
Postuar mė parė nga
Shpirt Njeriu
Faqja 11 - AKTUALITET Dhjetor30, 2004
Vrasja nė sallėn e koncertit tė organizuar me kėngėtarė shqiptarė. Kamerat fokusuan ngjarjen
Njė shkodran pėrgjaku Krishtlindjen
Policia angleze dėrgon nė gjyq Robert Linadin
--------------------------------------------------------------------------------
Nga Londra Muhamed Veliu
Njė 21 vjeēar nga Bajza, i lėnė i lirė nga gjykata e krimeve nė Londėr njė vit mė parė, ėshtė vrasėsi i Xhevahair Demajt, emigrantit shqiptar, qė u vra natėn e Krishtlindjeve nė Londėr. Robert Linadi, i arrestuar tė nesėrmen e vrasjes duke tentuar lėnien e Anglisė, ėshtė pėrballur dje nė gjykatėn e "Greenwich Crown Court" me akuzėn pėr vrasjen e 31 vjecarit nga Grizha e Shkodrės, gjatė njė koncerti me yjet e muzikės shkodrane nė lagjen Wood Green.
Akuzat
Robert Linadi banues nė adresėn "Windmill Lane, Stratford" nė lindje tė Londrės i shoqėruar nga katėr gardianė ka mbėrritur nė gjykatėn e Greenwich Crown Court nė orėn 11:00 tė ditės djeshme. Gjatė seancės gjyqėosore, qė ka zgjatur 20 minuta, atij fillimisht i ėshtė lexuar akuza pėr vrasjen e emigrantit Xhevahir Demaj. Linadi, emri i tė cilit figuron nė listat e policisė londineze me njė tė kaluar tė errėt, nuk e ka pranuar akuzėn, pamvarėsisht se hetuesit e ēėshtjes kanė nė dorė njė arsenal tė tėrė provash. Njė nga detektivėt e skudrės speciale tė krimeve i ka treguar gjykatės disa nga provat e deritanishme, tė cilat i japin autorėsinė e krimit Linadit. Ai fillimisht ka treguar detajet e njė sherri, nga ku mbeti i goditur me thikė nė gjoks njė i ri shqiptar. Por, pėr policinė e Londrės prova mė e fortė, e cila duket se do tė fundosė drejt burgimit tė pėrjetshėm autorin e vrasjes, ėshtė pikėrisht kaseta filmike e sistetim tė brendshėm tė sigurimit.
Arrestimet
Robert Linadin kėsaj radhe se ka ndihmuar fati, njėsoj si njė vit mė pare, kur ai fitoi lirinė pas njė vendimi tė cilėsuar nga mediat si "budallallėk" i kryer nga njė gjykatės anglez. Filmimet e sistemit CCTV ka qėnė fatale pėr vrasėin nga Shkodra, i cili menjėherė pas kryerjes sė krimit ėshtė zhdukur nėpėr rrugėt e lagjes Wood Green. Sipas burimeve policore Linadi, qė natėn kur ndodhi vrasja ishte shpallur person nė kėrkim pėr vrasje. Ndėrkohė qė emri i tij pėr Scotland Yard ka tingėlluar i dėgjuar dhe emri i tij ėshtė gjetur i regjistruar nė dosjet e krimit shqiptar ku "militonte" pėr njė kohė tė gjatė. Mėngjesin e 26 Dhjetorit rreth orės 08:45, pika kufitare e portit tė Doverit nė Kent ka arritur qė tė identifikojė tė kėrkuarin Linadi. I shoqėruar nga njė tjetėr shqiptar, ata janė parė duke prerė bileta nė mėnyrė, qė tė arrinin tė largoheshim me target pėr nė Belgjikė apo Francė.
Vrasja
Kur dukej se gjithēka shkonte mirė, dhe emigrantėt shqiptarė nė veri tė Londėr ishin nė kulmin e argėtimit njė ngatėrresė mes disa tė rinjve shqiptarė ka prishur gjithēka. Ngatėrresa midis tyre nuk ėshtė pėlqyer nga Xhevahir Demaj, i cili ėshtė angazhuar nė qetėsimin e gjaqeve, pa e ditur se njė ndėrhyrje e tillė disa minuta mė vonė do t'i kushtonte jetėn. Nga dėshmitarė okularė, tė cilėt tashmė kanė dėshmuar pėr policinė londineze ėshtė mėsuar se njėri nga djemtė e pėrfshirė nė sherr, tashmė i identifikuar si Robert Linadi, ka lėnė tavolinėn pėr tė dalė nga salla e koncertit. Ai i ėshtė drejtuar makinės qė e kishte parkuar aty pranė, nga ku marrė njė thikė. Me tė t'ju afruar Demajt, ai ėshtė parė qė t'i hedhi dorėn nė qafė Demajt dhe mė pas me dorėn tjetėr e ka goditur pa mėshirė nė gjoks, shumė afėr zemrės. Viktima ka mundur tė vėrė dorėn nė gjoks pėr tė bllokuar gjakun, dhe tė ndjekė Linadin deri sa i janė kėputur gjunjtė nė tė dalė tė sallės. Ai ka mundur qė tė jetojė vetėm 20 minuta qė nga momenti i goditjes. Plaga e marrė qė ka shkaktuar hemoragji, ka bėrė qė ai tė ndėrrojė jetė nė njė spital lokal nė veri tė Londrės.
Kamerat nė sallė filmuan vrasjen
I gjithė sherri dhe mė pas goditja me thikė e Xhevahir Demajt ėshtė e regjistruar nė kasetė. Nuk bėhet fjalė pėr ndonjė kamera amatore, tė cilat kanė qėnė me shumicė atė natė, duke filmuar koncertin, por pėr disa kamera survejimi qė kanė qėnė tė instaluara nė sallėn e koncertit "The Decorium". Sistemi i quajtur CCTV me njė kualitet tė lartė cilėsie ka filluar tė regjistrojė minut pas minute hyrjen e njerėzve nė koncert, madje operatori i sallės sė kontrollit ka mundur tė fiksojė momentin e nguljes sė thikės nė gjoksin e viktimės nga njė djalė rreth tė 20-tave nė momentet e sherrit. Njė kasetė e tillė nė dorėn e policisė ka bėrė tė mundur nė njė kohė tė shkurtėr, identifikimin e vrasėsit dėrgimin e fotove nė pikat e kalimit tė kufirit.
Linadi u arrestua pėr pengmarrje mė 2003
Pa kaluar ende njė vit nga fitimi i lirisė tė paparashikuar as nga vetė ai, shkodrani Robert Linadi kryen krimin e rradhės. E nėse njė vit mė parė ai u pėrfshi nė pėngmarrjen e njė vajze nga Gjirokastra, natėn e Krishtlindjeve, ai nuk do tė nguronte t'i ngulte thikėn njė bashkėpatrioti tė tij nga Shkodra. Alex dhe Anton Gjekaj janė dy miqtė e tij po nga Malėsia e Madhe, tė cilėt janė identifikuar nga policia si njė grup, apo bandė keqbėrėsish. Vitin e shkuar Linadi sė bashku Nexhmedin Ramadanin, Besnik Brecaj, Aleks Gjekaj morėn peng shtetasen shqiptare A.M. nė lagjen "Acton", ku ajo punonte si prostitutė. Ata i kėrkuan tutorit tė saj 30 mijė paund nė kėmbim tė lirisė. Linadi sė bashku me Gjekajn e marrin atė peng duke e futur me dhunė nė makinė nė mes tė ditės. Rrėmbimi ėshtė parė nga banorėt lokalė, tė cilėt kanė dėshmuar pėr policinė. Grupi i rrėmbyesve do tė pėrfundonte nė pranga disa muaj mė pas me akuzat pėr rrėmbim pėrsoni, pengmarrje, dhe pėrdhunim. Fundi i Qershorit 2003, do t'i gjente tė arresturit pėrballė gjykatėsit Martin Zedman. Por gjykatėsi nė fjalė, pas njė gjyqi maratonė prej disa muajėsh, me kosto rreth njė milion paund, e quajti dėshminė e viktimės si "jo tė besueshme" duke pushuar ēėshtjen e lėnė tė lirė ta akuzuarit.
Krijoni Kontakt