Close
Faqja 6 prej 10 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 92
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    SHPELLA E DRAGOBIS
    (Elegji per Bajram Currin)

    *
    Kur tufani e qthuri fen,
    Kur tirani e krrusi atedhen
    Mi nje brek te Dragobis,
    Priret Flamuri i liris.
    *
    Atje nisi, atje mabaroi,
    Atje krisi, atje pushoi,
    Rrufe-shkab' e Malesis,
    Ne nje shkemb te Dragobis.
    *
    Vendi dridhej, ay mbeti,
    Se s'tronditej nga termeti,
    Dif drangoj i Dragobis,
    Trim tribun i Vegjelis.
    *
    O bajram bajrak i gjall,
    More nam me gjak ne ball,
    Te nje shpell' e Dragobis,
    Yll i rrall' i burreris.
    *
    Thon u-shtri e thon u-vra,
    Por ti s'vdiqe or Baba,
    As te shkemb' i Dragobis,
    As te zemr' e Djaleris.
    *
    As s'je vrara as po vritesh
    Legjendar Ante po rritesh.
    Dirhiramb i Dragobis,
    Tmerr, panik i Mizoris.
    *
    Me zjarr shenjt u-ndrit kjo shpell
    Gjer ne qiell u-ngrit keshtjell,
    Per qlirimin' e Shqiperis.
    Katakomb' e Dragobis.

    Marr nga Shkrimtari Fan Noli (1882-1965)

    hajla,
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  2. #52
    e kthjellet dhe e kalter Maska e Niagara
    Anėtarėsuar
    29-10-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    230
    M'u duk sikur enkas kerkonte ta ceriste plagen. E bente nga nje nevoje e madhe, nga nevoja per te qene e deshperuar, e pervuajtur.
    keshtu u ndodh zemrave qe humbasin shume ne jete.


    Te fyer e te poshteruar. Dostojevski.
    Fjalet e embla jane si nje huall mjalti,
    embelsi per shpirtin dhe ilac per kockat.
    Fjalet e Urta 16:24

  3. #53
    bitter girl Maska e marsela
    Anėtarėsuar
    11-06-2002
    Postime
    1,163
    Sa larg kishte shkuar kjo teme, mezi e gjeta
    Me poshte dy fragmente nga libri " Verberi " i Jose Saramangos..Libri i dyte nobelist pas "Tuneli" te Sabatos qe me ka pelqyer vertet shume.


    ...Ajo u drodh nga te ftohtet, per here te pare qe kur kishte dale nga fjetorja, guret e kalldremit ishin nen kembet e saj si copa akulli, si nje diegie. Mos ftohem mendoi. Jo ishte nje lodhje e pafundme , nje deshire per tu mbledhur kutullac mbi vetveten, syte, ah, sidomos syte, ti kthente perbrenda vete trurit te saj, atje ku ndryshimi midis shikimit dhe mosshikimit ishte i padukshem per syrin.Ngadale dhe me ngadale duke u terhequr pas ne drejtim te vendit qe i perkiste, kaloi prane te verberve qe dukeshin si sonambule, edhe ajo ishte per ta nje sonambul, madje ajo nuk kishte asnje nevoje te shtirej e verber...
    Inner beauty takes some finding, but it lasts forever..

  4. #54
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Nga shoku Stalin:

    "Vdekja e nje njeriu eshte tragjedi, vdekja e shume njerezve eshte statistike"

  5. #55
    bitter girl Maska e marsela
    Anėtarėsuar
    11-06-2002
    Postime
    1,163
    Ky me poshte eshte paragrafi i fundit i librit..ka teper kuptim po te kihet parasysh libri, qe nese e gjeni ju keshilloj ta lexoni

    Pse u beme te verber? Nuk edi, ndoshta do ta zbulojme nje dite arsyen. Do te ta them se c'mendoj une? Thuaje, Une mendoj se nuk u beme te verber, se ne ishim te verber. Te verber qe shohin, te verber qe duke pare nuk shohin.
    Gruaja e mjekut u cua dhe shkoi tek dritarja, veshtroi poshte rrugen embuluar nga plehrat, njerzit qe bertisnin e kendonin. Pastaj ngriti koken drejt qiellit dhe e pa krejtesisht te bardhe. Erdhi dhe radha ime mendoi. Frika e detyroi te ulte menjehere syte. Qielli ishte ende atje.
    Inner beauty takes some finding, but it lasts forever..

  6. #56
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Ca miq franceze me keshilluan nje liber japonez. Nje liber japonez ? Po, po, megjithese nuk di pothuaj asgje mbi boten e Lindjes se Largme. Nje liber mbi fatin e njerezve mbi toke. Ok, vendosa ta blej. Nje liber prej 600 faqesh, i rende si nje gjyle, por i lidhur bukur dhe me nje kopertine aq te bute. Kuptohet qe kontakti i pare me nje liber eshte thelbesor ne blerjen ose jo te atij libri. Madje dhe aroma e tij.

    Po e lexoj, me nje fryme. Vertete ndihet qe eshte nje roman i madh, i shkruar nga nje shkrimtar i madh. Sipas njerezve te letrave, me kete roman, ai ka hyre ne listen e me te medhenjve te letersise.

    Ja nje pjese e shkurter nga libri. Dialogu zhvillohet ne keto rrethana : nje djale 15-vjeēar eshte larguar nga shtepia. Thjesht ka deshire te ike, ne kerkoje te panjohuren, nuk di asgje ēfare e pret, dhe nuk di nga te shkoje. E vetmja gje qe di eshte te ndjeke fatin e vet. Pasi eshte larguar nga Tokio, kembet e kane ēuar drejt nje biblioteke, mendon te kaloje kohen duke lexuar ndonje gje. Oshima eshte punonjesi i bibliotekes. Djali 15-vjeēar quhet Kafka Tamura.


    Faqe 51-53

    - Ti nuk ke mėsim sot ? pyet Oshima kur shkoj tė lė ēantėn time nė banak pėrpara se tė rikthehem nė sallėn e leximit.
    I pėrgjigjem duke i zgjedhur me kujdes fjalėt :
    - Po, por kam vendosur tė marr pak pushime.
    - Ti refuzon tė shkosh nė shkollė, thotė ai.
    - Ndoshta.
    Oshima mė vėshtron me njė interes tė thellė.
    - Ndoshta ?
    - Nuk ėshtė qė refuzoj pėr tė shkuar, por thjesht kam vendosur tė mos e bėj.
    - Kėshtu, qetėsisht, dhe me mendjen tėnde, ti ke vendosur ta lėsh shkollėn ?
    Pohoj mė kokė. Nuk kam as idenė mė tė vogėl mbi atė ēka do tė duhej tė thosha.
    - Nė Banketi tė Platonit, Aristofani pohon qė nė botėn mitike tė dikurshme ekzistonin tre tipe qeniesh njerėzore. E di kėtė histori ?
    - Jo.
    - Dikur, qeniet njerėzore nuk lindnin burrė ose grua, por burrė/burrė, burrė/grua ose grua/grua. Thėnė ndryshe, duheshin bashkuar dy vetė pėr tė bėrė njė tė vetėm. Tė gjithė ishin tė kėnaqur kėshtu, dhe jeta rridhte qetėsisht. Por Zoti ka marrė njė shpatė dhe i ka ndarė mė dysh tė gjitha qeniet, mes pėr mes. Rezultati : ka burra dhe gra, dhe njerėzit janė vėnė tė vrapojnė andej-kėndej gjatė gjithė jetės sė tyre nė kėrkim tė gjysmės sė tyre tė humbur.
    - Pėrse e ka bėrė Zoti kėtė ?
    - Qė i ka ndarė njerėzit nė dysh ? Ku di gjė unė. Ēka bėn Zoti ėshtė nė pėrgjithėsi e pakuptueshme. Ai zemėrohet lehtė dhe pastaj, si tė them, Ai ka njėfarė prirje pėr idealizėm. Them se duhet tė ketė qenė njė ndėshkim. Siē nė Bibėl, kur Ai ka dėbuar Adamin dhe Evėn nga parajsa.
    - Mėkati origjinal, them unė.
    - Po, mėkati origjinal. (Ai mban lapsin e tij nė ekuilibėr ndėrmjet gishtit tregues dhe tė madhit dhe e bėn tė rrėshqasė ngadalė.) Nė fakt, doja tė thoja qė ėshtė e vėshtirė pėr njė njeri tė jetojė vetėm.
    Kthehem nė sallėn e leximit tė lexoj vazhdimin e historisė sė Abu-Hasan gaztorit. Por e kam tė vėshtirė tė pėrqėndrohem. Burrė/burrė, burrė/grua ose grua/grua ?



    Haruki Murakami, Kafka sur le rivage (Kafka mbi breg), Ed. Belfond, 2006, 23 euro, 619 faqe.

  7. #57
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    now, who is afraid of Virginia Woolf?
    ***Per te gjithe amatoret e prozes (I mean beautiful prose!). Perkthimi me poshte eshte disi i fragmentuar, karakteristike kjo e stilit te Woolf, si dhe teknikes "rrjedhe e ndergjegjes" (stream of consciousness) qe Virginia e perdor ne perfeksion.

    -----------------------------------------------------

    Levduar qofshin qiejte per vetmine! Tani jam vetem. Ai person pothuajse i panjohur ka ikur, te arrije ndonje tren, te marre ndonje taksi, te shkoje diku apo tek dikush qe une s'e njoh. Fytyra qe me shikonte eshte zhdukur. Presioni eshte cliruar. Ja ku jane filxhanet e zbrazur te kafese. Ja ku jane karriket por askush s'eshte ulur ne to. Ja ku jane tavolinat por askush nuk vjen me per te darkuar sonte.

    Me lini te ngre kengen time te lavdise. Levduar qofshin qiejte per vetmine. Me lini vetem. Me lini ta heq dhe flak tutje vellon e te qenit, kete re qe ndryshon me frymen e fundit, nate e dite, dhe gjithe naten e gjithe diten. E ndersa rri ulur ketu une po ndryshoj. Kam pare qiellin te ndryshoje. Kam pare rete kur mbulojne yjet, e pastaj ti zbulojne, e pastaj ti mbulojne yjet perseri. Tani nuk i shoh me tek ndryshojne. Tani askush s'me sheh dhe une s'ndryshoj me. Levduar qofshin qiejte per vetmine qe ka hequr presionin prej syve te mi, shqetesimin e trupit, dhe gjithe nevojen per genjeshtra dhe fraza.

    'Libri im ngjeshur me fraza eshte hedhur pertoke. Eshte hedhur poshte tavolines per tu fshire nga pastruesja kur vjen e lodhur ne mbremje duke kerkuar per copa letrash, bileta te vjetra, dhe aty-ketu ndonje shenim i mbeshtjelle shuk dhe i hedhur ne qese per tu pastruar. Cfare eshte fraza e henes? Dhe fraza e dashurise? Me cfare emri duhet ta therrasim vdekjen? Nuk e di. Me duhet nje lloj gjuhe si ajo qe perdorin te dashuruarit, fjale njerrokshe si ato qe flasin femijet kur hyjne ne dhome dhe gjejne nenen e tyre duke qepur, dhe marrin ne dore ndonje fije te shndritshme leshi, nje pupel, nje cope lecke. Kam nevoje per nje vajtim; nje thirrje. Kur stuhia kalon mocalin duke fshire permbi mua, aty ne gropen ku shtrihem i paperfillur s'kam nevoje per fjale. Asgje e persosur. Asgje qe rrezohet me kembe ne toke. Asnje nga ato rezonanca dhe eko te mrekullueshme qe thyhen e tringellojne nga nervi ne nerv brenda gjoksit duke nxjerre muzike te gjalle, fraza fallco. Kam mbaruar me frazat.

    Sa me e kendeshme eshte heshtja; filxhani i kafese, tavolina. Sa me kendshem eshte te ulesh vetem, si nje zog deti vetmitar kur hap krahet. Me lini te qendroj i ulur ketu pergjithmone, me gjerat e thjeshta, me kete filxhan kafeje, kete thike, kete pirum, gjerat ne vetvete, vetveten qe eshte vetvetja. Mos me shqetesoni me ndonje gjest qe nenkupton se eshte koha per te mbullur dyqanin dhe larguar. Do te jepja me deshire gjithcka kisha qe ju te mos me shqetesonit, por te me lini te ulem ketu, te ulem e te ulem, i heshtur, vetem.

    'Por tani kryekamarieri, qe ka mbaruar ushqimin e vet, shfaqet dhe ngryset; nxjerr shamine nga xhepi dhe behet gati te shkoje. Ata duhet te shkojne; duhet te mbyllin qepenet, te mbledhin mbulesat e tavolinave, te lajne dyshemene poshte tyre.

    'Mallkuar qofshi atehere. Sadoqe i rrahur dhe i mbaruar qe jam, me duhet te ngrihem, te gjej ate pallton qe me perket mua; duhet te shtyj krahet ne menget e saj; duhet te mbeshtjell veten kundrejt ajrit te nates dhe te shkoj. Une, une, une, i lodhur ashtu sic jam, i harxhuar ashtu sic jam, dhe pothuajse i vdekur nga gjithe ajo fshirje e hundes pergjate siperfaqes se gjerave, madje edhe une, nje plak qe po rendohet dhe urren shtytjen, edhe une duhet te nisem dhe te arrij ndonje tren te fundit.

    Perseri shoh para meje rrugen e zakonshme. Tenda e civilizimit eshte djegur. Qielli eshte i erret si eshtrat e lemuara te balenave. Por shoh dicka te ngrohte ne qiell, qofte prej shkelqimit te dritave apo perendimit. Ka nje lloj trazimi--harabela duke u cjerre diku neper peme. Ka nje ndjesi te thyerjes se dites. Nuk po e quaj perendim. E c'eshte perendimi ne nje qytet per nje plak qe ka qendruar ne rruge, e me mente qe i vijne verdalle veshtron lart nga qielli? Perendimi eshte nje lloj zbardhje i qiellit; nje lloj ringjallje. Nje tjeter dite, nje tjeter e premte, nje tjeter 20 Mars, Janar apo Shtator. Nje tjeter rizgjim. Yjet terhiqen dhe shuhen. Kangjellat thellohen midis dallgeve. Tisi i mjegulles dendesohet mbi fusha. Nje rreze e kuqe bie mbi trendafilat, madje edhe mbi ato me te zbehtat qe varen nga dritaret e dhomes se gjumit. Nje zog cirret. Fshataret ndezin feneret e pare. Po, ky eshte rigjenerimi i perjetshem, ngritja e vazhdueshme dhe rrezimi dhe rrezimi dhe perseri ngritja.

    'Dhe brenda meje dallga ngrihet. Fryhet; harkon kurrizin. Edhe nje here jam i vetedijshem per nje deshire te re, dicka qe lartohet brenda meje sikurse nje kale krenar kur kalorsi fillimisht u bie mamuzeve dhe pastaj terheq freret. C'armik ndjejme te avancoje kundrejt nesh, ju qe po kaleroni me mua tani, ndersa qendrojme duke care perpara kete rruge qe perzgjatet? Eshte vdekja. Vdekja eshte armiku. Eshte vdekja kundrejt te ciles une kaleroj me heshten gati per lufte dhe floket qe me derdhen prapa sikurse ato te nje djaloshi te ri; sikurse ato te Percival kur galoponte ne Indi. Godas mamuzet ne hijet e kalit tim. Kunder teje do te hidhem, i pamposhtur dhe i patrembur, O Vdekje!'

    Dallget u perplasen ne breg.

    ----------------------------------------

    Dallget (The Waves) – Virginia Woolf
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Cupke_pe_Korce : 12-07-2006 mė 09:43
    Summertime, and the livin' is easy...

  8. #58
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Henri Michaux-

    “Nuk ti them kėto se dua tė tė lėndoj. Do tė kisha thėnė tė tjera gjėra nėse vėrtet do desha tė tė lėndoj.” (nga “Po te shkruaj nga nje vend i larget.”)

    Disa pasazhe te tjera nga "La vie dans les plis."

    Keshilla per Ēiftet e Reja

    Sapo harron se cfare jane njerzit, ti rrezohesh ne deshiren per ti pare ata mire. Pa dyshim, kjo eshte arsyeja pse eshte e keshillueshme ta mbledhesh veten here pas here dhe te terhiqesh. Ai qe s’ka gra nuk enderron gje tjeter vecse ti perkedhele ato. Ai qe ka nje grua e perkedhel ate, por enderron vecse ta zhdepe ne dru. Epo lereni ta zhdepe atehere…duke shpresuar qe ajo nuk do ta zbuloje nje gje te tille.
    Akoma me mire, thjesht vraje. Me pas, gjithcka do te shkoje fjolle. Do te ndihesh me i sigurt ne vetvete, sikur te kishe tymosur nje llulle te mire, vertet nje llulle te mire. Ajo do te ndihet me mire gjithashtu, dhe do te te vleresoje me shume, duke te pare me pak te preokupuar, me te gjalle, me te dashur, pasi ti do te jesh “its foolproof.” Por do te te duhet ta vrasesh ate perseri dhe perseri. Ky eshte cmimi i paqes mes nje cifti.
    Per me teper, ajo vete mund te te kete vrare ty qysh diten e pare qe kaluat se bashku, pasi nje grua qe eshte pak delikate, pak nervoze, eshte pothuajse nje domosdoshmeri.


    * "its foolpfoof" - kete e kam lene keshtu sic eshte pasi eshte perkthyer nga anglishtja dhe s'jam e sigurt ne del i sakte kuptimi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Cupke_pe_Korce : 31-07-2006 mė 19:48
    Summertime, and the livin' is easy...

  9. #59
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    still in love with Virginia

    "Por nese nje dite ti nuk do te vish pas mengjezit, nese nje dite me shfaqesh ne pasqyre ndoshta duke pare nje tjeter, nese zilja e telefonit bie dhe bie ne dhomen tende te shkrete, une atehere, pas nje dhimbje qe s'mund te thuhet, une atehere--pasi budallalleku i zemres njerezore nuk ka fund--do te kerkoj nje tjeter, gjej nje tjeter ti. Nderkohe, le ta shkaterrojme tik-tak-un e kohes me nje fryme. Afrohu."

    - nga "dallget"
    Summertime, and the livin' is easy...

  10. #60
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    glimpses, revealing the psyche...

    "....
    Por ajo filloi ta ndjeje se i shoqi po e shikonte. Ai po i buzeqeshte, ne menyre enigmatike, sikur po e perqeshte lehtas per te qenit ne gjume ne mes te dites, por ne te njejten kohe ai po mendonte, Vazhdo te lexosh. S'me dukesh e trishte tani, ai mendoi. Dhe ai po vriste mendjen se c'fare ajo po lexonte, dhe ekzagjeronte injorancen e saj, thjeshtesine e saj, pasi atij i pelqente te mendonte se ajo nuk ishte e zgjuar, dhe aspak e lexuar. Ai po vriste mendjen nese ajo e kuptonte ate qe po lexonte. Ndoshta jo, mendoi ai. Ajo ishte mrekullisht e bukur. Atij i dukej se bukuria e saj, nese ish e mundur, sa vinte dhe rritej...
    ...
    Ai qendronte i heshtur, duke vertitur kompasin e ores se xhepit sa andej kendej, dhe mendonte per Novelat e Skot-it, novelat e Balzakut. Por permes mureve te zbehte te intimitetit te tyre, pasi ata po afroheshin gjithnje e me shume, ne menyre te pavullnetshme, duke ardhur krah per krah, shume afer, ajo po e ndjente mendjen e tij te ngrihej si nje dore e te mbulonte me hije te sajen, dhe ai filloi, tani qe mendimet e saj morren nje kthese te cilen ai nuk e pelqeu--drejt "pesimismit" te tij, sic e quante ai--te sillej nervoz, megjithese ai s'tha asgje, duke ngritur doren mbi balle, shtrenguar nje tufe flokesh, e duke e lene te bjere perseri..."

    --nga "To the Lighthouse"
    Summertime, and the livin' is easy...

Faqja 6 prej 10 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fragmente interesante librash
    Nga [xeni] nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 29-04-2014, 17:54
  2. Shkėmbim Librash
    Nga Tulipani Zi nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 07-03-2007, 17:46
  3. Botues Librash Apo Seksere Te Rendomte
    Nga Fenomeni nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-05-2006, 09:16
  4. Ndihmë për tituj librash
    Nga _MALSORI_ nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 20:02
  5. Dy koleksione librash
    Nga benseven11 nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-07-2005, 23:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •