Close
Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 86
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e ndreu
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    105
    E pra e njejta gje ndodh me Ortodokset, protestantet, katoliket. E dine qe jane nje bark, barku i Krishtit, e megjithate kur vjen puna ne doktrinat (ne perdhet, dritaret, qilimat) harrojne dashurine (ate qe i lidh qe eshte Krishti) dhe merren me thashetheme
    Tani e kuptoj perse Seminaristi nuk te ka kthyer pergjigje! Qenke rast i rralle.
    Here tjeter kur ben fjale per doktrinen e krishtere perdor te pakten nje terminologji me te pershtatshme dhe jo ate te orendive shtepiake. Beje te pakten per ate qe beson. Kush nuk ka doktrine te qarte nuk di cfare beson.

    Doktrina eshte ajo qe na shfaqi Perendinjeriu Krisht dhe e trasheguam nga apostujt dhe eterit e Kishes se Krishtit deri me sot. Edhe Bibla qe ju keni nderin ta keni ne dore, eshte pjese e kesaj trashegimie.

    Ne nuk jemi as novatore dhe as protestues. Ne i nenshtrohemi vullnetit hyjnor i cili na porositi: "qofte dhe nje nyje nese i shtohet apo i hiqet fjales se Perendise, fajtori do te konsiderohet i vogel, inekzistent ne Mbreterine e Perendise" dhe "nese dikush ju predikon tjeter ungjill nga ai qe ju predikuam ne, edhe engjell te jete, mallkuar qofte".

    Ne i permbahemi Ungjillit qe na eshte predikuar dhe e ruajme te vyer ketu e mijera vjet me rradhe. Kemi derdhur gjak per kete besim, per besimin te Krishti.
    Nuk u zgjuam papritur nje mengjes me diell dhe vendosem te kryejme revolucionin e rradhes.

    Ai qe nuk eshte ne gjendje te nderoje martiret e rene per hir te Krishtit, nuk mund te quhet i krishtere.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e ndreu
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    105
    Kush ka alergji nga trashegimia apo tradita eshte antibiblik. Sa here verejme apostull Pavlin te thote: "ruaji te vyera ato qe te thashe dhe te porosita" apo vete ungjillor Joani kur thote: "keto jane nje pjese e atyre qe ka thene dhe ka bere Krishti. Per t'i ruajtur te gjitha sa tha e sa beri, besoj se te gjithe librat e botes nuk jane ne gjendje t'i nxene".

    A je ne gjendje te me justifikosh arsyen qe ungjillin e 4-t e titullon "Ungjilli i Joanit apo Gjonit"? Jo. Sepse ne asnje vend te ungjillit ne fjale nuk behet fjale per autorin. Kete deshmi e kemi nga Tradita, se ungjilli i perket Joanit.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e ndreu
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    105
    Nese une e dua nje vella, ashtu sic me meson Krishti, nuk bie dakord me papastertine ne shtepine e vellait apo motres sime, por nga ana tjeter nuk vete te pergojos lart e poshte, por ne dashuri perpiqem te ndihmoj me pastrimin e nevojshem, dhe nese nuk mundem te pastroj
    Keto predikime prej naivi ec e beji te femijet e cerdhes! Kisha Orthodhokse ka mister me vete per pastertine e njeriut. Eshte Misteri i Pendimit ose i Rrefimit. Edhe fjale edhe vepra. Dakord?

    Ne rastin konkret nuk gjykohet Bequa si person per fajet personale, te cilat bien mbi kurrizin e vet. Gjykohet Bequa kur skandalizon dhe mashtron edhe te tjeret me marrezine e tij. Dhe kjo sipas thenies se Krishtit: "Mos skandalizo. Ai qe skandalizon do te ishte me mire sikur te varte nje gur mulliri ne qafe dhe te mbytej".

    Sigurisht nese pendohet do te pritet me krahehapur sic pritem edhe une sa here qe pendohem dhe kerkoj faljen e Perendise nepermjet misterit te Pendimit-Rrefimit.

    Ato brockullat, "une, ti ai, ajo pastron, ne pastrojme", do me lejosh te te them se jane shume larg frymes se krishtere.

  4. #24
    Citim Postuar mė parė nga ndreu
    [B]
    A je ne gjendje te me justifikosh arsyen qe ungjillin e 4-t e titullon "Ungjilli i Joanit apo Gjonit"? Jo. Sepse ne asnje vend te ungjillit ne fjale nuk behet fjale per autorin. Kete deshmi e kemi nga Tradita, se ungjilli i perket Joanit.
    Si mund te thuash deshmia vjen nga Tradita dhe Ungjilli i perket Joanit?!!!! Mos ndoshta Krishti ndoqi ndonje tradite kur lindi, kur u kryqezua dhe kur u ringjall????
    Nejse, perderisa jam "naive" nuk po vazhdoj me biseden me nje njeri "te ngritur" si puna jote.
    Pershendetje
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Manulaki, te keshilloj te lexosh rrefimet e nje ish-evangjelisti per me shume se 30 vjet, At James Bernstein, ne shkrimin qe une kam sjelle ne forum "Kush erdhi ne fillim, Kisha apo Dhiata e Re?".

    Ndreu, cili eshte ai i krishtere qe u be i tille duke e bindur me fjale? Protestantet diskutojne me frymen e protestes. Orthodhokset sa here qe kane pyetje apo paqartesi, shfletojne trashegimine e tyre te pafund te eterve te Kishes. Prandaj nese do te bindesh dike se ku e ka gabimin, mos protesto me fjale, por silli ne kete forum nje pjese te trashegimise apostolike qe ben fjale per ate problem qe diskutohet. Vetem ashtu pasurohet shpirti i njeriut te varfer.

    Albo

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e ndreu
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    105
    Si mund te thuash deshmia vjen nga Tradita dhe Ungjilli i perket Joanit?!!!! Mos ndoshta Krishti ndoqi ndonje tradite kur lindi, kur u kryqezua dhe kur u ringjall????
    Nejse, perderisa jam "naive" nuk po vazhdoj me biseden me nje njeri "te ngritur" si puna jote.
    Pershendetje
    Pse i nderlikon gjerat? Jane me shume te thjeshta dhe me pak te nderlikuara. Ti kur diskuton per Biblen dhe permend nje pasazh nga ungjilli i Joanit, a nuk pohon se ai pasazh i perket ungjillit te Joanit? A nuk ndahet e gjithe Bibla ne libra? Ne autore te ndryshem? Apo eshte e gjithe Bibla produkt i nje personi te vetem?!

    Keto titullime, "filan liber i filan autori" prej nga vijne? Nga mbledhjet "agapes" ne rradhet e protestanteve? Biblen nga e keni trasheguar? Apo papritur nje dite, ne te mire te ndenjur, tek po kuvendonit ra nga qielli? Protestantet kur bejne fjale per Traditen e shenjte jane me qesharake se mormonet me doktrinen e tyre skandaloze.

    Sigurisht qe deshmia vjen nga Tradita. Ashtu sic edhe Biblen nga Kisha dhe Tradita e kemi te trasheguar. Mos ndoshta e keni peshqesh nga Babagjyshi i Vitit te Ri. Vetem femijet besojne se kur u zgjuan nga gjumi i mengjesit, dhurata qe gjeten te koka e krevatit, u eshte dhuruar prej Babagjyshit.

    Krishti nuk ndoqi tradite?! A i ke marre ilacet e dites? Po flet per personin e dyte te Trinise se Shenjte, te cilin edhe ju protestantet e besoni si Perendi. Ki kujdes! Nuk po hapim flete byreku ketu, moj vajze e mbare.

    Krishti ndoqi tradite. U rrethpre. U be Ipapandia ne tempullin e Perendise. Shkonte ne sinagoge, lexonte shkrimet. U pagezua etj. Te gjitha keto nuk ishin novatorizma te tij, por tradite fetare e judenjve, te cilat si i tille i respektoi. Madje, jo vetem qe nuk i shfuqizoi, por i plotesoi.

    Une zonjush nuk jam i ngritur dhe as bej si i tille. Tmerrohem nga naiviteti i disave qe i marrin gjerat a priori dhe si te mireqena. Personalisht i konsideroj te rrezikshem dhe pa bazament. Te besosh se copa e kekut qe gjete mbi tavoline eshte e tille pa ndonje proces, eshte jo vetem naivitet por edhe marrezi. Madje marrezi e cila trashegohet per shekuj me rradhe.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e ndreu
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    105
    Ndreu, cili eshte ai i krishtere qe u be i tille duke e bindur me fjale? Protestantet diskutojne me frymen e protestes. Orthodhokset sa here qe kane pyetje apo paqartesi, shfletojne trashegimine e tyre te pafund te eterve te Kishes. Prandaj nese do te bindesh dike se ku e ka gabimin, mos protesto me fjale, por silli ne kete forum nje pjese te trashegimise apostolike qe ben fjale per ate problem qe diskutohet. Vetem ashtu pasurohet shpirti i njeriut te varfer.
    Albo, nuk po perpiqem te ushtroj proselitizem. Dhe as kam ndermend te bind askend. Me hipin kacabujte, ama, kur verej njerez tek flasin pa teklif per gjera te shenjta dhe aq me teper per Ortodoksine me me shume autoritet se vete ortodokset. Kjo gje eshte e papranueshme.

    Nje pjese e trashegimise apostolike gjendet ne Dhiaten e Re. Nje pjese tjeter e ruan Tradita e Shenjte, pra Kisha jone. Kete trashegimi apostolike e kungojme me anetaresimin tone ne Kishen e Krishtit dhe me pjesemarrjen ne jeten eukaristike te Saj. Pra, cdo besimtar ortodoks eshte mbartes i Tradites se Shenjte dhe apostolike.

    Praktikisht te gjithe besimtaret ortodokse jane mbartes te trashegimise apostolike. Teorikisht eshte i domosdoshem hulumtimi i veprave te eterve te Kishes dhe kusht i domosdoshem eshte ndricmi prej Shpirtit te Shenjte.

    Teorikisht, nuk mund te jene te gjithe te tille. Nuk mund te jene te gjithe teologe, sipas Grigor Teologut. Apo sipas Pavlit, i cili thekson se hiri i Perendise nuk u jepet te gjithe njerezve njelloj. Disa kane dhuntine e profecice, te tjere te mesimit te gjuheve, te tjere te predikimit e keshtu me rradhe.

    Shpirti i njeriut te varfer pasurohet kur eshte modest dhe i perulur. "Edhe i zgjebosur edhe bishtin perpjete", nuk e ndihmon per t'u larguar nga mizeria shpirterore.

    Konkluzion: praktikisht si une ashtu dhe ti, jemi mbartes te trashegimise apostolike. Teorikisht, nuk vendos doren ne zjarr per askend. Nuk jam nga ata qe parashikojne veprimtarine e Shpirtit te Shenjte.

    Ndreu

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Ndreu.
    Perfundimi im eshte se, ju gjykoni ate qe pikerisht Krishti i ndalon te krishteret qe te gjykojne, pikerisht kishen e tij. Sa per traditen te them se, jo ne cdo rast ajo eshte e frutshme. Ja per shembull te te bej nje pyetje miqesore: Nese nje besimtar veren se midis tradites ku ai ben pjese dhe fjales profetike ne bibel ka kundershtesa, ku duhet te mbeshtetet dhe te qendroje ai? Po te jap nje shembull per te ta bere me te qarte: Ne Greqi ka plot shqiptare, te cilet per shkak te trysnise qe ushtron shteti dhe kisha Greke jane te detyruar qe te pagezohen, por kur i pyet te thone se, kete e kane bere te detyruar nga kushtet, ne menyre qe te marin dokumenta per te qendruar ne Greqi. Nje fenomen i tille nuk ndodh ne asnje vend ku ka kisha protestante, si psh ne Amerike. Askush ne Amerike apo kudo ne perendim( perjashto Greqine), nuk te detyron qe te pagezohesh, nese vete nuk e perzgjedh nje gje te tille? Cfare thote mesimi i fjales profetike ne bibel rreth ketij problemi? Jezusi na fton qe te vijme tek Ai dhe te pendohemi nga mekatet tona, dhe keshtu ta dorezojme jeten tone ne dore te Tij. Cdo njeri eshte i LIRE te perzgjedhe. Ndersa ne Greqine orthodhokse po te vesh e te thuash se jam Shabani, nuk mer as dokumenta e as pune. Ateher i detyruar nga buka e gojes, vete e ben ritin e vathisjes ndron emrin, te japin ca rroba ta reja, ke dhe nje kumbare (qe alvonos te ul e te ngre cdo dite), dhe ne fund te thone: ja tani je elenas alvanos. Mendoni se keshtu po beni nje pune per Krishtin?
    Ketu dua te menjanoj ate pjese te krishtersh orthodhokse, te cilet njohin Krishtin dhe ecin me Krishtin, te cilet nuk kane qellim punet e botes, por kane per qellim berjen e vullnetit te Perendise.

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    deshmuesi, ato qe ke shkruajtur me lart tregon se sa pak e njeh ti ate besim per te cilin shkruan. Mos e zer ne goje Traditen e Shenjte kur nuk ke lexuar jeten e Shenjtoreve. Lexo jeten e Shen Nikolles se si i shembi tempujt pagane dhe i beri pluhur ne Mira. Lexo jeten e Shen Spiridhonit se si e shembi tempullin pagan ne Aleksandri ne momentin qe kemba e tij shkeli ne ate breg.

    Dhe mendimi se Kisha Orthodhokse apo besimtaret orthodhokse i kthejne njerezit me force ne kete besim, eshte sa qesharak edhe jo-real. Nese greket do te kishin ne plan te kthenin shqiptaret e besimit musliman ne te krishtere orthodhokse, ata nuk i perbuznin dhe percmonin sic bejne ne Greqi, por i merrnin me te mire dhe u blinin edhe dhurata sic bejne shume bashkesi evangjeliste ne bote. Shqiptaret qe jane konvertuar ne te krishtere orthodhokse ne Greqi nuk jane ata qe kane ndryshuar emrin, as ata qe kane veshur roben e priftit per te qene dikushi, por ata qe me gjithe zemer e kane pushtuar Krishtin dhe Traditen e Shenjte te Krishterimit te Vertete, Orthodhoksise. Ti i numeron te krishteret orthodhokse me ata qe mbajne emra orthodhokse, une i numeroj me ata qe shkojne ne Kishe, luten dhe mbajne kreshmat.

    Dhe nese do te mesosh me shume mbi evangjeliste qe jane konvertuar ne besimin orthodhoks, nje prej pershtypjeve te tyre me te medha ka qene pikerisht ftohtesia dhe dyshimi qe shume prej tyre kane ndjerre ne fillim nga kleri orthodhoks, i cili ndryshe nga bashkesite e shumta evangjeliste, nuk ishte e interesuar qe te shtonte nje dele sa per numer ne vathen e saj, por te shtonte nje dele qe ishte e denje ne syte e Perendise per tiu shtuar vathes. Keta evangjeliste rrefejne se komuniteti orthodhoks i pushtoi plotesisht krahapur vetem atehere kur ata jo vetem kishin njohur Traditen dhe Doktrinen e Kishes, por edhe kur filluan qe te marrin pjese aktivisht dhe vleresojne Liturgjine Hyjnore, qe i misheron te dyja edhe traditen edhe doktrinen.

    Sa per ilustrim me nje shembull nga vendi ku une jetoj. At Gregory O'Leary ne Kishen Shqiptare Orthodhokse te Shen Joan Gojartit ne Filadelfia, por me tregonte nje dite se si kishte marre nje telefonate nga nje shqiptar me banim ne Philadelphia. Ky i kish kerkuar se kish deshire qe te pagezonte djalin dhe donte te linte nje dite per pagezim. E pyeta tha se si e kish emrin dhe a vjen rregullisht ne kishe? Emrin nuk ia kisha degjuar ndonjehere dhe nje a dy here kish qene ne kishe ne tere ato vite qe kish qene ne Amerike. Atehere, kur nuk merr pjese ne Kishe dhe nuk je anėtar i rregullt i saj perse kerkon ta pagezosh djalin? - e pyeti Ati. Shqiptaro-amerikani iu pergjigj me fjalet: "Eshte mire qe te jete i pagezuar". Ati iu pergjigj me fjalet se ai nuk mund ta pagezoje djalin per aq kohe sa familja e tij nuk eshte nje familje orthodhokse qe vjen rregullisht ne Kishe dhe eshte antare e komunitetit. Nuk mjafton qe femija vetem te pagezohet ne Kishen orthodhokse, por duhet edhe te rritet ne te. Shqiptari e mbylli telefonin i shokuar se si nje prift mund ti thosh jo atij per pagezimin e femijes. "Per ate shqiptar pagezimi ishte dicka magjike dhe jo hyjnore", - me rrefeu prifti.

    Nese nje pastor lutheran apo methodist do te merrte nje telefonate te tille, ata do ta benin me gjithe qejf pagezimin pa bere shume pyetje, pa u interesuar per familjen apo pjesmarrjen e tyre. Sepse keto Kisha nuk e matin forcen e Shpirtit te Shenjte me jeten e cdo te krishteri, e matin me numrin e deleve ne vathen e tyre.

    Albo

  10. #30
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Sapo kam mbaruar se lexuari librin "Eastern Orthodox Christianity - A Western Perspective" nga nje profesor amerikan i teologjise qe vete eshte protestant. Do tua rekomandoja ta lexonin te gjithe ata qe duan te njohin Orthodhoksine me nje kendveshtrim perendimor protestant.

    Vlera e ketij libri nuk eshte prezantimi i Orthodhoksise pasi autori vetem sa e shkerfit siperfaqen e Orthodhoksise. Vlera e librit eshte se autori mundohet te perktheje Orthodhoksine ne nje gjuhe protestante perendimore.

    Ju ftoj qe ta lexoni, mund ta merrni nga Amazon.com, por duhet te keni parasysh qe nuk eshte shume i thjeshte per tu kuptuar si nga gjuha edhe nga shtrimi i problemeve.

    Albo

Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Franz Baron von Nopca (1877-1933)
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-04-2024, 02:46
  2. Oda ( sofra ) Drenicake
    Nga projekti21_dk nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 1405
    Postimi i Fundit: 09-09-2017, 20:20
  3. Me duhen disa shenime per Henen planetin
    Nga Nur_11 nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 02-04-2009, 02:13
  4. Kur "takuam" Kadarenė
    Nga Fiori nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 90
    Postimi i Fundit: 20-12-2004, 07:43
  5. Shenime nga nje udhetim
    Nga BenAlbani nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-02-2003, 22:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •