-
i/e regjistruar
Sikur vetem Gjinua te ishte Bretkose qe Fryhet si Ka*!
Bretkoca e fryre si ka
Nga Gavrosh Levonja/
Tani kur Kryeministri i ngarkuar, Fatos Nano duket se po i jep doren e fundit listes se kabinetit te tij per t'ia paraqitur Presidentit, Moisiu dhe parlamentareve, po perballet me pretendimet e socialdemokrateve te cilet kerkojne poste te rendesishme ne kete kabinet duke perfshire dhe ate te zv-Kryeministrit. Madje, Gjinushi dhe krere te tjere te kesaj partie kane kercenuar deri dhe me daljen ne opozite. Mirepo, duke gjykuar nga raportet PS-PSD dhe perballe klimes politike te koheve te fundit, pretendimet socialdemokrate per nje "thele te majme" ne qeverine e re jane sa jashte kohes aq edhe jashte kapaciteteve ne dispozicion te kesaj partie. Vete eksperienca e ketyre viteve ka treguar se njerezit e ardhur nga PSD ne kabinetet e ndryshme nuk kane dhene ndonje kontribut te tille sa te konsiderohen si te domosdoshem, madje ne momente te ndryshme kane demtuar dhe vete reputacionin e ketyre qeverive te drejtuara nga socialistet. Por, mbi te gjitha, PSD, ashtu si dhe shume formacione te tjera qe mbijetojne fale vasalitetit, vuan pasojat e krizes se perfaqesimit. Praktikisht, me ndryshimet ne gjirin e PS-se gjate ketyre viteve te fundit, PSD nuk dihet se cilen kategori shoqerore perfaqeson, pasi PS, tashme, perfshin totalisht gjithe spektrin e elektoratit te majte. Keshtu, p.sh. brenda PS-se ka rryma qe jane shume me afer qendres se PSD pa qene nevoja te flitet per ekstremin e kundert. Madje zhurma dhe makuteria e Gjinushit per poste te rendesishme ministeriale lidhet dhe me kercenimin e pasojave te humbjes se identitetit te partise se tij. Kjo sepse vetem emrat e dy apo tre ministrave socialdemokrate ne nje qeveri, do ta kujtojne opinionin vendas per ekzistencen e partise se Gjinushit. Por, nga ana tjeter, ka te beje me ate qe kreret e PSD jane mesuar te hane me lugen e madhe te vitit 1997, te cilen, rrethanat e asaj kohe i shtrenguan Nanon dhe socialistet te ushqenin parti te tilla si PA, PSD dhe PAD, duke sajuar dhe terma te tille si "gjithperfshirja" etj. Nese Nano do te tundohej nga presionet dhe kercenimet e Gjinushit duke plotesuar tekat e ketij dhe ndonje tjetri, pa dyshim qe ne te ardhmen do te ballafaqohej me situata te papelqyeshme. Mbi te gjitha, situata te tilla do te ishin pasoje e pakenaqesive dhe zhgenjimeve nga vete radhet e strukturave te PS-se. Kjo, ne radhe te pare per faktin se PS-se si parti e madhe dhe e organizuar, nuk i mungojne njerezit e afte, te cilet do te ishte krim t'i sakrifikosh per hir te konjunkturave te krijuara, aq me teper per te plotesuar kapriciot e nje aleati insinjifikant. Madje "meritokracia" e dikurshme e Nanos falimentoi pikerisht vetem per shkak te dhuratave me poste qeveritare te aleateve te tille te "Aleances per Shtet", te cilat kur erdhi puna per nivelet e mesme dhe te uleta te pushtetit moren deri dhe njerez nga rruga duke i derguar ne zyra, ne mungese te anetareve reale Me shume te drejte, nese deputetet soialiste do te shikojne ne listen e kabinetit te ri te Nanos "shpirtra te vdekur" nga PSD apo ndonje aleat tjeter, kane te drejte, te pakten moralisht te votojne kunder. Sa per ate qe socialdemokratet mund te dalin ne opozite, kjo nuk ka perse te trembe askend. Me politiken e saj, e sintetizuar kryesisht ne qendrime ekstremiste dhe intolerance, ndoshta dhe per t'u treguar "me katolike se Papa", PSD i eshte larguar se tepermi qendres se politikes shqiptare duke u bere e paparanueshme per cdo grupim opozitar. Ndryshe eshte puna nese mund te flitet per ndonje aleance me komunistet e Milloshit. Dhe nese PSD do te pretendoje te jete nje "opozite me vete", ky do te jete rasti ideal per te pare se kjo parti perbehet vetem nga kryetari i saj dhe tre apo kater te tjera ish-ministra te Berishes dikur dhe te socialisteve tani se fundi.
-
-
ha ha ha
Nuk do ish keq Kte GOSH LEvonjen te na e sillte dikush ne Forum.
Aty ne USA eshte me duket tani.
Mir e ka kte shkrim per PSD e vetulltrashit me 7 anetare.
Levani i tha Gjinushit..ik gjinush se boll hengre ne te gjitha kohet.
ne se NANO vendos perfundimisht qeverri pa gjinush e pa paskal e quaj kete nji sukses per vendin.
Berisha e ujiti karrieren e gjinushit dhe ai e kafshoi berishen..
po nano nuk eshte budall.
jepi NANO ec pa gjinush..
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt