Shpesh kemi degjuar nga qeveria shqiptare qe po punohet per arritjen e standarteve europiane ne kuader te stabilizim asocimit , hyrjes ne Nato dhe ne Bashkesine Europiane.

Kjo shprehje e perseritur kaq shpesh e ben qeverine shqiptarete te duket e motivuar dhe i jep nje pamje, e te punuarit intensivisht.Kjo ben qe te preken edhe mendjet melankolike te shqiptareve qe shkojne ne zgjedhje te deshtuara gjithmone te udhehequr nga e njejta parrulle. Edhe delegacioneve te huaja qe vizitojne Shqiperine, keto fjale te perseritura kaq shpesh duket se u jane vele tej mase dhe e kane humbur besimin tek politika shqiptare.

Theniet e qeverise shqiptare se po ndjek nje rruge te drejte rreth reformave ne baze te stabilizim-asocimit pasqyrohen me ane te:
-Shtimit te vrasjeve, vjedhjeve dhe krimit te organizur qe tregon se kemi nje destabilizim te jetes shoqerore
-Mos zgjidhja ende e ceshtjes se prones, shtimit te kontrabandes dhe korrupsionit , tregojne se kemi nje destabilizim te jetes ekonomike
-Rritjes se papunesise, inflacionit dhe ulja e nivelit tejeteses tregon se kemi nje destabilizim financiar
-Trafiqet ne aeroport, rradhet e gjata se fundmi ne porte, shkaterrimi I linjes hekurudhore dhe rrugore tregojne se kemi nje destabilizim te rrjetit ifrastrukturor
-Imazhi i keq i Shqiperise, rritja e trafiqeve njerezve dhe droges, protestat para ambasadave dhe keqtrajtimi i shqiptareve jashte atdheut tregojne se kemi nje destabilizim te politikes se jashtme
-Percarjet brenda partive politike, levizjet e reja politike dhe protestat me karakter politik tregojne se kemi nje destabilizim te jetes politike

Duket se qeveria shqiptare eshte keqkuptuar ose nuk e ka degjuar mire fjalen : drejt asocim-stabilizimit dhe pa dashje po shkon drejt asocim-destabilizimit. Kjo ka bere qe bere politikanet tane te kene si detyre krijimin e besimit tek politika ne mendjet naïve te shqiptareve. Kjo po arrihet me nderprejet e energjise dhe ujit te pijshem duke I bere shqiptaret te mjegullt dhe konfuz. Duket I cuar shqiptaret ne jeten mesjetare, tani ata I premtojne atyre “endrren europiane”ne shek e 21.

Nga ato argumenta me siper , del qarte se politikanet dhe qeveria shqiptare po ndjekin nje ruge te drejte per tu pasuruar sa me shume dhe per te forcuar pozitat e tyre politike.
Shprehja e asocim-stabilizimit drejt bashkimit europian duket se po i europianizon me shume politikanet tane duke bere qe ti kalojne gjithnje festat dhe pushimet neper Europe dhe duke vizituar gjithmone e me shume vende te botes.
Politikanet tane, kane popullin shqiptar parasysh ne cdo angashim duke u kujdesur vecanerisht per rritjen e numrit te emigranteve dhe nxjerrjen e ketyre te fundit jashte atdheut ne formen e jashqitjeve.

Ne fund desha ti pergezoja politikanet shqiptare dhe ti uroja arritje te metejshme.

Mjere Shqiperia dhe populli shqiptar qe ju ka.