Presidenti i AMBO: Nė 2008 nis funksionimi i pjesshėm i naftėsjellėsit
A.Rama
TIRANĖ - Presidenti i kompanisė AMBO, Ted Ferguson konfirmoi dje se viti 2005 do tė shėnojė hapa konkretė pėr fillimin e zbatimit tė projektit qė parashikon shtrirjen e naftėsjellėsit me rėndėsi rajonale Burgas-Vlorė. Gjatė njė takimi tė zhvilluar dje me kryeministrin Fatos Nano, Ferguson tha se prej disa kohėsh ėshtė punuar kryesisht pėr tė siguruar financimin e projektit tė naftėsjellėsit AMBO. Ėshtė bėrė njė progres i madh, si me kompanitė e naftės, ashtu edhe me investitorėt, pėr projektin e naftėsjellėsit, falė mbėshtetjes qė kemi patur edhe nga qeveria juaj, dhe ne besojmė tė ndėrmarrim hapa konkretė nė fillimin e punimeve inxhinierike, nė fillim tė vitit tė ardhshėm, - tha Freguson. Sipas tij, aktualisht ėshtė siguruar financimi i tė gjitha marrėveshjeve qė do tė kompletohen deri nė fund tė vitit, proces qė do tė mundėsojė progresin e projektit, me qėllim qė funksionimi i pjesshėm i naftėsjellėsit tė bėhet nė vitin 2008, - vijoi mė tej kreu i AMBO-s. Kryeministri Nano dhe z.Ferguson, diskutuan mė tej mbi pėrgatitjet pėr nėnshkrimin e Memorandumit trepalėsh mes Kryeministrave tė tre vendeve pjesėmarrėse nė kėtė projekt, Shqipėri-Maqedoni-Bullgari. Nano u takua dje edhe me Drejtorin e Pėrgjithshėm tė kompanisė Ascott ONYX, z.Warren R.Phillips.
Pėrfaqėsuesit e kėtyre dy kompanive prestigjioze, diskutuan me kryeministrin mbi mbėshtetjen nga qeveria pėr pėrgatitjen e marrėveshjes sė shitjes sė energjisė, e cila do tė mundėsojė edhe financimin e projektit pėr njė TEC tė ri nė Parkun Energjetik tė Vlorės, me njė kapacitet prej 400 Megawat, i propozuar pėr tu ndėrtuar nga kompania Ascott ONYX. Sipas zotit Warren R. Phillips, nė fazėn e parė, ky termocentral do tė funksionojė me njė kapacitet prej 200 megawat, duke mundėsuar burime tė energjisė, jo vetėm pėr Shqipėrinė, por edhe mė gjerė nė rajon.
01/09/2004
KATEGORIA: Politikė
Krijoni Kontakt