Close
Faqja 8 prej 10 FillimFillim ... 678910 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 92
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e inez
    Anėtarėsuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne fantazi.
    Postime
    1,779
    Citim Postuar mė parė nga Fleur Blanche Lexo Postimin
    “Mė duket se zgjuarsia dhe krenaria janė ngushtėsisht tė lidhura... Pika e tyre e pėrbashkėt, ėshtė vėshtrimi i ftohtė dhe i sigurtė, qė nė tė dy rastet di tė vlerėsojė
    ....
    Thuhen kaq marrėzira pėr krenarinė – madje kristianizmi e ka bėrė atė tė ndihet edhe si njė mėkat! Nė fakt: kush kėrkon dhe merr nga vetja diēka tė madhe, duhet tė ndihet larg atyre qė nuk e bėjnė kėtė – e kjo distancė ėshtė interpretuar nga tė tjerėt si njė ‘mendim i lartė pėr vetveten’; ndėrkohė qė ai vetė nuk e njeh atė (distancėn) ndryshe, veēse si punė tė palodhur, luftė, fitore ditėn dhe natėn, ndėrkohė qė nga e gjitha kjo, tė tjerėt nuk dijnė asgjė!” (Niēe)

    Shqiponja: kafsha mė krenare; gjarpėri: kafsha mė e zgjuar. E, qė tė dy tė dalldisur nė rrethin ku gjejnė shtrat pėr vrullin e tyre, nė unazėn qė shtrėngon qenien e tyre: pra, rrethi dhe unaza, qė tė vėnė nė rrathė – janė tė angazhuar tek njėri tjetri.
    Enigma: kush ėshtė Zarathoustra, qė si i tillė mėson Rikthimin e pėrjetshėm dhe Mbinjeriun? – Kjo enigmė na bėhet e dukshme nė spektaklin e dy kafshėve. Nė kėtė spektakėl ne mundemi pėr tė mbėrthyer dhe mbajtur, nė njė mėnyrė mė tė shpejtė dhe mė tė lehtė, atė qė ekspozeja jonė ėshtė pėrpjekur pėr ta treguar si tė denjė pėr t’u shtruar nė pyetje: raportin e qenies (sein) me kėtė qenie tė gjallė qė ėshtė “njeriu”.
    “Dhe ja! Njė shqiponjė tė fluturojė nė ajėr duke formuar rrathė tė mėdhenj, teksa njė gjarpėr rri ngritur pezull mbi tė, jo si njė pre por, si njė mik: sepse mbahet fort i mbėshtjellė rreth qafės sė saj”
    “Janė kafshėt e mia!”- thotė Zarathoustra dhe, gėzohet me gjithė zemėr.

    (“Kush ėshtė Zarathoustra i Nietzches?”; ‘Leksione dhe Konferenca’, Martin Heidegger )
    zgjedhje e perkryer, respekte Fleur !

    Tonio Kröger - Thomas Mann

    E rendesishme eshte qe jeta te mos bjere ne nje kollajllek te rrafshte. Aty ku mungon perpjekja e lodhja, natyra nuk eshte vecse materialitet trashaman, ndersa shpirti fluiditet pa permbajtje. Por aty ku natyra dhe shpirti qe kerkojne njeri tjetrin me deshire, takohen, aty lind njeriu...

  2. #72
    CHEERFUL GIRL
    Anėtarėsuar
    14-04-2008
    Postime
    3,536
    ..... Kishte qene besimi i madh ne ate qenie te brishte, trupi i te ciles po fikej, qe e kishte bere te luftonte me nder, duke ditur se pas betejes do te mund te harronte tmerret e luftes ne prehrin e saj. Ishte i vetmi preher qe i perkiste me te vertete, pavaresisht gjithe grave qe kishte pasur neper bote. Ishte i vetmi preher qe arrinte te mbyllte syte e te flinte si nje femije.
    ............

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e inez
    Anėtarėsuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne fantazi.
    Postime
    1,779
    Citim Postuar mė parė nga EXODUS Lexo Postimin
    "Nena" nga Maksim Gorki

    ...

    Ate mbremje nena nuk e ndezi soben, nuk beri gjelle, as piu ēaj, vetem naten vone hengri nje kothere buke. Dhe kur ra te flinte; e ndjeu se kurre ndonjehere gjer ate dite jeta nuk i ishte dukur aq e zhveshur, aq e hidhur, aq e mjere. Keto vitet e fundit ajo ishte mesuar te rronte duke pritur dicka me rendesi, dicka te kendshme qe duhej te vinte. Rreth e rrotull saj sillej rinia e gjalle dhe e gezuar dhe gjithmone perpara saj kishte fytyren serioze te djalit, krijuesit dhe udheheqesit te kesaj jete te embel, ndonese plot me shqetesime.
    Dhe ja, tani Pavlin e moren dhe s'mbeti asgje.

    ...
    ka qene nje periudhe ne gjimnaz qe e lexoja shume gorkin. I kam lexuar pothuaj gjithe veprat e tij dhe ky fragment qe ke shkeputur nga Nena, eshte vertet i realizuar. Jep nje tablo kaq te qarte, sa mund te pikturohet fare lehte

  4. #74

    Pėr: Fragmente interesante librash

    “Ajo mė ka thėnė se do tė vallėzonte me mua vetėm po t’i sillja trėndafila tė kuq” - shfrynte studenti i ri, por nė bashtinėn time s’ka asnjė tė tillė.
    Nga foleja e vet nė njė dru qarri, bilbili e dėgjoi. Vėshtroi pėrmes gjetheve dhe u mrekullua.
    “Asnjė trėndafil tė kuq, nė tėrė bashtinėn time !” - thėrriste studenti. Dhe sytė e bukur i mbusheshin me lot. “Ah! Nga sa pak gjė varet lumturia! Kam lexuar gjithė ē’kanė shkruar tė urtėt ; zotėroj tė gjitha sekretet e filozofisė dhe ja tani, jeta ime e thyer thjesht pėr njė trėndafil tė kuq”.
    “Ja mė nė fund i dashuruari i vėrtetė” - tha bilbili. “I kam kėnduar pėr ēdo natė, ndonėse s’e njoh ; pėr ēdo natė ua them yjeve historinė e tij, dhe tani po e shoh me sytė e mi. Flokėt e errėt si lulja e zymbylit, dhe buzėt e kuqe si trėndafili qė dėshiron, por ja qė pasioni ia ka zbehur fytyrėn dyll tė verdhė, dhe pikėllimi ia ka vėnė vulėn mbi ballė”.
    “Princi organizon njė ballo nesėr mbrėma”,- mėrmėriste studenti i ri – “dhe dashuria ime do tė jetė nė festė. Po t’i sjell njė trėndafil tė kuq, do ta shtrėngoj nė krahė. Do ta prehė kokėn mbi supin tim dhe do tė mė shtrėngojė dorėn. Por s’kam asnjė trėndafil tė kuq nė bashtinė. Kėshtu qė do tė mbetem i vetėm dhe ajo do tė mė shpėrfillė. S’do tė m’i hedhė as sytė dhe do tė mė ēahet zemra.”
    Ja, pikėrisht i dashuruari i vėrtetė - tha bilbili. Vuan pėr gjithēka qė kėndoj unė : gjithēka qė ėshtė gėzim pėr mua, ėshtė dhimbje pėr tė. Sigurisht, dashuria ėshtė njė gjė e mrekullueshme, mė e ēmuar se zmeraldėt dhe mė e shtrenjtė se gurėt mė tė ēmuar. As perla as shega s’mund ta paguajnė, sepse ajo s’del asnjėherė nė treg. As s’mund ta blejmė tek shitėsi, e as ta peshojmė nė njė peshore pėr ta blerė me peshėn e vet nė ar.
    “Muzikantėt do tė rrinė nė podiumin e tyre”,- thoshte studenti i ri. “Do t’iu bien veglave me korda dhe dashuria ime do tė vallėzojė nėn tingullin e harpės dhe violinės. Do tė kėrcejė aq lehtė sa as kėmba s’do t’i zerė nė parket dhe njerėzit e oborrit tė veshur hareshėm do t’i nxitojnė pranė, por ajo s’do tė kėrcejė me mua, sepse s’kam njė trėndafil tė kuq qė t’ia jap”. Dhe binte pėrmbys nė lėndinė, e mbulonte fytyrėn me duar dhe qante.
    “Pėrse qan ky?”- pyeste njė hardhucė e vogėl e gjelbėr, tek po kalonte pranė tij, me bishtin nė ajėr.
    “Pėrse, vėrtet?”- thoshte njė flutur qė rrihte flatrat duke ndjekur njė rreze dielli.
    “Po pėrse pra?”- i mėrmėriti njė luleshqerrė fqinjes sė vet me njė zė tė butė e tė ėmbėl.
    Qan pėr shkak tė njė trėndafili tė kuq.
    Pėr njė trėndafil tė kuq? Sa qesharake!
    Dhe hardhuca e vogėl, qė ishte disi cinike, qeshi me tė madhe.
    Por bilbili e kuptoi sekretin e vuajtjeve tė studentit, ndenji i heshtur nė qarr dhe u mendua pėr misterin e dashurisė.
    Befas i shpalosi flatrat e murrme pėr tė fluturuar dhe mori vrull. Kaloi pėrmes drurėve si njė hije dhe, si njė hije e pėrshkoi bashtinėn.
    Nė qendėr tė ledhit ngrihej njė ferrė trėndafili e bukur dhe, kur e pa, fluturoi drejt saj duke iu ulur mbi njė degė tė imėt.
    Mė jepni njė trėndafil tė kuq- thirri ai, dhe do t’ju kėndoj nga kėngėt e mia mė tė ėmbla.
    Por ferra tundi kokėn.
    Trėndafilėt e mi janė tė bardhė- u pėrgjigj ajo, tė bardhė si shkuma e detit dhe mė tė bardhė se dėbora nė mal. Por shkoni tek ajo motra ime qė rritet aty afėr orės sė vjetėr diellore dhe mbase do t’jua japė ajo ēfarė kėrkoni.
    Atėherė bilbili fluturoi tek ferra qė rritej pranė orės sė vjetėr diellore.
    Mė jepni njė trėndafil tė kuq- i tha ai, dhe do t’ju kėndoj nga kėngėt e mia mė tė ėmbla.
    Por ferra tundi kokėn.
    Trėndafilėt e mi janė tė verdhė, - u pėrgjigj ajo, aq tė verdhė si flokėt e sirenave qė ulen mbi njė trung peme, mė tė verdhė se narcizi qė lulėzon nė livadhe, para se kositėsi tė vijė me kosėn e vet. Por shkoni tek ajo motra ime qė rritet poshtė dritares sė studentit dhe mbase do t’jua japė ajo ēfarė kėrkoni.
    Atėherė bilbili fluturoi tek ferra qė rritej poshtė dritares sė studentit.
    Mė jepni njė trėndafil tė kuq, - i thirri ai, dhe do t’ju kėndoj nga kėngėt e mia mė tė ėmbla.
    Por ferra tundi kokėn.
    Trėndafilėt e mi janė tė kuq, u pėrgjigj ajo, aq tė kuq si kėmbėt e pėllumbave dhe mė tė kuq se freskoret e koraleve qė oqeani i pėrkund nė thellėsitė e tij, por dimri m’i ka ngrirė damarėt, ngrica m’i ka tharė sythet, uragani m’i ka thyer degėt dhe s’do tė kem trėndafil tė kuq gjatė gjithė vitit.
    Mė duhet thjesht njė trėndafil i kuq,- i thirri bilbili, vetėm njė. A s’ka ndonjė mėnyrė qė ta kem ?
    Ka njė mėnyrė- u pėrgjigj ferra, por ėshtė aq e tmerrshme sa s’guxoj t’jua them.
    Ma thoni- ia bėri bilbili. S’jam aq i ndrojtur.
    Nėse ju duhet njė trėndafil i kuq,- tha ferra, ju duhet ta ndėrtoni me nota muzikore nėn dritėn e hėnės dhe t’i jepni ngjyrė me gjakun e zemrės suaj. Do tė kėndoni pėr mua, me gushėn tė mbėshtetur mbi gjemba. Do tė kėndoni tėrė natėn dhe gjembat do t’ju shpojnė zemrėn : gjaku juaj do tė rrjedhė nė damarėt e mi dhe do tė bėhet i imi.
    Vdekja ėshtė njė ēmim i lartė pėr njė trėndafil tė kuq- ia ktheu bilbili, dhe tė gjithė e duan jetėn. Ėshtė gjė e ėmbėl tė ulesh nė njė pemė nė pyllin e gjelbėr, tė vėshtrosh diellin nė qerren e vet tė artė e hėnėn nė qerren e vet prej perlash. Ėshtė e butė, aroma e murrizeve. Janė tė ėmbla, lulezilkat blu qė fshihen nė luginė dhe shqopat qė mbulojnė kodrinėn. E megjithatė, dashuria ėshtė mė e mirė se jeta dhe fundja, e ē’ėshtė zemra e njė zogu nė krahasim me zemrėn e njė njeriu?

    Atėherė ai i shpalosi flatrat dhe mori vrull nė ajėr. Kaloi si njė hije pėrmes bashtinės, dhe si njė hije i pėrshkoi drurėt.
    Studenti i ri ishte ende i shtrirė mbi bar, aty ku e kishte lėnė bilbili dhe lotėt ende s’i ishin tharė nė sytė e bukur.
    Jini i lumtur, i thirri bilbili, jini i lumtur, - do ta keni trėndafilin tuaj tė kuq. Do ta ndėrtoj me nota muzikore nėn dritėn e hėnės dhe do t’i jap ngjyrėn e gjakut tė zemrės sime. Si shpėrblim, do t’ju kėrkoj thjesht qė tė jeni njė i dashuruar i vėrtetė, sepse dashuria ėshtė mė e urtė se filozofia, sado e urtė qoftė kjo, dhe mė e fortė se fuqia, sado e fuqishme tė jetė. Flatrat i ka nė ngjyrė zjarri dhe trupin ngjyrė flakėsh, buzė tė ėmbla si mjaltė dhe hukamėn si erė temjani.
    Studenti ngriti sytė nga bari, mbajti vesh, por s’mund ta kuptojė ē’i thoshte bilbili, sepse dinte vetėm gjėrat e shkruara nėpėr libra. Por qarri e kuptoi dhe u trishtua, sepse e donte shumė bilbilin e vogėl qė e kishte ndėrtuar folenė e vet nė degėt e tij.
    Mė kėndoni dhe njė kėngė tė fundit, - mėrmėriti ai. Do tė jem shumė i trishtė kur tė ikni.
    Atėherė bilbili kėndoi pėr qarrin dhe zėri i tij ishte uji qė gurgullon nga njė burim i argjendtė.
    Kur e mbaroi kėngėn, studenti u ngrit dhe nxori nga xhepi njė fletore dhe njė laps.
    Bilbili, - thoshte me vete ai duke shėtitur nė rrugicė, - bilbili ka njė bukuri tė pamohueshme, por a ka ndjenjė ai? Mendoj se jo. Nė fakt, ai ėshtė si shumė artistė, tėrė stil, pa asnjė sinqeritet. Nuk flijohet pėr tė tjerė. Mendon thjesht pėr muzikėn e vet dhe, siē e dinė tė gjithė, arti ėshtė egoist. Sigurisht, s’mund tė mohohet qė zėri i tij nxjerr nota shumė tė bukura. Ēfarė fatkeqėsie qė e tėrė kjo s’ka kuptim, pa asnjė qėllim praktik. Dhe vajti nė dhomėn e vet, u shtri nė shtrat dhe zuri tė mendojė pėr dashurinė e vet. Nuk vonoi dhe fjeti.

    Dhe kur hėna shndriste nė qiell, bilbili fluturoi tek ferra dhe e vendosi gushėn pėr gjembash. Gjatė tėrė natės, kėndoi me gushėn e mbėshtetur aty, dhe hėna e ftohtė kristalore u ndal dhe e dėgjoi tėrė natėn. Kėshtu kėndoi ai dhe gjembat i hynin gjithnjė e mė shumė nė gushė, me gjakun qė i rridhte jashtė trupit.
    Nė fillim, kėndoi pėr lindjen e dashurisė nė zemrėn e njė djali dhe vajze, dhe nė degėn mė tė lartė tė ferrės, lulėzoi njė trėndafil i mrekullueshėm, petal pas petali, ashtu si kėngėt qė pasonin njėra-tjetrėn. Fillimisht, trėndafili ishte i zbehtė si bryma qė pluskon mbi lumė, i zbehtė si kėmbėt e mėngjesit dhe i argjendtė si flatrat e agimit. Trėndafili, qė lulėzonte nė degėn mė tė lartė, dukej si shėmbėllimi i njė trėndafili nė njė pasqyrė tė argjendtė, si shėmbėllimi i njė trėndafili nė njė liqen. Por ferra i thirri bilbilit qė t’iu mėshonte pak mė shumė gjembave.
    Mbėshtetuni pak mė fort, bilbil i vogėl, thoshte ferra, ose do tė agojė dhe trėndafili s’do tė jetė gati.
    Atėherė bilbili iu mėshoi mė fort gjembave dhe kėnga e tij rrodhi mė shpėrthyese, sepse kėndonte se si lind pasioni nė shpirtin e njė djali dhe njė virgjėreshe. Dhe njė kuqėlim delikat u shfaq nė petalet e trėndafilit ashtu siē skuqet fytyra e njė tė fejuari qė puth buzėt e tė fejuarės. Por gjembat s’e kishin arritur ende zemrėn e bilbilit, kėshtu qė zemra e trėndafilit mbetej e bardhė, sepse vetėm gjaku i zemrės sė njė bilbili mund ta skuqė zemrėn e njė trėndafili. Dhe ferra i thirri bilbilit qė tė shtrėngohej mė fort pas gjembave.
    Mbėshtetuni pak mė fort, bilbil i vogėl,- thoshte ferra, - ose do tė agojė dhe trėndafili s’do tė jetė gati.
    Atėherė bilbili iu mėshua mė fort gjembave dhe kėta tė fundit i arritėn nė zemėr, ku ai ndjeu njė dhimbje tė egėr e mizore. Sa mė e hidhur ishte dhimbja, aq mė e gjallė i dilte kėnga, sepse tani i kėndonte dashurisė sė pėrkryer nga vdekja, dashurisė qė nuk vdes nė varr. Dhe trėndafili i mrekullueshėm u skuq si trėndafilėt e Bengalit. E purpurt ishte ngjyra e petaleve dhe e purpurt si njė rubis ishte zemra.
    Por zėri i bilbilit u fashit. Flatrat e vogla filluan t’i rrihnin dhe sytė iu mveshėn me njė vello. Kėnga iu bė gjithnjė e mė e dobėt. E ndjeu se diēka e mbyste nė grykė. Atėherė kėnga e tij lėshoi dhe njė shpėrthim tė fundit. Hėna e bardhė e dėgjoi dhe e harroi agimin dhe u vonua nė qiell. Edhe trėndafili i kuq e dėgjoi ; ai u drodh i tėri nga ekstaza dhe i hapi petalet nė ajrin e ftohtė tė mėngjesit. Jehona e mori me vete drejt shpellės sė vet tė purpurt mbi kodrina dhe zgjoi nga ėndrrat bagėtitė e fjetura. Kėnga u end mes kallamishteve tė lumit dhe ato e ēuan lajmin drejt detit.
    Shikojeni, shikojeni, - thirri ferra, - trėndafili u mbarua.
    Por bilbili nuk u pėrgjigj : kishte rėnė nė bar, me zemrėn tė shpuar nga gjembat.
    Nga mesdita, studenti hapi dritaren dhe hodhi njė sy jashtė.
    Oh ē’fat i mirė i ēuditshėm! - thirri ai, - ja njė trėndafil i kuq! S’kam parė kurrė njė trėndafil tė tillė nė jetėn time. Ėshtė aq i bukur sa jam i sigurtė se nė latinisht duhet tė ketė njė emėr tė ndėrlikuar.
    Dhe u pėrkul dhe e kėputi.
    Atėherė e vuri kapelen dhe vrapoi tek profesori, me trėndafilin nė dorė.
    E bija e profesorit ishte ulur tek pragu i derės. Po shpėshtillte mėndafsh blu nga njė rrokel dhe qeni i vogėl i ishte tek kėmbėt.
    – Ju mė patėt thėnė se do tė vallėzonit me mua po t’ju sillja njė trėndafil tė kuq, - i tha studenti. Ja trėndafili mė i kuq nė botė, - i tha studenti. Sonte do ta vendosni pranė zemrės dhe kur tė kėrcejmė bashkė, ai do t’ju thotė sa shumė ju dua.
    Por vajza e re ngrysi vetullat.
    Kam frikė se ky trėndafil nuk mė shkon me fustanin, - u pėrgjigj ajo. Madje nipi i oficerit tė mbretit mė ka dėrguar ca stoli tė vėrteta dhe gjithkush e di se stolitė kushtojnė mė shtrenjtė se lulet.
    Oh! Sa mosmirėnjohėse qė jeni! - tha studenti me njė ton tė zemėruar.
    Dhe e hodhi trėndafilin nė rrugė ku ra nė kanalin e kullimit tė ujrave. Aty kaloi njė karrocė e rėndė dhe e shtypi.
    Oh, mosmirėnjohėse, thoni ju! - ia bėri vajza e re. Mund t’ju them se jeni i paedukuar. Po ju, kush jeni ju, fundja? Njė student i thjeshtė. Pfff! Nuk besoj se do tė keni ndonjėherė unaza tė argjendta nė kėpucėt tuaja, siē i ka nipi i oficerit tė mbretit.
    Dhe u ngrit nga karrikja e u kthye nė shtėpi.
    Ē’marrėzi, kjo dashuria! - thoshte studenti duke u kthyer. S’ėshtė as sa gjysma e logjikės, sepse s’mund tė vėrtetojė asgjė dhe flet gjithmonė pėr gjėra qė s’do tė ndodhin, dhe i bėn njerėzit tė besojnė nė gjėra tė pavėrteta. Shkurt, s’ėshtė fare praktike dhe, meqė nė kohėn tonė ideja ėshtė qė tė jesh praktik, po shkoj atje tek filozofia ime e po studioj metafizikėn.
    Dhe kėtu, studenti u kthye nė dhomė, hapi njė libėr tė madh tė pluhurosur dhe zuri tė lexojė.

    ( Oscar Wilde)
    Pėrshtatur nė shqip nga: Urim Nerguti

  5. #75
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Kine
    Postime
    1,830

    Pėr: Fragmente interesante librash

    E shkruajte vete te gjithe kete pjesen qe solle??

  6. #76
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Pėr: Fragmente interesante librash

    E ka shkruar Urim Nerguti. Lexon ti Toffee? Lol. Urim Nerguti, if you are reading here - I miss ya
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  7. #77
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Kine
    Postime
    1,830

    Pėr: Fragmente interesante librash

    Normale qe e lexova se kush e ka pershtatur. Po pyetja ime a e ka shkruar vete lulebora tere ate pjese ne forum apo e ka bere copy paste.
    Nqs e ka bere vete, hallall i qofte ka durim. U shpjegova o bubbly girl??

  8. #78

    Pėr: Fragmente interesante librash

    Sa herė qė m'i nxjerr ato dhėmbėt ti, mė jep pėrshtypjen se ke nevojė pėr ndonjė grusht tė t'i thyej. :P

    Jo, nuk e kam shkruajtur vetė; pėrjashtim nga rregulli kėsaj here lidhur me fragmentet e pėrzgjedhura.
    Mė pėlqeu shumė pėrzgjedhja e "pėrkthyesit" (i vura thonjėzat duke qenė se s'ėshtė thjesht pėrkthyes) qė kur e kam lexuar, sa s'rezitova pėr ta sjellė

    Po ti kėtė gjė vure re, tek pjesa e sjellur?

  9. #79
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Kine
    Postime
    1,830

    Pėr: Fragmente interesante librash

    Shume e gjate per ta lexuar..boll kam lexuar/per te lexuar sot. Skisha durim, mgjs per haterin tend se i paske vene thonjeza do e lexoj.

    ps: te shton jeten..po pa ngrene grushta kuptohet

  10. #80

    Pėr: Fragmente interesante librash

    Citim Postuar mė parė nga Toffee Lexo Postimin
    . Skisha durim, mgjs per haterin tend se i paske vene thonjeza do e lexoj.
    Pėr hatrin tim?! Sa nder tė madh qė po mė bėn! :P

Faqja 8 prej 10 FillimFillim ... 678910 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fragmente interesante librash
    Nga [xeni] nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 29-04-2014, 17:54
  2. Shkėmbim Librash
    Nga Tulipani Zi nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 07-03-2007, 17:46
  3. Botues Librash Apo Seksere Te Rendomte
    Nga Fenomeni nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-05-2006, 09:16
  4. Ndihmë për tituj librash
    Nga _MALSORI_ nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 20:02
  5. Dy koleksione librash
    Nga benseven11 nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-07-2005, 23:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •