Kur tė gjithė i kishin shpresat e humbura se njė ditė do tė jetonin pa frikė nė ishullin e largėt britanik, njė surprizė mbėrriti nga zyra e ministrit tė Brendshėm, David Blunkett. Pėr njė pjesė tė shqiptarėve qė jetojnė nė Angli dhe qė kanė kėrkuar azil, ėshtė hapur drita jeshile, pasi ministri ka pranuar qė ata tė fitojnė azilin. Rreth 15 mijė azilkėrkues, ndėr ta shumė familje shqiptare dhe kosovare pa dokumente tė rregullta qėndrimi nė Britaninė e Madhe, do tė pėrfshihen nė pranimin e azilit, qė do t'u lejojė atyre qėndrimin nė shtetin ishull. Njė gjė e tillė solli njė gėzim tė madh nė radhėt e komunitetit shqiptar atje dhe Gazeta mund t'u sjellė mėnyrėn si e pėrcollėn ata njė moment tė tillė.
Historia e parė
Ka qenė njė telefonatė nga "Gazeta Shqiptare", qė i ka komunikuar lajmin suprizė 23-vjeēares durrsake Leonora Babi, e cila priste nga dita nė ditė tė deportohej pėr nė qytetin e saj tė lindjes. Vajza e njė muzikanti nga Durrėsi, e mbėrritur para pesė vjetėve nė Angli, sė bashku me vėllain, motrėn dhe nėnėn e saj, pėr ēdo ditė diskutonin rreth vazhdimit tė qėndrimit nė Londėr dhe kthimit tė mundshėm. Nė momentin kur Leonora mori vesh se mund tė pėrfitonte nga azili, ajo shpėrtheu duke qarė. "Kjo ishte njė ėndėrr qė tani na u bė realitet", u shpreh ajo. Ėshtė lajmi mė i mirė qė kam marrė gjatė kėtyre viteve, ėshtė shprehur Leonora me njė zė tė dridhur nga gėzimi i kėtij lajmi.
Historia e dytė
"Eshtė njė lajm tejet suprizė, i cili na ka gėzuar tė gjithėve kėtu nė Kėshillin e Emigrantėve nė Birmingham" thotė njė tjetėr shqiptar, Dritan Dema. "Nga kjo do tė pėrfitojnė shumė familje shqiptare qė jetojnė nė Britaninė e Madhe dhe do t'u jepet mundėsi atyre qė tė vazhdojnė jetėn e qete. Nė Birmingham mė shumė se 150 familje, tė cilave iu ėshtė refuzuar azili, do tė pėrfitojnė nga ndryshimi i ligjit", ka thėnė ai.
Historia e tretė
"Nuk di se me ēfarė fjalėsh ta shpreh gėzimin e marrjes sė kėtij lajmi, tė cilin nuk e prisnim kurrė. Por ja qė gjėrat nganjėherė janė mė tė bukura kur ato vijnė si suprizė, pa i menduar. Dhėnia e azilit do tė pėrfshijė shumė nga anėtarėt e projektit tonė, ku ka tre vjet qė punoj" thotė Luljeta Nuzi, e cila punon nė "Projekti Shpresa East London". "Ne kryesisht ndihmojmė familjet shqiptare me problet qė ata kanė, kryesisht ato tė emigracionit. Shumica e tyre janė pa dokumente dhe kjo e bėn punėn tonė akoma mė tė vėshtire", ka pėrfunduar ajo.
Krijoni Kontakt