Close
Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 92
  1. #21
    Po shtoj nje pjese tjeter nga Alkimisti qe nuk ka pak qe e mbarova . Ka vertet shume pjese te bukura per te cituar. Sot po zgjedh njeren prej tyre:

    "Eshte nje liber qe thote te njejtat gjera, pothuajse si te gjithe librat e tjere ne bote" - vazhdoi burri i moshuar. "Pershkruan pa-aftesine e njerezve per te zgjedhur fatin e tyre. Dhe perfundon duke thene qe cdo njeri ne fund te fundit beson genjeshtren me te madhe ne bote"

    "Cila eshte genjeshtra me e madhe ne bote?" pyeti djali, komplet i habitur.

    "Eshte kjo: qe ne nje moment te jetes tone, ne humbasim kontrollin e asaj cfare ndodh rreth nesh, dhe mendojme se jeta jone fillon kontrollohet nga fati. Kjo eshte genjeshtra me e madhe ne bote"
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Nga Dopio Enderr e Artur Schnitzler
    Dy fjale mbi autorin.
    Sigmund Freud per shume kohe esitoi para se te takonte kete shkrimtar per friken e ngjashmerise .Dhe ndoshta asnje shkrimtar ka pershkruar me aq force dhe evidence fantazmat e endrrave ose realitetit.Ngel nje nga klasiket me te rendesishem te 900'

    Ajo qeshi dhe mbas nje hezitimi te shkurter tha-Falenderojme fatin qe na nxorri pa asnje konseguence nga te gjitha aventurat,nga ato te vertetat dhe nga ato te enderruara.
    Je e sigurte?-u pergjigj Fridolin
    Kaq e sigurte sa qe ndjej qe realiteti i nje nate,dhe ai i nje jete te tere,nuk duan te thojne ne te njejten kohe edhe te verteten me te thelle.
    Dhe asnje enderr nuk eshte teresisht enderr-shtoi.
    Albertine mori midis duarsh koken e te dashurit dhe me perkedhelje-Po tani u zgjuam per shume kohe-
    Per gjithmone donte te shtonte Fridolin por para se te thonte keto fjale ajo embelsisht i vuri gishtin perpara buzeve dhe pershperiti lehte:Nuk mund te njohim te ardhmen.
    Ngelen keshtu ne qetesi,njeri afer tjetrit,pa enderruar deri kur si ēdo mengjes trokiten ne dere dhe nje rreze dielli qe hynte nga tendat e e qeshura e nje femije filluan nje dite te re.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061

    ja poezi nga libri qe po lexoj

    Rruga e Bardhė





    Njė natė nė ėndrrat e mia pashė tė ardmen plot shkėlqim,
    Njė shi i heshtur dritash rigonte pa pushim...

    Punėt venin mbarė si tiktaku i gėzuar i njė ore,
    Njė nga njė ishin fshirė ngatėrresat shekullore...

    Dhe ēdokush me mirėsi i fliste tjetrit, me zemrėn nė dorė
    Nga musllukėt e mermertė rridhte uji prajsor.

    Dhe ja, duke kaluar engjejt me fytyrat plot mirėsi,
    Ikėn duke na i ringjallur shpresat nji edhe nga nji.

    Njė botė tė rč krijonin pa pra, pa tė dytė...
    Ēdo anė i pėrngjante qiellit, tė lbyrte sytė.

    Shkarkim rrufeje djelmoshat jigitė, u befasova,
    Ah, ndoshta pėr sihariq ish koha, e kuptova.

    Me fytyrat ngjyra befasuese djem e vajza pashė,
    E kuptova plotėsisht: ata engjėjt janė, me vete thashė.

    Pa bezdi, pa u ngopur, u vėrtita nga ēdo anė,
    Atyre qė pinin dritė nga njė ēezmė e madhe, u erdha pranė.

    Me falenderime shėtitėsit krah pėr krah duke ardhė,
    Pastaj rrotull e rrotull u derdhėn nė Rrugėn e Bardhė...

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Ernest Hemingway
    Nga ky shkrimtar kam lexur pothuajse gjithēka.
    Duke filluar nga Addio alle armi,Per chi suona la campana,Il vecchio e il mare,Il giardino dell'Eden,I quarantanove racconti..
    Po citoj nje fragment nga libri "Plaku dhe deti"

    Mendonte perhere detin si "la mar",ashtu si e quajne spanjollet kur e duan.
    Nganjehere ata qe e duan flasin keq,po perhere sikur po flasin per ndonje grua.Plaku e mendonte perhere si nje femer detin.-
    Konsiderohet si virtyt te mos flasesh,ose vetem ne raste te veēanta,ne det.
    Plaku e kishte respektuar perhere kete rregull,por tani shpesh thonte me ze te larte mendimet e veta.
    Po te me degjojne te tjeret duke folur me ze te larte vetem,do mendojne se jam i marre.
    Por kjo nuk eshte e vertet dhe per kete pak me intereson.-
    Ndoshta nuk duhet te peshkoja,mendoi plaku,por per kete kam lindur.
    Pa detin dhe kuptoi sa i vetmuar qe ishte.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    "Nena" nga Maksim Gorki

    ...

    Ate mbremje nena nuk e ndezi soben, nuk beri gjelle, as piu ēaj, vetem naten vone hengri nje kothere buke. Dhe kur ra te flinte; e ndjeu se kurre ndonjehere gjer ate dite jeta nuk i ishte dukur aq e zhveshur, aq e hidhur, aq e mjere. Keto vitet e fundit ajo ishte mesuar te rronte duke pritur dicka me rendesi, dicka te kendshme qe duhej te vinte. Rreth e rrotull saj sillej rinia e gjalle dhe e gezuar dhe gjithmone perpara saj kishte fytyren serioze te djalit, krijuesit dhe udheheqesit te kesaj jete te embel, ndonese plot me shqetesime.
    Dhe ja, tani Pavlin e moren dhe s'mbeti asgje.

    ...

  6. #26
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    po lexon maksim Gorkin, ne vitin 2005? Oh c'durim e c'perzgjedhje!!!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061
    po lexoj nje liber me poezi klasike persiane, dhe po sjell je poezi ketu poshte

    zeri i lires


    mik i shtrejte , zer i lires qe i ngjan nje kenge mjelme
    esht m i embel sesa zeri kur zotit i ben levdate
    i trishtuar e rrenqethes ,kurdohere me sjell ndermend
    nje sorkadhe te plagosur qe drithmon nga nje lengate
    jo, nga shtiza s eshte shpuar trup i lires , po shpesh here
    te leshon ne zemer shtiza ; dhimbja ndehet gjer e gjate
    here denes here bucet , duke rreshtur ze renkon
    nuk e fshehim dot habine tek e ndjejme dit e nate
    fjale ska ,po tingellima flet aq bukur e kaq embel
    per ata qe dashurohen, ligjeron me pergjerate
    mendjeftohtin nxjerr nga heshtja , zemren ja roberon
    mendjekrisurin ne shpirt i hedh driten si dhurate

    RUDAKI

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Citim Postuar mė parė nga macia_blu
    po lexon maksim Gorkin, ne vitin 2005? Oh c'durim e c'perzgjedhje!!!
    Mace, po pse ndizesh si tallashi ti?! Qetesohu, kthjellohu e mos ju dorezo paragjykimit pa qene nevoja se kur vjen puna nuk ta lypi robi mendimin tat!!!

    Qe thua ti "Zonja pe Qyteti" Gorkin e kam lexuar 15 vjet me pare. Fragmentet e shkeputura me siper te cilat kane shkaktuar "pezmatim" ne gjykimin tend subjektiv jane shkeputur nga i njejti liber te cilin e ruaj edhe sot e kesaj dite, ne gjendje "kartoline." Eshte po ai liber i cili me ka prezantuar per here te pare me realitetin e dhimbshem ne te cilin jetonin njerezit e kohes per te cilen ben fjale edhe subjekti i librit dhe gjithashtu me ka mesuar se si te vleresoja dhe ta vleresoj edhe sot e kesaj dite jeten dhe boten perreth krahasimisht apo ne menyre modeste, mjaftueshmerisht te kenaqshme, aspak te mundimshme sot (S-O-T), apo ne momentin kur e kam lexuar. Vlen te permend gjithashtu se ai liber ka qene libri i cili ka ndjelle emocionet e para qofshin keto ndjenja kurajoje, guximi apo keqardhje dhe gjithashtu lotet e para gjate leximit te nje libri ne jeten time. Me nje gjysem-ēerek fjale, libri eshte nje nostalgji qe nuk mund ta pershkoje fjala. Eshte pikerisht atje e vacanta e librit, mqs (apparently) nuk e paske ditur kete muhabet.

    Shpresoj te ndesh ne mirekuptimin tuaj "te pazakonte."

    Per hir te "mysafireve", ja edhe nje koment tjeter po nga i njejti liber:

    Gjithe dita kaloi ne nje vorbull te mjegullt kujtimesh: nena e ndiente veten te lodhur e te vrare. Ai oficeri i vogel i shfaqej perpara si nje njolle e murrme; fytyra e zeshket e Pavlit dhe syte e qeshur te Andreas vetetinin ne mes te turmes se erret, si nje det me vale ne stuhi.
    Nena shkonte e vinte neper dhome, ulej prane dritares, veshtronte jashte ne rruge, ngrihej perseri, ecte si e hutuar pa mend ne koke, levizte vetullat dhe hidhte syte rreth e rrotull sikur diē kerkonte...Pinte uje por etjen nuk e shuante dot; afshi pervelues i brenges dhe i zemerimit i zhuriste zemren. Dukej sikur dita ishte prere me dysh; gjysma e pare kishte qene plot ngjarje e plot kuptim, kurse tani perpara nenes shtrihej nje erresire e zbrazet, nje boshllek i hidhur dhe ne mendjen e saj tym e mjegull sillej rrotull pyetja:
    "Po tani, si do t'i behet hallit?..."
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 30-01-2005 mė 04:56

  9. #29
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368

    interesante... :)

    Gijom Apolineri

    Psheretimat e numerorit nga Dakari


    Ketu ne strehimin prej trungjesh mbuluar me shelgje
    Prane topave bojehiri drejtuar nga veriu
    Enderroj per fshatin tim ne Afrike
    Ku kercenim, kendonim, benim dashuri
    Dhe mbanim fjalime te gjata
    Gjithe gezim e fisnikeri

    Me kujtohet babai qe luftoi
    Kunder akantive
    Ne sherbim te anglezeve
    Me kujtohet motra qe qeshte si e cmendur
    Me gjinjte e forte si dy gjyle
    Me kujtohet gjithashtu
    Nena, magjistrica e fshatit, e vetmja
    qe i bente gjellet pa kripe
    Ajo e shtypte melin ne havan
    Me kujtohet fetishi aq i brishte aq shqetesues
    Qe kishin gdhendur ne peme
    Si edhe fetishi i dyfishte i pjellshmerise
    Me vone nje koke e prere
    Buze nje mocalishteje
    O zbehtesi e armikut tim
    Ishte nje koke e argjendte
    Lart qendronte hena valltare
    Ishte pra nje koke e argjendte
    Kurse une ne guve isha i padukshem
    Ishte pra nje koke zezaku ne naten e thelle
    ____Ngjashmeri Zbehtesi
    ____Dhe motra ime
    ____Iku me vone me nje qites
    ____Qe u vra ne Arras


    Sa vjec jam nuk e di
    Duhet te pyes peshkopin
    E embel mjalte me nenen time
    Vaj fare me motren time
    ___Ne nje kasolle te vogel
    Jo kaq te eger sa ky strehim numeroresh topi
    ___Une zija pusi buze mocalishtes
    ___Ku gjirafa pi me kembe te hapura
    Atje kam pare tmerrin e armikut qe shkreton
    ___Fshatin
    ___Dhunon grate
    ___Rremben vajzat
    Dhe djemte qe vrapojne vitheshtrenguar
    Me jave te tera administratorin e kam mbajtur ne kurriz
    ___Nga fshati ne fshat
    ___Duke kenduar zelehte
    Pastaj u futa si sherbetor ne Paris
    ___Sa vjec jam nuk e di
    ___Por ne qendren e rekrutimit
    ___Me bene njezet vjec
    Me t'u bere ushtar francez, lekura m'u zbardh
    ___Jam ne sektorin 59 me teper s'mund t'ju them
    Perse te jesh i bardhe mos eshte me mire te jesh i zi
    ___Pse te mos kercesh e te fjalosesh
    ___Te hash e pastaj te flesh
    Kurse ne qellojme makinat e nozullimit te friceve
    Ose ne drejtim te telave perpara bregoreve
    Ne kete stuhi metalike
    ___Me kujtohet nje liqen i neveritshem
    Me disa cifte zinxhirlidhur nga nje dashuri mizore
    ____Nje nate e cmendur
    ____Nje nate e magjishme
    ____Si kjo nate sonte
    Ku kaq veshtrime te lemerishem
    Shperthejne ne qiellin madheshtor.






    Dhe meqe jemi ne vjeshte... stina e shtegtimeve...

    Drejt Jugut


    Zenit
    ____Gjithe kjo keqardhje
    ____________________Keto kopshte te pafund
    Ku thithlopa tjerr nje britme te embel plot kaltersi
    Sorkadhja e heshtjes se trallisur kalon me vrull
    Nje bilbil i plagosur nga dashuria kendon permbi
    Trendafilin e trupit tend ku lulet i kane mbledhur
    Zemrat tona rrine varur ne te njejten shege
    Dhe gonxhet e kesaj ne syte tane kane celur
    Petalet u kane rene dhe skuqin neper shteg.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215
    Disa mendime pėr karakterin e shqiptarit mė duken jashtzakonisht interesante:

    1. Eqrem Cabej: Pėr gjenezėn e literaturės shqipe - "Hylli i Dritės" 1938-39.

    "Thelbi shpirtėror i shqiptarit ėshtė rezervimi. Kjo veti e popujve tė Veriut duhet tė na cuditė disi te njė popull i Jugut. Kjo cilėsi sidoqoftė e dallon kėtė popull mjaft thellė prej popujve tė tjerė tė Europės Jugore. Spjegimin do ta kėrkojmė pėr kėtė si nė veti tė trashėguara si dhe nė natyrėn e mbyllur e tė ashpėr tė vendit. Kjo e detyron banorin qė jo vetėm kundrejt tė huajit, por edhe me tė afėrmin tė sillet nė fillimi matur e i rezervuar, edhe i mbyllur. Kėshtu na spjegohet rezervimi i thellė i shpirtit tė popullit shqiptar, rezervim i cili na del nė dukje edhe nė poezinė tonė popullore. Kjo ėshtė sjellja e njeriut qė ėshtė i zoti i vetvetės, i cili, pėr tė ruajtur tė drejtat e veta, ėshtė i matur nė fjalė e nė punė. Por ky rezervim nuk pėrjashton karakterin e hapur, edhe kėtė cilėsi e gjejmė me tė vėrtetė te shqiptari. Pėrbri saj na shfaqet tek ai edhe dhelpėria e lindur e banorit tė maleve. - Ėshtė njė shenjė e individualistit, sic ka qenė gjithmonė shqiptari, qė rezervimi i tij nė raste tė vecanta tė jetės tė kthehet nė njė qėndrim tė egėr e kokėfortė. Kjo vecori qė rron nė gjithė shqiptarėt ėshtė pasoja e racės, e na kallėzohet edhe pėr ilirėt e mocėm. Edhe kolonitė shqiptare, sado tė shkėputura prej shekujsh nga toka-mėmė nė mes tė tė huajve, nuk kanė mundur tė fshehin sjelljen kokėfortė tė karakterit shqiptar."

    2. Ibrahim Rugova nė pasthėnien e romanit Njėqind vjet vetmi nga Sabri Hamiti.

    "Ky proces i formimit tė personalitetit tė personazhit tė kėtij romani ėshtė njė individuacion individual i personalitetetit nė pėrgjithėsi, e konkretisht i personalitetit nė kushtet dhe nė ambientet tona tė informacionit rrėfimor dhe tė situatave konkrete tė ekzistimit. Personaliteti i vetmisė familjare dhe i vetmisė shoqėrore, i vetmisė sė izolimit, cfarė ėshtė karakteristike pėr formimin e personalitetit te ne."
    Ullmar Qvick

Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fragmente interesante librash
    Nga [xeni] nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 29-04-2014, 17:54
  2. Shkėmbim Librash
    Nga Tulipani Zi nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 07-03-2007, 17:46
  3. Botues Librash Apo Seksere Te Rendomte
    Nga Fenomeni nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-05-2006, 09:16
  4. Ndihmë për tituj librash
    Nga _MALSORI_ nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 20:02
  5. Dy koleksione librash
    Nga benseven11 nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-07-2005, 23:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •