Lundrojme ne ujera te qeta
prej kohesh, kohet shtyjme drejt njomejeve
heronjte vdiqen, e po keshtu dhe qeni i odiseut
fundet jane te trishtueshem, sidomos ata te bukurit
Tani po flas percart
eshte e enjtja e madhe
te burgosurit takojne familjaret.
Pas shiut te rende te veres
pluhuri ngjitet mbas xhamave
Sot ne spitalin kanceroz
vdekja lebroze vallezon korridoreve
nje tjeter shpirte spitali gromesine
si e verdha e trishte e mimozave
Ne korridorin e tij si nje zorre qorre
perfliten ndjenjat paralitike te pacienteve
i dhembur ngjeshem mbas murit te ftohte
parakaloje fytyra te grisura, relike
Eshte e enjtja e madhe
e enjtja e prostitutave dhe e ushtareve
e enjtja e atyre qe presin te vdesin
diku ne spitalin e mbushur me dhembje
ne rruget e qytetit kercen turma marroke e hapave
qe troket cmendurisht mbi cmendurine time
e me therret edhe mua ne vallen e madhe
me therret ti bashkohem lukunive
Disa te marre po kryqezojne nje zagar
nga goja nxjerr shkume te bardhe
me shikon ngultazi, loton e dihat
kuit si krishti 2004 vjet me pare.
E sot eshte e enjtja e madhe
pa konvencione, pa kurora dhimbjeje
hena e lagur dhe e rreckosur
qe rreshket e heshtur mbi patina pretendimesh
e qullur nga shiu i rende i veres
i bashkangjitet valles se madhe te rutines.
Mes turmes qe terhiqet nga koha
si nje kapistall i padukshem frike
une te enjten e madhe 400 copash shqyej
te enjten e madhe ngjyros me pritje.
Po ajo nuk duket askund
as sot ska ndermend te vij
i lodhur, i heshtur, neperdhemb emra heronjsh
me duken te huaj, te ftohte ,te trishte.
Sot eshte e enjtja e madhe
Stacioni i trenit lekundet nga zhurma
Tej ca bagazhe te harruara
gazeta, police, fytyra te huaja.
Vallezime diabolike te gjetheve te lodhura
te varura ne dege pashprese kujtimesh
eshte garderoba e dale mode
qe mbulon shpinen e kesaj stine
e veshur me myshk rruga e madhe
vallezoje hapat e pafund kalimtare
sekondat e vena ne rradhe shtyjne njera tjetren
e koha ngjeshet ,shtrihet mbi ngjarjet tullace
asgje e re ne kete hurdh frymesh
vec asaj qe ajo as sot s'do te vij
koken e kam te mbushur me emra heronjsh
me emra prostituash, te panjohurish, ndodhish
Vertiten kujtimet si nje karusel i madh
qe lengon kuitshem mbas cdo rrotullimi
emrat e heronjeve vihen ne rradhe
te tere jane te bukur, te forte, te mencur, ideal
e enjtja e madhe rend drejt kangjellave
koha konservohet ne pritjen e madhe
se sot te burgosurit takojne familjaret
e ne spitalin kanceroz vdekja hedh valle
Ajo po krihet , po hedh dhe parfumin
ate me te shtrenjtin ne historine e tradhetive
"rruges se qumeshtit" nje tjeter yll i shtohet
i pakapshem bulezon drejt largesive
i huaj ne kete proteze mendimesh
qe e vesh pas cdo mastrubimi
dashuria ime banale, pjelle e se perditshmes
deri ne permjerrje viktime e rastesive.
mu ngjesh kjo e enjte surratit
nxitimthi po me derdhet nga syte
prej kohesh kohen e shtyjme konsumimeve
prej kohesh vrasim perendite
terheq vargonjte e mallit
i denuar jam me pritje
si tren i vonuar qe rend drejt stacionit
rend drejt te djeshmes sime
Lundrojme ne ujera te qeta
prej kohesh, kohet shtyjme drejt njomejeve
heronjte vdiqen, e po keshtu edhe qeni i odiseut
fundet jane te trishtueshem
po me te trishtuar, te denuarit me pritje
Krijoni Kontakt