
Postuar mė parė nga
Robery
Pyetje Retorike
Pėrse vallė sa herė qė ndryshojnė situatat politike nė Shqipėri, duhet tė asgjesohen tė gjitha gjurmėt e sė shkuarės? Pėrse vallė duhej tė zhdukeshin ato punė kaq pėrfaqėsuese tė skulpturės sė socrealizmit shqiptar? Sepse frymėzuesit e kėtyre veprave ishin diktatorė?! Po atėherė pse nuk i vėmė flakėn edhe piramidave egjiptiane, apo ēdo lloj gjurme nė arkitekturė, pikturė, e skulpturė, qė pėrshkruan jetėn e faraonėve egjiptianė, si edhe tiraninė e pamėshirtė tė atyre kohėrave (shumėherė mė tė egėr se periudha komuniste shqiptare)? Pėrse nuk djegim Luvrin apo Hemirtazhin, muzeun e Pradės apo kishat e Vatikanit? Pėrse tė mos shkatėrrojmė murin kinez?! A mos vallė bėmat e Papatit, e mbretėrve dhe perandorėve tė ndryshėm, e diktaturave tė tė gjitha formave, ishim mė progresiste? A mos vallė regjimet social-politike tė rrugėtimit tonė njerėzor nė kėtė botė, ishin mė demokratike? Bazuar nė tė njėjtat mendėsi, ē'na duhen sot veprat e Velaskesit dhe tė Gojės, tek na pėrshkruajnė fodullėkun irritues tė familjeve mbretėrore spanjolle? Pse nuk asgjesojmė tė gjitha pikturat e Davidit apo tė Engėrit tek na pėrplasin turinjve arrogancėn e njė batakēiu ushtarak si Napoloni, i cili zhyti botėn nė gjak, pėr tė kėnaqur egon e tij militare si edhe interesat e klasės franceze nė pushtet?
Reflektim
Nuk i zhdukim tė gjitha kėto, sepse prej ēdonjėrės prej atyre periudhave dhe atyre veprave nė veēanti, mund tė mėsojmė. Mėsojmė rrugėn e pėrgjakur nga ku kaluam, dhe sakrificat tė cilat na u desh tė bėnim si specie njerėzore. Mėsojmė tė shohim tė metat tona nė sy. Tė shohim degradimet, qorrsokakėt dhe ashpėrsinė e totalitarizmave tė ēdo tipi, tė shohim sa mikroskopik e bėmė personalitetin njerėzor nė kohė tė tilla. Duke hedhur vėshtrimin nė thellėsi tė diktaturės, duke e analizuar atė, mund tė themi se pėrparojmė, se ecim pėrpara.
O ANGEL69 po Ky qenka e te njejtit mendim me mua...cne qe ke bere nje post te tille ti ? :P
Krijoni Kontakt