Kundėrshtimi ndaj njė pronari pėr t'i liruar lokalin, pasi do ta mbyllte, u ka kushtuar shtrenjtė tre tė rinjve nga qyteti i Krujės, tė cilėt ishin duke pirė. Familjarėt e tyre pretendojnė se, ata janė masakruar nga grupi i gatshėm dhe deri dje nė drekė kanė qėndruar nė spital dhe mė pas janė dėrguar nė qelitė e komisariatit. Familjarėt e tre tė rinjve, Shkėlzen Cengjilli 29 vjeē, Arjan Stafa 29 vjeē dhe Dritan Tafaruēi 27 vjeē kanė reaguar ashpėr ndaj ndėrhyrjes sė uniformave blu, duke kėrkuar qė menjėherė tė zbardhet e vėrteta.
Sherri me policinė
Ka qenė ora 22.30 minuta e ditės sė diel, kur Luan Ndreu, pronari i njė lokali pranė stadiumit tė Krujės, u ka kėrkuar tre tė rinjve tė dehur, qė ishin duke pirė nė lokalin e tij, qė tė mbaronin pijet qė kishin nė gota dhe mė pas tė ngriheshin, pasi lokalin do ta mbyllte. Siē ėshtė bėrė e ditur, ata nuk kanė pranuar, madje kanė kėrkuar qė pija t'u pėrsėritet. Nė kėtė moment, Ndreu ka lajmėruar policinė. Pas pak minutash, nė lokal kanė hyrė uniformat blu, tė cilat u kanė pėrsėritur tė rinjve kėrkesėn e pronarit. Sipas policisė, Cengjilli, Stafa dhe Tafaruēi i kanė kundėrshtuar me forcė uniformat blu. Madje, kanė goditur me grushta policin Ilir Lipo, ndėrsa kanė dashur t'u bien me mjete tė forta kolegėve tė tij. Nė kėto kushte, sipas bluve, policėt e komisariatit janė bėrė tė dhunshėm, duke pėrdorur forcėn ndaj tre tė rinjve. Ndėrsa prindėrit e tyre thonė se, fillimisht i kanė goditur nė lokal, por "formaliteti" ka vazhduar mė keq kur i kanė futur nė furgon. "Nė momentin qė i kanė dėrguar nė komisariat, oficeri roje nuk i ka marrė nė dorėzim, pasi gjendja e tyre ka qenė e rėndė. Tė njėjtin veprim kanė bėrė edhe bluzat e bardha tė spitalit tė Krujės. Kur e kanė parė veten ngushtė, uniformat blu i kanė sjellė tre tė keqtrajtuarit nė Spitalin Ushtarak tė Tiranės, ku ata kanė marrė ndihmėn e parė. Po natėn, i kanė dėrguar nė Krujė, duke i futur nė spital", ka thėnė njėri nga tė afėrmit e tė rrahurve, sipas tė vilit, "pasi janė mjekuar deri nė mesditėn e djeshme, blutė i kanė marrė sėrish tė keqtrajtuarit, tė cilėt kishin fraktura nė kokė, trup dhe kėmbė, dhe i kanė dėrguar nė qelitė e komisariatit". Ata janė mbajtur gjatė gjithė kohės tė ruajtur dhe larg ēdo kontakti me gazetarė apo kamera. Madje, edhe mjekėt nuk kanė pranuar tė flasin. Nė orėt e mbrėmjes, kur situata ka qenė mė e qetė, njė mjek ka pohuar se ata kishin pėsuar fraktura.
Reagimi
I menjėhershėm ka qenė edhe reagimi i familjarėve tė tyre. Prindėr, motra, vėllezėr tė tė rrahurve kanė shkuar nė spitalin e Krujės, por uniformat blu nuk i kanė lėnė tė takohen me ta. "Djali ka qenė duke pirė kafe me shokėt e vet. Policia e ka torturuar dhe masakruar", ka thėnė nėna e njėrit prej viktimave tė uniformave blu. Sipas pretendimit tė saj, shteti duhet tė marrė masa e t'i ndėshkojė policėt, pasi ata edhe sot (dje) ishin nė detyrė, ndėrsa djali nė spital. Njė i afėrm tjetėr, i njė tjetri prej tė keqtrajtuarve, ka pohuar se policia i ka rrahur pa asnjė tė drejtė ata, pasi po pinin nė qejfin e tyre dhe nuk po bėnin zhurmė dhe as qė po i binin kujt nė qafė. Tė afėrmit e tė keqtrajtuarve kanė protestuar dje para spitalit tė Krujės, ku ndodheshin dhjetėra forca policie, kundėr dhunės sė ushtruar mbi tre tė rinjtė. Madje, familjarėt as qė janė lejuar tė takohen me tė rrahurit brenda ambienteve tė spitalit. Kėshtu, qejfi i tre tė rinjve pėr tė pirė dhe mosbindja ndaj kėrkesės sė tė zotit tė lokalit pėr t'u ngritur u ka kushtuar atyre shtrenjtė. Jo vetėm janė masakruar, por edhe do tė qėndrojnė nė qelitė e vogla tė komisariatit tė Krujės, derisa gjykata tė vendosė pėr fatin e tyre.
DHUNE
4 Janar 2003
Gjatė njė tentative pėr ta arrestuar, policėt e komisariatit tė Korēės ka goditur pėr vdekje Gazmend Tahirllarin. Ai iu ka vdekur nė duar, ndėrsa edhe ekspertiza mjeko-ligjore e vėrtetoi kėtė. Pėr kėtė vepėr, policėt e grupit tė gatshėm u dėnuan nga Gjykata.
23 Korrik 2003
Fatmir Avdolli nga Korēa vdiq si pasojė e goditjeve pas koke nga uniformat blu. Kėto tė fundit nė fillim deklaruan se ai vdiq pas njė aksidenti me makinė. Por pas denoncimit tė familjes u zbulua se ai ėshtė qėlluar nė kokė nga njė polic, fakt qė u vėrtetua.
2 Gusht 2004
Rrihet nga policėt e grupit tė gatshėm tė Komisariatit tė Policisė sė Vlorės tregtari i karburanteve Gramoz Halla, 33 vjeē. Halla, ėshtė nėn masėn burg pa afat pėr kanosje tė policėve. Kurse ai vetė ka denocuar blutė pėr ushtrim dhune e rrahje.
Kryepolici: Uniformat bėnė detyrėn Denoncim dhe ne Prokurori
Policia ėshtė gjendur pėrballė dhunės sė tre tė rinjve qė ishin tė dehur". Kėshtu ka pohuar dje pėr Gazetėn Shqiptare shefi i komisariatit tė Krujės, Sali Skura. Sipas tij, uniformave blu u ka kėrkuar ndihmė pronari i njė lokali pranė stadiumit tė qytetit. "Sapo ato kanė shkuar aty, tre tė rinjtė qė po pinin janė ngritur pėr t'i rrahur. Madje, kanė qėlluar nė drejtim tė tyre me mjete tė forta, si dhe njėri ka nxjerrė edhe thikėn", ka thėnė Skura. Ai ka bėrė tė ditur se uniformat qė ai drejton kanė vepruar konform ligjeve dhe nuk e shkanė shkelur atė aspak. Mė tej, kryepolici i Krujės, duke mos e mohuar dhunėn e ushtruar nga vartėsit e tij ndaj tre qytetarėve, ka thėnė se pas mjekimit tė marrė nė spital, ata janė dėrguar nė komisariat, ku dhe u ėshtė komunikuar arrestimi. Nga ana tjetėr, policėt e grupit tė gatshėm, tė cilėt kanė rrahur tre tė rinjtė, janė treguar mė tė shkathėt se familjarėt e tė dhunuarve (kėta tė fundit nuk kanė pasur mundėsi tė denoncojnė, pasi kanė qenė tė izoluar). Ndėrsa familjarėt vetėm kanė protestuar, uniformat blu kanė bėrė denoncim nė prokurorinė e rrethit, pėr tre tė rinj, duke pretenduar se "ata i kanė goditur, teksa po kryenin detyrėn, duke i ardhur nė ndihmė njė qytetari qė i kishte telefonuar".
Krijoni Kontakt