Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846

    Një irakiane falenderon Bushin për lirinë e Irakut

    Drejtoresha ekzekutive e Kongresit Islamik Amerikan mban një fjalim në Konventën Republikane

    Një irakiane falenderon Bushin për lirinë e Irakut


    Shekulli

    NJU JORK - Drejtoresha e lindur në Irak e një organizate private, e cila i përkushtohet promovimit të tolerancës fetare, doli në sesionin e hapjes së Konventës Kombëtare Republikane më 30 gusht për t'u thënë delegatëve që tani Iraku përballet me një të ardhme më të ndriçuar. Zainab Al-Suwaij, drejtoreshë ekzekutive e Kongresit Islamik Amerikan, tha që kishte ardhur në konventë për të thënë “që Iraku po gëzon një ditë të re. Po, ka ende gjakderdhje dhe pasiguri, por Amerika, nën udhëheqjen e fortë dhe dashamirëse të presidentit Bush, u ka dhënë irakianëve dhuratën më të çmuar që ndonjë vend i ka dhënë ndonjëherë një kombi tjetër, dhuratën e demokracisë dhe lirisë për të përcaktuar vetë të ardhmen”. 33-vjeçarja Al-Suwaij u lind në Basra dhe ishte pjesë e kryengritjes së dështuar të vitit 1991 kundër Sadam Huseinit. Ajo u arratis në Shtetet e Bashkuara pas Luftës së Gjirit dhe tani është drejtoreshë ekzekutive e Kongresit Islamik Amerikan, një organizatë e ngritur për të promovuar tolerancën fetare pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Ajo mori pjesë në ditën e hapjes së Konventës Kombëtare Republikane, e cila theksonte temën “Një Komb me Kurajo” dhe vinte në dukje përkushtimin e amerikanëve për t’u ballafaquar me sfidat e terrorizmit qysh nga 11 shtatori i vitit 2001. Folës të tjerë përveç Al-Suwaij ishin Rudolf Xhulianin, i cili ishte kryebashkiak i Nju Jorkut në kohën kur ndodhën sulmet terroriste; senatori Xhon MekKein nga Arizona, i cili ka qenë i burgosur lufte gjatë Luftës së Vietnamit; Bernard Kerik, ish -punonjës i komisariatit të policisë së qytetit të Nju Jorkut; Robert Khuzami, një ish-ndihmësprokuror në Nju Jork, i cili u mor me çështjen e terroristëve; si dhe të afërm të disa prej viktimave të 11 shtatorit.
    “Kur unë erdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 12 vjet më parë, nuk do ta kisha imagjinuar kurrë veten duke folur përpara një grupi të tillë. Duke jetuar nën sundimin e Sadam Huseinit, ne nuk mund të mblidheshim si tani për të diskutuar gjëra të tilla si demokracia dhe liria”, -tha Al-Suwaij, e shoqëruar nga brohoritjet dhe duartrokitjet e mijëra delegatëve të konventës.
    “Ajo që mund të bënim ishte të ëndërronim për ditën kur do të mund të flisnim lirisht dhe të adhuronim Perëndinë në mënyrën që zgjidhnim vetë. Por, në fakt jetonim nën sundimin e një vrasësi që përdori çfarëdo arme që përfshihej në arsenalin e tij kundër nesh, nga tanket tek dhomat e torturës, tek gazi helmues”, -tha ajo. “Kur njerëzit flasin mbi luftën në Irak, unë dua t’u kujtoj që në Irak ka pasur një luftë që zhvillohej gjatë tre dhjetëvjeçarëve të fundit. Një luftë e kryer nga Sadami kundër popullit të tij. Unë e jetova vetë këtë. E pashë se si më brutalizoi miqtë dhe familjen”, -tha Al-Suwaij.
    “Prandaj, ndërkohë që hidhërohem për amerikanët dhe irakianët e guximshëm që u vranë dhe u plagosën gjatë çlirimit të Irakut, u them me krenari që kauza e tyre fisnike nuk ishte kot”, -tha Al-Suwaij. “Tashmë farat e demokracisë po japin fryte dhe ndër këto janë zgjedhjet e fundit popullore të mbajtura për zyrtarë vendorë. Dhe e dimë që fëmijët tanë përballen me një të ardhme më të ndriçuar”, -tha ajo.
    “Ndërkohë që irakianët marrin mbi vete sovranitetin e plotë, ata përqafojnë popullin amerikan me miqësi dhe mirënjohje. Unë ju premtoj që ne nuk do të harrojmë kurrë atë që bijtë dhe bijat tuaja bënë për ne”, -tha Al-Suwaij. Judy Aita (Anëtare e Stafit të Buletinit të Uashingtonit).
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23
    E ndoqa fjalimin e saj qe edhe pse ishte i shkurter, ishte shume domethenes per nje fakt te thjeshte. Dy pretendentet ne zgjedhje po debatojne mbi Irakun, gjithe populli amerikan po debaton mbi Irakun, gjithe bota po debaton mbi Irakun, por shume pak degjohet zeri i vete irakianeve ne kete debat.

    Ata qe vene vulen e suksesit apo deshtimit, thone fjalen e fundit ne kete debat qe do te zgjasi edhe per ca kohe, jane pikerisht vete irakianet te cilet ne janar do te mbajne zgjedhjet e para demokratike ne historine e tyre.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Historia e fshehur e Irakut (nga Olsi Jazexhi):
    Nga Kryeplaku në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-04-2005, 01:07
  3. Iraku i pasluftes
    Nga Astriti në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 17:26
  4. Iraku nen Sadam Husein. Kronologjia Historike e nje Diktature.
    Nga Enri në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-12-2003, 17:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •