Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Shpërthim në një stacion metroje në Moskë!!

    Më së paku dhjetë persona u vranë dhe më shumë se tridhjetë të tjerë u plagosën në Moskë, nga një shpërthim jashtë një stacioni metroje.


    Një agjenci lajmesh ruse ka cituar policinë të ketë thënë se mjeti shëprthyes ka qënë në një pako.

    Policia thotë se dy janë mundësitë, shpërthimi është shkaktuar ose nga një makinë bombë ose nga një vetëvrasëse me bombë.

    Javën e kaluar nëntëdhjetë persona u vranë kur dy avionë rus shpërthyen në ajër.

    Presidenti Vladimir Putin ka sygjeruar se sulmet kanë lidhgje me al Kaedën dhe separatistët çeçenë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Autoritetet kanë forcuar masat e sigurisë kudo në Moskë pas incidentit të djeshëm kur një grua hodhi në erë veten pranë një stacioni metroje, duke vrarë 10 persona dhe plagosur 51.
    Ky ishte sulmi i dytë i madh terrorist në Rusi brenda një jave. Policia ka shtuar patrullimet kudo në Moskë, sidomos në vendet ku ka grumbullimi siç janë stacionet e trenit dhe aeroportet.

    Një grup ekstremist islamik që e quan veten Brigadat Islambuli, mori përgjegjësinë për shpërthimin e djeshëm. Grupi thoshte në një faqe interneti se shpërthimi ishte shenjë e mbështetjes ndaj separatistëve islamikë në Çeçeni.

    I njëjti grup mori përgjegjësinë për shpërthimin javën e kaluar në dy avionë rusë udhëtarësh, ku humbën jetën 90 vetë. Asnjë nga këto pohime nuk është verifikuar.

    Shtëpia e Bardhë i quajti të dy sulmet të neveritshëm dhe tha se ato do të forcojnë partneritetin me Rusinë në luftën kundër terrorizmit.

    Shpërthimi i djeshëm u dënua edhe nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan.

  3. #3
    ga ga Maska e bunny
    Anëtarësuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    U.K
    Postime
    935
    Para disa ditesh, Rusise ju perplas 1 Avion ku vdiqen rreth 80 persona,edhe 1 avion tjeter akoma nuk eshte gjetur,pasi u zhduk nga fusha a aviacionit.

    Sot ne mengjes (dita e pare shkollore per kete vit)rreth 400 Rus (femi/prinder/mesues)jane mbajtur perng nga Cecenet (keshtu besohet).

    RUSI, TERRORISTET REFUZOJNE NEGOCIATAT, KERCENOJNE ME VRASJE

    Terroristet qe po mbajne pengjet ne nje shkolle ne Beslan ne Oseti kane nderprere kontaktet me jashte dhe refuzojne te negociojne me myftinine e vendit. Lajmin e dha nje zedhenes i grupi operativ, te cilit i referohet agjencia italiane e lajmeve ANSA. Komandanti ka kercenuar se do te vrase 50 femije per cdo guerrilas te vrare dhe 20 per cdo te plagosur. Nderkohe ne kete vend kane mberritur ministri i Brendshem rus dhe drejtori i Sherbimeve dhe Sigurise Federale.

    NGJARJA NE OSETI, PUTIN MBLEDH KOMITETIN E SIGURISE

    Presidenti rus Putin ka mbledhur komitetin kombetar te sigurise per te diskutuar krizen e pengjeve ne Oseti. Nderkohe komandanti qe ka sekuestruar sot shkollen ka kerkuar nder te tjera edhe terheqjen e forcave federale nga Cecenia. Nje video me nje leter me kerkesat e sekuestruesve ka rene ne duart e autoriteteve, nderkohe qe brenda shkolles jane degjuar perseri te shtena. Duket se terroristet kane qelluar ndaj policive dhe prinderve qe kane tentuar te afrohen me ndertesen ku mbahen pengjet. Nje komando me 17 njerez te armatosur hyri sot nemengjes ne shkollen e qytetit Beslam duke sekuestruar 400 persona, 200 nxenes nga 7 deri ne 17 vjec. Sot ishte dita e pare e shkolles dhe me nxenesit ishin mesuesit dhe prinderit. Mes kamikazeve jane dhe dy gra te cilat mbajne ne brez rripa te mbushur me eksploziv.


    Shpetimi i disa femive.

    Prinderit/afermit duke pritur ne ankth.

    Trupat Ruse para shkolles.
    Ndryshuar për herë të fundit nga bunny : 01-09-2004 më 16:24
    How can she fall, if there is no one there to catch her

  4. #4
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Një bandë e armatosur që po mban peng më shumë se 150 persona në një shkollë në jug të Rusisë njoftohet se ka vrarë disa syre


    Njoftimet bëjnë të ditur se 17 persona me maskë që hynë me forcë në shkollën numër 1 të qytetit Beslan, në Osetinë Veriore, kanë vrarë disa nga pengjet.

    Shumë nga pengjet janë nxënës të shkollës dhe besohet se banda ka lejuar 15 fëmijë që të dalin prej shkollës.

    Të paktën dy vetë u vranë kur sulmuesit hynë në shkollën e Beslanit..

    Rreth 50 fëmijë mundën që të ikin në momentin kur banda hyri në shkollën e tyre.

    Zaurbek Tsumaratov një nga nxënësit që mundi t'u ikte pengmarrësve tregoi se çfarë pa:

    "Po qëndronim në radhë pranë portës. Po luhej muzikë, kur pashë tre persona që po vraponin me automatik në dorë."

    "Në fillim mendova se ishte një shaka. Por pastaj ata filluan të shtinë në ajër dhe ne ikëm me vrap," tregoi një nga nxënësit që u kishin ikur pengmarrësve.

    Trupa policore kanë rrethuar shkollën në qytetin Beslan pasi të shtëna armësh u shkëmbyen mes sulmuesve dhe policisë.

    Pengmarrësit kanë kërkuar lirimin e luftëtarëve çeçen që mbahen në Ingushetinë fqinje, si edhe tërheqjen e trupave ruse nga Çeçenia.

    Presidenti Putin ka ndërprerë pushimet dhe është kthyer në Moskë.

    Sulmi vjen në kohën kur autoritetet ruse po rrisin sigurinë në vend pas shpërthimit në Moskë të martën, nga i cili u vranë nëntë persona.

    Javën e kaluar dy avionë pasagjerësh shpërthyen në ajër prej një ngarkese eksplozivi të vendosur në bordin e tyre.

  5. #5
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Njoftimet e lajmeve nga Rusia bëjnë të ditur se 8 persona janë vrarë në incidentin e pengjeve në jug të Rusisë.
    Persona të armatosur në republikën e Osetisë së Veriut morën nën kontroll një shkollë në qytetin Beslan në ditën e parë të vitit shkollor.

    Njoftimet bëjnë të ditur se personat kanë vënë breza me lëndë plasëse dhe kanë marrë peng 400 vetë, përfshirë të paktën 132 fëmijë. Autoritetet thonë se rrëmbyesit kanë kërcënuar se do të vrasin 50 fëmijë për çdo person të vrarë nga grupi i tyre, dhe se do të plagosin 20 fëmijë për çdo person të plagosur nga radhët e tyre.

    Sipas njoftimeve, rrëmbyesit i kanë kërkuar Rusisë të lirojë ekstremistë të tjerë. Autoritetet thonë se ekstremistët kanë kërcënuar se do të hedhin në erë shkollën nëse policia sulmon.

    Presidenti i Rusisë Vladimir Putin u takua me zyrtarë të lartë sigurimi pasi ndërpreu pushimet dhe u kthye për të zgjidhur krizën në Moskë nga vendpushimi Sochi në Detin e Zi.

    Mjetet ruse të informimit bëjnë të ditur se sulmuesit, mes tyre edhe gra, kërkojnë që Rusia të lirojë disa rebelë. Presidenti rus, Vladimir Putin u takua me zyrtarë të lartë të sigurimit pasi u kthye në Moskë nga vend-pushimi i Soçit në Detin e Zi për tu marë me krizën. Autoritetet kanë forcuar masat e sigurisë kudo në Moskë pas incidentit të djeshëm kur një grua hodhi në erë veten pranë një stacioni metroje, duke vrarë 10 persona dhe plagosur 51. Një grup ekstremist islamik që e quan veten Brigadat Islambuli, mori përgjegjësinë për shpërthimin e djeshëm.

  6. #6
    ga ga Maska e bunny
    Anëtarësuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    U.K
    Postime
    935
    KESHILLI I SIGURIMIT DENON PENGMARRJEN NE OSETI

    Këshilli i Sigurimit të OKB-së dënoi marrjen peng dhe bëri thirrje për lirimin e tyre të menjëhershëm e pa kushte.Në një deklaratë të ashpër pas një sesioni të jashtëzakonshëm, Këshilli i Sigurimit u bëri thirrje të gjitha vendeve që të bashkëpunojnë aktivisht me Rusinë për të nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit e sulmeve të tilla terroriste.Deklarata dënon fuqishëm situatën e pengmarrjes, shpërthimin vetvrasës të kësaj jave në Moskë si dhe rrëzimin javën e kaluar të dy aeroplanëve rusë me pasagjerë.Deklarata konfirmon se aktet terroriste janë kriminale dhe të pajustifikuara pavarësisht nga motivet.Përfaqësuesi amerikan në OKB e përshkroi përdorimin e fëmijëve si pengje si veprimin më të ulët.Ambasadori i Rusisë tha se besonte se deklarata e Këshillit të Sigurimit do ta ndihmonte vendin e tij të godasë fajtorët. Ai tha se Rusia ishte viktimë e terrorizmit ndërkombëtar.

    PENGMARRJA NE OSETI, MINISTRI XANTIEV: SHKON NE 12 NUMRI I VIKTIMAVE

    Ministri i Punëve të Brendshme i Osetisë Veriore, Kazbek Xantiev njoftoi sot se 12 persona jane vrare ne sulmin e djeshëm në shkollën në Beslan. Xantiev njoftimin e dha pas takimit të paralajmëruar me shtabin operativ të formuar për krizën e pengjeve në Beslan. Nuk dihet nese viktimat jane ne rradhet e forcave të sigurisë në shkollë apo nga vete pengjet.
    Ne lajmet e ores 12 te Anglise u tha qe 400 jane vetem femi,e plus nxenes/mesues.
    How can she fall, if there is no one there to catch her

  7. #7
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Mes pengjeve janë edhe 200 fëmijë

    Terroristët gjunjëzojnë Moskën zyrtare. Bandat terroriste kanë marrë peng rreth 400 persona, mes të cilëve edhe 200 fëmijë, në një shkollë në Osetinë Veriore. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në qytezën Beslan, ku 17 persona me maska dhe me breza eksplozivi kanë hyrë me forcë në një shkollë dhe kanë marrë peng të gjithë fëmijët, mësuesit dhe prindërit që ndodheshin aty. Shumë prej pengjeve janë nxënës të shkollës dhe besohet se banda ka lejuar 15 fëmijë që të dalin prej saj. Rreth 50 fëmijë mundën të ikin në momentin kur banda hyri në shkollën e tyre, ndërsa deri tani 7 persona janë vrarë gjatë pengmarrjes. Pengmarrësit kanë kërcënuar se do të hedhin në erë ndërtesën e shkollës me të gjitha pengjet në rast se forcat e policisë do të guxojnë të afrohen pranë saj. Ata kanë deklaruar se do t'i përdorin fëmijët si mburoja njerëzore dhe se do të vrasin 50 fëmijë për çdo luftëtar të vrarë dhe 20 fëmijë për çdo të plagosur në radhët e tyrë. Guerilasit nuk kanë bërë të ditur se cilit grup terrorist i përkasin, por kanë kërkuar lirimin e luftëtarëve çeçen që mbahen në Ingushetinë fqinje, si edhe tërheqjen e trupave ruse nga Çeçenia. Situata e pazakontë ka kthyer me urgjencë në Moskë presidenti Vladimir Putin, ndërsa kanë nisur përpjekjet e qeverisë ruse për negociata me terroristët. Sulmi vjen në kohën kur autoritetet ruse po rrisin masat e sigurisë në vend pas shpërthimit të dy ditëve më parë në një stacion treni në Moskë, ku gjetën vdekjen dhjetë persona. Ndërsa, javën e kaluar dy avionë pasagjerësh shpërthyen në ajër për shkak të eksplozivëve të vendosur në bordin e tyre, duke lënë të vdekur 89 persona. Një nga nxënësit që mundi t'u ikte pengmarrësve tregoi se gjithçka kishte ndodhur fare papritur. "Po qëndronim në radhë pranë portës. Po luhej muzikë, kur pashë tre persona që po vraponin me automatik në dorë", tha nxënësi. "Në fillim mendova se ishte një shaka. Por pastaj ata filluan të shtinë në ajër dhe ne ikëm me vrap", tregoi ai. Myftiu i Osetisë së Veriut ka arritur, ndërkohë, të hyjë në shkollën e marrë peng për të folur me terroristët, të cilët i kanë refuzuar bisedimet. Ndërkohë, shkëmbime zjarri ka patur gjatë gjithë ditës së djeshme mes guerilasve dhe forcave që kanë rrethuar shkollën. Komanda terroriste kanë kërkuar bisedime vetëm me presidentët e Osetisë së Veriut dhe të Ingushetisë si dhe me aktivistin për të drejtat e njeriut, Leonid Roshal, që ka ndërmjetësuar në bisedimet me pengmarrësit e teatrit Dubrovka në Moskë në vitin 2002. Deri në nisjen e këtyre bisedimeve pengjet ndodhen në mëshirë të fatit.


    SULMET

    31 GUSHT 2004
    Një kamikaze vret 10 vetë në një stacion treni në veri të Moskës

    24 GUSHT 2004
    Dy avionë të rrëmbyer nga terroristët rrëzohen në të njëjtën kohë, duke shkaktuar vdekjen e 89 vetëve

    MAJ 2004
    Presidenti çeçen, i mbështetur nga Moska zyrtare, vritet në një shpërthim të fuqishëm në një stadium të Groznit

    SHKURT 2004
    Një sulm me bombë shkakton vdekjen e të paktën 39 vetëve në një metro të Moskës

    DHJETOR 2003
    Një kamikaze vret pesë vetë në një sulm në Sheshin e Kuq në Moskë.

  8. #8
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Presidenti rus, Vladimir Putin ka deklarur se do të bëhet gjithshka që është e mundur për të shpëtuar jetët e të paktën 350 personave, shumica e tyre fëmijë, që mbahen peng për të dytën ditë rresht në Rusi

    Ai tha forcat ruse do ta shmangnin përdorimin e forcës për të siguruar lirimin e pengjeve që ndodhen në një shkollë në rajonin e Osetisë veriore

    Por nga drejtimi i ndërtesës së fundmi janë dëgjuar të shtëna armësh zjarri dhe shpërthime--megjithatë nuk dihen hollësi të tjera.

    Më herët, autoritetet thanë se të paktën 12 persona janë vrarë, mes tyre dhe një prej pengmarrësve.

    Sipas njoftimeve të fundit nga vendi ngjarjes, një grup i vogël grash dhe fëmijësh, janë liruar.

  9. #9
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    RUSI, TERRORISTET LIROJNE 26 PREJ PENGJEVE NE OSETI


    Disa gra dhe femije jane liruar nga grupi terrorist qe po mban peng rreth 350 persona ne nje shkolle ne Osetine Veriore, ne Jug te Rusise qe prej mengjesit te djeshem. Sipas agjencise ruse se te lajmeve Itar-Tass behet fjale per 26 gra dhe femije qe jane liruar nga terroristet pas nderhyrjes se gjeneralit Aushev, nje hero i luftes ne Afganistan. Te liruarit kane shendet te mire por jane te stresuar dhe te tronditur nga akthi dyditor. Mes te liruarve mesohet se ndodhen edhe te porsalindur. Zhvillimi i fundit erdhi vetem pak kohe pasi brenda nderteses u degjuan nje seri shperthimesh. Terroristet refuzojne te lirojne pengje te tjera nderkohe qe nuk kane lejuar furnizimin me uje dhe ushqime per pengjet.

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 03-12-2008, 14:40
  2. Shpërthim në Ambasadën Amerikane në Athinë
    Nga Darius në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 13-04-2007, 07:31
  3. Shpërthim në Pejë
    Nga Kosovar2006 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 27-02-2007, 07:37
  4. Shpërthim me tritol në një lokal të Tiranës
    Nga Flori në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 17-02-2007, 13:52
  5. Shpërthim në Prishtinë, atentat ndaj presidentit Rugova
    Nga Lioness në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 07-05-2005, 08:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •