Qe ne fillim dua te them qe shumica e shqiptareve e kane humbur besimin te politik-beresit shqiptar.
Keshtu qe ata, si dhe here te tjera nuk eshte cudi qe diten e zgjedhjeve te shkojne ne plazh, bilardo,ekskursion,apo kudo tjeter pervecse jo ne qendren e votimit.
Kjo mendoj qe eshte dhe fatkeqesia me e madhe e jona. Por, lind pyetja;per ke duhet te votojme? A ka mbetur dikush qe ne te kemi besim qe do dryshojne fate e tona? Keto, dhe te tjera si keto pyetje jane te veshtira qe une ti pergjigjem,,, por nje gje eshte e sigurte,,, qe ata qe nuk do shkojne te votojne do qeverisen nga produkti i atyre qe do shkojne te votojne. E meqe per te votuar zakonisht keto 60 vjetet e fundit kane shkuar vetem militantet fanatik,ne do te vazhdojme te qeverisemi nga produkti i tyre.
Prandaj mendoj qe pamvaresisht se nuk kemi ende nje force apo dy forca qe te meritojne plotesisht te na qeverisin,NE, duhet te votojme, duhet te votojme pikerisht per partite e vogla, dhe kjo nese do te behet ne menyre masive do te zhvilloje pluralizmin dhe do te shperndaje pushtetin ne shume duar. Ky eshte dhe rregulli numer (1) i demokracise, pluralizmi politik,pasi me komisione BI-PARTIZANE nuk mendoj qe do funksionoje si duhet demokracia ne Shqiperi...
Krijoni Kontakt