Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 38
  1. #1

    Kriteret për njohjen në Shqipëri të diplomave të huaja

    Ministria e Arsimit ka shpallur dje listen e hapave qe duhen ndjekur per njehsimin/njohjen e diplomave te huaja nga student shqiptar qe jane diplomuar jashte vendit, gjithashtu edhe te huaj. Kriteret qe duhen plotesuar jane:

    *******************

    "Te gjitha dokumentet per konvertimin e diplomes

    1. Kerkese drejtuar Drejtorise se Arsimit te Larte dhe Njohjes se Diplomave

    2. Fotokopjen e diplomes ose certifikates ne gjuhen e vendit ku ka studiuar te perkthyer ne shqip dhe te noterizuara

    3. Fotokopjen e listes se notave ne gjuhen e vendit ku ka studiuar, te perkthyer ne shqip dhe te noterizuar

    4. Programin zyrtar te detajuar te studimeve dhe te konfirmuar nga institucioni ku ka studiuar dhe ka leshuar diplomen ose certifikaten, te perkthyer ne shqip dhe te noterizuar

    5. Shtojcen e diplomes, (nese ka)

    6. Fotokopjen e pasaportes dhe certifikates origjinale lindje me fotografi

    7. Certifikate martese (nese eshte i martuar)

    8. Formatimin e aplikimit te plotesuar ne origjinal

    9. Mandat-pagesen

    10. Dy fotografi

    Shenim. Te gjithe dokumentet joorgjinale duhet te jene te noterizuara jo me heret se dy muaj nga data e aplikimit, duke e konsideruar si date te regjistrimit te kerkeses, daten e depozitimit te ketyre dokumentave ne MASH. Kjo ministri, ka te drejte te kerkoje dokumente shtese duke konsideruar si date te rregjistrimit te kerkeses, daten e depozitimit te ketyre dokumentave ne MASH"

    Marr nga Korrieri
    ******************

    Ky eshte nje hap me konkret per te gjithe ata qe kane mbaruar studimet jashte vendit dhe deshirojne te kthehen ne Shqiperi.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #2
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Shigjeta bere mire qe e solle artikullin ketu!!!

    Megjithate besoj se keto procedura nuk bejne gje tjeter vecse i shtojne ankthin dhe nervozizmin te riut shqiptar, duke shtuar edhe triumfin e byrokracise shqiptare. Per mendimin tim duhet qe studentet, mbase midis ASAN, te kerkojne gjetjen e nje menyre me te cilen dipllomat amerikane, europiane, kanadeze, australiane e japoneze te njihen vetvetiu. Pastaj te gjehet nje menyre per vertetimin e shpejt te dipllomave qe dalin nga vendet e tjera, per standartet e te cilave vendeve shpesh here nuk jemi te sigurte.

    FLM

  3. #3
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Pas një takimi në Ministrinë e Arsimit, u deklarua se nuk do të shkurtohet kohëzgjatja e procedurave dhe nuk do të ulet taksa e aplikimit

    Të diplomuarit jashtë, provime shtesë për njohjen e studimeve


    Elda Spaho

    Të kthyer jo shumë kohë më parë nga vendet e huaja, ku kanë marrë diploma të larta, shumë studentë i kanë propozuar kërkesa dhe ide të reja Ministrisë së Arsimit, dje, gjatë një takimi. Por megjithëse shumë prej tyre u morën parasysh, dy më kryesoret u quajtën krejt të pamundura nga drejtori i Arsimit të Lartë, Agim Muçaj. Kështu njohja e diplomave të huaja do të zgjasë se s’bën tre muaj si procedura, kurse shpenzimet për të nuk do të shkurtohen. Edhe një lajm tjetër: shumë prej atyre që kanë studiuar apo vazhdojnë të studiojnë jashtë do t’u duhet që të japin disa provime para se ajo t’u njihet në Shqipëri.
    ***
    Përse provime? Sepse sipas Muçajt, shpesh kurrikula e degëve të universiteteve të huaja mund të ndryshojë shumë nga ajo që ekziston në Shqipëri. Por në fund të fundit do të jenë anëtarët e komisionit, pedagogë në fushat përkatëse ata që pasi të kenë shqyrtuar listën e notave dhe diplomën, të vendosin në duhet të jepen provime dhe nëse po, sa të tillë. “Kurse për ata që studiojnë drejtësi jashtë shtetit, pas një mbledhjeje kemi vendosur që ata të mos japin provime për njohjen e diplomës. Por është e sigurt se ata do të jenë të detyruar të japin provime kur të aplikojnë për një vend pune, sepse ndryshe janë ligjet shqiptare e ndryshe ato të shteteve të tjera”, -shpjegoi Muçaj. Pra të diplomuarit e Juridikut s’do të japin provime për njohjen akademike të diplomës, por do t’u duhet të japin të tilla për njohjen profesionale. Me pak fjalë, ata nuk i pengon asgjë që të vazhdojnë një master në Shqipëri, sapo diploma t’u njihet nga ministria, pa dhënë asnjë lloj provimi. Kjo është njohje akademike e diplomës. Ndryshe nga të tjerët, të cilëve do t’u duhet të testohen sërish para se të bëjnë një master apo doktoraturë. Njohja profesionale i shërben studentit për të zënë një vend pune dhe të dhënat e provimeve që ata do të japin (lëndët do t’u caktohen nga komisioni) do t’u shënohen në suplementin e diplomës, në mënyrë që punëdhënësi të dijë se për çfarë ta punësojë të diplomuarin jashtë.
    ***
    Një vajzë e re, përfaqësuese e ASAN-it, (rrjeti i studentëve shqiptarë nëpër botë (Albanian Students Abroad network), Ajola Toska i kërkoi dje Ministrisë së Arsimit të ulte ose hiqte fare tarifën e aplikimit për njohjen e diplomës e cila është 150 mijë lekë të vjetra, sepse kësaj shume i shtohen edhe shpenzime të tjera për dokumentet që duhen fotokopjuar dhe noterizuar. “Kostoja e secilit prej tyre shkon në 3 mijë lekë të reja”, -tha ajo. Kërkesa tjetër më e rëndësishme ishte shkurtimi i kohëzgjatjes së procedurave gjatë së cilës bëhet njohja e diplomës. Këto dy kërkesa nuk janë pranuar nga Muçaj. “Mesatarja e kësaj procedure në Evropë është 4 muaj, kurse në Shqipëri është 3 muaj. Madje unë do të kërkoja që koha të zgjatej”, -deklaroi drejtori i Drejtorisë së Arsimit të Lartë, zyrë që tashmë do të shërbejë edhe për njohjen e diplomave të huaja. Sa për tarifën e aplikimit, Muçaj e quajti krejt të pamundur shkurtimin e aq më pak heqjen e saj. “Një pjesë e atyre parave shkojnë për fotokopimin e dokumenteve në 5 kopje, për secilin anëtar të komisionit, kurse pjesa tjetër pra 60% e shumës shkon për shpërblimin e këtyre anëtarëve, që janë të gjithë pedagogë në fushën përkatëse dhe që nuk janë të detyruar të merren me njohjen e diplomave të huaja përderisa i thërrasim të bëjnë një punë, ata duhen të paguhen, apo jo. Ne i japim secilit prej tyre 1 600 lekë të reja, madje shumë prej tyre ende nuk i kemi paguar”, -tha ai. Studentët nuk kanë ngurruar të kundërshtojnë duke thënë se jashtë shtetit të diplomuarit nuk paguajnë për një procedurë të tillë. Eshtë shteti ai që i përballon shpenzimet. Por drejtori është përgjigjur se ministria nuk ka fond të veçantë për njohjen e diplomave të huaja.
    Shumë propozime të tjera si mundësia e dërgimit me postë të dokumenteve nga të diplomuarit në ministri, shkëmbimi i informacioneve brenda rrjetit dhe publikimi i këtyre informacioneve në websitin e ASAN-it, u morën parasysh dhe Ministria e Arsimit deklaroi se do t’i shqyrtonte ato.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Jo po bejeni prove te ktheheni :P

    Ky shtet i fandaksur nuk e di se mjafton te kerkoje transkriptet ne shkollat perkatese edhe kaq. Kjo eshte thjesht politike per dekurajimin e studenteve te diplomuar jashte per tu kthyer ne Shqiperi.

  5. #5
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Absurditet:

    Citim Postuar më parë nga StormAngel
    Pas një takimi në Ministrinë e Arsimit, u deklarua se nuk do të shkurtohet kohëzgjatja e procedurave dhe nuk do të ulet taksa e aplikimit

    Të diplomuarit jashtë, provime shtesë për njohjen e studimeve


    Elda Spaho

    Të kthyer jo shumë kohë më parë nga vendet e huaja, ku kanë marrë diploma të larta, shumë studentë i kanë propozuar kërkesa dhe ide të reja Ministrisë së Arsimit, dje, gjatë një takimi. Por megjithëse shumë prej tyre u morën parasysh, dy më kryesoret u quajtën krejt të pamundura nga drejtori i Arsimit të Lartë, Agim Muçaj. Kështu njohja e diplomave të huaja do të zgjasë se s’bën tre muaj si procedura, kurse shpenzimet për të nuk do të shkurtohen. Edhe një lajm tjetër: shumë prej atyre që kanë studiuar apo vazhdojnë të studiojnë jashtë do t’u duhet që të japin disa provime para se ajo t’u njihet në Shqipëri.
    ***
    Përse provime? Sepse sipas Muçajt, shpesh kurrikula e degëve të universiteteve të huaja mund të ndryshojë shumë nga ajo që ekziston në Shqipëri. Por në fund të fundit do të jenë anëtarët e komisionit, pedagogë në fushat përkatëse ata që pasi të kenë shqyrtuar listën e notave dhe diplomën, të vendosin në duhet të jepen provime dhe nëse po, sa të tillë. “Kurse për ata që studiojnë drejtësi jashtë shtetit, pas një mbledhjeje kemi vendosur që ata të mos japin provime për njohjen e diplomës. Por është e sigurt se ata do të jenë të detyruar të japin provime kur të aplikojnë për një vend pune, sepse ndryshe janë ligjet shqiptare e ndryshe ato të shteteve të tjera”, -shpjegoi Muçaj. Pra të diplomuarit e Juridikut s’do të japin provime për njohjen akademike të diplomës, por do t’u duhet të japin të tilla për njohjen profesionale. Me pak fjalë, ata nuk i pengon asgjë që të vazhdojnë një master në Shqipëri, sapo diploma t’u njihet nga ministria, pa dhënë asnjë lloj provimi. Kjo është njohje akademike e diplomës. Ndryshe nga të tjerët, të cilëve do t’u duhet të testohen sërish para se të bëjnë një master apo doktoraturë. Njohja profesionale i shërben studentit për të zënë një vend pune dhe të dhënat e provimeve që ata do të japin (lëndët do t’u caktohen nga komisioni) do t’u shënohen në suplementin e diplomës, në mënyrë që punëdhënësi të dijë se për çfarë ta punësojë të diplomuarin jashtë.
    ***
    Një vajzë e re, përfaqësuese e ASAN-it, (rrjeti i studentëve shqiptarë nëpër botë (Albanian Students Abroad network), Ajola Toska i kërkoi dje Ministrisë së Arsimit të ulte ose hiqte fare tarifën e aplikimit për njohjen e diplomës e cila është 150 mijë lekë të vjetra, sepse kësaj shume i shtohen edhe shpenzime të tjera për dokumentet që duhen fotokopjuar dhe noterizuar. “Kostoja e secilit prej tyre shkon në 3 mijë lekë të reja”, -tha ajo. Kërkesa tjetër më e rëndësishme ishte shkurtimi i kohëzgjatjes së procedurave gjatë së cilës bëhet njohja e diplomës. Këto dy kërkesa nuk janë pranuar nga Muçaj. “Mesatarja e kësaj procedure në Evropë është 4 muaj, kurse në Shqipëri është 3 muaj. Madje unë do të kërkoja që koha të zgjatej”, -deklaroi drejtori i Drejtorisë së Arsimit të Lartë, zyrë që tashmë do të shërbejë edhe për njohjen e diplomave të huaja. Sa për tarifën e aplikimit, Muçaj e quajti krejt të pamundur shkurtimin e aq më pak heqjen e saj. “Një pjesë e atyre parave shkojnë për fotokopimin e dokumenteve në 5 kopje, për secilin anëtar të komisionit, kurse pjesa tjetër pra 60% e shumës shkon për shpërblimin e këtyre anëtarëve, që janë të gjithë pedagogë në fushën përkatëse dhe që nuk janë të detyruar të merren me njohjen e diplomave të huaja përderisa i thërrasim të bëjnë një punë, ata duhen të paguhen, apo jo. Ne i japim secilit prej tyre 1 600 lekë të reja, madje shumë prej tyre ende nuk i kemi paguar”, -tha ai. Studentët nuk kanë ngurruar të kundërshtojnë duke thënë se jashtë shtetit të diplomuarit nuk paguajnë për një procedurë të tillë. Eshtë shteti ai që i përballon shpenzimet. Por drejtori është përgjigjur se ministria nuk ka fond të veçantë për njohjen e diplomave të huaja.
    Shumë propozime të tjera si mundësia e dërgimit me postë të dokumenteve nga të diplomuarit në ministri, shkëmbimi i informacioneve brenda rrjetit dhe publikimi i këtyre informacioneve në websitin e ASAN-it, u morën parasysh dhe Ministria e Arsimit deklaroi se do t’i shqyrtonte ato.


    Ky ligj eshte nje absurditet i madh. Mangesite e shtetit duhet t'i paguajne emigrantet/studente shqiptare! Si do integrohet Shqiperia ne Europe kur Shqiperia nuk perballon dot as dipllomat europiane? Hajdutet qeveritare gjeten edhe nje menyre tjeter per ta vjedhur dhe per te abuzuar mbi emigrantin shqiptar. Ata nuk duan qe te ndryshoje Shqioperia, ata duan qe te na syrgjinosin te gjitheve jashte. Shqiperia qe duan ata eshte Shqiperia e injorances!

    I lutem administratoreve te Forumit te hapin nje teme te Portali i Forumit ku do thirren te gjithe anetaret e Forumit Shqiptar per te denoncuar kete ligj, dhe pastaj te dergohet nje leter me emrat tone drejt Ministrise se Arsimit dhe Kryeministrise!

    FLM

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e DEA27
    Anëtarësuar
    18-08-2004
    Postime
    511
    yeh nje menyre me tjeter per te pire gjakun e emigrantve jashte! kam te degjuar nje shprehje qe thote se "pushteti i ndryshon te gjithe" por jo deri ne ate pike sa te behen shushunja! bashkohem me idene per ta denancuar keto reforma abuzive

  7. #7
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anëtarësuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Në botën e çudirave
    Postime
    755
    . “Kurse për ata që studiojnë drejtësi jashtë shtetit, pas një mbledhjeje kemi vendosur që ata të mos japin provime për njohjen e diplomës. Por është e sigurt se ata do të jenë të detyruar të japin provime kur të aplikojnë për një vend pune, sepse ndryshe janë ligjet shqiptare e ndryshe ato të shteteve të tjera”, -shpjegoi Muçaj. Pra të diplomuarit e Juridikut s’do të japin provime për njohjen akademike të diplomës, por do t’u duhet të japin të tilla për njohjen profesionale. Me pak fjalë, ata nuk i pengon asgjë që të vazhdojnë një master në Shqipëri, sapo diploma t’u njihet nga ministria, pa dhënë asnjë lloj provimi.









    Nuk po e kuptoj fare kete "mbledhjen" e tyre..........


    Jo provime................po provime............

    Nejse do ta shikojme si do te vazhdoje ky problem dhe do te mund ta analizojme me gjeresisht.

  8. #8
    Happy to be a woman Maska e Egla-tina
    Anëtarësuar
    06-06-2003
    Postime
    244

    hi

    Po mire ,mire ke shrtydhim trut jasht shteti marim dhe diplome por duhet et vime te japim provime per te mbrojtur dipllomen.
    Kush dreqin e ka vene kete ligj se per mendimintip qeka tym fare .nje gje duhet te di ku i mencuri se diplomat jashte shtetit nuk meren me mik.po e patet keshtu nuk ka kembe robi te kthehet ne shqiperi prandaj lini keto budalliqe se nuk do bejme perpara boll me burokracira.as qe do e mar mundimin fare as qe e kame vene ne mend.

  9. #9
    Student Maska e AL-hack
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Vendndodhja
    Verona
    Postime
    22
    po qe se ka kaq shume procedura nuk kthehem fare ne shqiperi.

  10. #10
    zot i vetes
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    rome, itali
    Postime
    55

    Angry

    o zot i madh ku na ka rene fati te lindim! ketu shpikin perdite nje menyre te re per te na pire gjakun. kjo qeveri u pa, nuk i do studentet e diplomuar jashte packa se zoti Nano u angazhua personalisht me nje iniciative per te na rikthyer ne Shqiperi. e gjitha kjo ishte farsa e rradhes. eshte e kuptueshme qe nuk na duan, sepse si do mundeshin te punesohen te diplomuarit ne Shqiperi?une nuk po them qe ata nuk duhet te punesohen, por qe dhe ne te na syrgjynosin per se gjalli(sic ka thene i madhi Fan Noli) nuk me rri mire.sa per punen e provimeve shtese do ishte mire qe t'u beheshin te sapo diplomuarve ne universitetet shqiptare.une nuk dua te ofendoj askend, por dihet niveli i universiteteve shqiptare, ku lot miku dhe ku notat nuk tregojne aspak realitetin ne shumicen e rasteve. shumica e studenteve ne universitetet ne rrethe jane injorante qe mezi kane mare gjimnazin dhe qe nuk dine as te shkruajne e as te mbledhin, ky eshte nje realit qe nuk mund te mbulohet. neqofte se qeveritaret e dashur mendojne se jane ne rruge te mbare per ta futur Shqiperine ne europe atehere le te vazhdojne se bukur e kane nisur!ata nuk na duan se kane frike nga potenciali yne, nga mentaliteti yne per bere me mire Shqiperine, nga drita qe ne sjellim, sepse do t'ju prishnim vallen qe ata lozin mbi fatin e kokat e shqiptareve.

    LAMTUMIRE SHQIPERI!
    Ndryshuar për herë të fundit nga B-16 : 10-02-2005 më 11:42
    se c'e` rimedio perche' ti incazzi, se non c'e` rimedio perche' ti incazzi?
    ciucciati il calzino :^Globi

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  2. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  3. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  4. Kryepeshkopi Anastas ende pret nënshtetësinë shqiptare
    Nga Arrnubi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  5. Beratasit dhe çifutët
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •