Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    I-Design Community Maska e AfterDark
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Cleveland/Ohio/USA
    Postime
    8

    Exclamation Fjale te urta Shqiptare !!!

    Fjale te urta !!!


    Do te doja te nisja kete teme te re ne forum pikerisht me idene e mire per te grumbulluar sa me shume."fjale te urta"
    Mos harroni : Fjalet e urta te gjuhes sone shqipe jane nje thesar i paçmuar. Le te mundohemi te gjithe te sjellim sa me shume ne kete teme dhe te kenaqemi duke i lexuar ato ne ditet e mevoneshme.

    Me respekt AfterDark
    Copyright © 2000-2004 I-Design Community! All rights reserved.

  2. #2
    qUEen Of The Un|vErSe Maska e California^Babe
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    California
    Postime
    5
    Dashuria nuk do fjale por vetem veprime.

    by the way i love you :P

    ps: sorry my beb but i will keep it up to you.
    Love fails, only when we fail to Love

  3. #3
    S.Mod. i dikurshem Maska e Orion_DYRRAHU
    Anëtarësuar
    18-04-2002
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    432
    Duaje atdhene si shqiponja folene.
    Feja e shqiptarit eshte shqiptaria.
    Ai qe vetem per vete punon eshte si nje dru qe peme s'leshon.
    Besa e shqiptarit si purteka e arit.
    Mo i shiko gunen, po shikoji punen.
    Fshati qe duket nuk do kallauze.

  4. #4
    It's not enough to speak.
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    353
    Fisi eshte fis - nuk behet rigoni lis...
    Brimat e gardhit dhe gojet e hallkut nuk mbyllen kurre.
    Pemen qe ka kokrra gjuajne me shume.
    Frika ruan vreshtin.
    Gjuha vete ku dhemb dhembi.


    Disa shprehje:

    -Sado poshte te kete rene nje grua, prape se prape ajo qendron me lart se cdo burre....M.Gorki

    -Per shpirtin e semure nga mekati
    Cdo loder duket lajmerim i fatit
    Nga frika fajesia dridhet, zverdhet
    Dhe derdhet krejt nga frika se mos derdhet
    Shekspir

  5. #5
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    ndihem mire ketu ne albasoul...keshtu vras vetmine. Mirnjohjen time.

    Postuar më parë nga dikeafajtore
    Fisi eshte fis - nuk behet rigoni lis...
    Brimat e gardhit dhe gojet e hallkut nuk mbyllen kurre.
    Pemen qe ka kokrra gjuajne me shume.
    Frika ruan vreshtin.
    Gjuha vete ku dhemb dhembi.


    Disa shprehje:

    -Sado poshte te kete rene nje grua, prape se prape ajo qendron me lart se cdo burre....M.Gorki

    -Per shpirtin e semure nga mekati
    Cdo loder duket lajmerim i fatit
    Nga frika fajesia dridhet, zverdhet
    Dhe derdhet krejt nga frika se mos derdhet
    Shekspir

  6. #6
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Njeriu me i rrezikshem eshte mosmirnjohesi.
    Kush e njeh dhimbjen di edhe te sherohet.
    Bien vetem ata qe mund te ngrihen prap, te pamundurit as nuk bien as nuk ngjiten.
    Jane te zot ata qe dine te mbrohen nga te tjeret, po me te zot jane ata qe dine te mbrojne edhe te tjeret nga vetja.
    Poezia, eshte dhimbja jone e bere ne fjale... perkedhelet shpirti ne nje poezi...pastaj vjen nje dhimbje tejter per te thene nje poezi te re... edhe ne dhimbje te bukura ka poezi te ndjeshme.
    ....duke iu dashur pafundesisht ne te gjithe pafundesite e mia...
    pershendet macia blu.

  7. #7
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475
    Besa e Shqiptarit si purteka e Arit

  8. #8
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    bie kembana e mengjesit ne kishen e diejve.
    Yjet kane mbetur pa shtpi.
    Matemi me dashuri jo me emra.
    macet bien, po bien ne kembe ama.
    durimi i madh merr permasat e lojes.
    Une jam nje hiq hutaq, per te hutuarit e mij
    per dashamiret jam nje dritare me shume
    ne qiellin e shiut, prej nga ku vjen ylberi.
    (e shikon sa pershtypje me ka bere syri yt i shkelur o superstar...?te falenderoj per vemendjen dhe pergjigjen)

  9. #9
    S.Mod. i dikurshem Maska e Orion_DYRRAHU
    Anëtarësuar
    18-04-2002
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    432
    Fjale te urta nga populli.



    Ai qe di me se shumti flet me se paku.

    Burri eshte koka, kurse gruaja eshte qafa.

    Dardha e ka bishtin mbrapa.

    Dielli duket qe ne mengjes.

    Degjo shtate a tete dhe perseri bej si di vete.

    Dy duar per nje koke.

    Dy kunguj nen nje sqetull s' mbahen.

    C'te mbjellesh, do te korresh.

    Edhe bari i njome digjet neper te thate.

    Fjalet jane gra, veprat burra.

    Gruaja fut shejtanin ne shishe.

    Gjella me kripe dhe kripa me karar.

    Gjuha, vete ku dhemb dhembi.

    Gjuha kocka s' ka e kocka thyen.

    Gur-gur behet mur.

    I zoti e nxjerr gomarin nga balta.

    Jeto sikur do vdesesh neser. dhe meso sikur do jetosh gjithmone.

    Kali i botes te le ne mes te udhes.

    Kalliri me buk e mban koken poshte, ai bosh e mban perpjete.

    Kur s' ke koke, ke kembe.

    Koka ben, koka peson.

    Kush te do, te shan.

    Kush lyp shume, e humb dhe ate qe ka.

    Mat shtate here, e pre nje here.

    Me mire nje veze sot, sesa nje pule mot.

    Me thuaj me ke rri, te te them se cili je.

    Me nje lule s' vjen pranevera.

    Mendje e shendoshe ne trup te shendoshe.

    Me mikun ha e pi, por tregeti mos bej.

    Mos shiko gunen, po shiko punen.

    Mos hiq petullat me duart e tjeterit.

    Nga ferra del trendafili, ashtu si dhe nga trendafili del ferra.

    Nuk ngopet ariu me miza.

    Nuk I bihet fyellit gjithnje ne nje vrime.

    Nje dru i shtrember, shtremberon gjithe stiven.

    Njera dore lan tjeteren, te dyja fytyren.

    Nje mik i mire duket ne kohe te veshtire.

    Nje gur s mban mur.

    Njeriun llafazan edhe shurdhi e degjon.

    Peshku ne det, tigani ne zjarr.

    Peshku i madh e ha te voglin.

    Pi rakine, mos pi mente.

    Pune shume, e fjale pak.

    Punen e sotme mos e ler per neser.

    Qeni qe leh shume, nuk te ha.

    Qejfi ha dhe kumbulla te tharta.

    S' behen petullat me uje.

    Nuk bie rrufeja ne nevojetore.

    Shtriji kembet sa ke jorganin.

    S'mbahet shtepia me mjell hua.

    Ujku qimen e nderron por zakonin s' e harron.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Inconstant Moon
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    44
    iiii mi paske marre te gjitha sa dija .... sa te bukura qe jane shumica! Kam per ti perseritur njehere te gjitha sa kam pas ditur e po lexoj, qe t'i perdor ne tel. e emaile me prinderit se shume me ngacmojne kur flas shqipoanglishtce


    po kjo quhet?... secili per vete, Zoti per te gjithe
    I started a landslide in my ego
    Look from the outside
    To the world I left behind
    U2

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kristo Frashëri: Dilema për Himarën
    Nga Qafir Arnaut në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letërsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •