ANGLI
Ulet me 11 pėr qind numri i personave qė kanė aplikuar pėr azil nė Angli pėr periudhėn prill-qershor 2004. Nė tė njėjtėn kohė ka rėnė edhe numri i aplikantėve nga Shqipėria. Nga ana tjetėr, ėshtė shtuar numri i ēėshtjeve tė refuzuara, pėrfshi ato tė humbura nė gjykata, i tė deportuarve, si dhe rikthimi me dėshirė nė atdhe. Kėto konkluzione janė bėrė tė ditura nga raporti i fundit i publikuar nga Ministria e Brendshme angleze (Home Office), nė tė cilin jepen detaje tė hollėsishme nė lidhje me gjendjen aktuale tė atyre personave qė kanė mbėrritur nė Angli dhe mė pas kanė kėrkuar azil. Vetėm tre pėr qind nga tė gjitha aplikimet (7920 gjithsej) kanė siguruar azilin, njė pėr qind mė pak se nė tremujorin e parė tė kėtij viti. Nga njė lexim i menjėhershėm i statistikave, ku "Albania" (Shqipėria) renditet e para nė tabelat ilustruese, arrihet lehtė qė tė konstatohet se sa ėshtė numri i personave apo familjeve qė kanė fituar azil. Vetėm 15 nga 140 aplikime kanė marrė pėrgjigje pozitive. Nė tė njėjtėn kohė, sikurse edhe nė tre muajt e parė tė kėtij viti, raporti tregon se numri i tė riatdhesuarve pėr nė Shqipėri ka vazhduar me intensitet tė plotė. Nga raporti mėsohet njė fakt i ri, i cili ka tė bėjė me rritjen e kthimit vullnetar tė shqiptarėve nga Anglia, nėpėrmjet tė ashtuquajturės "Skemė e kthimit vullnetar", tė cilėn autoritet e emigracionit ia kanė besuar IOM-it. Raporti, i cili ka ngjallur interes tė veēantė nga mediat angleze, ėshtė cilėsuar nga kabineti i Toni Blerit si shenjė e qartė qė zgjidhja e problemit tė azilantėve nė vend ėshtė nė rrugė tė mbarė.
Shifrat
Shtatė mijė e 920 veta ėshtė numri i atyre qė provuan shansin duke aplikuar pėr azil nė Angli gjatė muajve prill, maj e qershor. Nė faqen e fundit tė raportit nėpėrmjet tabelave treguese publikohet numri i personave sipas nacionaliteteve qė kanė kėrkuar azil. Nga muaji prill deri nė qershor nga 11 shtete europiane kėrkuan azil 685 veta, nga kėta 60 shqiptarė tė pamartuar. Aplikimi i shqiptarėve i marrė sė bashku pėr gjashtėmujorin e parė tė 2004-ės, rezulton qė tė jetė 48 pėr qind mė pak sesa periudha 2001-2003, kur aplikuan pėr azil dy mijė e 810 persona. Raporti mė tej sqaron se 45 ishte numri i fėmijėve pa prindėr qė u paraqitėn pėr tė kėrkuar azil, nga kėta 5 shqiptarė.
Refuzimet
Pjesa mė interesante e raportit mbetet grafiku me pėrqindje i progresit tė gjithė aplikantėve, sipas nacionaliteteve ku tregohet se sa ėshtė numri i atyre qė u ėshtė njohur e drejta e azilit, jo refuzuar, por lejuar nėn tė ashtuquajturėn mbrojtje humanitare (humanitarian protection), si dhe leje pėr kushte tė veēanta (discretionary live). "Plot 125 kėrkesa tė refuzuara pėr shqiptarėt, nga 140 aplikimet gjatė prill-qershorit 2004, thuhet nė raport, kundrejt vetėm 15 ēėshtjeve qė u ėshtė dhėnė leje e veēantė."
Largimi me dėshirė, 395 veta lanė Anglinė
Tė lodhur nga sorollatjet nėpėr gjykata apo frika konstante qė i shoqėron azilantėt e dėshtuar qė jetojnė nė tė zezė, nga pėrballja me oficerėt e emigracionit, i ka bėrė qė t'i drejtohen rrugės sė riatdhesimit me dėshirė. Nė tremujorin e dytė tė 2004-ės numri atyre qė kanė ndjekur mėnyrėn e kthimit vullnetar, shkoi nė 395 persona, pa llogaritur numrin e atyre qė udhėtojnė nė mėnyrė private, pėr nė shtete tė tjera europiane, kryesisht pėr nė Itali.
Krijoni Kontakt