Close

Rezultati i Sondazhit: Per cilin parti politike do te votoni ne tetor?

Votues
208. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • LDK

    69 33.17%
  • PDK

    71 34.13%
  • AAK

    11 5.29%
  • Parti tjeter

    22 10.58%
  • Jam i pavendosur

    9 4.33%
  • Do bojkotoj zgjedhjet

    26 12.50%
Faqja 18 prej 28 FillimFillim ... 81617181920 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 276
  1. #171
    i/e regjistruar Maska e Ardi-1
    Anëtarësuar
    09-11-2003
    Vendndodhja
    Zvicër, Zürich
    Postime
    124
    Citim Postuar më parë nga Llapi


    Llapi meriton më shumë, sesa të këndohet për të vetëm me çifteli

    Lideri i demokratëve të Kosovës, Hashim Thaçi, të martën në Besianë, u shpreh nën praninë e mijëra simpatizantëve se edhe Llapi gradualisht po i bashkangjitet fitores së madhe të PDK-së në zgjedhjet e së shtunës, “partisë e cila garantoin ndërtimin e shtetit të Kosovës”
    .
    përshëndetje Llapit... jeni më të mirët
    Ardi

    Lista e miqëve: Llapi, Kosovelli
    Lista e injorantëve: Brari, Arb, Hilliirian-zoo...

  2. #172
    i/e regjistruar Maska e Mesnata
    Anëtarësuar
    17-10-2004
    Vendndodhja
    Mes librash
    Postime
    142

    Sërbët e adhurojn Rugovën!!!

    [B]Ardi të flmnd për atë që ke shkruar

    Unë nuk mundem të kuptoj, pse ti ipet vota atij që vetëm do premton gjëra të kota e në anën tjetër lufton për karrikën e tij!!!
    Në momentin kur Kosova kishte nevojën më të madhe të saj ë përkrahje, që kurr më par, ushtria jon çlirimtare, morrën pushkët, rrezikuan jetën e tyre, për jetën time, të atij ose të tjetrit, të luftojn ballë për ballë me shkaun, e Rugova i quante pjellë se Sërbisë
    Në momentin më tragjikë, në dïtën kur ndodhën masakrat e Reçakut, Rugova shkoj të ja zgjat dorën Sllobodan Millosheviçit dhe atë me një buzëqeshje ( a po më mirë ta quaj me një zgërdhimje, sepse ai nuk qeshet por zgërdhihet )

    Erdhi e tër bota, ti vizitoj refugjatët që ishin në Shqipëri e Maqedoni, të ju japin zemër e kurajo, Rugova asnjëher nuk shkoj të paktën ti vizitoj.
    Familjet e dëshmorëve, varrezat e dëshmorëve, Rugova asnjëher nuk shkoj ti vizitoj, të paktën të ju thot hallall gjirin që ju dha nëna, por në një mënyrë sikur i injoroj, e shkeli mbi gjakun e tyre!!!

    Pse asnjëher nuk shkon në Drenicë, ta viziton shtëpin e familjes Jashari?!
    Andej, shtëpit ishin të përflakura, fëmijë e pleq u masakronin, e ky ngrente zërin, durim, durim, poo ku ka me sërbin durim oooreeee.

    Unë mendoj, se sikur ta kishim ndëgjuar ende Rugovën, ne ende kishim qen nën këmbën e shkaut.

    Nuk duaa të fiton Rugova, nuk dua të ja jap votën Rugovës, dua të fitoj ai që sakrifikoj jetën për Kosovën, ai që bëri shumë çka për Kosovën.

    Dua të ju tregoj një ngjarje!

    Në Prizren, u mbanin protestat, tër qytetin e kishte kapluar një terr i zi, sikur kishe përshtypjen që do ndodhte këtu diç e keqe. Në atë kohë ishim të gjithë me Rugovën, sepse nuk ishin krijuar endee partit tjera dhe ende nuk e kishim kuptuar politikën e Rugovës. Sërbët ishin matan urës dhe na shikonin neve shqipëtarëve, si klithnim, për lirinë e Kosovës, ne me britmë të madhe bërtitnim, RUGOVA KOSOVA, ata bërtitnin të njejtën gjë, d.m.th dhe ata bërtitnin RUGOVA KOSOVA, RUGOVA KOSOVA, e kështu që u përzihen zërat, kush ishin shqiptarët e kush ishin sëbët, dhe ata e donin RUGOVËN, dhe ata na përkrahnin, e tani merreni me mend se si u ndihnim ne, të shtangur, të bllokuar se çfar po ndodhë këtu tani...!!!
    Sërbët e duan Rugovën, ulurimat e tyre nuk pushuan duke uluruar RUGOVA KOSOVA!!! e ne të hutuar me kokë të ulur u shpërndam e ikëm nëpër shtëpitë tona


    PRA MOS HARRONI, SE SËRBIA DËSHIRON QË TË FITOJ RUGOVA, SEPSE ATYRE JU PËRSHTATET
    Pse, sërbët e urrejn P.D.K-në. sepse e din që me ta nuk munden të lozin, si kan lozur me Rugovën.
    Jam shumë e bindur e me gjithë mendje të plot e them, se sikur të fiton PDK-ja, asnjë sërb nuk do ket vend në Kosovë, e deri sa do jet Rugova aty në vendin e tij siç është dhe sot, gjithmon do kemi probleme me sërbin, e gjithmon nuk do na len të qet
    NUK DUA TË FITOJ LDK-ja, DUA TË FITOJ ATA QË LUFTUAN PËR KOSOVËN, ATA, PO PO, SEPSE E MERITOJN
    Ndryshuar për herë të fundit nga Mesnata : 20-10-2004 më 12:13 Arsyeja: Harrimi i fjalëve
    I mencuri ka nje prirje te forte per te qene i heshtur, dhe aftesine per te ruajtur nje inventar te tere sekretesh. Zotesia dhe karakteri i tyre jane per t'u respektuar. (Baltazar Gracian)

  3. #173
    i/e regjistruar Maska e Ardi-1
    Anëtarësuar
    09-11-2003
    Vendndodhja
    Zvicër, Zürich
    Postime
    124
    Citim Postuar më parë nga Ardi-1


    Sot e kam lexu forumin nga fillimi e deri ne fund, dhe a dini se cfare bindje kam fitu?
    Keta persona: (Arb - Arbman) e te tjere,
    ose jane njerez me pozita kyqe ne parti ose nuk jetojne ne Kosove e nuk kane lidhje me realitetin Kosovar.

    E ndëruara Drenicase,
    ...

    Definitivish ne pytje eshte shperlarja e trurit.

    Vërejtje me vend.
    Këta ..., bëjnë punën e tyre të ndyrë, si vegla të trathëtisë dhe luftës speciale!
    Kërkoj falje publike ndaj Personit me nofkën LLAPI,

    Nuk kisha qellim që ta sulmoi pa arsy dhe e pranoj që ishte gabim i imi, pasi një përson me të njejtën nofkë ka qendrime antikombëtare dhe antishqipëtare, dhe shkruan në një forum tjetër me të njejtën nofkë

    Pasi lexova ca afishime të z. LLapi u binda se ka një qëndrim dinjotoz dhe të drejtë kombëtar

    Përshëndetje vëllazërore i nderuari LLAPI

    Të lutem më fal për shqetësimin që ju kam bërë, duke iu vënë në një kosh me serbofilët!

    gjithë të mirat

    Ardi



    P.S.

    znj. Drenicase,

    mendoj se edhe ti duhet të distancohesh nga ai shkrim që mbjelli huti ke unë, e që mund të mashtrohet edhe ndonjëri!
    Ardi

    Lista e miqëve: Llapi, Kosovelli
    Lista e injorantëve: Brari, Arb, Hilliirian-zoo...

  4. #174
    Shqiptar
    Anëtarësuar
    17-10-2004
    Vendndodhja
    Avganistan
    Postime
    8
    Citim Postuar më parë nga Gjilanasi_csi
    Pershndetje..

    Deshta te ju them vetem 2 fjal rreth ketij postimit tuaj.. qe me SY me pa qenka i bukur por me lexu me palidhje kurr skam pa..
    Vetem per keto. PDK e tua. e kam thene edhe do ta them me para do ta jap RADES se sa Hashim Thaqit. edhe pse PDK ka njerz te menqur ne parti un nuk e urrej gjith PDK por disa prej tyre. Siq Jan H.Thaqi ( As gje prej tij.. Hajn qe ka vjedh neper CH.. ) , Xhavit Haliti ( Qetnik Kosovar ) , Hydajet Hyseni ( Njeriu me i poshter i te gjitha Kohrave.. njeri me 3930839 ftyra eshte ky ) , Bajram Gjingjiqi ( Njeriu me i keq dhe me i poshter skishte kjo tok , por ja , u be Kryeminister. dhe se shpejti do te i del Mandati dhe sdo te ja sheh me syt Si Kryeminister , Mjek i femijeve u be Kryeminister. Zot i madh veq Tek ne Ndodh. ) keto persona qe i keni ne partii Kurr ju sun keni me ardhe me marr Kosoven ne dor
    Dhe kur te vjen koha qe ju te beheni dhe ta merreni Pushtetin ne dor.
    UN PERSONALISHT KURR KOSOV ME NUK KA ME HYY !!

    Gjith te mirat.


    VOTONI NUMRIN 52 !!
    O populli vendos aty te kutija kujt mja dhan kokrren,populli aty kokrren qe 14.vite e hudhi ku duhet dhe na solli ketu.

    Vetem diqka deshta tte ju tregoj,mos harroni kurr,nuk bahet shteti me hajna,me hajni e dallavere,po edhe disa koka inteligjente qe i ka PDK-ja i ka ble me LEK e me dhun deshten e sdeshten,ku me shku me ta kur ata vrajn Sqhipatr prej qe ka mbaru lufta,as shkijet smunden ti vrasin fytyrat me te njohura ne Kosov hajnat i vran,siq jan Gjemajl Mustafa?uke Bytyqi,Tahir Zema edhe nja 100.tjer,po a ktyne hajnave e banditave mju dhan viten a? Kurr per jet po ku i jipet vota ati personi te cilin e kerkon Haga per vrasjen e Sqhiptarve,edhe nje krijus i PDK esht atje duke pritur gjykimin per vrasjen e Sqhiptarve se t shkijeve skan vra shki kta kurr.

    LDK-ja ardhemria e Kosoves Pamvarsi e sigurt.

  5. #175
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga Ardi-1
    Kërkoj falje publike ndaj Personit me nofkën LLAPI,
    Pasi lexova ca afishime të z. LLapi u binda se ka një qëndrim dinjotoz dhe të drejtë kombëtar

    Përshëndetje vëllazërore i nderuari LLAPI
    Ardi

    Proletare te Botes mbare, BASHKOHUNI!
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  6. #176
    i/e regjistruar Maska e Ardi-1
    Anëtarësuar
    09-11-2003
    Vendndodhja
    Zvicër, Zürich
    Postime
    124

    Personaliteti i një trathëtari i quajtur Rugova

    Unë Presidenti Rugova
    (Palaço, matuf a maskara)


    Në rrebeshe të stuhisë
    u lind Ibro i Partisë
    u bë komunist me famë dhe letrar
    më vonë ngre kokë si kryetar

    Unë jam vet Presidenti
    Që nuk ia var as këti parlamenti
    Qirret e krekoset si gjel koteci
    Me t’madhe qeshet si gomar mistreci

    Dua të rroj e asgjë mos t’punoj
    Të ngrej pallate në shumë kate
    Pres miq e mikatesha në gosti
    përherë ndajë dhurata e dekorata
    në fund nga një guri, në xhep ua shti

    Neve Historia kështu na mëso’
    Moto e jetes sonë - përçaj e sundo
    si komunista, mirë mësuam zanatin
    Të tjerët krekosen, se na kanë inatin

    Ne s’dojmë klasa as kufinj shtetrorë
    Krijojmë kombe të reja
    T’rrejm' n'këmbë e n’dorë
    Flamuj e himne, ne modifikojmë
    S’na pengon fare gjuha as feja
    konvertohemi, krijojmë shtigje t'reja

    Ne flasim për shtet
    E bëjmë si ç'dëshrojmë vet
    Me Rugoven dhe partinë
    Që e rrejti tërë vegjëlinë
    Çdoherë në rrjedha aktuale
    drejtë pavarësisë formale

    Populli na beson neve, shumë
    s’na afrohet askush për gjumë
    Me hajni dhe korrupcion
    asnjë maskara s’na kalon!

    "ndihmonim” ne
    paqën nderkombëtare
    duke llafosur
    nepër kuluare

    Në Luftë organizuam
    zgjedhje të lira
    derisa të tjerët
    vriteshin me mijëra

    para derës së shtëpisë
    i bënin batare
    ua vjedhnin kufomat
    që t’mos kenë as varre

    Rugova si i qartun
    për në Beograd udhëton
    Takon milloshin
    Sa herë që ai kërkon

    Proteston shumë ashpër
    Me qeshje psikopati
    Kështu s’na ka bërë
    asnjë dorë xhelati

    të lutem, të lutem
    kjo nuk ka kuptim
    mua s’më mbeti vend
    as në burgun tim

    Ata pjestarët e UÇK-së
    Nuk i ndalë - as plumbi
    Janë ngritur në këmbë
    E nuk më zen më - as gjumi

    Do më hajnë me dhëmbë
    Këta të frustruar, rrebelë
    Kanë ngjeshur rradhët
    Mu në këtë Pranverë

    krejt janë terbuar
    Më injorojnë keq mua
    Serbinë për ta luftuar
    ushtri kanë formuar

    Ata do na prishin
    Vëllazërim – bashkimin
    Do anashkalojnë
    paqen dhe robërimin

    Megjithate, unë s'ipem
    dhe ende s’kam vdekur
    tani laku është tërhjekur
    e zëri më është mekur

    Ata janë terrorista
    Dorë e zgjatur e serbisë
    Nuk janë shqipëtar
    Por bijë të shkinisë

    kështu injoruam
    luftën çlirimtare
    edhepse nga populli
    volëm shuma pare

    jo pse s’ donim,
    ta luftojmë armikun
    por nuk guxonim,
    ta trathëtojmë - im mikun!

    Ato ditë të errta, lufte e tmerri
    kur në Kosovë ra terri zi
    Milloshi më ftoi në Dedinje
    Me familie e shokë - në gosti

    Na priti si më mirë
    Me mish e raki
    Pastaj na përcolli
    Me avion për n’Itali

    Unë ia dhash fjalën
    Besën shqipëtare
    do kthehem si President
    e pastaj do i qes fare

    Ata si gjithnjë - më injoruan
    Por ne s’nguteshim fare
    dosjet ua kompletuam
    dhe një nga një - i pranguam!

    Disa i burgosëm
    me ligje të serbisë
    iu këndohet aktakuza
    si n’ditë të krajlisë!

    ca terrorista tjerë
    që krekoseshinë hiq pa marre
    ua mbaruam kulaqin,
    pa biletë fare për në Hagë
    në Europë të madhe

    Miqtë dhe bota
    Tani na kanë kuptu
    Se ne jemi paqësor
    Andaj përse me luftu


    Nuk pati nevojë fare
    për luftë as këto krime
    Këto ishin avantura dhe
    ca keqkuptime!

    Serbia na mbrojti
    e na ndihmoi
    Lufta për pushtet
    kështu përfundoi

    Pasi unë s’luftova
    Haptas deklaroi
    Kumaria me serrbi
    Sa t’jemë unë gjallë - do jetoi!

    Dua të rroj e asgjë mos t’punoj
    Të ngrej pallate në shumë kate
    Pres miq e mikatesha në gosti
    përherë ndajë dhurata e dekorata
    nga një guri, në xhep ua shti

    ______________________
    Presidenti Rugova, dora vet
    Nga memoaret "Në shtegtim"


    Përshtati dhe adaptoi
    Ardi

    Lista e miqëve: Llapi, Kosovelli
    Lista e injorantëve: Brari, Arb, Hilliirian-zoo...

  7. #177
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga Ardi-1
    Unë Presidenti Rugova
    (Palaço, matuf a maskara)


    Në rrebeshe të stuhisë
    Ardi,

    Ky ishte edhe zeri qe keni pasur para, gjate dhe pas luftes.

    Me kete lloj kenge ju edhe keni bere luften.

    Ju nuk keni luftuar Shkijet! Ju luften e keni pasur, dhe akoma e keni me vete Shqiptaret e vertete!
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  8. #178
    i/e regjistruar Maska e Ardi-1
    Anëtarësuar
    09-11-2003
    Vendndodhja
    Zvicër, Zürich
    Postime
    124
    Analizë e personalitetit dhe sjelljeve politike
    nga Psikologu Dr. Jarrold Post


    Rugova një narcist (i dashuruar në vetvedi) me orjentime keqdashëse

    Washington 1.5.’04 –Ekspert shkencorë të lëmive të ndryshme, psikologjisë, shkencave politike si dhe teolog të ndryshëm kanë kaluar netë të tëra pa gjumë, duke u përpjekur të kuptojnë se si mendon Ibrahim Rugova. Tani një expert i specializuar në psikologjinë e sjelljeve pohon se e di. “Rugova është narcist keqdashës” dhe ky është tipi më i rrezikshëm i “ çrregullimeve të personalitetit”. Personat e tillë përdorin sejcilin mjet qe mund t’iu vihet në dispozicion, i nevojshëm për t’ia arritur qëllimit dhe nuk kanë “pengesa në ndërgjegje” thotë Dr. Jerrold Post, i cili e ka përqendruar tër karrieren në “psikologjinë e personalitetit – në politikë”.
    Për 21 vite me radhë, Dr. Jerrold Post ka punuar në Agjensinë Qendrore Amerikane te Inteligjencës, ku e ka krijuar dhe udhëhequr Qendrën për Analizza të Personalitetit dhe Sjelljeve Politike, njësi shkencore interdisciplinare e sjelljeve, e cila ofron vlerësime të udhëheqësve të jashtëm dhe vendimmarrësve për kryetarin dhe zyrtarë të lartë.

    Gjatë marrëveshjeve të vitit 1978 në Camp David, ish Kryetari i atëhershëm Amerikan, Carter, kishte kërkuar nga ai të japë analizën psikologjike si të kryetarit Egjiptian, Anwar el Sadat, ashtu edhe të kryeministrit të atëhershëm Izraelit, Menachem Begin.
    Analiza ishte aq e qëlluar, sa që ai pranoi Shpërblimin për Studime të Inteligjencës më 1980.

    Më tutje Dr. Jerrold pohon se: “Mediumet perëndimore nuk e kanë kuptuar ndikimin që ka patur lufta në Kosovë tek personaliteti i Rugovës, i të njejtit mendim ishte dhe Dr. Posti, kryetar i degës së Shoqatës së Psikologëve Politikë me seli në Bethseda në Maryland. Ai më tej thekson: “Rugova gjithnjë ka patur ëndrrën si fëmi i rritur jetim që të ketë famë, këte e shfrytëzuan qarqe të ndryshme Europiane duke fokusuar vëmendjen e botës, ku ai u pranua si lider “botëror”.

    Lufta në Kosovë shkaktoi ngritjen e tregut aksionar Dow Jones dhe rënjen e çmimit të naftës, efekte këto të kundërta me Luftën në gjirin Persik që ishin vërejtur në rastin e Luftës kundër Sadamit ku poashtu doli në pah ëndrra e tij për famë, duke synuar të dëshmoi se ai e kishte botën në dorë – sa i përket naftës.

    Fëmijëria e tmerrshme

    Për ta kuptuar më mirë këte që u tha më lartë, është me rëndësi të vështrohet fëmijëria e Rugovës.
    Ai qysh në femijëri përjetoi traumat më të tmerrshme që është e mundur.
    Një vit pasi Nënës së Rugovës iu kishte vrarë Burri ajo mbetet shtatzënë për çka flitej e përflitej në provincën e Istogut posa u vërejt një gjë e tillë. Ajo tanimë kishte rënë në depresion të thellë dhe dëshironte të abortonte dhe të bënte vetvrasje, tha Dr. Prost para audiencës që ishte mbledhur në Institutin e Ballkanit me seli në Washington.
    “Daja i tij u kujdes për të tri vitet e para të jetës së tij. Atëherë, nëna e tij ballafaqohej me sfidat e kohës. Momentë këto që ke Rugova lanë plagë të thella shpirtërore. “Pasiguria e tij që të shfaqet në public”, vërehet edhe tani dhe egoja e lënduar, që të gjitha janë pasoja nga ajo kohë e vështirë. Nëse bëjmë një vështrim të pozitave që momentalisht ai mbanë vërehet se ai përveq postit të Kryetarit të Kosovës mbanë njëkohësisht edhe postin e Kryetarit të partisë së tij LDK-së, ngase kështu ndihet më i fortë dhe më i sigurt nëse ka tërë monopolin mbi mekanizmat udhëheqës dhe drejtues.
    Ardi

    Lista e miqëve: Llapi, Kosovelli
    Lista e injorantëve: Brari, Arb, Hilliirian-zoo...

  9. #179
    i/e regjistruar Maska e Ardi-1
    Anëtarësuar
    09-11-2003
    Vendndodhja
    Zvicër, Zürich
    Postime
    124
    Çka (s’)bëri Ibrahim Rugova !?

    Ne historine me te re te Kosoves ne vecanti dhe gjith shqiptare ne pergjithesi, Ibrahim Rugova do te hyje si njeri nder politikanet me kunderthenes gjate dekates se fundit. Mund te thuhet keshtu se ne fillim te karrieres se tij mbeshtetja popullore dhe intelektuale e Kosoves ndaj tij pothuajse ishte 100 %. Mbas nje dekade ne skenen politike mbeshtetja ka rene diku mes 40-45 %. Me ket personalitet do te identifikohet synimi i shqiptareve te Kosoves per liri dhe demokraci ne fillim te viteve 1990-ta. Me kalimin e kohes ky identifikim do te shendrohet ne synim te autonomise teritoriale te Kosoves per nje pjese te shqiptareve diku reth vitit 1995. Do te thiret nacionalist i devotshem dhe tradhetar e shkuar tradhetari. Edhe ne arkivol si politikan do te pagezohet edhe pse eshte “president” nga 1992 eshte “president” i Kosoves edhe sot, 2004.

    Te shofim dhe analizojme shkurtimisht fenomenin Rugova.

    Ibrahim Rugova rastesisht do te zgjidhet kryetar i Lidhjes Demokratike te Kosoves ne fund te viteve 1980-ta nga nje grup intelektualesh ne Prishtine. Pikerisht ketu fillon kariera e tij politike qe do te jete e gjithanshme. Ne fillim LDK-ja do te jete njefar forumi intelektual ku vendosej se si duhej vepruar kunder dhunes serbe ne Kosove dhe ishte zedhenesja e problemit te ceshtjes shqiptare ne Jugosllavi. Nuk do te shkoje shum kohe kur parti te tjera shqiptare do te krijohen, si rezultat edhe i fillimit te perfoljes nga ana e LDK-se si parti politike. Parti politike shqiptare u krijuan ne Kosove, Luginen e Presheves, Mal te Zi dhe ne Maqedoni.

    Kjo amulli parti politikesh do te kerkoj nevojen e nje forumi ku do te kordinoheshin kerkesat politike te shqiptareve. Keshtu do te formohet Keshilli Kordinues i Partive Politike ne ish-Jugosllavi. Kryetar do te zgjedhet Ibrahim Rugova. Keshtu Rugova mbas “zgjedheve” me 1992 do te zgjidhet edhe “president” i Kosoves. Pushteti i tij do te shtrihet si kryetar i LDK-se, kryetar i Keshillit Kordinues i Partive Politike ne ish-Jugosllavi, Kryetar i Lidhjes se Shkrimtareve dhe “president” i Kosoves. Sic shifet Rugova dhe pushteti i tij do te jet i njefar lloji absolutist. Dihet se ne vendet e mirrefillta demokratike kryetari ose presidenti e ka vendin e presidentit e jo edhe poste te tjera per shembull edhe kryetar i Lidhjes se Shkrimtareve. Prandaj njohesit e sistemit politik te demokracise do ta fillojne oponencen ndaj Rugoves. Nder kritikuesit shquhen Rexhep Qosja, Ukshin Hoti, me vone Adem Demaci, ish te burgosurit politik, Levizja Popullore e Kosoves ne ilegalitet dhe studentet e univeristetit te Prishtines. Por nuk ishte vetem pushteti qe ishte shkaku i kritikes ndaj Rugoves.

    Politika rugoviane

    Te shofim tani se cka e karakterizon politiken LDK-iste perkatesisht rugoviane.
    Prioriteti i pare politik i Rugoves ishte nderkombtarizimi i ceshtjes se Kosoves dhe jo te ceshtjes shqiptare ne ish-Jugosllavi ne pergjithesi. Nderkombtarizimi do te behej duke e mobilizuar eliten intelektuale te Kosoves ne veçanti dhe kanalet e diplomacise se Shqiperise ne pergjithesi. Eshte fakt se do te arrihej rezultate pozitive veçse jo edhe aq te duhura. P. sh do te permendnim letren e Bushit derguar Milloshevicit. Letra ishte kercenim se nese Serbija fillonte lufte ne Kosove do te ndeshej me forcen amerikane. Kjo leter eshte ndoshta arritja me e madhe diplomatike edhe pse mund te diskutohet. Serbija nuk kishte arsye te fillonte lufte frontale me shqiptaret derisa politika udheheqese e Rugoves nuk i benin ndonje konfrontim frontal. Prandaj letra ne praktike nuk luante aq rol ne politiken shfarosese serbe ne Kosove. Diskutimi tjeter eshte se amerikanet e dinin se pjesa shqiptare ne Ballkan; e ndare dhunshem nga Shqiperia shteterore; eshte fuqi baroti. Kurse Kosova eshte pjese e rendesishme e ketij baroti. I theksova keto dy diskutime si shembull se nderkombtarizimi si ide te Rugoves dhe LDK-se mund te diskutohet.

    Problemi i dyte ka qene se si te veprohet kundrejt dhunes serbe dhe forcave te saja ne Kosove. Strategjia e zgjedhur nga Rugova dhe LDK ishte mosrezistenca, pritje dhe pacifizem total. Te shofim me afer se cka nenkuptojne keto ide:
    Mosrezistenca. Edhe pse gjith jeta institucionale e Kosoves do te permbysej nuk duhet demonstruar. Edhe pse shkollat, univesiteti, godinat shendetesore, fabrikat do te okupohen dhe mbyllen per shqiptaret nga pushteti serb nuk duhet protestuar. Edhe pse TVP, gazetat, radio dhe gjith jeta kulturore nuk do te lejohet te zhvillohet neper godinat perkatese ose do te mbyllen fare nuk duhet protestuar.

    Pritje dhe pacifizem. Duhet pritur se lirine do ta sjellin nderkombetaret edhe pse nderkombetaret vec protestave me goje dhe leter dicka konkrete nuk ndermoren. Prap duhet pritur. Keshtu kjo menyre e pamjes se ceshtjes do te shpjere ne pacifizem total. Rugova dhe qeveria e tij e perdhosen vete kushtetuten e 2 Korrikut 1990. Kushtetuta e cila urdheron qe te formohet ministria e mrojtjes, ministria e puneve te mbrendshme etj, instuticione qe jane thelbi i nje shteti. Kjo nuk do te behet ne Kosove se nderkombetaret apo dikush tjeter do ta sjelle lirine. Keshtu faktori i mbrendshem shqiptar per here te pare ne historin kombetare shqiptare do te injorohej totalisht.
    Dukurit e tilla udheheqese nga Rugova rjedhnin nga fakti se LDK-ja ne vecanti dhe Rugova ne pergjithesi do te arrije te marre ne dore gjith pushtetin politik ne Kosove. Ky dominim politik shfrenonte iniciativa atdhetare dhe kombetare te marra nga ana e intelektualeve te pa parti ose nga parti te tjera qe ne krahasim me LDK-ne ishin me te vogla. Thene ndryshe Levizja Kombetare Shqiptare ngulfatej nga Rugova. Si mund ndryshe te shpjegohet fakti se ishte Rugova dhe partia e tij te cilen e udhehiqte qe e sabotuan krijimin e Keshillit Kombetar te Kosoves me 1991? Edhe Keshilli Kordinues i Partive Politike ne ish-Jugosllavi do te mbetet vetem ne leter per shkak se asnje ceshtje nuk u diskutua. Spjegim tjeter nuk mund te kete perpos mbajtjes se gjithpushtetit ne Kosove nga ana e Rugoves dhe LDK-se.

    Fillimi i fundit

    Ne shkallen mbarkombetare shqiptare vecohet sidomos mospjesmarrja etij dhe LDK-se ne Keshillin e Zgjeruar Organizues te Kuvendit per Pajtim dhe Bashkim Kombetare. Ne fakt, kuvendi u mblodh ne prill te 1992-tes, per arsye te mospranimit te Rugoves/ LDK-se dhe PDSH-se se Sali Berishes edhe PPD-se Nevzat Halilit, parrimisht- tragjikisht deshtoi. Shperblimi i mospjesmarrjes se ketyre lidereve dhe sabotuesve ne Keshillin e Kuvendit per Pajtim dhe Bashkim Kombetar do te jete largimi i Nevzat Halilit nga kryetarlleku i PPD-se. I dyti qe do ta paguaj haraqin ishte Sali Berisha ne pranveren tragjike shqiptare me 1997-ten. Nje vit me vone me 1998-ten Rugova dhe LDK-ja do t`ju filloj t`ju lekundet pushteti nder kembet kur ne skenen Kombetare Shqiptare do te dale UCK-ja.
    Pse mund te thuhet keshtu?
    Kjo pyetje do te pergjigjet gjat rezonimit se si u zhvilluan ngjarjet mes vitit 1992 e deri me 1999.
    Grushtin e pare politika rugoviane do ta marre kur ne Konferencen e Dejtonit me 1995 nuk do te perfillet fare politika kosovare perkatesisht rugoviane. Qellimi i kesaj konference ishte te zgjidhen krizat luftarake mes Bosnjes-Hercegovines, Kroacise dhe Serbise. Ketu filloj te shifet edhe largepamesia e oponenteve te Rugoves qe kishin predikuar per nje politike me aktive ne Kosove dhe kjo nepermes bashkerenditjes mes forcave politike, intelektuale dhe popullore, se aktivitet politik nuk eshte mbajtja e konferencave te shtypit te premteve. Por rebelizmi popullor ndaj politikes nenshtruese dhe poshteruese rugoviane do te filloj hapur me 1 Tetor 1997. Pikerisht nepermes protestave te studenteve te UP cilet drejtesisht kerkonin kthimin e tyre ne godinat e universitetit te UP-se. Keshtu marreveshje mes Rugoves dhe Milloshevicit me ndermjetesim te shoqates fetare italiane San Edigjio per kthimin e godinave shkollore do te varroset.

    Fundi politik i Rugoves

    Humbjen e monopolit politik Rugova filloj ta ndjej me thelle gjate pranveres 1998-te dhe per ta pervetesuar “legjitimitetin” e tij politik do te organizoje zgjedhje me 22 mars 1998. Me kete gjest shkizofrenik sikur donte t`jua bej me dije Drenices trime qe digjej ne flaken e luftes dhe trimave te pamposhtur te UCK-se se kush e ka legjitimitetin politik ne Kosove. Rugova, ne dehjet e tij wiskiane ne vilen e tij ne Prishtine, apo ata qe luftonin me mish e shpirt per lirine e Kosoves!? Mbinjerezit e Jasharajve e te tjereve apo mikro-nenjerezit e llojit rugovian? Mes atyre qe e kuptonin lirine ne kuptimin e gjere te fjales ose ne kuptimin e me te ngushte te fjales, ku shifej ne vilen e tij dhe percjelljet mbojtese te policise serbe d m th lirise personale? Dhe cuditerisht po ky do ti emerroj luftetaret per “dore e zgjatur e Serbise”.

    Luftetaret e Lirise e vazhduan rrugen e tyre dhe Drenica nuk ja dha “llegjitimitetin presidentit” Rugova i cili prehej ne pirjet e shisheve wiski, kurse Drenica ndizej flakë. Ate te cilen politika rugoviane nuk arriti ta bente per 8-vjet UCK-ja ariti ta beje per disa muaj duke e vere gjithe boten ne levizje per ta zgjedhur ceshtjen e Kosoves.

    Kjo levizje do te kurrorezohet ne mbajtjen e Konferences Paqesore ne Rambuje ne fillim te vitit 1999-te. Ne Rambuje Rugova dhe LDK-ja do te luajne rol margjinal apo pothuajse asnjefare roli. Rolin kryesor e luajti me te drejte Thaqi dhe UCK-ja bashke me Qosjen dhe LBD-ne si force bashkuese. Prandaj me vone u kurrorezua me nderhyrjen e NATO-s pikerisht nga vendosmeria e UCK-se. Gjate Konferences ne Rambuje u nenshkrua marreveshja mes Hashim Thaqit, Rexhep Qosjes dhe Ibrahim Rugoves per formimin e Qeverise se Perkohshme. Mandatar u zgjodh Hashim Thaqi dhe UCK-ja. Ket marreveshje do ta perbuze Rugova dhe LDK-ja. Nuk mjafton me kac Rugova dhe “qeveria” e Bujar Bukoshit me kerkesen e Millutinoviqit nuk do ta njohin qeverine e Thaqit. Do me thene tradheti shkuar tradhetie. Derisa qeverine e Thaqit e perkrahte edhe SHBA dhe disa shtete te BE-se, qeverin e Bukoshit dhe Rugoves e perkrahte Italia, Rusia, Franca, Serbia dhe Sali Berisha.


    Vendosmeria e UCK-se per ta cliruar Kosoven nga serbet u pershpejtua nga nderhyrja e Nato-s. Rugova ne anen tjeter ne kete kohe do ta tregoj dinjitetin e vet pikerisht me 1-2 Prill 1999 kur do te takohet me Milloshevicin ne Beograd. Ne kete takim duke u zgerdhire kerkon ndalimin e bombardimeve te Nato-s. Dhe shum shpejt me te vertete do ta pagezojne si tradhetar ket gjest te Rugoves dhe kerkeses se tij makabre. Si e pranoj ky “president” te takohet i gjalle me vrasesit e shqiptareve? Kjo esht nje pyetje e cila lyp nje analize me te gjere p sh duke e shikuar te kaluaren e tij qe nga rjedha e tij e hershme, vepren e Rugoves si “studijues” i letersise, analiza psykologjike etj qe ketu nuk kane vend per shqyrtim. Padyshim, mendjet e shendosha shqiptare dhe intelektuale ja pagezuan Rugoves vdekjen politike. Vetem se nje gje u harrua, kur u shpall tradhetar dhe i vdekur politik, dhe ket me se miri e kallexon Rexhep Qosja kur thot lidhje me kete se “Historia jone e re, prej Kongresit te Berlinit e kendej, eshte plot vampire politik: politikane te vdekur jane ngjallur! Gjithnje eshte gjetur dikush, nga radhet tona e nga te huajt, qe ti ngjalle!” ( ne librin Tronditja e shekullit I-Tirane 2001, f.87). A mos valle ishte e rastesishme lejimi i Milloshevicit Rugoves per te dale ne Itali e jo per shembull ne Gjermani? Nuk mundet kur dihet fakti per bashkpunimin shum te ngusht mes Italise dhe Serbise.

    Ringjallja politike e Rugoves !

    Nese, sic thone dashamiret e Rugoves se ai ishte peng i Serbise prandaj ishte i detyruar te takohej me Milloshevicin!, po pse athere mundohej qe edhe nga Roma ta sabotoj dhe nencmoj UÇK-ne me lloj-lloj trillimesh.

    Per shembull UÇK-ja don te bej Kosoven nje Kube ne Evrope, ose se UÇK-ja ishte enveriste, staliniste etj etj. Ky absurd i tij do te shifet edhe me vone kur nuk do te pranoj te kthehet ne Kosove pa u carmatosur UÇK-ja. Si duket atij i mungonin forcat mbojtese serbe qe ishin edhe te tij ne Kosove te se ciles pretendonte te ishte “president” i saj. “Presidenti” i cili ne Rambuje pa hamendje ishte i gatshem te nenshkruaje Marreveshjen e Rambujes qe nenkuptonte autonomi substanciale te Kosoves d m th perdhosi vet titullin e marre “president”. Por fale mencurise se UÇK-se dhe pjekurise politike dhe strategjike tani me te deshmuar, autonomia u evidentua si zgjedhje e mundshme. Edhe pse sot, me 2004, kjo lloj zgjidhje eshte duke dale prap ne skene.
    Si esht e mundshme kjo?

    Mundesia e kesaj ideje mund te shifet nga procesi politik qe u zhvillua ne Kosove mbas luftes se lavdishme te UCK-se perkatesisht ne dy zgjedhjet e mbajtura ne Kosoven e lire. Zgjedhjet qe kane qene nje befasi maramendese per gjith boten. Si esht e mundur te fitoj LDK-ja zgjedhjet lokale? Me me pak rezultat zgjedhjet parlamentare? Si humben partite e luftes ne zgjedhje? Si esht e mundur qe partia e ashkalinjeve te Kosoves te fitoj me teper vota se sa LBD-ja e udhehequr nga Qosja? Si humben forca e deshmuar politike, atdhetare, kombetare dhe e pakompromentuar kunder forces e cila aq deme te medha i solli Kosoves dhe kombit? Keto pyetje jane edhe nje shembull per nivelin mendor dhe intelektual te popullit shqiptar ne Kosove, sic do te theksoje Adem Demaci. Ky fakt te tregon edhe habine boterore ndaj votes se dhene ndaj kompromentuesve. Me kalimin e kohes populli do te shofe se me te vertete kujt i takon vota po te kemi parasysh dukurite e shfaqura ne kohet e fundit. Nje prej ketyre dukurive do ta analizoj hollesisht, perkatesisht iden e Rugoves per ndryshimin e simbolit gjithshqiptar d m th flamurin.

    Ceshtja e Flamurit

    Kjo ide e Rugoves mund te krahasohet mes dy konteksteve:
    Konteksti i pare te perkujton kohen e Jugosllavise titiste. Shqiptareve shume mire ju kujtohet propaganda serbo-maqedono-malaziaze per fantazmen-ide te diferencimit mbrenda gjithshqiptar. Cfar ishte ky diferencim? Cfare ide fantazme permbante ky diferencim? Qellimi i idese se diferencimit cfar ishte?
    Propaganda e atëhershme serbo-sllave bente diferencim mes shqiptareve (albanci) te Shqiperise dhe shqiptareve (shiptari) te Kosoves dhe viset e saja ne Maqedoni, Luginen e Presheves dhe Mal te Zi. Qellimi kryesor i ide-fantazmes ishte per te shpikur kinse dallimin mbrenda shqiptar ne Ballkan. Kjo teze mbrohej p sh me dallimet dialektore te gjuhes ose me lloj-lloj traditash lokale ne Shqiperi dhe Kosove e viset e saja. Ceshtja kryesore e ketyre fantazmave ishte percarja e Shqiptarizmit. Kurse shqiptaret ne anen e tyre ket trysni serbo-sllave do t`ju kundervihen me Flamurin Kombetar Shqiptar dhe me njejtesimin e gjuhes shqipe me 1972 ne Tirane. Ne rastin e Flamurit do te vuloset me demonstratat e 1968-ten dhe 1981-en. Konkludimi eshte se shqiptaret ne ish-Jugosllavi jo se nuk rrane preh e kesaj fantazme-ide por faktikisht edhe ju kudervene me gjithe force. Do me thene fantazma-ide mes shqiptareve (albanci) te Shqiperise dhe shqiptareve (shiptari) te Kosoves e viset e saja nuk pine uje tek shqiptaret.
    Konteksti i dyte behet fjale per ndryshimin e Flamurit per arsye se do te behej njefar lloj identifikimi mes Shqiperise dhe Kosoves. Perkatesisht dy shtete shqiptare me nje simbol kombetar dhe se me lehte do ta pranoje bota mevetesine e Kosoves nese simboli kombetar esht i vecant ndaj atij te Shqiperise! Nese ne rast te pare bota nuk i pranon dy shtete shqiptare me nje simbol ather le te pranoj nje shtet Shqiptar te Bashkuar mes Shqiperise dhe Kosoves dhe me nje Flamur. Ne rastin e dyte valle nuk ka flijuar Kosova me viset e saja aq shume per pavaresi dhe bashkim me Shqiperine? Perse perkunder gjith flijimeve qe jane bere qe nga koha e: Skenderbeut, Lidhja e Prizrenit, Vlora heroike, Isa Boletinit, Hasan Prishtines, Gjem Gostivarit, Shaban Polluzhes, 1968-ten, 1981-ten, ngjarjet e Shkupit, flijimi politik i Rufi Osmanit ne Gostivar, familja e Adem Jasharit, familja Zymberi ne Kumanove, lufta ne Kosove, ne Luginen e Presheves dhe lufta ne Iliride dhe vazhdon te behet lufte; duhet flijuar edhe simboli gjithshqiptar qe me 28 Nendor mblidhemi perreth tij? Perse? Argumentet e dhena nga Rugova nuk jan aspak racionale.

    Nese ne kontekstin e pare propaganda serbo-sllave kishte qellim te ndaj e percaje edhe me teper Kombin Shqiptar ne shqiptare (albanci) dhe shqiptare(shiptari) mes Shqiperise dhe Kosoves e viset e saja. Ne kontekstin e dyte e njejta ide-fantazme me disa modifikime vjen nga vet Ibrahim Rugova “president” i Kosoves i shkolluar ne Jugosllavine titiste. Dhashte Zoti qe si ne kontekstin e pare, kur shqiptaret ne ish-Jugosllavine e kuptuan djallezine e diferencimit mes shqipareve ( albanci-shiptari) prandaj edhe, kurren e kurres nuk e pranuan, njelloj te behet edhe sot ndaj kesaj ideje makabre te Rugoves.

    Rikthim ne fillim apo perfundim !?

    Ne fund ose ne fillim pse ky artikull i vonuar per Ibrahim Rugoven dhe LDK-ne?
    Me bien nder mend fjalet e nje mendimtari teolog kur thoshte se:“ Te kaluaren e ke ne te ardhmen dhe te ardhmen e ke ne te kaluaren”. Ky mendim i tij teologjiko-filozofik mund lirisht te aplikohet ne ceshtjen shqiptare ne pergjithesi dhe Kosoves ne vecanti ama ndoshta edhe nuk mundet te aplikohet. Ne kontekstin e aplikimit, mendesia shqiptare do ta vuloste te ardhmen e tij si ne te kaluaren tragjike. Te kunderten, do me thene qe mendesia shqiptare idete e shendosha te se kalures dhe analizimin e te kaluares, me qellim mesimi ku qendron ceshtja jon tragjike, rezulton ne ndryshimin e veprimit politik shqiptar ose me mire ne ndryshimin e patriarkalizimit politik si ne ceshtjen kombetare shqiptare poashtu ne ceshtjen pjese se Kosoves ne te ardhmen. Per ta konkretizuar mendimin tone reth fenomenit Ibrahim Rugova mund te konkludohet se te kaluaren duhet studijuar me thellesisht per arsye qe te kuptojme dhe te mesojme nga te metat dhe gabimet e se kaluares se larget dhe afert. Historia, eshte thene, esht mesuesja e se ardhmes. Prandaj edhe Rugova dhe politika e tij esht nje pjese e se kaluares se aferme qe duhet mesuar per arsye se mos te genjehemi aq lehte nga politikanet e sotshem she te ardhshem shqiptar.

    Ne fund te fundit: nje popull mund te genjehet per nje kohe por kurren e kurres per gjithe kohen. Ama koha qe humbet derisa mesohet se genjeshtra paska qene propaganda politikane kushton teper shtrenjte. Sic edhe na ka kushtuar gjatë historise por edhe po na kushton ne shekullin e XXI. Prandaj jemi ketu ku jemi.
    Dhashte Zoti qe Shqiptaret te mesojne qe mos te genjehen as per nje kohe te shkurter ne te ardhmen.
    Ardi

    Lista e miqëve: Llapi, Kosovelli
    Lista e injorantëve: Brari, Arb, Hilliirian-zoo...

  10. #180
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Ardi,

    Nuk e di a ke idene se cfare behet ne FSH, por nese huazon nje artikull, do te kishte qene mire te mesojme burimin e ketij artikulli, edhe nese ai burim vjen direkt nga ndonje Agjensi e Lajmeve te Serbise.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

Faqja 18 prej 28 FillimFillim ... 81617181920 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Debati i Knusve (gjelave)
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 05:15
  2. Uahabizmi i përhapur edhe në Kosovë
    Nga RTP në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-07-2005, 18:08
  3. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-08-2004, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •