Nė Arkivin Sekret tė Vatikanit zbulohet dokumenti mė i vjetėr i gjuhės shqipe

Prishtinė, 30 shtator - Ditė mė parė nė Arkivin Sekret tė Vatikanit nga studiuesi Dr. Musa Ahmeti nga Zagrebi, u zbulua njė dorėshkrim nga viti 1210, autor i tė cilit ėshtė Teodor Shkodrani. Dorėshkrimi pėrbėhet nga 208 fletė, ėshtė shkruar nė pergamenė dhe i tėri ėshtė nė gjuhė shqipe. Teksti ndahet nė tri tėrėsi: atė teologjike, filozofike dhe historike. I gjithė teksti ėshtė nė autograf. Autori shėnon emrin dhe mbiemrin e tij si dhe vitin kur e ka mbaruar dorėshkrimin.
Me kėtė dorėshkrim, dokumentimi i shkrimit tė gjuhės shqipe shkon pėr disa shekuj pėrpara, pra para dokumenteve tė deritashme tė para shqipe, siē ka qenė "Formula e pagėzimit" (1462) dhe "Meshari" (1555).
Pokėshtu, me kėtė dorėshkrim u vėrtetuan pohimet e studiuesve albanologė dhe tė udhėpėrshkruesve tė huaj se gjuha shqipe ėshtė shkruar shumė mė herėt se sa qė ėshtė dokumentuar deri tash