Close

Rezultati i Sondazhit: Per cilin parti politike do te votoni ne tetor?

Votues
208. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • LDK

    69 33.17%
  • PDK

    71 34.13%
  • AAK

    11 5.29%
  • Parti tjeter

    22 10.58%
  • Jam i pavendosur

    9 4.33%
  • Do bojkotoj zgjedhjet

    26 12.50%
Faqja 12 prej 28 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 276
  1. #111
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Me 23 Tetor:

    KOSOVA KERKON QYTETARE!!!

    Nese ne nuk marrim pjese ne votime kesaj here, rrezikojme te marrim pjese ne ndonje lufte te ardhshme, pasi Serbia aty eshte, duke shtuar miqte e duke fuqizuar ushtrine.


    Nga: Arber Ahmetaj

    Nje qytetar I Kosoves, me te drejte vote me daten 23 Tetor, e ka ne dore ta shpetoj Kosoven. Kurre me pare ne historine tone nuk ka qene me lehte qe qytetaret e saj, individualisht, pa u armatosur, as pa kenduar kenge patriotike, pa hyre ne rradhe ushtaresh, as pa u prere me thika, pa friken e burgut, as te zingjireve te tankeve, pa u lodhur shume, e pa u hyre nje therre ne kembe, mund ta shpetojne Kosoven.

    Qytetari I Kosoves kesaj here ka vetem per te bere nje shenje ne leter, ta palos ate, dhe ta hedh ne kutine e votimit. Cilesdo parti Shqiptare qe ia ka enda mund t'ia jap voten dhe kurre me pare ne historine e vendit tone, ndoshta as kurre me ne te ardhmen, nuk do te kete nje shans me te larmishem, nje numer me te mjaftueshem partish per te zgjedhur.

    Qytetari I Kosoves qe deshiron me se fundi te bej dicka per atdheun e vete, e ka kete shans. Pike rendesie nuk ka se kush ka kontribuar me pare, kush e ka sjell Kosoven deri ne kete dite, cili eshte me hero, e cili me pak, kush ka derdhur gjak, e kush ka derdhur djerse: rendesi ka se me daten 23 Tetor, Kosova ka nevoje per voten e te gjithe qytetareve te saj.

    Te ngrihesh nga gjumi, te lash syte, te vishesh, te dalesh per nje shetitje ne kete vjeshte te bukur, te kalosh nga qendra e votimit, te votosh per pese minuta, te kthehesh ne shtepine tende, dhe te kesh ndjesine se ke bere dicka te madhe per vendin tend, ky eshte nje shans, qe nuk kapet kesaj here, ndoshta s'do te na jep me. Kosova po hyn ne nje rruge te re, te pa-sigurte e te pa-qarte edhe per ata qe kane mendi e fuqi.

    Nese ne nuk marrim pjese ne votime kesaj here, rrezikojme te marrim pjese ne ndonje lufte te ardhshme, pasi Serbia aty eshte, duke shtuar miqte e fuqizuar ushtrine.

    As pike as presje nuk ka hequr nga synimet e saj te zeza per Kosoven. Per te shmangur kete zezone, per ne e per Serbine, duhet te votojme me daten 23 Tetor. Miqte e Serbise jane gati te thone se "Shqiptaret nuk jane te interesuar ne demokraci, ata jane te zhgenjyer me udheheqesin e vete, ata jane gati te te ri-kthehen nen Serbi."

    Per te deshmuar te kunderten duhet te dalin me zgjedhje, duhet te votojme per partite tona, te majta e te djathta. Te deshmojme besimin dhe lidhjen tone me drejtuesit tane, pavaresisht dobesive te tyre.

    Edhe Presidentet, Kryeministrat dhe Politikanet e te gjithe botes kane dobesi, qytetaret shpesh merziten me ta, madje nuk I mbeshtesin, nuk marrin pjese ne zgjedhje, por ata kane nje luks qe ne nuk e kemi, ata kane shtetin e tyre, bejne si te dojne ne shtepine e tyre. Ne nuk e kemi shtetin tone. Ne kemi miqe qe na mbrojne me fjale dhe me arme, por sic jane deklaruar ata nuk do te rrine gjithe jeten duke na mbrojtur, ata nuk do te rrine gjithe jeten ne Kosove.

    Ne duhet vete te bejme shtetin tone, ushtrine tone, shtepine tone. Ne themelet e tyre qendrojne pjesemarrja e qytetareve.

    Sa do I zoti, qofte edhe I mbi-natyrshem te jete Rugova, nuk mund te shpetoj vendin tone, sa me I forte dhe I drejte te jete Haradinaj nuk mundet kurre te shpetoj vendin tone, sado trim dhe guximtar te jete Thaci, nuk mundet kurre qe t'I dale matane vetem. Ja pse ne diten e zgjedhjeve e gjithe jane te barabarte, te gjithe kane, nje vote.

    Askush nuk mund te krenohet se eshte me I forte dhe me I mencur, me I ditur, apo me I vendosur, per te ardhmen e Kosoves. Dita e votimeve eshte dite e barazise dhe lirise, eshte dite e shumefishimit te forces se atdheut, eshte dite e ri-lindjes dhe e proves, eshte dite e gjykimit dhe e drejtesise.

    Ate dite te gjithe jemi te pasur me nej vote, me nje gur ne themelet e se ardhmes sone. Ai qe nuk voton ate dite, ai nuk e ka asgje Kosoven. Ai eshte anti-Shqiptar.

    Pas zgjedhjeve, nese pjesemarrja eshte e ulet nuk do te kemi me te drejte te ngreme hundet nese na quajne "popull jo-politik, para-politik, te denje per autonomi, per shkrirje te autonimise, per shuarje te shpreses sone per pavaresi." Nga te gjitha krimet, vetevrasja eshte me e urryera. Vetevrasja kolektive eshte marrezia me e pa-shembullt.

    Ne mos marrshim pjese ne votime, ri-ngjallim institucionet dhe shpresat tona, nuk ka fuqi qe na del perpara. Edhe ata qe jane ne prag te dhenies se shpirtit: le te vdesin duke votuar. Kosova do t'ju jete mirenjohese si atyre qe rane per lirine e saj duke luftuar, Kosoves me 23 Tetor I duhen qytetare. Ata do te jene prezente.

    "Bota Sot"
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  2. #112
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Lexoni disa nga fjalet e Kryeparlamentarit Daci ne nje interviste te tij dhene "Botes Sot."

    "Thaci, boterisht, tek Javier Solana ka ngritur padi ndaj meje, me aresyetimin, se Daci i ka bere keto murale me qellim qe te largohen minoritaret Serbe nga Kuvendi."

    Taci u shpreh keshtu ne mbledhjen e kryesise se Kuvendit dhe lidereve politike bashke me Solanen. Aty kane qene prezente edhe Presidenti Rugova, anetaret e Kryesise se Kuvendit te Kosoves, dhe Ramush Haradinaj...
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  3. #113
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    E tani ti kthehem temes, dihet fare mire rezultati i diktatures dhjetevjecare te Rugovicit ne Kosove para luftes , ne kishim mundesi qe te ndalojme politiken diskriminuese serbe ne Kosove e kjo ishte vetem pushka se armiku serb e njeh vetem krismen e pushkes e jo nje politike pasive e te pashpres si ajo Rugovicit
    .


    Ti,Rugovën e paraqet herë si diktator, e herë paqësor pasiv.E ke ba taratur!
    Por ,ma mbrapa prapë bjen brazdë se e pranon dhe thua se politikë diskriminuese në Kosovë ka bërë Serbia.Tamam!

    Po me tregoni ju perkrahesit e Rugovicit se si Kosova si nje krahine e Serbise pa te drejten nderkombetare per vetevendosje sepse kete te drejte e kane vetem republikat(KOMBET) e jo pakicat kombetare e qe sipas kushtetutes jugosllave dhe asaj serbe populli shqiptar ne ishJugosllavi ka qene pakice kombetare...
    Këso formulime të pyetjeve i kemi ndëgjuar shpeshë nga politikanët serb!
    Por tashmë ata nuk bëjnë me këso lloj pyetjesh sepse janë bërë demode dhe realiteti kosovar tregon diçka tjetër e që është meritë e Rugovës dhe klasës politike të asaj kohe.

    Me ate kushtetut kemi pasur vetem te drejten vetem te perfaqesimit te barabart ne institucionet federative por jo SHTETEFORMUES sepse konsideroheshim si pakice kombetare(MINORITET) pra ne krahinen socialiste autonome te Kosoves ne kemi pasur nje autonomi per ti rregulluar jeten e perditshme te shoqeris bile edhe duhej te mirrej nje OK nga Beogradi per te marre ndonje vendim , e ky muaj i mjaltit ka zgjatur prej 1974 e deri me 1981.
    I vdiç nëna këtij muhabeti!

    Njeri nga ju shkruat se Rugovici ruajti shkollat ne kohen e diktatures se tij sa qesharake ju mund ti genjeni dike qe nuk e njehe realitetin e atehershem kosovar se jo mu , une e kam perjetuar ate realitet dhe e di se cfare cilesie kishin ato shkolla neper bodrume .Neper ato shkolla mesoheshin vetem shkrim e lexim e asgje tjeter se asnje kuader i kualifikuar nuk doli nga ato shkolla...


    Sipas teje shqiptarët duhej të zgjidhnin mundësin tjetër.Të shkonin në shkolla me planprograme serbe ku përveç shkrim leximit do të mësonin edhe kulturë e histori serbe!!!?


    kurse bota ne anen tjeter perparonte e ne shkonim prapa ,ekonomia u shkaterrua,populli varferohej dita dites ,shqiptaret iknin me mijra per cdo dite e Rugovici thonte rrini se mire jeni,duroni se dikuj do ti dhimsemi e do te na ndihmoj sikur puna e asaj organizates katolike nga Vatikani a Roma se kam harruar nga ishin kur erdhen te na ndihmojne lidhur me shkolla e dihet si mbaroi ajo pune.

    Sa e pakripë krahasimi i botës së lirë me Kosovën e okupuar!



    Rugovici filloi ti pranoj edhe planprogramet serbe te shkollimit per ti hapur shkollat por Serbia dikur filloi ta kundershtoj edhe kete ide

    Kësaj i thonëol e më mbush mendjen!


    pra kjo eshte mencuria e Rugovicit e rezultatet dihet se cilat jane PERBUZJE ,NENCMIM,FYERJE ,PASTRIM ETNIK I QETE,MALTRETIM,RRAHJE si dhe VRASJE e te gjitha i pranuam keto me politiken e verber te Rugovicit

    Cila nga këto të ka ndodhur Ty dhe si veprove TI at'herë.Mos thuaj se për hatër të Rugovës kam Durua edhe PËRBUZJE edhe NËNÇMIM edhe FYERJE edhe...


    Aha mos të harroj të të pyes edhe një herë:

    Po gjatë këtyre pesë viteve të pasluftës,është fakt se Thaçi ishte kryeministër i QPK-së,pastaj B.Rexhepi,poashtu kryeministër i Qeverisë së Kosovës dhe të njohur nga bashkësia ndërkombëtare dhe nga e njëjta parti është poashtu edhe ministri për shërbime publike Jakup Krasniqi e që të tre kanë të bëjnë drejtpërdrejt mu me paisjen e banorëve të Kosovës me dokumente udhëtimi.At'herë pse edhe tash Serbija lëshon pasaporta në Kosovë!?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Harudi : 09-10-2004 më 19:27

  4. #114
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    I nderuar Harudi,

    Qarte, drejte e bindshem iu paske pergjigjur ketij Podvoricit.

    Zoti e bekofte te menduarit e juaj te drejte dhe kombetar.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  5. #115
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Citim Postuar më parë nga Stresi
    Pse me votu per Vetonin?
    § Vetoni nuk ka nevojë për pare (edhe sikur të gjithë politikanët kosovar të kombinonin pasurinë e tyre ata nuk do të jenë më të pasur se Vetoni)
    Kesaj pune s'i dihet... Dikush i ruan parate nen jastek, dikush ne ndonje llogari anonime ne Zvicer, keshtu qe ne kete pike nuk mund te insistosh.

    Nese me kete ke dashur te thuash se ka mjaft para sa te mos implikohet ne afera te korrupsionit, mos harro se pikerisht pasaniket jane ata qe kurre nuk ngopen me para...


    Citim Postuar më parë nga Stresi
    § Vetoni nuk e ka krijuar pasurinë e tij në mënyrë jo transparente
    Natyrisht, e ka sponzoruar G. Sorosi, kjo dihet. E cfare "allishverishi" eshte ne mes, nuk dihet.


    Citim Postuar më parë nga Stresi
    Pse me votu per Vetonin?
    § Vetoni është politikani i vetëm kosovar që ka takuar Bill Gates
    A te shpresojme se me pavaresine e Kosoves do te vije edhe versioni shqip i Microsoft Windows XP?


    Pershendetje,
    Shiu

    P.S. Degjova se Levizja ORA do t'u shperndaje Rolex-a votuesve... lol
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  6. #116
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga Llapi
    PDK- NR -50
    Me moton:

    "Shmangu, Dysho, Humb!"
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  7. #117
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Llapi
    PDK- NR -50

    H.THAÇI--B.REXHEPI
    Me Rinin e Kosoves Drejt Ardhmeris



    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 11-10-2004 më 05:21
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #118
    Për një Shqipëri të madhe Maska e ment
    Anëtarësuar
    14-06-2004
    Postime
    202

    Thumbs up

    paramendoe bre llap a mundet shalla me shkue me hye mjedis te rinjëve po nuk ka bir nane që ja mush mendjen me hye aty e me dalen me shetit neper qytete te Kosoves ku i gjori nuk ka zemer se ashtë i pa paster per popullin e vet nga i cili frigohet ku ra fjala te friga ndoshta ju kujtohet lufta ne bosnje ku serbet e zuren alia izet begoviqin dhe vajzen e tijë ku serbet kerkonin nga alija qe të ju thot oficerëve të tij te dorzohen ai ishte kryetar i njoftur nga te gjitha shtetet e botes e ai ju tha per jet timen e te vajzes time mos u dorzoni te gjall por vazhdoni luften deri ne fund e ky far shalla qe i thojke vetes plesident ju nenshtrua urdhrave te milloshit e u que e shkoj ne beograd ku gjat asaj kohe serbia vrajke e grijke femij gra e pelq etj ky bajke pazare me serbien vetem per ta shpetuar familjen e tijë marre per ne qe po i njejti njeri me qen ende ne pushtet ky duhet te dergohet në gjygjin popullor e te jep skjarime per marrveshjet qe ka nenshkruar me kriminelet e luftes.
    pra votoni per PDK PDK PDK NR 50

  9. #119
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    o ju malet e Shqiperis
    e ju lisa te gjate
    ......
    Ndegjoni ketu:

    Zmadhoni shkronjat edhe nja 5 here,po patet kohe e mundesi
    sillni edhe nja 50 fotografi t`taqit ketu,po nuk patet pune te menqur me be
    (dhe,sa me te medha qe eshte e mundur)
    kendoni,zhurmoni,alarmoni,qirruni,shkrrydhuni,tran onu,mbytuni....

    KOT E KENI

    Me keto "mbushje"vetem sa na "ushqeni"me pejsazhe te stilit Picasso..
    mandej djem te veshun me xhaketa lekure
    (e di,vetem hajnat e Zvicres veshen keshtu)

    Mandej leshon syt dhe sheh buzeqeshjet artificiale te Thaqit dhe Rexhepit
    te ngjane se ke shku ne"Madam Tussauds"dhe ke nxjerr fotografit e tyre



    qesharake,apo jo!

    Kjo XXL-i juaj deshmon shumeçka!

    Kerkoni ndihme!
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 11-10-2004 më 09:21

  10. #120
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Citim Postuar më parë nga Llapi
    Ha ha e paski harrue flamurin maqedon ne mes te fotografis pa e falcifikue ore mjerana
    Po ndoshta e din qe ky eshte ai qe me se shumti bashkpunon me Serb. e 2- ky eshte njeri qe me se shumti Vrau dhe preu Shqiptar .. e jo Serb do te thot Jo Hashim Thaqi por Banda e tij.. qe po vret me te miret ne Kosov. dhe me vjen keq teper.. kur po shoh keto tema apo postime tuat. te pa vlera sepse shum mire e njeh dhe gjith kosova e njeh se kush eshte Thaqi dhe cila eshte banda e tij Kriminele. AntiShqiptare.
    Nuk ka shanca. kjo parti me mar Kosoven ne dor. sepse do te jet keq per neve
    Sepse poe mori PDK ne dor ne me antart e familejs duhet ta bejm me rend mandej me ruajt.. Nje nat un nje nat vllau me Pistolet ne dor.. sepse ateher do te jet banda e keqe e kosoves.

    Gjith te mirat.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

Faqja 12 prej 28 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Debati i Knusve (gjelave)
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 05:15
  2. Uahabizmi i përhapur edhe në Kosovë
    Nga RTP në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-07-2005, 18:08
  3. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-08-2004, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •