Close
Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 92
  1. #41
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Kurse unë po lexoj një roman nga Marc Levi, Herën tjetër (La prochaine fois)

    Intriga :

    Jonathan Gardner është specialist arti, në veçanti specialist i piktorit të njohur rus të shekullit XIX-të, Vladimir Radskin, i cili, asokohe, kishte pikturuar vuajtjet e popullit rus nën sundimin e carit. Dhe cari e kishte marrë aq inat atë saqë jeta e tij rrezikohet seriozisht. Dhe nën këshillën e një miku të tij që i dinte synimet e carit për zhdukjen e piktorit, ai arratiset natën nga pallati ku ishte strehuar. Dhe në ikje e sipër ai sheh ushtarët e carit të pushkatojnë gruan e tij Clara. Pas kësaj ai nuk pikturoi kurrë në ngjyrë të kuqe. Dhe emigron në Angli, ku vdes në moshën 62 vjeç.

    Një mbrëmje, pas një konference në lidhje me pikturën e fundit të Radskin, e cila ishte zhdukur akoma pa u shfaqur në publik, i lodhur, Jonathan, takon në një bar një grua me të cilën, ndër të tjera, ka këtë bisedë, të cilën po e përkthej shpejt e shpejt për ju (si oiseau që jam) :

    - Zoti Gardner, vazhdoi gruaja, unë nuk besoj aspak në rastësinë.
    - E ç’lidhje ka rastësia këtu ?
    - Rëndësia e tepërt që ne i japim asaj është për të të shtirë frikën. Nga gjithçka që sapo ju thashe, mbani mend vetëm një gjë. Ndodh që dy shpirtëra të takohen për të formuar një të vetëm. Atëherë ato varen përgjithmonë nga njëri-tjetri. Ato janë të pandashëm dhe nuk do të pushojnë kurrë së gjeturi njëri-tjetrin, nga jeta në jetë. Nëse përgjatë njërës prej këtyre ekzistencave tokësore një gjysmë do të ndahej nga tjetra, ose do të thyente betimin që i lidh ato, të dy shpirtërat do të shuheshin përnjëherë. Ato nuk mund ta vazhdojnë udhëtimin veç e veç.(…)
    - Zoti Gardner, në këtë çast, diçka brenda jush ju thotë që unë nuk jam një plakë e cila do të kishte humbur mendjen. Kini kujdes për atë çka do t’ju them tani : mos u dorëzoni ! Ajo është rikthyer, është aty. Diku mbi këtë tokë, ajo ju pret dhe ju kërkon. Tani e tutje koha është e numëruar për të dy. Nëse ju hiqni dorë nga njëri-tjetri, kjo do të ishte shumë më e keqe sesa ju të çonit dëm jetën tuaj, kjo do të ishte të humbisnit shpirtërat tuaj. Fundi i dy udhëtimeve tuaja do të ishte një humbje e pallogaritshme për ju që jeni kaq pranë qëllimit. Kur ju të jeni njohur, mos kaloni mënjanë njëri-tjetrit.(…)


    Si thoni, di të tregoj apo jo ? Kushedi ç’do ngjasë aman, por di që ky autori, Marc Levi, ka shkruar dhe tre libra të tjerë, Po sikur të ishte e vërtetë (që Spielberg ia ka blerë të drejtat e autorit për ndonjë film të ardhshëm), Ku je ti ?, dhe Shtatë ditë për përjetësinë.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga oiseau en vol : 29-10-2005 mė 15:07

  2. #42
    e kthjellet dhe e kalter Maska e Niagara
    Anėtarėsuar
    29-10-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    230

    e madhe

    Citim Postuar mė parė nga leci
    Ernest Hemingway
    Nga ky shkrimtar kam lexur pothuajse gjithēka.
    Duke filluar nga Addio alle armi,Per chi suona la campana,Il vecchio e il mare,Il giardino dell'Eden,I quarantanove racconti..
    Po citoj nje fragment nga libri "Plaku dhe deti"

    Mendonte perhere detin si "la mar",ashtu si e quajne spanjollet kur e duan.
    Nganjehere ata qe e duan flasin keq,po perhere sikur po flasin per ndonje grua.Plaku e mendonte perhere si nje femer detin.-
    Konsiderohet si virtyt te mos flasesh,ose vetem ne raste te veēanta,ne det.
    Plaku e kishte respektuar perhere kete rregull,por tani shpesh thonte me ze te larte mendimet e veta.
    Po te me degjojne te tjeret duke folur me ze te larte vetem,do mendojne se jam i marre.
    Por kjo nuk eshte e vertet dhe per kete pak me intereson.-
    Ndoshta nuk duhet te peshkoja,mendoi plaku,por per kete kam lindur.
    Pa detin dhe kuptoi sa i vetmuar qe ishte.

    plaku ne enderr shihte luane...
    fundi eshte fantastik fare....
    pershendetje Lecit

  3. #43
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Nga tregimi KOHA E DASHURISE te Ismail Kadarese.

    "Ne vendosem <> Violes, ne mbremjen e se premtes, fill pas kthimit nga kinemaja..."

    "... Te nesermen, kur po dilnim me Ilirin nga shkolla, te kreu i rrugices pame dy cuna te klases me lart qe po pinin cigare bashke me Vason. Dy javet e fundit Vasoja ishte bere idoli i gjithe djemve te shkolles. Ishte kthyer nga Tirana, ku vazhdonte shkollen teknike, e kishte kthyer emrin nga Vaso ne Vasko, kishte veshur nje xhakete me katrore, dhe megjithese s'ishte vec dy vjet me i madh se ne, tregonte historira te mahnitshme dashurie. Ne, ashtu si te tjeret, enderronim te njiheshim me te..."

    "... Rrinte pak menjane, me cigare ne goje, gati i paarritshem.... dhe ne pa e vrare mendjen me gjate, mendjelehtesisht, mizorisht ishim gati ta hidhnim ne kembet e te gjitheve Violen, mjaftonte qe ai te na fliste..."

    "... Kur u ndame prej tyre ishim si te trullosur. Copera te historirave te Vasos (kishte ne to letra dashurie me fjalet sikur qielli te ishte leter dhe deti te ishte boje, dashuria qe kam per ty, zemra kurre s'do ta tregoje, te qara dashnoresh, pergatitje helmi per vetevrasje, te brendshme te mendafshta boje qielli etj., etj.,), pra historite e tij perziheshin me gezimin qe ishim njohur me te, por edhe me nje hidhesi te hajthme, qe s'guxonte te shfaqej haptas, po qe ishte perhere aty. Hidhesia qe ate njohje e kishim fituar duke dhene si kembim Violen..."

    "... Ishim duke i thene <> njeri-tjetrit, kur Mama Belgjika, duke u skuqur tha:
    - Pa dale njehere... te them te drejten, une...
    - Cfare? - i tha Iliri me ftohtesi.
    Mama Belgjika u mbllacit.
    - Une, te them te drejten nuk di si futen duarte..."

    Harroj si vuajne meshkujt... e dikur desha te isha dhe djale, pale.
    Kur e kam lexuar, me ka pelqyer shume tregimi tjeter i Kadarese me titullin NUDO. Ndersa tani qe e mendoj... s'e di.

  4. #44
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Nuk e di, ka mjaft pjese te bukura nga libri Njeriu qe qesh te V. Hygos. Une po shkepus vetem nje per tani:

    fq. 148
    perkthyer nga Bujar Dako
    shtepia botuese Naim Frasheri
    Tirane, 1977

    « Guinpleni kishte rene ne lak: me e mira ishte armike e se mires.

    Mjere ai per te cilin thote njerezia: "I lumi ai".

    Njeriu i ben balle me lehte fatkeqesise sesa lumturise. Fati i keq eshte me pak i demshem se fati i mire. Vobekesia eshte Karibda, por begatia eshte Shila. Ata qe qendrojne me kryet perpjete perpara rrufese, bien te verbuar nga vetetima. Ti qe s'kishe frike nga gremina, druhu se mos te ngrene ne rete ligjione enderrimesh kraheshkruara. Ngjitja do te te lartesoje dhe do te te zvogeloje. Apoteoza fsheh ne vetvete rrezikun e kobshem te rrezimit.

    Ta njohesh veten ne lumturi, eshte gje e veshtire. Rasti ve gjithmone nje maske. Nuk ka asgje me mashtruese se ai. Cfare eshte ai valle: mos eshte hyjnia, mos eshte fataliteti? »

  5. #45
    ...Herë duke shkruar e herë duke u menduar, nuk e vija re kohën se si vraponte. Me vrap erdhi e shtuna. Shi nuk binte, por ishte ftohtë dhe në fillim në qiell era shtynte retë si balona të mëdha.
    Pastaj retë e ndalën vrapin e tyre dhe u bashkuan njëra me tjetrën duke formuar një masë të madhe të murrme. Nga kjo masë e murrme do të lëshonin miliarda e miliarda fluturza të vogla të bardha dhe do të mbulonin pyjet dhe sheshet, përenjtë dhe gropat.
    Atëherë mbi çatitë do të ngriheshin shtyllat e vogla të kaltra të tymit të oxhakëve.
    Unë kisha qejf që Zana të vinte nëpër dëborë.
    Ashtu edhe ndodhi. Në fillim retë lëshuan një si miell të holla. Më vonë mielli u trash dhe u bë si ato petët që bëjnë gratë kërçare për dimër.
    Filloi dëbora me flokë të mëdhenj dhe gjithçka zbardhte. Erë nuk frynte dhe asgjë s’pipëtinte. Kishe qejf të qëndroje në dritare e të vështroje këtë çudi të bardhë. Këtë çudi dinë ta përshkruajnë me gjithë bukurinë e saj mahnitëse shkrimtarët e vendeve të ftohta.

    Kur erdhi Zana, ishte ngarkuar e gjitha me dëborë, si plaku i vitit të ri. Dola dhe e prita gjer te ura e drunjtë, që qe mbuluar me katër gisht dëborë të pashkelur. Gjurmët e para ishin të Zanës.
    Ajo m’u hodh në qafë dhe dëbora e fytyrës dhe e flokëve të saj shkriu në faqet e mia.
    Zana u mbajt në krahun tim dhe të dy u ngjitëm gjer në shtëpi.
    U shkund para se të hapja derën dhe përpoqi këmbët që të shkundte dëborën.

    - Shkundmë, Mina!- tha ajo dhe unë fillova ta shkund, duke i rënë me dorë në shpinë dhe në shpatulla.
    Zana zhveshi pallton dhe hoqi shaminë që i mbulonte gjysmën e flokëve, zbathi këpucët me afa dhe u ul në karrige pranë zjarrit.
    Fytyra e saj u skuq mnjëherë nga afshi i zjarrit dhe sytë i xixëlluan.

    -Ah, ç’dëborë e bukur! Ah, ç’zjarr i bukur!- tha ajo dhe përpoqi shuplakët e vogla, si gjithmonë kur emocionohej nga diçka që asaj i dukej e bukur.

    Unë rrija e vështroja dhe mundohesha të gjeja filiza të rinj në sjelljen, qëndrimin dhe gjithë humorin e saj. Por ajo, në thelb, kishte mbetur ashtu siç ishte, e çiltër dhe e bukur.
    Qenia e saj asgjë nuk fshihte. E megjithatë e ndieja se ajo ishte bërë më e mençme, më e përmbajtur.

    - Ti, Mina, u gëzove që erdha?- tha ajo papritur.

    Në këtë çast ajo e shtërngoi me gishtërinj gërshetin e trashë të hedhur mbi gjoksin e saj që ulej e ngrihej.
    Unë nuk u përgjigja menjëherë a u gëzova apo jo për ardhjen e saj.
    Duke vështruar gërshetin e bukur thashë:

    - Ti e paske gërshetin Zana!

    Ajo padashur e tërhoqi me gishtërinjtë e hollë, sikur të dionte të sigurohej se me të vërtetë e kishte.

    -E kam,- tha dhe qeshi me të madhe.
    - E mirë!- thashë unë.
    -Po të mos e kisha?- pyeti ajo.
    - Po të mos e kishe, nuk do të gëzohesha aq shumë, se unë e dua këtë gërshet,- thashë dhe për herë të parë e përqafova vetë.

    Ajo u tulit, e heshtur, në krahët e mi. Pastaj u shkëput dhe tërë seriozitet, e menduar tha:

    -Mina, mos mendo kurrë për atë që të thashë për Bertin. As për atë këmbënguljen time budallaqe për skenën banale që dontë të xhironte Berti.
    Unë vetëm ty të kam dashur.
    Ato që të thashë për Bertin, ishin fjalë në erë...E kupton?

    Fytyra e Zanës ishte më e kuqe se trëndafili. Ajo vështronte zjarrin që digjej.
    Mendimet e saj kushedi ku fluturonin. Të gjitha ato mendime të hidhura që kishte bartur, donte t’i digjte në këtë flakë.

    -Unë vetëm ty të kam dashur- përsëriti ajo pa i hequr sytë nga flaka e verdhë në të trëndafiltë.

    E përqafova përsëri dhe e kuptova që kishte të drejtë.......

    *****************************

    Nga romani “Trëndafili në gotë” (faq. 275-277)e autorit Dritëro AGOLLI

    ZeM
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zana e malit : 22-01-2006 mė 08:09
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  6. #46
    Southern Prince Maska e Pyrrhus_Mollos
    Anėtarėsuar
    12-01-2006
    Vendndodhja
    Ēamėri
    Postime
    315
    Nga libri arvanitasit dhe prejardhja e Grekerve: (fq.333)

    Arbereshet:
    i konsideronin helenet e lashte parardhes te tyre te menjehershem dhe i imagjinonin ata si gjysmezota, njerez me fuqi mbinatyrore dhe te paarritshme.

    Vishnin...monedhat e Aleksandrit te Madh si nuska, dinin shume gjera mbi orakullin si dhe menyren se si jepeshin profecite....
    Dinin gjithcka per Pirron dhe vete Ali Pashai quhej "Pirro i Ri"...
    P.S. Sic quhej Gjergj Kastrioti "Princeps Epirotarum'' ne latinisht
    ĒAM 24 KARAT

  7. #47
    bitter girl Maska e marsela
    Anėtarėsuar
    11-06-2002
    Postime
    1,163

    Nga " Emri i trendafilit" U.Eko

    Ndoshta s'ka ndonje gje shume te vecante tek fragmenti me poshte, por sdi pse ajo thjeshtesia e ben te bukur..
    Te mendosh qe nje plak po shprehet pikerisht si i ka ndjere gjerat ne ate te ri, pa u perpjekur ti beje te duken me te plota, te ndryshme, pa vendosur gjykime e mendime..pershkrim vetem ,,shume i rrjedhshem.


    ...Sa e bukur je, syte e ty dy pellumba (thoja), lerme te ta shoh fytyren, te ta degjoj zerin, jonet e zerit tend sa te embla, fytyra jote plot magji, me cmende dashurie o motra ime, me marrose vetem me nje veshtrim, vetem me gjerdanin e qafes sate, hoje lengezuese buzet e tua, mjalte e qumesht nen gjuhen tende, fryma jote ere molle, gjinjte e tu si bistake, bistake rrushi gjinte e tu, qiellza jote vere e zgjedhur qe rrjedh permes dashurise sime e me derdhet neper buze e dhembe...cezme kopshti, lavande e shafran, kanelle e bargjumi, po kush ishte valle ajo qe mu shfaqej syve si agu i mengjesit, e bukur si hene, shkelqimtare si diell, e hatashme si ushtri e rradhitur per beteje?

  8. #48
    bitter girl Maska e marsela
    Anėtarėsuar
    11-06-2002
    Postime
    1,163

    dhe vazhdon.............

    ...Zot i madh kur ta rrembejne shpirtin, athere i vetmi virtyt qe te mbetet eshte te duash ate qe te shikon( a s'eshte keshtu?) lumturia me e madhe te kesh ate qe ke, athere e pi drejt e ne burimin e vet jeten e hareshme, athere shijohet jeta e vertete qe na takon te jetojme, pas jetes se vdekeshme, prane engjejve ne amshim...
    Keshtu po mendoja e me dukej se se fundi po vertetoheshin profecite ndersa vajza me dehte me kenaqsi te papershrkueshme dhe trupi im sikur ishte bere i teri nje sy i vetem, nga para e nga pas, dhe i shihja njehersh gjithe gjerat perreth. Dhe kuptova se permes asaj qe quhet dashuri arrihet njeheresh bashkimi e embelsia, e miresia e puthja e njesimi, sic edhe kisha degjuar te thonin po duke pandehur se flisnin per tjeter gje...

  9. #49
    e kthjellet dhe e kalter Maska e Niagara
    Anėtarėsuar
    29-10-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    230
    Qendrimi yne me njeri-tjetrin ishte i cuditshem, ne e kalonim te shumten e kohes bashke me pelqemin e te dy paleve, megjithate ne ia fshihnim ndjenjat njeri-tjetrit dhe aty beheshim xheloze, aty fyheshim nga veprimet tona.
    Midis nesh kishte shoqeri te ngushte por pa besim, nga njera ane dashuri pa shprese e pa qellim dhe nga ana tjeter turbullim, dyshime, here-here pakenaqesi. Megjithate besoj se kjo tronditje ndjenjash ( e tille eshte natyra e zemres se njeriut), qe vazhdonte nepermjet nje mije rrethanave mahnitese dhe ngacmuese, sido qe te parendesishme, na detyronte ta mbanim mendjen vazhdimisht te njeri-tjetri dhe kjo rruge natyrisht te conte ne pergjithesi ne shtimin e dashurise me te cilen ishim te prirur prej natyre ta veshtronim shoku-shokun.

    Walter scott. Rob Roy fq 221
    Fjalet e embla jane si nje huall mjalti,
    embelsi per shpirtin dhe ilac per kockat.
    Fjalet e Urta 16:24

  10. #50
    Lulet e molles - John Galsworthy

    Hena e arte sapo kishte dale mbi koder dhe veshtronte me syrin e saj te mprehte permes rrjetes se erret te degeve gjysme te zhveshura te frasherit. Nen druret e molleve ishte erresire dhe Eshersti u ndal aty ku bari ishte i pashkelur. Prapa tij levizi dicka e erret me nje zhurme te shurdhet dhe ate kohe ai vuri re tre derra te medhenj qe u shtrine prane njeri-tjetrit, afer gardhit. Mbajti vesh te degjonte. Ere s’kishte, por gurgullima e perroit ndihej akoma me e forte se diten. Nje zog qe s’e shquante dot cicerinte papushim ne menyre monotone: “Pip – pip…Pip – pip”; i zuri veshi klithmen e bufit dhe renkimin e hutinit. Eshersti beri nja dy hapa perpara dhe perseri u ndal i habitur nga nje drite e bardhe qe i ra mbi koke. Neper pemet e qeta, te zhytura ne erresire, lulet dhe sythat e panumert, te njome dhe delikat, u gjalleruan nen driten e magjishme te henes qe derdhej fshehurazi mbi to. Te gjitha keto i zgjuan atij nje ndjenje te cuditshme: iu be sikur miliona flutura te bardha nate e miliona shpirtra fluturonin ne hapesiren midis qiellit te erret dhe tokes se zeze sterre dhe hapnin e mbyllnin krahet mu perpara syve te tij. I mahnitur nga kjo bukuri e heshtur e castit, pa aroma, ai per pak harroi se perse kishte ardhur ne kopsht.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fragmente interesante librash
    Nga [xeni] nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 29-04-2014, 17:54
  2. Shkėmbim Librash
    Nga Tulipani Zi nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 07-03-2007, 17:46
  3. Botues Librash Apo Seksere Te Rendomte
    Nga Fenomeni nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-05-2006, 09:16
  4. Ndihmë për tituj librash
    Nga _MALSORI_ nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 20:02
  5. Dy koleksione librash
    Nga benseven11 nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-07-2005, 23:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •