Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    Mirazh-përallë

    Mirazh lirie
    më i embli mashtrim
    të etur e këmbëzbathur
    të ndoqëm përcëllimit

    kuçedren dritë-pushtuese
    në dete gjaku mbytëm
    gosti vampiresh
    zuri vend

    vaporë të trembur mbushëm
    e ikëm në fund të botës
    rrugëve pa emër humbëm
    pa hedhur gurë te bardhë

    emrat ua lamë nënave
    vashat hasmit
    lotët ia falem erës
    pushkët gozhdëve u ndryshkën

    grykëthare u endëm shkretëtirave
    për të gjetur atë
    mirazhin thik-pas-shpine
    të helmuarin thesar

    labirinti-mashtrim
    veç kthimin kish rrugëdalje
    kokë pakthyer u harruam
    përalle-mirazhin gjetëm në parajsë

  2. #2
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    e bukur, shume e bukur!

    ....emrat ua lame nenave.
    vashat hasmit
    lotet ia falem eres
    pushket gozhdove u ndryshken....




    Urime!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

Tema të Ngjashme

  1. Akuzat e oficereve te policise per ministrine e rendit
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 06-06-2004, 05:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •