po gjith kohes
klejzi vetlla vet
po gjith kohes
klejzi vetlla vet
na qe jemi jasht shtetit e flasim edhe ka i fjal te huj sepse na u ka msu goja skena ca em bo((
O Azem shqipe malsie,
Per ty loti na ka hije.
Koincidentalisht me temen, para disa ditesh me erdhi artikulli i meposhtem ne email.
AKADEMIKU JORGO BULO JEP ALARMIN
"Politikanėt po minojnė gjuhėn shqipe"
Petrika Grosi
Janė pikėrisht politikanėt, tė parėt ndėr njerėzit publikė tė
rėndėsishėm, qė po e ēojnė shqipen standarde drejt shkatėrrimit. Ky ka
qenė alarmi i dhėnė dje nė njė intervistė pėr Gazetėn nga akademiku
shqiptar, i mirėnjohuri prof. dr. Jorgo Bulo. Gjuha shqipe nė pamje tė
jashtme duket se po tenton tė shkojė drejt modernizmit, por vetėm
modernizim gjuhe nuk mund ta ketė emrin ajo qė po ndodh realisht. Porf.
Bulo tregon se "nuk do ta quaja modernizim fenomenin qė po ndodh me
shqipen, pasi modernizim quhet, veē standardizimi i shqipes, pėrpunimi i
akteve normative qė rregullojnė e kodifikojnė njė shqipe letrare tė
njehsuar". Sipas Bulos, ajo qė bie nė sy ėshtė mosrespektimi i normės
kulturore tė shqipes dhe njė thyerje flagrante tė normave tė gjuhės sonė
kombėtare nė tė gjitha rrafshet e saj, siē janė: fonetika, morfologjia,
sintaksa, drejtshkrimi dhe leksiku. Leksiku ėshtė mė problematiku dhe
ana mė e dukshme e sė keqes qė i kanoset shqipes dhe, nė lidhje me kėtė
fakt, Bulo sh
prehet se "shqetėsues ngelet pėrdorimi pa vend i fjalėve tė huaja, i
ndėrtimeve dhe i strukturave tė huaja e, pa dyshim, nė kėtė gjendje tė
pėrdorimit publik tė gjuhės shqipe kanė njė pėrgjegjėsi tė madhe
njerėzit publikė, politikanėt, mediat etj., tė cilėt shpeshherė tregohen
tė pakujdesshėm dhe nuk i respektojnė normat e shqipes standarde". Jorgo
Bulo shton se "njerėzit publikė tregohen tė pakujdesshėm dhe gabojnė pėr
dy arsye me pėrdorimin e shqipes: e para, sepse nuk e njohin forcėn,
bukurinė dhe mundėsitė e gjuhės sonė; e dyta, ėshtė njė kompleks
inferioriteti qė kanė ata, pasi mendojnė se, duke pėrdorur fjalė tė
huaja, do tė jemi mė afėr Europės. Gjuhėt standarde janė njė detyrim i
shenjtė pėr popujt, pasi kultura e gjuhės ėshtė shprehje qytetėrimi pėr
ēdo popull. Pas mė se tri dekada nga zhvillimi i Kongresit tė
Drejtshkrimit, shqipja standarde e ka kaluar tashmė provėn e kohės, duke
dėshmuar se vlen si njė mjet i mrekullueshėm komunikimi midis
shqiptarėve, pavarėsisht
konteksteve tė ndryshme shtetėrore nė tė cilat jetojnė ata sot.
"Sigurisht qė ne nuk jemi pėr njė purizėm tė skajshėm, thotė
prof.dr.Jorgo Buli, pasi ka fjalė qė janė ndėrkombėtarizuar dhe tė
gjitha gjuhėt kanė nevojė tė pasurohen nga njėra-tjetra nėpėrmjet
marrjes tė fondit tė atyre qė quhen ndėrkombėtarizma. Shqipja ėshtė njė
nga ato gjuhė qė ka marrė, merr dhe do tė marrė fjalė tė tjera tė
nevojshme tė huaja qė nuk i ka. Por problemi qėndron kur merren fjalė tė
huaja tė panevojshme." Pėr mbrojtjen e shqipes ėshtė pėrgatitur njė
projektligj qė do kalojė sė shpejti nė Kuvend, pėrmes tė cilit shqipja
do tė mbrohet me ligj dhe do tė ketė masa penalizuese pėr shkeljet e
normės, duke pėrfshirė kėtu emėrtimet e lokaleve, tabelat, shtypin dhe
gjithēka qė ka tė bėjė me jetėn publike.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga KaLTerSi : 08-09-2004 mė 16:58
Toleranca, eleksiri i lirisė.
te them te drejten une ne jeten e perditshme flas vetem gjuhe te huaja dhe i vetmi vend qe flas shqip eshte ne telefon(rreth 30-40 min ne dite) ne forumin dhe chatin shqiptar..... e vetmja gje qe ndihem krenar eshte qe flas regullisht (pa dialekt) dhe pa fjale te huaja, pavaresisht nga koha qe jetoj jashte shqiperise (8 vjet).......![]()
Davidus ke gje me temat e mia ti lol. Faleminderit per keshillen por keshtu me mendova temenPostuar mė parė nga Davius
e dreja e fjales dhe mendimit
Pėrshėndetje!
Unė,vetė jamė nė mes tė dy zjarmeve.
E para, nė shtėpi flas gegnishten me aty-kėty fjalė tė huaja.
E dyta,shkruaj (mundohem)nė gj.letrare tė "imponuar",sepse kėtė pėr dallim nga gegnishtja e mėsova gjatė leximit e shkrimit por jo gjatė tė tė folurit!!!
Pra,pėrdori shumė fjalė tė huaja gjatė tė shkruarit por pa "fajin" tim se ashtu i gjeta tė shkruara si p.sh.:
absurd-i pakuptimt
adresa-vendbanimi
relaksim-ēlodhje
pause-pushim
presion-shtypje,shtyrje
dedikoj-kushtoj
bilaterale-e dyanshme
divorc-ndarje
president-kryetar
parlament-kuvend
prioritet-pėrparsi
tender-ofroj,ofert
kuota-sasia
konsumoj-pėrdorė
refuzim-kundėrshtim
diasporė-farė e humbur
apel-kushtrim
dekorim-zbukurim
konvertibil-i ndryshueshėm
koment-shpjegim
biografi-jetėshkrim
aspekt-pikėpamje
benificion-pėrfitim
arbitėr-gjyqtar
antagonizėm-kundėrshtim,kundėrveprim
frustrim-prishje,shkatrrim
rezime-pėrmbledhje
respekt-nderim
religjion-besim,fe
riparim-ndreqje,rregullim
skandaloze-e turpshme,e papranueshme
relacion-lidhje,marėdhėnje
regjion-krahinė,anė,vend
opcion-zgjidhje
memorje-kujtesė
...
dhe kėtu nuk pėrfundojnė fjalėt...![]()
teme interesante...patjeter qe gjuha duhet te ruhet ...Postuar mė parė nga AuGuSt_
persa i perket turqizmave: ato jane fut qekur dhe tashme jane pjese e shqipes, ato jane pasuri dhe nuk eshte gje me mend qe te dale dikush e "t'i hapi lufte".
Fjale te huaja perdorim por ka shume fjale qe nuk kane perkthim dhe je i detyruar t'i perdoresh. Hungarezet jane per t'u patur zili. Kane nje gjuhe te virgjer dhe perdorin fjale te perbera per t'i dhene kuptim objektit, ndoshta edhe te zgjatura, si e si te mos e cenojne pastertine e gjuhes.
Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere
Besoj se ne te folur shqipetaret jashte atdheut e kane pothuajse te pamundur te mos perdorin, e pafalshme eshte per gjuhetaret shqipetar qe nuk pasurojne gjuhen por qe nga1990 nuk besoj se eshte merr njeri te meret me shqiperimin e termave te reja qe hyne ne jeten tone. P.sh. pse themi 'pluralizem' e jo 'shumepartiak'
Xenaki me vjen keq qe ke koncept jo te sakte se cdo te thote pasuri kombetare.
Ne asnje gjuhe te bote huazimet nuk perbejne pasuri,me kete logike shqipja humbet
Krijoni Kontakt