Ndėrmarrjet
Jeton Demi - 03/09/2004
Donianna: N.q.s hiqet TVSH-ja pėr lėndėn e parė, 10-fishohet prodhimi
Administratorja e fabrikės sė prodhimit tė kėpucėve Donianna, Donika Mici, ėshtė shprehur se heqja e Tatimit mbi Vlerėn e Shtuar (TVSH) pėr lėndėn e parė do tė krijonte mundėsi pėr 10-fishim tė prodhimit si dhe kalimin nga firmė prodhimi nėnkontraktuese nė prodhuese vendėse
Deri mė tani tė gjithė prodhuesit e kėpucėve dhe konfeksioneve nė vend prodhojnė si nėnkontraktorė tė firmave italiane duke prodhues me material tė porositėsit. Kėtė kėrkesė pėr heqjen TVSH-sė si dhe mbėshtetjes me lehtėsira tė tjera nga qeveria pėr kėtė sektor Mici e mbėshtet me argumentin se kjo industri e prodhimit tė kėpucėve dhe konfeksioneve zė peshėn mė tė madhe tė eksporteve qė realizon vendi ynė si dhe numrin mė tė madh tė tė punėsuarve. Heqja e TVSH-sė pėr lėndėn e parė, ulja e pagesės sė sigurimeve shoqėrore mbi njė nivel tė caktuar punonjėsish si dhe mbėshtetje tė tjera fiskale do tė bėnin tė mundur qė ne si kompani tė 10-fishonim prodhimin tonė. Nė kėtė mėnyrė nė do tė mund tė ktheheshim nga nėnkontraktorė nė pordhues vendės duke shtuar ndjeshėm edhe numrin e tė punėsuarve, ėshtė shprehur pėr gazetėn Biznesi Mici. Ajo mendon se ky ėshtė momenti mė i rėndėsishėm dhe vendimtar qė qeveria tė mbėshtesė nxitjen e eskporteve pėrmes mbėshtetjes sė kėtij sektori pėr tu kthyer nga nėnkontraktorė nė prodhues direkt. Kjo do tė sillte njė bum investimesh nė kėtė sektor qė do tė ēonte nė rritje tė ndjeshme tė numrit tė tė punėsuarve dhe shtim tė eksporteve, vazhdon Mici.
Eksportet
Fabrika e prodhimit tė kėpucėve Donianna ka disa muaj qė ka lidhur njė marrėveshje pėr eksportim tė kėpucėve tė para nėn siglėn Made in Albania pėr nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Mbas rreth 6 muaj eksport, Mici shprehet se ėshtė rritur numri i llojeve tė kėpucėve tė eksportuara nė kėtė vend nga 2 nė 9 sosh. Gjithashtu mėsohet se ėshtė rritur edhe numri i kompanive importuese tė kėtyre kėpucėve nga Shqipėria pėr nė SHBA nga 1 nė 4. Ndėrsa niveli total i eksportit pėr nė kėtė vend mendohet tė jetė rritur me rreth 20 pėr qind qė nga fillimi i aktivitetit. Ndėrkohė qė ne kemi rritur eksportet pėr nė Amerikė, ne kemi patur njė rėnie tė eksporteve pėr Bashkimin Europain. Kjo pasi mundėsitė tona tė prodhimit janė tė kufizuara dhe jemi tė detyruar qė tė heqim sasitė e eksportit nga njė vend pėr ti dėrguar nė njė vend tjetėr qė ka mė shumė pėrparėsi. Nė kėtė rast ka patur mė shumė pėrparėsi prodhimi nėn shenjėn e Made in Albania. Megjithatė, niveli total i eksporteve tona pėr 6-mujorin e parė tė kėtij viti, nė krahasim me tė njejtėn periudhė tė njė viti mė parė ėshtė rritur me rreth 8 pėr qind, shprehet mė tej Mici.
Planet pėr tė ardhmen
Ideja e hapjes sė njė supermarketi tė veēantė pėr prodhimet e Doniannas nė Tiranė ka kohė qė ėshtė hedhur dhe sė shpejti mendohet tė vihet nė jetė. Sipas Micit, brenda kėtij viti, ose deri nė fillim tė vitit 2005, ne besojmė se do tė arrijmė tė hapim njė dyqan pėr prodhimet tona Made in Albania. Pritet qė ēmimet e prodhimeve tė kėsaj kompanie tė jenė tė lira nė krahasim me ēmimet e kėpucėve nė dyqane e modės. Kjo pėr shkak se edhe prodhimet e kėsaj kompanie nuk janė marka mode, por prodhime masive supermarketesh. Bile, sa i pėrket kėtij elementi, vetė Mici shton: Ne nuk mendojmė tė prodhojmė kėpucė mode sepse vetė fabrika prodhuese ka mjedise dhe makineri pėr njė prodhim masiv dhe jo pėr njė prodhim mode shumė tė ndryshueshėm nė njė kohė tė shkurtėr.
Shteti duhet tė heq TVSH-nė pėr lėndėn e parė sepse kėshtu ndihmon prodhimin vendas, rrit tė ardhurat nga taksat tjera dhe krijon mė shumė vende tė reja pune.
Krijoni Kontakt