Asgjė e jashtėzakonėshme!…..

Nėse nga malli qė ndjej pėr ty
mė duket vehtja bosh
dhe ndonji psherėtimė e thellė
mė del nga shpirti im
Nė kam pėrtesė tė flas me njerzit
dhe kėmbėt i heq osh
Asgjė nuk ėshtė e jashtėzakontė
Mos shihni me dyshim!

Nėse lexoni diku njė varg
dhe u pėlqen pa masė
a rastėsisht dikush ju thotė:
sa mall qė kam pėr Ty!
E lini zemrėn tė rrahė e lirė
ajo duhet tė flasė !
se dashurija tė vjen njė herė
siē vjen drita nė sy.

Po kush e tha nė botė i pari
“Tė dua, tė kam shpirt!”
ma thoni ju, ti ēoj njė letėr
njė varg, a poezi!
Dhe nėse mumje apo fosile
ka mbetur natyrisht...
do mė pėrgjigjet nga lashtėsia:
„E thashė se jam Njeri!“

Pra pse t’a zgjas, t’i bėj komente
Se kush e tha i pari?!
Tek ēdo njeri, ku zemra rreh
strehohet aq madhėshtore.
asgjė nuk ėshtė e jashtėzakontė
ndaj vuan dhe nga malli
se dashurija ėshtė magji
ėshtė ndjenja mė njerzore!

Ndaj mos u tremb nga dashurija
Ajo tė fisnikron!
Se lart nė qiell kur Perėndija
tė merr nė pėrjetsi
tek derė e Hadit nė Purgator
kur zemrat i peshon
tė buzėqesh dhe tok me engjejt
tė falė veē Dashuri !