Close

Rezultati i Sondazhit: Per cilin parti politike do te votoni ne tetor?

Votues
208. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • LDK

    69 33.17%
  • PDK

    71 34.13%
  • AAK

    11 5.29%
  • Parti tjeter

    22 10.58%
  • Jam i pavendosur

    9 4.33%
  • Do bojkotoj zgjedhjet

    26 12.50%
Faqja 16 prej 28 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 276
  1. #151
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Postime
    6

    Question

    Ne shqiptaret jemi vetem 2 milion edhe vet fakti qe ne nje forum nuk mundemi me u pajtu se gjysa rugovista (burokrat) dhe gjysa kishe po i respektojna vlerat e luftes -PDK e disa te aleances.
    Marre ju qofte.Turp.

    Te mjerte ata qe kane vdek e e kane jap jeten per liri te cilen po e keqperdorin lideret tane.

    A mos po genjej?kush po i vjedh paret e Kosoves? Mos UNMIK-u valle?
    Jo o vellezer po punetoret ne qeveri.

    Kush po i shpalle tenderat e kush po i fiton?
    Njerezit e ministrave, kryeministrit dhe normal Rugova??? mos po genjej?

    Ku i muar parat presidenti me e renovu presidencen dhe me i ble te gjitha ato vetura e me i pagu 20 bodyguard-a qe nuk i ka as George Bush?

    Pse Thaqi po e kerkon prape voten? A nuk ka deshtu njeher me qeverine e perkohshme? A nuk po sillen pak keta politikuajt tane si femije te llastuar apo po me duket mua?

    E ju po me shkruani ketu perrala. Thjesh nuk po ju kuptoj. A nuk u ngopet me genjeshtra?

    Kur ka dal Rugova me e ngushllu popullin per te gjitha humbjet qe i ka pas gjate luftes?

    perkunder ai vet ka thene se UCK-ja eshte dore e zgjatur e Millosheviqit?

    A din ndokush me u pergjegj ne keto pytje? Vetem pa ironi!

    Kam fillu me mendu qe ndoshta vet juve po ju konvenon kaosi kosovar?
    Apo nuk doni me e pranu se idolet e juaj kane deshtu dhe po frigoheni me ia jap voten tjetrit?
    Apo ndoshta ky familjarizem eshte aq i forte sa qe keni frike me votu per tjeterkend?
    Mos u frigoni se ne vendvotime nuk ju sheh askush se ciles parti do tia jepni voten!
    Mendoni dhe analizoni se ketu ka shume te verteta????????
    Ndryshuar për herë të fundit nga drenicakja : 18-10-2004 më 10:49

  2. #152
    Shqiptar
    Anëtarësuar
    17-10-2004
    Vendndodhja
    Avganistan
    Postime
    8
    Pershendetje Gjilanasi !!

    Une nuk deshta te nderhyj ne diskutime ndemjet jush po si antar i ri po i tham dy fjal ne lidhje me te akuzuarit nga gjygji nderkomtar ne Den Hag.

    Kur esht arestuar zotriu Fatmir Limaj me keqardhje me vjen keq qe esht arestuar nje Shqiptar dhe kur i asht shqiptuar aktakuza aty thuhet se ka egzistu dikund nje burg ku jan malltretuar disa serb dhe nje numer i konsiderueshem Shqiptaresh,e besoj dhe ma merr mendja se esht nje gjyq real spese gjykon edhe kryekasapin e ballkanit at gjakpirsin e Shqiptarve milosheviqin,dhe ne tani nese jemi njerz sadopak te kulturuar nuk kemi te drejt te paragjykojm asgje,kjo i mbetet gjygjit nderkombtar dhe se normalisht e verteta do te del ne shesh e dhasht zoti qe Fatmir Limaj te dal i pafajshem dhe te mbrohet para syve te botes me dinjitet dhe te tregon pafajsin e vet.

    Nuk kam deshir dhe nuk duhet ti gezohet asnje njeri qe e flet gjuhen Shqipe burgosjes se Fatmir Limajt dhe asnje Shqiptari sidomos kur esht ne pytje Haga sepse aty shef ter bota te miren e te keqen,te ligen e te forten dhe keshtu me radh.

    Flitet edhe ne popull ne Kosove se zotriu Limaj ka ber ne njerz Shqiptar ashtu qka nuk esht dashur te bej,por mbetet te dali ne shsesh dhe ateher mundemi de diskutojm kur te dihet realiteti.

    Vllezer te nderuar dhe motra a e shifni te nderuaren moter tonen Drenicaken se qka thot,ne Kosove mbrtron korupcioni,te gjith gati thuaja po vjedhin,jan ber hajna e populli nuk ka buk as per te ngren,vertet esht turp.

    Ende nuk esht largu era e gjakut te luftes e ende sjan varrosur te gjitha kufomat te cilat gjenden neper serbi ndersa disa udheheqsa nuk din tjeter zgjidhje perveq hajnis,na mbyten.

    Moter e nderuar Drenicake,kujt ja ke dhan voten dy heret e para nuk e di por e di qe kujt do t'ja japesh kesaj radhe voten e me beso apo jo ai esht hajni numer nji ne Kosove dhe me i rrezikshmi,ai ka prejardhje te trubullt dhe te paqart por nejse esht e drejt e jotja.

    Populli duhet ta percjell rrugen qe e ka filluar para 15.viteve,at rrug e ka mbajt nje dekad te plot dhe siq e ka zakon Shqiptari nuk e nderron qellimin dhe qendrimin e vet flas per shumicen apsolute,delet qe ndahen nga tufa i han ujku.

    Edhe dy fjal per shlirimin e Kosoves nga hordhit barbare serbe,i falenderojm organizimit te hatashem te shtetit te republikes se Kosoves dikur te shpallur nga delegatet legjitim nen Qiellin e hapur ne Prishtine,qeveris se atehershme te Kosoves per shkak te rrethaneve ne egzil,ushtris se rregullt te republikes se Kosoves,dhe miqsis se madhe me SHBA-te te cilen dihet se kush e arriti mbrenda vetem nje dekade dhe intervenimit te SHBA-ve qe ta largijn barbarin Serbe nga Kosova a ne nuk duhet ta genjejm vetveten sepse sa per mundsi dhe forca tona serbi kurr nuk do tishte dal nga ketu,e qka esht me e keqja poqese vazhdon gjithkjo hajni,gjithkjo anmiqsi vllazerore nder veti e partijake mos u habitni kur te zgjohni nje mengjez e ti gjani shkijet ne oborr te shtepis.

    Kosova ka nevoj ose sot ose kurr per bashkim vllazeror,te jemi unik sepse anmikun e kemi gjail e te fort dhe esht shum vsshtir bile,keshtu te thyer duke u munduar ta hajm njeri tjetrin te gjall vet do te futemi ne goj te ujkut.

    Rroft Presidenti i Kosoves Dr.Rugova,Rroft Populli Shqiptar,Lavdi te gjith atyre qe vdiqen per ket dhe,zoti e Bekoft Kosoven,trojet Shqiptare dhe Shqiprin nen.

  3. #153
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Llapi
    Thaçi: PDK ka projektin për Kosovën e pavarur dhe evropiane



    Gjilan, 17 tetor (Kosovapress) Time: 16 : 26

    PDK-ja ka edhe projektin ku trekëndëshi i qytetit Preshevë, Kumanovë dhe Gjilan do të jetë një trekëndësh i integrimeve kombëtare, i lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe të tregut të mallrave,- ka pohuar Hashim Thaçi të dielën në Gjilan, për të shtuar se ky projekt i është prezentuar edhe diplomacisë në Uashington dhe Bruksel dhe do të jetësohet me PDK-në.

    -----------------------------------
    me gjersisht
    ----------------------------------

    Thaçi prezantoi projektin e integrimeve kombëtare në trekëndëshin Preshevë-Gjilan-Kumanovë

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hashim Thaçi, në tubimet elektorale të kësaj partie në Gjilan dhe Dardanë, të dielen para mijëra simpatizantëve, tha se PDK-ja është garancë për bërjen e shtetit të Kosovës i cili nuk duhet të jetë i izoluar.

    Lideri demokrat prezantoi trekëndëshin e integrimeve kombëtare, lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe mallrave “Gjilan-Preshevë-Kumanovë”. “Ky duhet të jetë trekëndësh i integrimeve, e asesi i ndarjeve dhe izolimeve”, u shpreh Thaçi.

    Thaçi tha se këtë projekt e kishte prezantuar edhe në Washnigton e New York dhe atje kishte siguruar përkrahje.

    Ai tha se nëse më 23 tetor shënon fitore PDK-ja, në vitin 2005 nuk do të ndodhin mrekulli, por Kosova do të jetë më e mirë. “Kosova do të jetë më e mirë, sepse PDK-ja garanton rregull, siguri, mirëqenie ekonomike e sociale, vende të reja të punës, dhe mbi të gjitha, nxjerrjen e Kushtetutës së Kosovës, për gjashtë muaj”, tha THaçi.

    Ish-udhëheqësi politik i UÇK-ë tha se PDK-ja është garancë për ndërtimin e shtetit modern e sovran të Kosovës.

    “Duke votuar për PDK-në, ju keni votuar për të ardhmen tuaj, për të ardhmen e fëmijëve tuaj, për të ardhmen e Kosovës. Keni votuar për një shtet të pavarur e sovran, të integruar në BE. Keni votuar për Kosovën e zhvilluar ekonomikisht dhe të mirëqenies, dhe për masa rigoroze ndaj korrupcionit dhe krimit të organizuar”, ftoi Thaçi, elektoratin e Anamoravës që të votojnë për numrin 50.

    Ai deklaroi se zhgënjimi për të kaluaren duhet të kthehet në forcë për të ardhmen e vendit. “Ndërsa, PDK vazhdon të jetë parti e oportunizmit, e ndryshimeve, e fitoreve dhe e dinjiteit”.

    Nga ana e tij, kandidati i PDK-së për deputet nga kjo anë, Hydajet Hyseni, deklaroi se pvarësia e Kosovës nuk është kërkesë maksimaliste, sepse ka zgjidhje edhe më të mira për shqiptarët.

    “Ne premtojmë bërjen e shtetit të Kosovës, do ta bëjëmë me punë, sepse pavarësia nuk bëhet me fjalë. Pavarësia nuk është sllogan, por një proces vërtet i vështirë”, tha Hyseni, ndër të tjera.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #154
    i/e regjistruar Maska e Ardi-1
    Anëtarësuar
    09-11-2003
    Vendndodhja
    Zvicër, Zürich
    Postime
    124
    "Kosovë, haram të qoftë gjaku im"!?

    Ishte ky mbishkrimi i parë, që shumë kjartë tregonte; befasinë, mllefin dhe zhgënjimin, pas zgjedhjeve të kaluara, mbishkrim që u has në trotuaret e Prishtinës, ditën e nesërme pas kumtimit të rezultateve zgjedhore.


    Vërtetë, një fjali e vetme të ketë një simbolizëm aq të fuqishëm, domethënës, ku në vedi ngërthenë tërë një energji vullkani i cili sapo nxjerrë llaven përvëluese nga shtresa të thella, shumë të thella - plotë mllef.

    Ishte kjo një ofshamë mallkimi për të gjithë ata që rrinin dhe bënin sehirë në kryeqytet dhe gjetiu, ku dhe organizonin "zgjedhje të Lira" në Luftë, nën robërinë e shkaut, derisa në Drenicë (Likoshan, Prekaz, ... ) lufohej për jetë a vdekje, për liri dhe kundër robërisë!
    Megjithate, populli që u manipulua gjatë Luftës nga Rugova dhe Bukoshi & Co. , nga ata që fërkonin duart për milionat që i palonin në sirtarët e Bankave Gjermane dhe Zviceriane.
    Ata që gojen e kishin plotë popull kur grabitnin Lekët në vend dhe Diasporë, për:
    Ushtrinë e Kosovës,
    për Fondin e Drenicës,
    për Fondin e Reçakut,
    për Arsimin nepër podrume, dhe kur erdhi koha që ato mjete të rrjedhin rrugës për ku ishin destinuar, për financimin e luftës, për pushkë e barot, ata, bënë njëqind dredhira dhe manipulime, vranë e përçanë që të bëhen zot të parave të popullit, që të bëhen milionera, e populli mbeti në mëshirën e barbarve dhe hyzmeqarve të tij, që mbillnin vdekje anëbanë Kosovës.

    Trathëtia është e rëndë, por një trathëti të tillë të kamufluar me petkun paqësor nuk e ka merituar ky popull, i shtypur, i vuajtur dhe përvuajtur gjatë shumë viteve të rënda nënë robrinë shkavelle.

    Një trathëti-manipulim të tillë mund ta bëjnë vetëm shpirtëshiturit, që në damarë iu rrjedh jo gjak shqipëtari, por shlivovicë shumadie!

    Të shohim tani sa është vetdijësuar ky popull, pas gjithë vuajtjeve gjatë luftës dhe 5 viteve në këtë gjymës Liri.

    Të shofim se sa i çmon veprat!?

    Të shofim se a më shumë i çmon veprat e bijve të vetë që sakrifikuan edhe jetën për Liri, që formalistat e shëndrruan në gjymës liri, me llafe e rena formale.

    Dhashtë zoti e fiton realiteti, përndryshe me Rugoven dhe Bukoshin do fiton formaliteti perverz, nëpërkëmbës dhe antishqipëtar, ngase ata zot e kanë kapitalin e jo kombin.

    Këto vegla meskine, vendinë e kanë në muzeun e turpit dhe trathëtisë!

    Populli im i dashur, mos shkel gjakun e bijve dhe bijave tuaj më të mirë-a, që u shkrinë si qiriri - që Ti të gëzosh Lirinë!
    Mos e shkel me këmbë Lirinë e fituar me gjak, se do të të mallkon historia, brezat që do vijnë!

    Jepja voten Lirisë e jo trathëtisë!


    Që të ecim drejt Lirisë dhe pavarësisë - drejt Bashkimit Kombëtarë, pa lexuar kurr më nepër trotuare mbishkrimin:
    "Kosovë, haram të qoftë gjaku im"!?
    Ardi

    Lista e miqëve: Llapi, Kosovelli
    Lista e injorantëve: Brari, Arb, Hilliirian-zoo...

  5. #155
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga Ardi-1
    "Kosovë, haram të qoftë gjaku im"!?

    Ishte ky mbishkrimi i parë, që shumë kjartë tregonte; befasinë, mllefin dhe zhgënjimin, pas zgjedhjeve të kaluara, mbishkrim që u has në trotuaret e Prishtinës, ditën e nesërme pas kumtimit të rezultateve zgjedhore.
    Ardi,

    E quan befasi ti kete?

    Cfare do te bejne kjo shtrese e njerzeve nese edhe ne Zgjedhjet e te Shtunes, te "befasohen, mellefosen dhe zhgenjehen?'

    Ka shume shanca qe e njejta gje do t'i pret edhe ate dite.

    Mos na thuaj se ju keni ndermend te delni me nje mbishkrim te njejte edhe kesaj rradhe? Edhe nje here do te mallkoni popullin? Edhe nje here do ta quani dele?

    Zekria Cana po mendon me ndryshe, ja sic eshte shprehur ai dite me pare:

    "Nese ua thote zemra per te ri-ngjallur viktimat e Recakut, atehere votoni per LDK-ne, ndersa beni te kunderten nese doni te vrisni ata per te dyten here!"
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  6. #156
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga Llapi
    Arbi po friksohet qe ne ket forum paska ma shume simpatiznt te Çlirimtarve sesa te sllavo-komunistave mbeturinave te fundit te europes
    por qe edhe ne nji forum ku mendohet qe administratoret e moderatoret jan pro rugoves dhe atje po udheheq PDK-ja pra siq po shifet humbja e sllavokomunistave eshte e pashmangshme.
    Llap,

    Na paskan ndryshuar rrezulltatet ne kete sondazhin me larte. Tani LDK-ne dhe PDK-ne kane votuar nga 68 anetare.

    E sa per humbje, kjo fund-jave thote fjalen e vete!
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  7. #157
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga StrongBoss

    Une nuk deshta te nderhyj ne diskutime ndemjet jush po si antar i ri po i tham dy fjal ne lidhje me te akuzuarit nga gjygji nderkomtar ne Den Hag.

    Kur esht arestuar zotriu Fatmir Limaj ............
    I nderuar SB,

    Se pari mire se ke ardhur ne Forumin Shqiptar!

    Perderisa ke permendur Hagen, po shtoj nje artikull qe lidhet me te.

    Siç shkruan revista gjermane “Der Spiegel”

    DER SPIEGEL: “HARADINAJ ËSHTË I KËRKUARI I HAGËS”


    E kuptueshme, jo nga thashethemet, folësi Haradinaj do të jetë njëri “politikan i lartë shqiptar”, të cilin kryeprokurorja e Hagës, Karla del Ponte, gjatë këtij viti do ta vendosë para Tribunalit të OKB-së

    Hamburg (Gjermani), 17 tetor

    Në një artikull të publikuar sot në revistën gjermane “Der Spiegel”, të shkruar nga Renate Flottau dhe Hans Hoyng, me titull “Provinca e krizës para trazirave të reja” (Krisenprovinz vor neuen Unruhen), ndër të tjera thuhet se aktualisht në Kosovë janë 32 parti dhe koalicione të cilat po garojnë për 120 vende të
    deputetëve.

    Ndërsa, kryeministri Bajram Rexhepi dhe ish-gladiatorët e UÇK-së, Thaçi dhe Haradinaj, gjatë fushatës zgjedhore po i trullosin anëtarët e tyre me premtimet, që Kosova të bëhet shpejt e pavarur.

    Në një tubim parazgjedhor në fshatin Junik, ish-traineri i Bodybuildingut, Roja e Transportit të Parave, dhe Roja e Disko-ve, Haradinaj, ka sqaruar se në vjeshtën e 2005-tës do të jetë kështu, do të shkruhet një Kushtetutë.

    E kuptueshme, jo nga thashethemet, folësi Haradinaj do të jetë njëri “politikan i lartë shqiptar”, të cilin kryeprokurorja e Hagës Karla del Ponte gjatë këtij
    viti do ta vendosë para Tribunalit të OKB-së.

    (Teksti origjinal: Selbstverständlich auch nicht von dem Gerücht, der Redner Haradinaj könne jener "hohe albanische Politiker" sein, welchen die Haager
    Chefanklägerin Carla Del Ponte noch in diesem Jahr vor das Uno-Tribunal stellen will.)

    Der Spiegel
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  8. #158
    i/e regjistruar Maska e Mesnata
    Anëtarësuar
    17-10-2004
    Vendndodhja
    Mes librash
    Postime
    142
    Shkruar më par nga Ard-i Populli im i dashur, mos shkel gjakun e bijve dhe bijave tuaj më të mirë-a, që u shkrinë si qiriri - që Ti të gëzosh Lirinë!
    Mos e shkel me këmbë Lirinë e fituar me gjak, se do të të mallkon historia, brezat që do vijnë!

    Jepja voten Lirisë e jo trathëtisë!


    Ardi, çfar të them, unë nuk kam komente vetëm se të them të lumt për këtë që ke shkruar.
    I mencuri ka nje prirje te forte per te qene i heshtur, dhe aftesine per te ruajtur nje inventar te tere sekretesh. Zotesia dhe karakteri i tyre jane per t'u respektuar. (Baltazar Gracian)

  9. #159
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga Mesnata
    Shkruar më par nga Ard-i Populli im i dashur, mos shkel gjakun e bijve dhe bijave tuaj më të mirë-a, që u shkrinë si qiriri - që Ti të gëzosh Lirinë!
    Mos e shkel me këmbë Lirinë e fituar me gjak, se do të të mallkon historia, brezat që do vijnë!

    Jepja voten Lirisë e jo trathëtisë!


    Ardi, çfar të them, unë nuk kam komente vetëm se të them të lumt për këtë që ke shkruar.
    Populli kurre nuk do te shkel mbi gjakun e bijeve dhe bijave me te mire te kombit. Populli do te shkel mbi ata qe duan te flasin ne emer te me te mireve te kombit.

    Populli do t'i thote nje PO LIRISE dhe nje JO te madhe TRADHETISE!

    Populli kurre nuk do te gaboj!
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  10. #160
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Postime
    6
    Sot e kam lexu forumin nga fillimi e deri ne fund, dhe a dini se cfare bindje kam fitu?
    Keta persona )Arbi, Llapi) e te tjere ose jane njerez me pozita kyqe ne parti ose nuk jetojne ne Kosove e nuk kane lidhje me realitetin Kosovar.

    Nese ndonjeri keni qene luftetare ateher habitem se si keni energji ende me fol se cka ka ndodh. O vella, kane kalu 5 vite, te gjithe e dijme se cka ka ndodhe:

    LUFTE PER KARRIKE EDHE NE MES TE MALIT.

    Mos te rrejme me vehten.

    BOLL ME.

    -A i dekoroj dikush ish Ushtaret e UCK-se
    -A u siguroj dikush vend te punes
    -As ligjet nuk u aprovuan ne parlament

    Keta lider te cilet gjate luftes e kane mshef prapanicen ne vende te sigurta se bashku me familje derisa ju me pushka ne dore jeni mundu me luftu shkaun? ha,ha,ha po qeshi se kam qene ne mesin e popullit e kam pa shumeqka.
    e ju po me tregoni se kush eshte Thaqi e Rugova......????????Bjak

    Definitivish ne pytje eshte shperlarja e trurit.

Faqja 16 prej 28 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Debati i Knusve (gjelave)
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 05:15
  2. Uahabizmi i përhapur edhe në Kosovë
    Nga RTP në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-07-2005, 18:08
  3. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-08-2004, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •