Close
Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 92
  1. #61
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Franc Kafka i shkruan Milenes:

    "Te shkruash letra, sidoqofte, do te thote ta shfaqesh veten perpara shpirtrave, gje per te cilen ata presin te uritur. Puthjet e shkruara nuk arrinjne ne destinacion por pihen pergjate rruges nga shpirtrat. Eshte ky burim i bollshem i cili i shumezon ata ne permasa te jashtezakonshme. Njerezimi e sheh kete dhe e lufton me qellim qe te eliminoje me sa mund elementin shpirteror ndermjet njerezve dhe te krijoje komunikimin natyral, paqen e brendshme; ai ka shpikur hekurudhat, makinat, aeroplanet, gje kjo qe s'eshte aspak e dobishme pasi keto jane shpikje evidente te bera ne momentin e perplasjes. Ana e kundert eshte shume me e qete dhe e sigurte; pas sherbimit postar ai ka shpikur telegrafin, telefonin, dhe radiografin. Shpirtrat nuk do te vdesin urije, por ne do te kalbemi."

    *ketu, fjala "shpirtra" u referohet shpirtrave te pasvdekjes. In english, ghosts.
    Summertime, and the livin' is easy...

  2. #62
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    I have to say this :D

    "Ah, ky eshte njeri per se mbari!" thirri komandanti. "Ai ka fituar shume toke!"
    Sherbetori i Pahomit erdhi duke vrapuar dhe u mundua ta ngrere, por pastaj e pa qe goja po i rridhte gjak. Pahomi kish vdekur!
    Bashkiret kafshuan gjuhet per te treguar keqardhje.
    Sherbetori i tij roku lopaten dhe hapi nje grope te gjate sa Pahomi i shtrire, dhe e mbuloi ne te. Dy metra nga koka deri te kembet, ish gjithcka i nevojitej.

    Nga tregimi "Sa Toke i Nevojitet Njeriut." (shume njerez te letrave e kane cilesuar kete si tregimin me te bukur qe eshte shkruar ndonjehere)
    Summertime, and the livin' is easy...

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e Astrit Cani
    Anėtarėsuar
    09-03-2007
    Postime
    24

    Nji parabole

    nga MEVLANA (Jalaluddin Al-Rumi)

    nji nieri shkoi me trokite te dera e parajses
    e trokiti
    Kush je? e pveti nji za
    Jam une? u gjegj nieriu
    Ike! Nuk ka vend ketu mbrende per dy

    atehere nieriu u largue, shkoi ne shkretine dhe aty jetoi si asket, ne meditim dhe falja. e mbas shume vitesh, kur qe ba plak, u kthye te trokiste prape te dera.

    Kush je? - e pyeti zani.
    Jam ti!
    In nome di Kafka, bevi quel caffé!

  4. #64
    Prush – Sandor Marai

    Konradi zverdhej sa here degjonte muzike. Cdo lloj muzike, edhe ajo me e rendomta, e prekte thelle, sic ndodh me nje agresion fizik. Zbehej dhe buzet fillonin e i dridheshin. Perconte emocione kundrejt te cilave te tjeret mbeteshin indiferente. Me sa dukej melodite nuk i drejtoheshin vetem intelektit te tij. Kur degjonte muzike, disiplina qe i kishin ngulitur, fale se ciles kishte fituar nje vend ne bote dhe qe vete e kishte pranuar me deshire ashtu sic e pranon pendesen dhe ndeshkimin besimtari, i dobesohej. Ashpersia e tij e panatyrshme edhe e sforcuar zbutej, ashtu si kur ne nje parade, ne perfundim te ecjeve te gjata qe te zgerlaqin, papritmas kumbon serish urdhri: “Qetesohu!”. Harronte se ku ishte, buzet nisnin t’i dridheshin, syte i qeshnin, veshtrimi i humbte ne zbrazeti, nuk shihte me asgje nga ato qe kishte rreth e perqark, as eproret, as shoket, as zonjat e bukura dhe as publikun qe mbushte teatrin. E degjonte muziken me gjithe trupin, e pinte si nje njeri i thare per uje, e degjonte si nje i burgosur qe mpreh veshin per te degjuar tingullin e hapave qe afrohen e qe ndoshta do i sjellin lajmin e lirimit te tij. Nese ne ato caste I fliste kush, nuk i jepte pergjigje. Muzika largonte cdo gje qe e rrethonte….

    perkthyer nga Albana Kozeli
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #65
    AdIdAs Maska e DoLpHiN
    Anėtarėsuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Hono Lulu
    Postime
    1,453
    Ditari i Napoleonit
    Njerezit jane si qener qe lepijne doren e te zotit deri sa tu jepet rasti ta kafshojne...
    `That` is good and `that` is funny...but it costs a lot of money...

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    nice dolphin kjo thenje me kishte pelqyer kur e lexova vite me para



    "Try honestly to see things from the other person's point of view."
    -Dale Carnegie, nga libri: How to Win Friends and Influence People

  7. #67
    “Mė duket se zgjuarsia dhe krenaria janė ngushtėsisht tė lidhura... Pika e tyre e pėrbashkėt, ėshtė vėshtrimi i ftohtė dhe i sigurtė, qė nė tė dy rastet di tė vlerėsojė
    ....
    Thuhen kaq marrėzira pėr krenarinė – madje kristianizmi e ka bėrė atė tė ndihet edhe si njė mėkat! Nė fakt: kush kėrkon dhe merr nga vetja diēka tė madhe, duhet tė ndihet larg atyre qė nuk e bėjnė kėtė – e kjo distancė ėshtė interpretuar nga tė tjerėt si njė ‘mendim i lartė pėr vetveten’; ndėrkohė qė ai vetė nuk e njeh atė (distancėn) ndryshe, veēse si punė tė palodhur, luftė, fitore ditėn dhe natėn, ndėrkohė qė nga e gjitha kjo, tė tjerėt nuk dijnė asgjė!” (Niēe)

    Shqiponja: kafsha mė krenare; gjarpėri: kafsha mė e zgjuar. E, qė tė dy tė dalldisur nė rrethin ku gjejnė shtrat pėr vrullin e tyre, nė unazėn qė shtrėngon qenien e tyre: pra, rrethi dhe unaza, qė tė vėnė nė rrathė – janė tė angazhuar tek njėri tjetri.
    Enigma: kush ėshtė Zarathoustra, qė si i tillė mėson Rikthimin e pėrjetshėm dhe Mbinjeriun? – Kjo enigmė na bėhet e dukshme nė spektaklin e dy kafshėve. Nė kėtė spektakėl ne mundemi pėr tė mbėrthyer dhe mbajtur, nė njė mėnyrė mė tė shpejtė dhe mė tė lehtė, atė qė ekspozeja jonė ėshtė pėrpjekur pėr ta treguar si tė denjė pėr t’u shtruar nė pyetje: raportin e qenies (sein) me kėtė qenie tė gjallė qė ėshtė “njeriu”.
    “Dhe ja! Njė shqiponjė tė fluturojė nė ajėr duke formuar rrathė tė mėdhenj, teksa njė gjarpėr rri ngritur pezull mbi tė, jo si njė pre por, si njė mik: sepse mbahet fort i mbėshtjellė rreth qafės sė saj”
    “Janė kafshėt e mia!”- thotė Zarathoustra dhe, gėzohet me gjithė zemėr.

    (“Kush ėshtė Zarathoustra i Nietzches?”; ‘Leksione dhe Konferenca’, Martin Heidegger )

  8. #68
    CHEERFUL GIRL
    Anėtarėsuar
    14-04-2008
    Postime
    3,536
    Ky eshte nje rrezik me te cilin tashme do perballemi te dy, Brida.
    Nje tekst anonim i tradites pohon se pergjate gjithe ekzistences, cdo qenie njerezore mund te sillet ne dy menyra: te ndertoje ose te mbjelle.
    Ndertuesit mund te zggjasin per vite te tera detyrat e tyre, por vjen nje dite qe ata e perfundojne vepren e tyre. Ne kete moment ndalojne, dhe hapsira e tyre rezulton e kufizuar nga muret qe kane ngritur. Kur ndertesa ka mbaruar, jeta e humb kuptimin.

    Pastaj jane edhe ata qe mbjellin: Shpeshhere vuajne nga stuhite dhe stinet, dhe rralle pushojne. por ne dallim nga ndertuesit, kopshti nuk rresht se lulezuari. Keshtu qe kerkon vemendje te vazhdueshme, por ne te njejten kohe u lejon kopshtareve te jetojne nje aventure te madhe.
    Kopshtaret do te dijne gjithmone te njohin njeri-tjetrin, sepse nne historine e cdo planeti eshte rritja e gjithe tokes.

    BRIDA
    Paulo Coelho
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Arvima : 19-11-2012 mė 20:26
    E ne qofte, ftohte e ngrice, ti duro se dimri do t ike nje dite...

  9. #69
    "Qenia ėshtė shpirt, sepse jo vetėm qė bėn tė pranishėm ēdo qenie, por ajo gjithashtu edhe i gjallėron ato. Pėr shkak tė kėtij aktiviteti gjallėrues qė zotėron Qenia, ajo arrin t’i bashkojė tė gjitha qeniet dhe t’i bėjė ato tė shfaqen nė tėrėsinė e tyre, d.m.th nė gjithė-pranishmėrinė e saj. Duke bashkuar tė gjitha qeniet nė shfaqjen e saj unike, Qenia ujdis tė gjithė qeniet nė njė mėnyrė tė atillė marrdhėnieje, qė quhet “idea esenciale” e Qenies. Kjo nėnkupton qė rregullimi i unifikuar ėshtė “tė menduarit” e shpirtit, kurse mėnyra e marrdhėnies - “mendimi” i saj. Kėsisoj, Qenia si shpirt, rregullon ēdo gjė nė sferėn e qenieve dhe mėnyra e unifikuar e shfaqjes sė gjithēkaje nė gjithėpraninė e saj, bėhet skema e marrdhėnieve, sipas tė cilės qeniet mund tė ballafaqohen me njėra-tjetrėn. Nė kėtė mėnyrė Qenia si shpirt, bėhet ligj, i cili ėshtė i drejtpėrdrejtė dhe ndėrmjetėson ēdo marrdhėnie ndėrmjet qenieve."

    (Leksione dhe Konferenca, Martin Heidegger; pėrkthyes D.Thomollari, U.Nerguti)

    *


    Pėr mizat e tregut

    Arratisu, o miku im, nė vetmi! Unė tė shoh tė shastisur nga poterja e njerėzve tė mėdhenj e tė pickuar nga thumbat e tė vegjėlve.
    Pylli dhe shkėmbi do tė dinė tė heshtin denjėsisht pėr ty. Ji i ngjashėm me atė pemė qė aq shumė e do, atė pemė tė hijes sė gjėrė, qė e varur rri mbi det dhe rri e dėgjon nė heshtje.

    Ku mbaron vetmia, fillon tregu e, ku fillon tregu, fillon edhe poterja e aktorėve tė mėdhenj dramatikė dhe zhuzhitja e mizave tė helmėta.

    Nė botė, gjėrat mė tė mira nuk nevojiten pėr asgjė, po qe se nuk i pėrfaqėson dikush. Populli njerėzit e mėdhenj i quan komedianė. Populli kupton pak nga madhėshtia, domethėnė krijimi. Mirėpo ėshtė i ndjeshėm t’i njohė tė gjithė komedianėt dhe aktorėt dramatikė.
    Kėshtu shkon kjo botė!

    Aktori dramatik ka shpirt, por ka pak ndėrgjegjej tė kėtij shpirti. Beson gjithmonė nė atė gjė, me anė tė cilės i bėn tė tjerėt tė besojnė fortėsisht; pra tė besojnė nė atė vetė. Nesėr ka njė besnik tjetėr, e pasnesėr njė tjetėr. Ka ndjesi zemėrake, si populli, dhe humor tė luhatshėm.

    Shkatėrrimin e quan ‘demonstrim’ dhe ‘bindjen’ - tė shkuarit ēmendi. Pėr tė gjaku ėshtė arsyeja mė e mirė.

    Njė tė vėrtetė qė, depėrton veē nėpėr veshėt e mprehtė, e quan gėnjeshtėr dhe hiēgjė. Se, nė realitet ai beson vetėm zotat qė bėjnė mė shumė zhurmė nėpėr botė.

    Tregu ėshtė plot e pėrplot me tallės e shkaktarė tė ligj. Populli lėvdohet me njėrėzit e tij tė mėdhenj, ata zotėrinjtė e kohės sė sotme....

    Mos ji aspak xheloz me kėta tė dhunshmit dhe absolutistėt ti, o dashnor i sė vėrtetės. Kurrė nuk u var ndonjėherė e vėrteta nė krahėt e njė absolutisti...

    I avashtė ėshtė proēesi i pėrvojės nė tė gjitha puset e thella; duhet tė presėsh gjatė pėr tė kuptuar se ē’ka ndodhur nė thellėsi tė tyre. Tė gjitha gjėrat e mėdha ndodhin jashtė tregut dhe famės. Arratisu o miku im nė vetminė tėnde! Unė tė shoh tė pickuar nga miza tė helmėta.

    Arratisu atje lart, ku ka njė atmosferė tė fortė e tė ashpėr! Arratisu nė vetminė tėnde! Ke rrojtur kaq gjatė afėr tė vegjėlve dhe meskinėve.
    Arratisu nga hakmarrja e tyre e padukshme; se me ty ata veēse mund tė hakmerren!

    Mos e ngri kurrė dorėn kundra tyre. Ata janė tė panumėrt, por s’ėshtė detyra jote tė bėsh mizė-shpėrndarėsin.

    Tė panumėrt janė tė vegjėlit dhe meskinėt. Mė shumė se njė ndėrtesė e madhėrishme ėshtė rrėzuar pėr shkak tė pikėzave tė shiut e, barėrave tė kėqija qė rriteshin pėrreth tyre.
    Ti nuk je njė shkėmb, por tashmė shumė pikėza tė kanė gėrryer. Kėta pikėza mund tė tė copėtojnė e tė bėjnė thėrrime. Unė tė shoh tė lodhur nga kėto miza tė helmėta, tė shoh gjithė gjak nė njėqind vende por, krenaria jote nuk do as tė nxehesh.

    Me gjithė pafajsinė e tyre e dėshirojnė gjakun tėnd, u digjet flakė e gjak shpirti i tyre anemik. Kėshtu tė pickojnė me gjithė aneminė qė kanė.

    Por ti, o i thellė, aq thellėsisht vuan edhe nga plagėt mė tė vogla. Mė parė se tė shėrohesh, po i njėjti krimb helmues nis tė tė zvarritet nėpėr dorė.
    Je shumė krenar pėr t’i vrarė kėta lakmitarė. Por ki kujdes, tė mos durosh paskėtaj fatin e padrejtėsisė sė tyre helmuese!

    Gumėzhojnė pėrreth teje edhe me lavdet e tyre, mirėpo lavdi i tyre nuk ėshtė veēse pėrgatitje pėr sulm. Duan afrinė me lėkurėn tėnde e me gjakun tėnd.
    Tė miklojnė si njė zot a njė demon; ofshajnė pėrpara teje si pėrpara njė zoti a njė djalli.
    Ē’rėndėsi ka? Nuk janė veēse lajkatarė dhe qarramanė.

    Shpesh vishen me njė petk dashamirės. Kjo ka qenė gjithmonė maturia e burracakėve, sepse burracakėt janė tė matur.
    Nė shpirtrat e tyre tė mjerė mendojnė shumė gjėra pėr ty, sepse ti i gjallon dyshimet e tyre. Tė menduarit shumė shkakton dyshime...

    Tė ndėshkojnė pėr tė gjitha virtytet e tua. Tė falin me zemėr vetėm gabimet, sepse ti je i butė, i drejtė, e thua: “Janė tė pafajshėm nė ekzistencėn e tyre tė vogėl”. Mirėpo shpirti i tyre i mjerė mendon:” Faj ėshtė ekzistenca e njerėzve tė mėdhenj”.

    Edhe kur je i butė me ta, tė pėrēmuar ndihen ata gjithsesi dhe, t’i shkėmbejnė mirėsitė e tua me ligėsi tė fshehta.
    Krenaria jote e heshtur shkon gjithmonė kundėr shijes sė tyre; janė tė lumtur kur t’i shfaqesh ndonjėherė aq modest sa tė tregohesh mendjemadh.
    .... ndaj ruhuni nga tė vegjlit.

    Pėrpara teje ata ndihen tė vegjėl, inferioriteti i tyre rri fshehur nėn thėngjij e digjet duke tė pėrgatitur njė hakmarrje tė padukshme. A nuk e ke vėnė re sesa shpesh bėhen memecė kur u afrohesh pranė, humbasin ēdo fuqi, si tymi i njė zjarri qė po shuhet?

    Po miku im ti je ndėrgjegjja e keqe pėr fqinjėt e tu, sepse ata janė tė padenjė pėr ty. Ndaj tė urrejnė e duan tė tė pinė gjakun.
    Fqinjėt e tu do tė jenė gjithmonė miza tė helmėta; ēka ėshtė e madhe te ty, ėshtė ajo qė i bėn helmues e tė pėrngjasojnė me mizat.

    Arratisu o miku im, nė vetminė tėnde, atje ku fryn njė erė e ashpėr dhe e fortė!
    Nuk ėshtė detyra jote tė bėsh mizė-shpėrndarėsin.

    ("Kėshtu foli Zarathustra", F.Nietzsche)

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Askush me kengen s'mund te matet,
    Ajo i ngjan veē barit,
    Kositet bari,bari s'thahet
    Nga kosa e kosarit.

    Mbi kokat tona zienin plumbat,
    Po kenga s'i perfillte;
    Sikur jetonte me pellumbat,
    Sikur pas saj i ndillte.

    Cudi ka bota jone e madhe,
    Po kenga mposht te gjitha;
    Nje fije bari nder livadhe
    Mund gjemba,driza,hithra...

    Nese me fleten e nje peme
    Ia merr nje kenge shtruar,
    Qendron e zbutet para teje
    Dhe ujku me i terbuar.

    Me lot mbush syte e ngre dy veshet
    Qe kengen ta degjoje,
    Harron per delet dhe per deshet
    Dhe dhembet fsheh ne goje,

    Se kenga s'do ckermitje dhembesh,
    S'do gjemb e tym fitili,
    Pranon te vetmin gjemb prej gjembash;
    Nje gjemb prej trendafili...


    DRITEROI "Balade per tim ate dhe per vete"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ke-ler : 30-11-2012 mė 15:58
    I pafajshmi qe pa Djallin,u mahnit.Fajtori qe pa Zotin,u zhgenjye.

Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fragmente interesante librash
    Nga [xeni] nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 29-04-2014, 17:54
  2. Shkėmbim Librash
    Nga Tulipani Zi nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 07-03-2007, 17:46
  3. Botues Librash Apo Seksere Te Rendomte
    Nga Fenomeni nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-05-2006, 09:16
  4. Ndihmë për tituj librash
    Nga _MALSORI_ nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 20:02
  5. Dy koleksione librash
    Nga benseven11 nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-07-2005, 23:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •