Llum llumi ku kemi ra
Qaj nenooo, e qaj mooooj biiiiiije!
Llum llumi ku kemi ra
Qaj nenooo, e qaj mooooj biiiiiije!
Nu stiam ca floarea amara a singuratatii are, daca o atingi pe obraz, sunetul unor pasi care pleaca.
Po mir me....ça kujtojn idiotet intelektual te shperndar ne ministrine e arsimit?
Se ktej nga jemi ne, dipllomat i marrim me lek dhe dun ta verifikojn sa te aft jemi?
Apo mendojn: - kur po i marrim lek ktyre ne Shqipri, si mor te na shpetojn ato qe jan jasht shtetit pa i marr lek?
Zot sa po vujm me kte shtet pa nje far qeverisje te afte....
firm e?????......ahuuuuu pertokam !!!
bsdev (01-03-2017)
hmmm,
Mendoj se kjo praktike e sapovendosur nuk do ta kete jeten te gjate!
Per disa lloj diplomash qeveria (apo me sakte ministria perkatese) mund t'i rezervoje vetes te drejten t'i njohe apo te mos i njohe, p.sh., nese dikush me nje diplome te huaj ne histori ose gjuhe e letersi do te kerkoje te punoje si mesues i historise se shqiperise, ose i gjuhes dhe letersise shqipe, mund edhe te kuptohet nderhyrja e qeverise apo dhenia e ndonje provimi shtese.
Po c'te themi per diplomat ne shkencat e sakta, fjala vjen, Inxhinieri mekanike, elektrike, elektronike, berthamore (nukleare), informatike, matematike, fizike, kimi, psokologji, filozofi etj.? Cili eshte ai profesor shqiptar qe do te guxoje te vere ne dyshim programet dhe nivelin e kolegeve te tij evropiane apo amerikane? Budallalleqe!
Mendoj se, nese qeveria shqiptare do te kerkoje dokumente, ato duket te synojne vetem shmangien e fallsifikimeve dhe vertetimin e origjinalitetit te diplomave.
"Ati ynë që je në qiell, jepna fuqinë të mbajmë gojën mbyllur kur s'kemi gjë për të thënë"
bsdev (01-03-2017)
Pollo: Procedurat e njohjes së diplomave të huaja do të thjeshtohen
V.Gogo
Do të thjeshtohen procedurat e njohjes së diplomave. Kësaj radhe fjala është për diplomat e studentëve që kanë studiuar në universitete të huaja, por që dëshirojnë të kthehen në Shqipëri. “Nuk mund të tolerohet që diplomantët shqiptarë që kthehen në atdhe të presin me muaj për njohjen zyrtare të diplomave të tyre. Procedurat do të thjeshtohen në maksimumin e mundshëm”, -ka deklaruar ministri i Arsimit dhe Shkencës, Genc Pollo. Sipas tij, në programin e “Kthimit të Trurit” parashikohet që të realizohet përfshirja në jetën universitare dhe shkencore të vendit e docentëve shqiptarë që punojnë në universitetet perëndimore”. “Por para se të vijmë këtu, është e domosdoshme të heqim pengesat e tepërta burokratike”, -ka shtuar ministri Pollo, sa i përket procesit të njohjes së diplomave të huaja.
Pikërisht për thjeshtësimin e procedurave të njohjes së diplomave të huaja në vend pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës është ngritur një grup pune. Ky grup specialistësh po studion situatën në të cilën ndodhet vendi dhe po harton rekomandimet përkatëse për thjeshtësimin e diplomave. Nga ministria bëhet e ditur se në këtë grup pune do të përfshihen edhe përfaqësues të organizatave studentore shqiptare, kryesisht të organizatave rinore jashtë vendit. Sipas drejtorit të Arsimit të Lartë, Agim Muçaj, në ditën e sotme do të ketë një takim të grupit të punës për këtë çështje. Ndërkohë që Ministria e Arsimit dhe shkencës ka përgatitur një raport paraprak në fillim të këtij muaji, por për të dalë në një përfundim për rregullimet teknike të procedurave duhet të presim fundin e muajit shkurt.
Mendohet që numri i studentëve jashtë Shqipërisë të jetë 20 mijë. Shumica e këtyre të rinjve studiojnë në vendin fqinj, Itali.
Shekulli
bsdev (01-03-2017)
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS
KABINETI
__________________________________________________ _____________
Rruga e Durrësit, nr.23, Tiranë Tel/Fax: 232002
U D H Ë Z I M
Nr. 8 , Datë 29. 04. 2005
PËR
PROCEDURAT E NJOHJES DHE EKUIVALENTIMIT TË DIPLOMAVE DHE CERTIFIKATAVE TË FITUARA NË SHKOLLAT E LARTA TË HUAJA
Në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutës dhe nenit 43 të Ligjit Nr. 8461, datë 25.2.1999 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, ndryshuar me Ligjin 9120, datë 28.07.2003 “ Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 8461, datë 25.02.1999 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, të Vendimit Nr. 523, datë 01.08.2003 të Këshillit të Ministrave “Për njohjen dhe ekuivalentimin e diplomave dhe certifikatave të fituara në shkollat e larta të huaja”, me propozimin e Drejtorisë së Arsimit të Lartë dhe Njohjes së Diplomave
UDHËZOJ:
I. NJOHJA E STUDIMEVE NË ARSIMIN E LARTË
1. Njohja e diplomave dhe certifikatave të fituara në shkollat e larta të huaja (jashtë shtetit) kupton konfirmimin ligjor nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, të arsimimit të arritur dhe siguron të drejta të barabarta me arsimimin në Shqipëri.
2. Njohja akademike e diplomave dhe certifikatave të fituara në shkollat e larta të huaja, e cila kryhet në Republikën e Shqipërisë, jep mundësinë e vazhdimit të arsimimit, të kualifikimit dhe mundësinë e punësimit në Republikën e Shqipërisë.
3. Njohja e diplomave dhe certifikatave të fituara në shkollat e larta të huaja është pjesë e të drejtave për arsim dhe e lirisë së lëvizjes dhe kryhet pa asnjë paragjykim dhe diskriminim.
4. Mënyrat e njohjes akademike të diplomave dhe certifikatave të fituara në
shkollat e larta të huaja nga shtetas shqiptarë dhe të huaj, janë :
a) E drejtpërdrejtë, kur ato janë të vendosura me emërtim për njohje të ndërsjellë në marrëveshjet dypalëshe të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë me vende të tjera.
b) Me ekuivalentim, kur ato nuk janë të përfshira me emërtim në marrëveshjet ndërqeveritare dhe nuk kanë nevojë për plotësim diferencash.
c) Me plotësim diferencash të verifikuara.
II. ORGANI VENDIMMARRËS
1. MASH kryen njohjen e diplomave apo certifikatave të fituara në shkollat e larta të huaja në bazë të vendimit përfundimtar të Komisionit Ad-Hoc (Komisioni), të përbërë nga specialistë dhe ekspertë të fushës.
2. Ministri i Arsimit dhe Shkencës miraton Komisionin për vlerësimin e kërkesave të ardhura, mbi bazën e propozimeve të Drejtorisë së Arsimit të Lartë dhe Njohjes së Diplomave.
3. Komisioni përbëhet nga pesë (5) anëtarë. Kryetar i Komisionit është Zv. Ministri i Arsimit dhe Shkencës, i ngarkuar për Arsimin e Lartë.
4. Çdo Komision vepron në bazë të një rregulloreje tip, të miratuar nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës.
5. Mbi bazën e vendimit të Komisionit Ad-Hoc përkatës, Zv.Ministri i Arsimit dhe Shkencës, i ngarkuar për Arsimin e Lartë, i kthen përgjigje aplikuesit, brenda 90 ditëve nga paraqitja e dokumenteve të plota prej tij në MASH.
6. Komisioni shqyrton dhe merr vendim ndaj kërkesave për:
a) Njohjen e plotë ose ekuivalentimin e diplomave dhe certifikatave të fituara në shkollat e huaja jashtë shtetit.
b) Njohjen e pjesshme.
c) Mosnjohjen e diplomës ose certifikatës së fituar.
7. Komisioni nuk shqyrton :
a) Diploma dhe kualifikime të fituara në Republikën e Shqipërisë.
b) Studime të paplotësuara.
c) Kurse me më pak se një semestër.
d) Certifikata për kurse të vetme si gjuhë e huaj, kompjuter, etj.
e) Diploma ose certifikata të shkollave të larta të huaja të cilat nuk
njihen në vendin ku janë marrë.
f) Diploma ose certifikata të fituara në shkolla të larta ushtarake, përjashtuar ato diploma për specialitete civile.
g) Dokumentet që nuk janë origjinale apo të njëvlefshme me to.
h) Diploma dhe certifikata të fituara në shkolla të larta fetare, përjashtuar ato diploma për specialitete civile.
8. Zv.Ministri, i ngarkuar për Arsimin e Lartë, bën njohjen e diplomave dhe certifikatave të fituara në shkollat e larta të huaja, mbështetur në vendimin përfundimtar të Komisionit Ad-Hoc përkatës dhe lëshon një dokument njohjeje model tip, të miratuar nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës, i cili hartohet në dy kopje. Një kopje i jepet aplikuesit, një kopje ruhet në arshivën e MASH-it. Për këtë vendim duhet të kenë rënë dakort dhe duhet të firmosin pa vërejtje, të paktën tre anëtarë të komisionit
III. PROCEDURAT E VLERËSIMIT
1. Kërkesat për njohjen dhe ekuivalentimin e diplomave dhe certifikatave të fituara në shkollat e huaja jashtë vendit, dorëzohen në MASH, përkundrejt një tarife prej 10.000 lekësh të derdhur në llogarinë e MASH-it në momentin e depozitimit të dokumentacionit të nevojshëm.
2. Drejtoria e Arsimit të Lartë dhe Njohjes së Diplomave kryen procesin e autentifikimit të dokumentacionit, brenda 90 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës nga çdo aplikues.
3. Komisioni vlerëson paraprakisht dokumentet e paraqitura. Ai realizon intervistë të drejtpërdrejtë me aplikuesin, vetëm në rastet kur ai e gjykon të nevojshme.
4. Vendimet meren me shumicë votash, ku vota e kryetarit në votim të barabartë, është përcaktuese.
5.Çdo anëtar i komisionit firmos vendimin përfundimtar që merret për çdo kërkesë të paraqitur.
6.Vendimi merret me shumicë votash të antarëve të komisionit dhe quhet i rregullt kur firmosin pa vërejtje, të paktën tre anëtarë të tij.
IV. DOKUMENTACIONI QË DUHET PARAQITUR
1. Aplikanti duhet të paraqes dokumentet e mëposhtme:
a) Kërkesën drejtuar Drejtorisë së Arsimit të Lartë dhe Njohjes së Diplomave në MASH.
b) Fotokopjen e diplomës, certifikatës në gjuhën e vendit ku ka studiuar, të përkthyera në shqip dhe të noteruara.
c) Listën e notave në gjuhën e vendit ku ka studiuar, të përkthyera në shqip dhe të noteruara.
d. Programin zyrtar të detajuar të studimeve dhe të konfirmuar nga institucioni ku ka studiuar dhe ka lëshuar diplomën ose certifikatën, kur i kërkohet nga komisioni.
Aplikantët që kanë kryer studimet në Rusi, Bullgari dhe Maqedoni, nuk paraqesin program. Njohja e diplomave për këta aplikantë, do të bëhet sipas marrëveshjeve në fushën e arsimit midis shtetit tonë dhe këtyre shteteve.
e) Një vërtetim të punës së diplomës që ka mbrojtur ose të tezës të përkthyer në shqip ( në qoftë se ka ).
f) Fotokopje të pasaportës dhe certifikatë origjinale lindjeje.
g) Certifikatë martese, në qoftë se është i martuar.
h) Mandatpagesën.
i) Formatin e aplikimit të plotësuar në origjinal.
2. Të gjitha dokumentat jo origjinale duhet të jenë të noterizuara jo më herët se një vit nga data e aplikimit, duke konsideruar si datë të regjistrimit të kërkesës, datën e depozitimit të këtyre dokumenteve në MASH.
3. Kur Komisioni e gjykon të nevojshme, aplikanti duhet të paraqesë dokumentet e mësipërme në origjinal të cilat i rikthehen atij menjëherë. Kur komisioni e gjykon të nevojshme, aplikanti duhet të paraqesë programin zyrtar të studimeve, të konfirmuar nga institucioni ku ka studiuar aplikanti dhe ka lëshuar diplomën ose certifikatën.
6. Me miratim të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, komisioni ka të drejtë të kërkojë dokumente shtesë, duke konsideruar si datë të regjistrimit të kërkesës, datën e depozitimit të këtyre dokumenteve në MASH.
7. Ngarkohen për zbatimin e këtij Udhëzimi : Zv.Ministri i ngarkuar për Arsimin e Lartë dhe Drejtoria e Arsimit të Lartë dhe Njohjes së Diplomave.
8. Udhëzimi i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr.1, datë 09.01.2004 shfuqizohet.
Ky Udhëzim hyn në fuqi menjëherë.
MINISTRI
Luan MEMUSHI
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS
KABINETI
Rruga e Durrësit Nr.23 Tel/Fax : ++ 355 4232002
Nr. ______Prot Tiranë, më_______2005
U R D H Ë R
NR. _______, DATË__________
PËR
MIRATIM RREGULLOREJE
Mbështetur në Nenin 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në Nenin 43 të Ligjit Nr. 8461, datë 25.02.1999 ” Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë “,
(ndryshuar), në zbatim të VKM Nr.523, datë 01.08.2003 “Për njohjen dhe ekuivalentimin e diplomave dhe certifikatave të fituara në shkollat e larta të huaja ”, dhe Udhëzimit Nr.8, datë 29.04.2005 ”Për procedurat e njohjes dhe ekuivalentimit të diplomave dhe certifikatave të fituara në shkollat e larta të huaja”, me propozim të Drejtorit të Arsimit të Lartë dhe Njohjes së Diplomave :
U R D H Ë R O J :
Miratimin e Rregullores të ”Komisionit Ad – Hoc për njohjen e diplomave certifikatave të fituara në shkollat e larta të huaja”.
Ky Urdhër hyn në fuqi menjëherë.
MINISTRI
Luan MEMUSHI
KREU I
DIZPOZITA TË PËRGJITHËSHME
Neni 1
Komisioni Ad -Hoc për Njohjen dhe Ekuivalentimin e Diplomave dhe
Certifikatave të fituara në shkollat e larta të huaja krijohet në zbatim të VKM Nr.
523, datë 01.08.2003 “ Për njohjen dhe ekuivalentimin e diplomave dhe
certifikatave, të fituara në shkollat e larta të huaja “ dhe Udhëzimit Nr. 8, datë
29.04.2005, të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës. “Për procedurat e njohjes dhe
ekuivalentimit të diplomave dhe certifikatave të fituara në shkollat e larta të huaja”
KREU II
KRIJIMI DHE PËRBËRJA E KOMISIONIT AD-HOC
Neni 2
Komisioni Komisioni Ad -Hoc për Njohjen dhe Ekuivalentimin e Diplomave dhe
Certifikatave të fituara në shkollat e larta të huaja krijohet me Urdhër të Ministrit
të Arsimit dhe Shkencës, mbi bazën e propozimit të Drejtorit të Arsimit të Lartë e
Njohjes së Diplomave. Kryetar i Komisionit është Zv. Ministri i ngarkuar për
Arsimin e Lartë.
Komisioni përbëhet nga 5 ( pesë ) antarë.
Anëtarët e komisionit janë juristë dhe specialistë të fushës së studimit të diplomës
apo certifikatës që kërkon të njihet apo ekuivalentohet .
Komisioni e ushtron veprimtarinë në përputhje me këtë rregullore dhe aktet ligjore
e nënligjore në fuqi.
Postin e sekretarit të Komisionit Ad-Hoc e kryen specialisti i DALNJD, i ngarkuar
edhe me detyrën e njohjes dhe ekuivalentimit të diplomave dhe
certifikatave, i cili nuk është anëtar komisioni.
MBLEDHJA E KOMISIONIT
Neni 3
1. Komisioni thirret në mbledhje nga Kryetari, i cili përcakton rendin e ditës, datën, kohën e mbajtjes së mbledhjes së komisionit.:
2.Mbledhjet e komisionit janë të vlefshme kur marrin pjesë të paktën 4 anëtarë.
3. Mbledhjet e komisionit janë të mbyllura dhe në to mbahet proces verbali, që firmoset nga të gjithë të pranishmit..
4. Dokumentacioni i aplikuesit shqyrtohet sipas kërkesave të Udhëzimit Nr. 8,
Datë 29.04.2005, të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës. “Për procedurat e njohjes dhe ekuivalentimit të diplomave dhe certifikatave të fituara në shkollat e larta të huaja “.
5.Materialet që do të shqyrtohen në mbledhje u shpërndahen anëtarëve të
komisionit, jo më vonë se 1 ( një ) javë përpara ditës së caktuar për mbledhje.
MARRJA E VENDIMEVE
Neni 4
1.Vendimet në Komision si rregull merren me konsensus. Kur ky nuk arrihet,
vendimi merret me votim të hapur me shumicën e votave të antarëve. Kur votimi rezulton i barabartë, vota e kryetarit është përcaktuese.
2.Anëtari i komisionit, i cili nuk ka votuar për marrjen e një vendimi, mund të
kërkojë që mendimi i tij të pasqyrohet në proces verbal.
3.Vendimi i komisionit përgatiten në dy kopje. Një kopje dorëzohet në zyrën e protokollit të MASH së bashku me dokumentat e aplikantit, dhe një kopje
arshivohet në dokumentacionin e komisionit.
4. Komisioni, lëshon një dokument model tip njohje ose ekuivalentimi, i cili
hartohet në dy kopje. Një kopje i jepet aplikuesit, kundrejt firmës në rregjistrin themeltar dhe një depozitohet me të gjitha dokumentat e tij në arshivën e MASH.
5. DALNJD, krijon rregjistrin e dorëzimit të dokumentit të njohjes dhe
ekuivalentimit të diplomës ose të certifikatës, ku çdo aplikant që paiset me
këto dokumenta firmos në këtë rregjistër.
KREU III
BIBLIOTEKA LEGJ SLATIVE E KOMISIONIT PËR NJOHJEN E DIPLOMAVE DHE CERTIFIKATAVE TË FITUARA NË SHKOLLAT E LARTA TË HUAJA.
Neni 5
Dokumentacioni ligjor i Komisionit për njohjen e diplomave dhe certifikatave të
fituara në shkollat e larta të huaja, përbëhet nga:
1. Ligji Nr. 8461, datë 25.02.1999 “ Për Arsimin e Lartë në Republikën e
Shqipërisë “, ndryshuar me Ligjin Nr. 9120, datë 28.07.2003 “ Për Arsimin e
Lartë në Republikën e Shqipërisë”.
2. VKM Nr. 523, datë 01.08.2003 “Për njohjen dhe ekuivalentimin e diplomave dhe certifikatave të fituara në shkollat e larta të huaja “
3. Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 09. 07.1998 “ Për krijimin dhe administrimin e të ardhurave që krijojnë Institucionet buxhetore”.
4. VKM Nr. 134, datë 07.032003 “ Për vërtetimin dhe legalizimin e dokumentave të lëshuara në Republikën e Shqipërisë, për përdorim jashtë vendit dhe të dokumentave të huaja, për përdorim brënda vendit “
5.Ligji Nr. 9060, datë 08.05.2003 ”Për aderimin e Republikës së Shqipërisë ”Në Konventën e Hagës”
6. Udhëzimi Nr.8, datë29.04.2005 i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës. “Për procedurat e njohjes dhe ekuivalentimit të diplomave dhe certifikatave të fituara në shkollat e larta të huaja “
7. Urdhërat e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës për çdo mbledhje që zhvillohet.
8. Libri i procesverbalit të mbledhjeve ku pasqyrohet aktiviteti i komisionit, proces verbali i vendimit të Komisionit dhe rregjistri i personave që u njihet diploma dhe certifikata, depozitohen në DALNJD të MASH..
I gjithë dokumentacioni i aplikantëve për njohje dhe ekuivalentim diplome dhe certifikate të fituara në shkollat e larta të huaja ruhet në arshivën e MASH .
Kjo Rregullore hyn në fuqi nga data e aprovimit të saj.
DOKUMENTACIONI QË DUHET TË DORËZOJË NË MASH APLIKANTI PËR NJOHJEN DHE EKUIVALENTIMIN E DIPLOMAVE DHE CERTIFIKATAVE TË FITUARA NË SHKOLLAT E LARTA TË HUAJA
1. Kërkesën drejtuar Drejtorisë së Arsimit të Lartë dhe Njohjes së Diplomave.
2. Fotokopjen e diplomës / certifikatës në gjuhën e vëndit ku ka studiuar, të përkëthyera në shqip dhe të noteruara.
3. Fotokopjen e listës së notave në gjuhën e vëndit ku ka studiuar, të përkëthyera në shqip dhe të noteruara.
4. Programin zyrtar të detajuar të studimeve dhe të konfirmuar nga institucioni ku ka studiuar dhe ka lëshuar diplomën ose certifikatën, të përkëthyera në shqip dhe të noteruara vetëm në rastet që kërkohet nga komisioni.Aplikantët nga Buulgaria, Rusia e maqedonia nuk paraesin program të studimeve.
5. Shtojcën e diplomës ( në qoftë se ka ).
6. Fotokopje të pashaportës dhe certifikatë origjinale lindje me fotografi.
7. Certifikatë martese , në qoftë se është i martuar.
8. Formatin e aplikimit të plotësuar në origjinal.
9.Mandatpagesën.
10.Dy fotografi.
11. Të gjitha dokumentet joorigjinale duhet të jenë të noterizuara jo më herët se 1 vit nga data e aplikimit, duke konsideruar si datë të regjistrimit të kërkesës, datën e depozitimit të këtyre dokumenteve në MASH.
12. Kur Komisioni e gjykon të nevojshme, aplikanti duhet të paraqesë dokumentet e mësipërme në origjinal të cilat i rikthehen atij menjëherë.
13. MASH ka të drejtë të kërkojë dokumente shtesë duke konsideruar si datë të regjistrimit të kërkesës, datën e depozitimit të këtyre dokumenteve në MASH.
DREJTORIA E ARSIMIT TË LARTË DHE NJOHJES SË DIPLOMAVE.
marre nga www.mash.gov.al/
ja dhe forma e kerkeses: http://www.mash.gov.al/struktura/FORMAT%20APLIKIMI.doc
Ndryshuar për herë të fundit nga Kryeplaku : 31-03-2006 më 07:57
PO kjo pike e zeze ?
Ikim nga shqiperia dhe nuk na i njohin diplomat tona qe andej, i futemi punes dhe marrim nje diplome ktej sna i njohin ne Shqiperi, si do i vete halli ksaj pune nje zot e merr vesh.
Po shikoja menyrat e procedures se c'fare dokumentacioni kerkojne dhe mendoj se me kto ligje qe ndryshojne andej sa here jua ka qefi, rrime ktej me mire, mbledhim mendjen.
The higher you soar, the harder you fall. Make sure you have a working parachute
bsdev (01-03-2017)
pranaj duhet me pas dy dipl. 1 albaneze e 1 usa. si pun e duhonit i me filter e i pa filter.
bsdev (01-03-2017)
si fillim te diplomohemi njehere ketej pastaj shohim e bejme.
pushtetaret duan me fitu leke gjejne menyra menyra.harrojne ata qe studentet lene qimet e kokes ketej nga studjojne,lene mente per te mesu per te kalu provimet qe nuk jane nje llaf goje ne dhe te huaj per te marre nje diplome sa me dinjitoze per ti sherby vendit ne nje fare menyre.mjere neqe lindem ne shqiperi thuaj.
Ndryshuar për herë të fundit nga EdiR : 28-06-2009 më 11:51
Ti djalosj me ben cudi, duke ditur se si meret nje provime me sa pune e mundime. Edhe nje me shume mua me duket shume, pres oren qe te mbaroje jo te rri e te jap provime te kota. Dhe mos harro se provimet ne shqiperi sjane si ato qe mer ti ne itali. Pergatitu sa te duash po su mbushe xhepin me leke....ato cka shkruar jane pa vlere.
Jeta eshte e bukur mjafton te dish ta jetosh!
Fuqia ekziston brenda teje!!!
bsdev (01-03-2017)
Po diplomat e Universitetit të Tiranës njihen jashtë?
cout << "C++, Gjuha #1 e Programimit";
tamam. Por si duket ky djali ke ato 45 do na ket hyre nja 20 here per provim edhe do ia ken dhene sa per gjynaf lol se s'ka menyre tjeter perderisa 5 provime i duken hic gje, se ka edhe nga keto soj studentash qe hyr hyr e lodhet msusi ia jep nje cope note kaluese sa per vjetersi provimi
La vita è bella...
Nje gje nuk kuptoj une, njohja e diplomes duhet vetem ne rast se ne duam te bejme nje master apo vazhdim studimesh brenda vendit apo edhe per konkurset neper vende pune?
La vita è bella...
bsdev (01-03-2017)
Ligji qe ka postuar kryeplaku mund te kete ndryshuar dhe me shume informacion mund te gjendet ne faqen e internetit te Ministrise se Arsimit.
http://www.mash.gov.al/struktura/njo...diplomave.html
Patjeter, qe ligjet ne Shqiperi, njerzit lene per te deshiruar por ky standard eshte publik dhe mund te nxjerrim perfundimet vete.
Kalofshi mire,
Ndryshuar për herë të fundit nga EdiR : 13-10-2009 më 21:05
Think. Laugh. Live.
Mendo. Qesh. Jeto.
bsdev (01-03-2017)
Kam perfunduar studimet e larta kater vjecare ne Rumani dhe njohja nga MASh me eshte bere si DNP, keshtu qe nuk kam te drejte te vazhdoj MND (nderkohe qe studentet qe kane mbaruar kater vite ne Universitetet shqiptare mund te bejne MND)...
Me duhet te marr me pare DND dhe pastaj te nis studimet MND....Kush me ndihmon??!?!?!?!
bsdev (01-03-2017)
Krijoni Kontakt