi se fushata e LDK-së u karakterizua nga fryma e gjallërisë dhe interesi vital i qytetarëve për të ndërtuar, afirmuar dhe njohur shtetin e pavarur të Kosovës", nënvizoi Presidenti Rugova, për të përmendur në vazhdim vetëm disa pika-çelës të Programit nacional të LDK-së të konfirmuara gjatë fushatës, në të cilat do të punojnë institucionet qendrore shtetërore të udhëhequra nga LDK-ja: Presidenti, Qeveria dhe Kuvendi. "E themi këtë, sepse LDK-ja është e bindur se do të fitojë shumicën absolute në zgjedhjet nacionale 2004, për t'i udhëhequr institucionet qendrore shtetërore".
    "LDK-ja edhe për mandatin e ardhshëm katërvjeçar garanton Presidencë reprezentative që shpreh unitetin e popullit, Parlament demokratik dhe Qeveri të kompletuar me të gjitha ministritë. Objektiv madhor nacional i LDK-së do të jetë njohja sa më parë e pavarësisë së Kosovës në formë të drejtpërdrejtë nga SHBA dhe BE. Do të punojmë që vendi ynë, Kosova, të integrohet sa më shpejt në BE, në NATO dhe të forcojë miqësinë dhe lidhjen
    speciale me SHBA".
    Në vazhdim të fjalimit të tij, Presidenti Rugova theksoi se LDK-ja do të bëjë të gjitha përpjekjet të ndërtojë marrëdhënie të mira me të gjitha vendet fqinje, si dhe do të punojë për integrimet ndërshqiptare ekonomike, politike e kulturore.
    Ndërkaq duke folur për objektivat programore, ai tha se LDK do të punojë më shumë në zhvillimin e një ekonomie të fortë e konkurrente, për vazhdimin e privatizimit, forcimit të sektorit privat dhe zbatimit të ligjit për koncesione dhe këtë e quajti moment të ri për investime të reja në Kosovë. Njëherit potencoi se përmes zhvillimit ekonomik LDK-ja do të punojë për krijimin e vendeve të reja të punës për të rinjtë.
    Presidenti Rugova premtoi se kujdes të veçantë LDK-ja do t'i kushtojë përkrahjes së shoqërisë civile, që edhe ajo të punojë për shtetin e Kosovës. Poashtu shprehu vendosmëri të plotë që LDK-ja të garantojë dhe të mbrojë grupet etnike (minoritetet) si dhe integrimin e tyre në shoqërinë dhe në shtetin e Kosovës.
    Në lidhje me problemin e qytetit të ndarë të Mitrovicës, ai tha se LDK-ja do të punojë më shumë në integrimin administrativ e ekonomik të qytetit të Mitrovicës dhe për një qarkullim të lirë në gjithë territorin e vendit, çfarë do të arrihej më shpejt me njohjen e pavarësisë.
    Duke folur për fushat e tjera të jetës, Presidenti Rugova tha se
    në fushën e arsimit LDK-ja do të punojë për një arsim modern të gjeneratave të reja, ndërkaq në fushën e shëndetësisë ajo do të angazhohet për një mjekësi të qëndrueshme për të gjithë qytetarët dhe për mjekësi të lartë me teknologji më të avancuar.
    Poashtu ai theksoi se edhe në planin e mirëqenies sociale LDK-ja edhe më shumë do të tregojë kujdes e siguri për të gjitha grupet shoqërore: për veteranët e luftës, pensionistët, invalidët e luftës e të punës dhe për familjet e fëmijët e dëshmorëve. Pra, Qeveria e LDK-së do të punojë në të gjitha fushat e jetës në formë efikase, nënvizoi Presidenti Rugova.
    Pasi konstatoi se LDK-ja dhe institucionet e Kosovës e kanë dëshmuar se kosovarët dinë dhe janë të aftë të udhëheqim shtetin dhe vendin, si çështje kyçe pëmendi bartjen e kompetencave tek institucionet shtetërore të Kosovës, sidomos në fushën e ekonomisë, të sigurisë në formë graduale, të punëve të jashtme dhe të fushave të tjera.
    "Ne jemi të bindur se pas këtyre zgjedhjeve do të kemi më shumë kompetenca. Pra, gjithsesi këto kompetenca do të barteshin më lehtë me njohjen formale të pavarësisë së vendit tonë më shpejt, në bazë të Referendumit për pavarësi të vitit 1991, që i parapriu Deklarata e Pavarësisë dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës të vitit 1990. Kushtetuta e Republikës do të plotësohej me njohjen formale të pavarësisë së vendit tonë", u shpreh në vazhdim Presidenti Rugova.
    Gjithashtu ai konstatoi se LDK-ja do të vazhdojë të kultivojë frymën e tolerancës e të mirëkuptimit në shoqërinë dhe në shtetin e Kosovës, ashtu siç u vërejt edhe gjatë fushatës, në të mirë të interesave nacionale të vendit tonë.
    Pasi e vlerësoi fushatën e zhvilluar nga LDK-së për zgjedhjet nacionale të qetë e korrekte, Presidenti Rugova shprehu bindjen se qytetarët e Kosovës do të dalin në ditën e zgjedhjeve në mënyrë masive për të votuar, pra për LDK-në.
    "Nga ky tubim solemn përmbyllës të fushatës u shprehim mirënjohje KFOR-it që bën mbrojtjen dhe sigurinë e Kosovës si dhe UNMIK-ut e OSBE-së për punën në partneritet me ne për organizimin e zgjedhjeve nacionale 2004. Po ashtu i përshëndesim përfaqësitë diplomatike në Kryeqytetin e Kosovës për kontributin e tyre për vendin tonë", tha Presidenti Rugova në vazhdim të fjalës së tij, duke përshëndetur nga tubim përmbyllës edhe Presidentin Bush, Kryeministrin Bler, Presidentin Shirak, Kancelarin Shrëder dhe Kryeministrin Berluskoni dhe falenderoi për përkrahjen e tyre për Kosovën. Njëherësh përshëndeti përfaqësuesit e BE, Solana dhe Paten për punën dhe përkrahjen e tyre për Kosovën, si dhe Atin e Shenjtë Papa Gjon Pali II, për të cilin tha se gjithmonë kujdeset për vendin tonë, Kosovën.
    "Duke i ditur rezultatet evidente dhe suksesin që ka arritur LDK-ja në udhëheqjen e vendit tonë gjatë mandatit trevjeçar, dhe objektivat e qarta për zgjedhjet nacionale 2004 nga 'Programi nacional i LDK-së për shtetin e pavarur të Kosovës', pra për ndërtimin e një Kosove të pavarur, të fortë, stabile e me prosperitet për të gjithë qytetarët dhe popullin e saj, ju
    bëjmë thirrje të votoni për LDK-në, t'i siguroni LDK-së një shumicë absolute për t'i udhëhequr institucionet shtetërore në të mirën tuaj", iu drejtua në fund të pranishmëve në stadiumin e Prishtinës Presidenti Rugova dhe shprehu bindjen se ata do të votojnë për LDK-në, duke thënë:
    "Ju keni besim të madh në LDK-në tuaj, për LDK-në që punon fuqishëm për pavarësinë e vendit tonë sa më parë, që punon për të tashmen e të gjithë neve, që punon për të ardhmen e fëmijëve tanë".
    "Me fat dita e zgjedhjeve nacionale 23 tetor 2004, kur do të votoni me shumicë absolute për LDK-në. Të shtunën më 23 tetor 2004 votoni për LDK-në, Votoni për numrin 52", e përmbylli fjalimin e tij Presidenti i Kosovës Dr.Ibrahim Rugova sot në Prishtinë.
    Në fillim të tubimit të sotëm përmbyllës, kryetarja e Shtabit Qendror Zgjedhor të LDK-së dhe kryetare e FG të LDK-së Melihate Tërmkolli me këtë rast prezentoi Presidentin Ibrahim Rugova, me fjalë më të zgjedhura, duke ia numëruar meritat dhe mirënjohjet e shumta ndërkombëtare. Ajo u shpreh se "Presidenti aktual dhe i ardhshëm i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova është inicues i Kushtetutës së Kaçanikut, referendumit për pavarësinë e Kosovës, shpallësin dhe fituesin e zgjedhjeve të para parlamentare dhe presidenciale, akte këto që vunë bazat juridike për ndertimin e institucioneve të para të pavarura të Kosovës. Fituesin e pakontestueshëm të tri palë zgjedhjeve të lira, pralamentare dhe presidenciale për presidentin e Kosovës". Më tej znj. Tërmkolli tha se Presidneti Rugova është intelektual i mirëfilltë i përmasave evropiane dhe më gjerë, i cili me politikën e tij të urtë dhe me përcaktimet properëndimore e solli bashkësinë ndërkombëtare në Kosovë.
    "Presidenti Rugova është simbol i bashkëpunimit ndërshqiptar dhe më gjerë, njeriu i cili me me zgjuarësinë e mendjes dhe urtinë e fjalës dhe strategjinë e veprimit në dekadën e 8 të shekullit të kaluar promovoi një frymë të re të luftës për çlirim, ndryshoi rrjedhën e historisë së Ballkanit dhe popullin shqiptar e rreshtoi aty ku historikisht e kishte vendin", tha ndër të tjera zonja Tërmkolli.
    Po ashtu në këtë përmbyllje të fushatës u bë edhe prezentimi i 108 kandidatëve të LDK-së për Kuvendin e Kosovës. Ndërsa për të pranishmit u dha një program i pasur kulturo-artistik me yjet e estradës kosovare.

    Edhe 2 ditë deri në ditën e fitores VOTO √52
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Nice_Boy : 21-10-2004 më 20:24
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

Faqja 19 prej 28 FillimFillim ... 91718192021 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Debati i Knusve (gjelave)
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 05:15
  2. Uahabizmi i përhapur edhe në Kosovë
    Nga RTP në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-07-2005, 18:08
  3. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-08-2004, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •