... hmmmmm, nuk e kisha vene re kete teme me para. Diçka me kishte kapur veshi ketu mes stduenteve shqiptare, po nuk ma merrte mendja, mendoja se ishin thashetheme siç e kemi zakon ta bejme qimen tra. Po çe do se, qenka e vertete per fat shume te keq.
Siduket, keta te MASH, qe jane koka te medhaja te shkences, pasi kane rrahur mendimet mes tyre diku ne nje qebaptore aty prane ministrise, duke pire raki kumllbe te zime dy here, qe vete Nini Bules dhe Vini Cajes do ta kishin zili, dhe duke henger qofte pikante te servirura nga qoftexhiu Met, kane vendosur njezeri nen avujt e alkoolit, tymit te duhanit dhe aromes se shijshme te qofteve, qe:
- Universitet jasht Shqiprise jane ne ditet e tyre me te kqija dhe ku korrupsioni ne boten imperialiste eshte ne perqindjen me te larte historike, prandaj ne nuk kemi si t'i njohim keto diplloma te dyshimta per nga rezultatet e arritura nga studentet shqiptare ne keto Universitete. Keto Universitete te huaja nuk i afrohen niveleve te Universitetit Shqiptare, i cili nuk vuan nga semundja kanceroze e korrupsionit dhe te marresh nje dipllome ne Universitetin Shqiptar eshte nje mision i pamundur per nga vete kerkesa e larte qe kane pedagoget shqiptare, disa nga te cilet jane nobeliste te shquar ne marrjen e rryshfeteve.
Ky vendim hyn ne fuqi menjehere pas pirjes se pikes se fundit te rakise, pas thithjes se fundit te cigares se fundit dhe pas ngrenies teresisht te qofteve te qebaptores.
P.S. njoftohet se fatura e pagimit te qebaptores i ngarkohet studenteve shqiptare qe studiojne jasht Shqiprise.
Krijoni Kontakt