Mikpritja e ligёsisё.

Edmond Petraj


Nuk ёshtё vetёm injoranca, por dhe shpirtligёsia, ajo qё karakterizon mizerjen
e pёrgojimeve. Ajo qё dua tё them ёshtё: - Ju, hije tё damkosura! A mendoni ndonjёherё pёr pozitёn tuaj? Beh, nё kёtё botё, mbi tё e nёn tё, nuk ka njё qёnie tё gjallё a tё vdekur, qё tё lihet e qetё, pa u pёrgojuar, pa u privilegjuar prej prehjes sё tyre shpirtёrore. Smira ёshtё njё ndёr “mikpritjet” mё tё influencuara tё ligёsisё.

Pёrsa u pёrket virtyteve, veseve,traditave e ngjyrave tona krahinore, tё tёrё ne mbetemi njё objekt bisede, njёkёndvёshtrim i diferencuar nё qёndёr tё hipokrizisё shoqёrore. Kёtu nuk ka qytetёrim! E le tё mёsojnё tё tёrё “krimbat” e lindur nёn smogun e rrёnojave ku artificializojnё civilitetin e tyre: qytetёrimi ёshtё kulturё, edukatё, pastёrti. Traditat tuaja duhet tё mbeten modermi i pikёpamjeve tuaja. Sёrish indiferenca juaj nuk justifikon kёtё moderim, nё asnjё konfrontim me realitetin nё tё cilin ndodheni.

Nёse fatkeqёsitё tuaja “lumturojnё” dikё tjetёr, atёherё bёni tё mundur qё shpirtligёsia e tij tё transformojё nё buzёqeshje hidhёrimin tuaj dhe jo “hakmarrja”, pritja juaj e dekurajuar pёr tё parё shpagim. Pritja “ndryshk” lumturinё, errёson arsyen. Lini tё pёrgojojnё nё strofullёn ku dekompozojnё. Herёt a vonё “kufoma kudёrbuese e fjalёve” do tё shpagojё drejtёsisht qёndrimin tuaj.

Gjithçka rikthehet. Gjithçka rrotullohet ngadalё, por mё se saktёsisht. Asnjeri nuk mund tё privohet prej problemeve nё kёtё jetё. E rёndёsishme ёshtё tё shikoni vetёm rrugёn tuaj, drejt, pa devijuar. Mё e shenjtё ёshtё toleranca juaj.

Demostroni karakterin tuaj e mos harroni: kush kёrkon t’i hapё varrin tjetrit, bie vetё brёnda! Nёse ky ёshtё morali juaj, atёherё demostroni virtytet e traditave tuaja. Pёr herё tё parё nё jetёn time kam parё kohёn e humbur tё ketё
njё “vlerё”. Ç’vlerёsoni „mikpritjen“ e saj e kujtoni: nё kёtё botё nuk ka mё tё keq sesa kur njё i mirё bёhet i keq! Ndiqni virtytin tuaj! Ai duhet privuar nga çdo dashamirёsi e ligёsi njerёzore. Ai duhet purifikuar prej emrit njeri!





Nje artikull me shume kuptim, shpresoj ta lexoni dhe jepni mendimet tuaja! Kujdes ata/ato qe e kane per profesjon te dyte pergojimet, jo per gje po kemi hall se mos i ze korrenti apo pesojne ndonje gje se na duhen! lol