Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Fjalori Etimologjik i Shqipes - Gustav Meyer

    E shkuara pėrmes fjalėve

    Fjalori Etimologjik i Shqipes, i albanologut Gustav Meyer, mė nė fund pėrkthehet nė shqipe.

    Gustav Meyer-i, profesor gjerman i sanskritishtes dhe i gjuhėsisė krahasimtare nė Universitetin e Graz-it, e botoi fjalorin e vet etimologjik tė shqipes nė 1891. Nė atė kohė shqipja ishte ende relativisht e panjohur pėr gjuhėtarėt europianė, pėr shkak tė pakėsisė sė teksteve tė shkruara, traditės letrare tė pamjaftueshme dhe numrit tė vogėl tė folėsve; edhe pse Franz Bopp-i, njė prej themeluesve tė shkollės krahasimtare, ia kishte njohur e sanksionuar pėrkatėsinė nė familjen gjuhėsore indo-europiane. Falė punės kėrkimore tė palodhur, shkėlqimit profesional dhe shfrytėzimit mjeshtėror tė burimeve tė folura e tė shkruara nga mė tė shpėrndarat e tė gjymtuarat, Meyer-i ia doli t’i shndėrrojė studimet albanologjike nė njė degė autonome tė gjuhėsisė historike-krahasuese. Fjalori i tij Etimologjik, qė mė nė fund po i jepet lexuesit i pėrkthyer nė shqipe, si kurorėzimi i pėrpjekjeve tė kėtij dijetari, mbetet sot e kėsaj dite njė prej veprave themelore nė lėmė tė albanologjisė.

    Para Meyer-it, pothuajse asgjė nuk dihej pėr historinė e gjuhės shqipe dhe marrėdhėniet e saj me gjuhėt e tjera tė familjes indo-europiane. Vetė gjuha ishte kaq pak e njohur nė rrethet akademike, sa vėrejtjet, komentet e analizat pėr tiparet e saj fonetike, gramatikore e leksikore shpesh kufizoheshin me shėnimet nė fund tė faqes, ose zėvendėsoheshin me retorikė romantike tė tipit “i vetmi popull…”. Gjuhėtarėt dhe filologėt nė qendrat e mėdha universitare dhe akademike tė Europės nė shekullin XIX e kishin tė vėshtirė tė shtinin nė dorė burime tė shkruara tė shqipes, ndėrsa vetė trojet e banuara prej shqiptarėve shtriheshin, nė pjesėn mė tė madhe, brenda Perandorisė Otomane, ose pėrtej vijės ujėndarėse tė kulturave. Megjithatė, Meyer-i ia doli tė grumbullojė material gjuhėsor tė pasur nga ngulimet arbėreshe tė Greqisė e tė Italisė sė Jugut, tė themeluara gjatė Mesjetės sė vonė; si dhe njė numėr burimesh tė shkruara, tepėr tė rralla, nga shqipja ballkanike. Njohės me rrėnjė i gjuhėsisė indo-europiane dhe i metodės krahasimtare tė pėrpunuar kryesisht prej gjuhėtarėve gjermanė, ai gjithashtu zotėronte kėnaqshėm shumė prej gjuhėve me tė cilat shqipja kish hyrė nė kontakt gjatė historisė sė vet. Nė ato rrethana, Fjalori Etimologjik nuk mund tė mos pėrfaqėsonte njė moment kthese nė historinė e albanologjisė, ēka do t’i sillte autorit edhe ēmimin e merituar Volney, tė cilin ia blatoi Instituti i Francės, nė vitin 1891.

    Etimologjia ėshtė ajo degė e gjuhėsisė qė i tėrheq veēanėrisht amatorėt e dashamirėsit, me gjithė kėrkesat e mėdha qė ia bėn lexuesit. Etimologu studion prejardhjen e fjalėve tė njė gjuhe, duke ua qėmtuar historinė hap pas hapi, nė tekstet e shkruara, nė mbishkrimet ose nė gjurmėt qė kanė lėnė nė gjuhė tė tjera e nė dialektet periferike. Nėse pėr gjuhė si italishtja ose frėngjishtja etimologjia kryesisht ndalet nė momentin qė njė fjale i gjendet prejardhja latine, pėr gjuhė tė tjera si shqipja, tė cilave nuk u dokumentohet ndonjė fazė e lashtė, metodat qė duhen ndjekur janė mė tė tėrthorta. Etimologut i lypet kėshtu tė njohė mirė jo vetėm gjuhėn e vet dhe gjuhė tė tjera, por edhe historinė, historinė e kulturės materiale dhe parahistorinė; sikurse duhet edhe tė ketė sensin e masės dhe intuitėn e nevojshme, pėr tė mos e tepruar me hipoteza dhe fantazi sugjestive por tė pambėshtetura. Jo rrallė, historia e fjalėve ia ēel dyert historisė sė kulturės dhe dijetarėt janė nė gjendje tė kuptojnė diēka mė tepėr nga rrethanat e jetės sė tė parėve tė shqiptarėve, ose pėr marrėdhėniet e tyre me popuj tė tjerė. Kjo punė prej detektivi tė mirėfilltė ka admiruesit e vet, por shpesh i “dėnon” autorėt me vite, nė mos dekada tė tėra tė kaluara detyrimisht bibliotekave e arkivave, duke marrė nė pyetje fjalė e forma gjuhėsore qė ndonjėherė e kanė humbur zėrin prej kohėsh.

    Dihet, gjithashtu, se shqipja ėshtė dokumentuar pėr herė tė parė me shkrim gjatė shekullit XV, dhe libri i parė shqip qė njihet deri mė sot, “Meshari” i Gjon Buzukut, ėshtė botuar nė vitin 1555. Deri andej nga gjysma e dytė e shekullit XIX, tradita e shkruar e shqipes ruhej kryesisht nga klerikėt katolikė tė veriut shqiptar dhe elitat kulturore provinciale nė ngulimet arbėreshe nė Itali tė Jugut. Ata gjuhėtarė qė dėshironin tė hulumtonin historinė e gjuhės mė herėt se shekulli i XIV, ishin tė detyruar tė bėnin pėrpara shumė ngadalė, praktikisht nė errėsirė. Ndėr studiuesit e asaj kohe, Gustav Meyer-i ishte i pari qė e rroku leksikun e shqipes nė tėrėsinė e vet tė njohur; dhe gjithashtu i pari qė ia mati shtrirjen dhe peshėn elementit latin nė kėtė gjuhė. Falė etimologjive tė kėtij autori, u qartėsua se tė parėt e shqiptarėve kishin qenė nė kontakt tė afėrt me Romėn, madje pėr njė kohė aq tė gjatė sa tė huazonin prej latinishtes njė numėr tė madh fjalėsh e strukturash kuptimore.

    Elementi latin ka rėndėsi tė pashoqe pėr historinė e shqipes dhe tė shqiptarėve. Vetėm falė hipotezave tė kujdesshme dhe tė mbėshtetura mirė tė Gustav Meyer-it, u bė e mundur tė hidheshin bazat e fonetikės historike tė shqipes; meqė fjalėt me prejardhje latine nė kėtė gjuhė plotėsuan, tėrthorazi, ēka u mungonte studiuesve: forma tė lashta tė fjalėve shqipe. Shumė prej arritjeve tė dijetarėve tė mėpasėm, si Pedersen-i, Jokl-i dhe Ēabej, u mbėshtetėn fund e krye nė punėn udhėrrėfyese tė Meyer-it. Pėr mė tepėr, rregullsitė historike-fonetike qė iu pėrcaktuan shqipes falė prejardhjes latine tė shumė fjalėve shqipe, do tė pėrdoreshin pastaj pėr tė rindėrtuar forma tė lashta tė fjalėve tė tjera tė gjuhės, e pėr tė zbuluar njė numėr tė madh elementesh indo-europiane tė mirėfillta nė vetė shqipen, si dhe pėr tė pėrshkruar mė mirė e shkencėrisht mė saktė vendin e shqipes brenda familjes gjuhėsore indo-europiane.

    Nga ana tjetėr, edhe pse dihej qė shqipja kish huazuar njė numėr fjalėsh prej gjuhėve fqinje, Gustav Meyer-i ishte i pari qė vlerėsoi peshėn specifike tė elementeve turke, sllave, italiane dhe greke moderne e mesjetare nė shqipe, pėr t’u dhėnė studiuesve njė numėr mjetesh hetuese tė domosdoshme pėr hulumtimin e dinamikės sė marrėdhėnieve kulturore dhe antropologjike nė Ballkanin e lashtė dhe modern. Profesori prej Graz-it ishte edhe njė pionier i studimit tė marrėdhėnieve shqiptaro-rumune tė hershme, dhe puna e tij me elementin latin tė shqipes jo vetėm qė ndihmoi pėr tė ftilluar ēka mė pas do tė quhej latinishte ballkanike, por edhe shtroi rrugėn pėr pėrftimin e vetė konceptit tė lidhjes gjuhėsore ballkanike.

    Asnjė gjuhėtar i shekullit XX nuk mund t’i hynte hetimit tė historisė sė gjuhės shqipe pa studiuar paraprakisht Fjalorin Etimologjik tė Meyer-it, e pa e pėrdorur mė pas si mjet referues; ēka shpjegon edhe pse shumė prej etimologjive dhe hipotezave tė Meyer-it u kritikuan mė pas, ose u gjetėn tė pambėshtetura mirė, ose tė pasakta. Gjuhėtarė qė ecėn nė gjurmėt e Meyer-it, si Pedersen-i dhe Jokl-i, patėn mundėsi tė shfrytėzojnė njė korpus shumė mė tė pasur tekstesh shqipe, i cili u lejoi tė nxirrnin pėrfundimin se Meyer-i e kishte mbivlerėsuar disi ndikimin e gjuhėve fqinjė ndaj shqipes. Rezultatet e fjalorit, statistikat e huazimeve dhe portretizimi qė i bėhej atje historisė sė shqipes, megjithatė, vareshin edhe nga natyra e teksteve qė autori kishte mundur tė shfrytėzonte pėr etimologjitė e veta, nė njė kohė kur fjalorėt ekzistues tė shqipes ende nuk i pėrgjigjeshin mirė realitetit tė gjuhės sė folur nė trojet e banuara prej shqiptarėve. Dihet se Meyer-i, pėr studimet e veta albanologjike e veēanėrisht pėr tė grumbulluar material pėr Fjalorin, u detyrua tė mbėshtetej nė burime, tekste tė shkruara dhe informantė gjuhėsorė prej shqipes sė folur nė diasporė, e cila prej shekujsh ishte shkėputur nga trungu i gjuhės mėmė dhe u ishte ekspozuar keqas ndikimit prej gjuhėve fqinje: italishtes nė ngulimet e Italisė sė Jugut, greqishtes sė re nė ngulimet e arbėrorėve tė Greqisė e pėrsėri tė Italisė sė Jugut, nė atė masė qė kėto tė fundit gjithnjė i pėrkisnin universit kulturor bizantin. Ēabej, qė mbetet mė i madhi etimolog i gjuhės sonė gjatė gjysmės sė dytė tė shekullit XX, mė nė fund ia arriti ta paraqitė historinė e leksikut tė shqipes si proces dinamik e tė pėrfshirė nė zhvillimet sociale e kulturore, jo si njė pėrmbledhje tabelash me pėrkime rrėnjėsh abstrakte dhe temash gjuhėsore tė rindėrtuara. Megjithatė, vepra e Ēabejt nuk do tė mund tė pėrkryhej pa mbėshtetjen nė themelet e hedhura prej Gustav Meyer-it.

    Shumė prej etimologjive shqipe tė Meyer-it mbeten tė vlefshme edhe sot, ose tė paktėn nuk janė hedhur poshtė nga hulumtime tė mėpasme. Ndihmesat e sjella nė etimologjinė shqipe mė parė prej Jokl-it e Ēabejt, pastaj prej Huld-it, Hamp-it, Orel-it e tani sė voni prej B. Demirajt nuk mund tė rroken nė plotėsinė e tyre pa u familiarizuar paraprakisht me punėn e Meyer-it. Pėr mė tepėr, fjalori lexohet lehtė e me kėnaqėsi, filli i arsyetimeve tė autorit mund tė ndiqet pa vėshtirėsi sepse gjithnjė mbetet logjik e i tejpashėm, sikurse mbetet erudicioni i tij i admirueshėm, dhe zotėrimi prej tij i burimeve shqipe i habitshėm. Pėr lexuesin dhe studiuesin e sotėm, fjalori legjendar i Meyer-it njėkohėsisht pėrfaqėson edhe njė dėshmi tė mrekullueshme tė njė faze mė tė vjetėr tė shqipes, gjatė sė cilės gjuha ende nuk u ishte nėnshtruar shndėrrimeve programatike tė cilat ndodhėn gjatė Rilindjes Kombėtare, prej shkrimtarėve, publicistėve dhe ndriēimtarėve; qėmtimit dhe mėnjanimit tė shumė turqizmave e huazimeve tė tjera; hyrjes nė pėrdorim tė fjalėve tė krijuara rishtas ose neologjizmave; dhe pėrftimit tė njė ligjėrimi tė shkruar shqip qė, nė thelb, pasqyronte programin e kombėtarizmit shqiptar. Si pėrmendore nė historinė e studimeve albanologjike dhe si shembull i shkėlqyer i metodės krahasimtare tė zbatuar; si thesar fjalėsh dhe formash qė tashmė praktikisht janė zhdukur prej pėrdorimit ose janė shtyrė nė skajet e ligjėrimit; dhe si mjet i domosdoshėm pėr tė kuptuar evolucionin e gjuhės shqipe sė paku gjatė 2000 vjetėve tė fundit, Fjalori Etimologjik i Meyer-it pėrfaqėson njė ndihmesė tė lumtur nė bibliotekėn e veprave tė ēmuara albanologjike, tė cilat po kujdeset t’i sjellė tė pėrkthyera nė shqipe shtėpia botuese Ēabej, me gjerdanin e vet tė mirėnjohur “Excipere”, drejtuar me pasion, kompetencė e pėrkushtim tė veēantė nga Ledi Shamku-Shkreli.


    Shekulli

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ikthus
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    146
    Fiori, teme e bukur natyrisht ka studiues gjuhetare qe kur jane futur ne brendesi te shqipes jane habitur me pasurine dhe vjetersine e saj,fatkeqesisht do te ishte me mire per neve mos tua besonim punet tona te huajve ,e them kete sepse une jam rritur ne Shqiperi kam jetuar ne jug dhe veri jam rrahur me dialekte te ndryshme dhe prape them une sdi shqip(ne kuptimin e nje personi qe mund te bej ose nxjerr konkluzione te pakundershtueshme),dhe ler
    pastaj nje i huaj qe nuk ja njeh tingullin e shqipes).sdua ti hedh poshte mos me keqkupto se per ne eshte nje plus,por e kam fjalen tek mefshtesia e gjuhetareve tane te sotem ,nqs kerkon ne internet albanian eshte zor se gjen ndonje studim rreth gjuhes shqipe pervec se njerez si ne neper forume.Per mua strategjia e vendosjes se shqipes perfundimisht ne themel te gjuhes indoeuropiane,gje te cilen ka studjues e kane pranuar, do te ishte shkeputja nga idea se shqiptaret i shpetuan latinizimit sepse iken ne male kur Roma pushtoi Ilirine dhe shqipja ka huazuar shume nga latinishtja ,kjo seshte e vertete per mendimin tim latinet(roma) ishin nje fis ilir te cilet me vone u keltizuan(irish),deri diku eshte pranuar,megjithate gjuha eshte celesi qe mund te ndihmoje per kete ceshtje:
    atehere duhet te vertetojme per disa fjale qe nuk jane latinisht por shqip
    dhe qe ne nuk i kemi huazuar nga ata pas kesaj mund te them qe jemi te lire te interpretojme ndryshe mendimet tona.Po jap pak shembuj me poshte:

    pozzo(latin),pus(shqip),apuze(lituanian) mund te them qe apuze(lituanian) eshte me e vjetra se pusi ne fund te fundit eshte nje e hapur ne toke,por prape afrohet me shume me apuze se sa nga pozzo.


    pak ,(Tocharian),poco(latin) pjese,pak, shqip .Dime qe Tocharian nuk ka huazime latine.
    koyn(tocharian),goje, Latin gola,shqip goja,duket se shqipja qendron ne mes
    lait, lantau(Tocharian) lasciare(latin),la,leshoj shqip ,lisome(Ionic greek)

    Une mendoj se indoeuropeans pasi u ndane fillimisht me indo- iranianet,u ndane me armenet,ndarja tjeter ka qene me keltet(irlandeze scoceze),pas atyre mund te them slavet qe jane mjaft larg per sa i perket gjuhes, pastaj jane ndare grupi gjermanik(gjerman,danez,etj.)

    Ne fund mbeten katerkendeshi latin, paragreek,lituanian dhe shqiptar(tocharianet jane nje dege e tyre).Ky popull duhet te kete jetuar i pandare per nje kohe te gjate dhe ndikimi i madh i tyre ne gjuhen sanskrite tregon se ishin ne afer tyre.

    Per sa i perket Lituaneve po jap disa shembuj fjalesh meqenese mund te jete dicka e re dhe jane teper karakteristike:
    lituanian,albanian
    ermas,(angry) jermas
    gadit,(be suitable),gadis
    pelenai(ashes),plehra
    kulikis(bag),kulete
    grambola(beetle),brumbull
    plinta(brick).plis
    visnaitas(cherry),qershi,vishnje
    sausas(dry),sos(kosove,thaj)
    lapas,(leaf),lape,gjethe
    endejat (hinder),endet
    baltas(marsh) balte
    gaida,(melody) gaide
    snusa (doughter in law) nuse
    minsa (flesh) mish
    geguze(cuckoobird) kukuze
    dalptan(chisel) dalte
    glumbe(dow)pellumbe
    vertet(estimate) vleresim
    migla (mist) mjeglla
    ane`(grandmother) ane(gjirokaster)
    garma (heat) zjarm zjerm,
    kaitet,(desire) ma kana, me kajtet
    kumateris (godparent) kumbare
    tuset (be quiet) tusk,tuzak
    maja(my),imja,mejat(kukes)
    gelsenis (pain) gulshon
    suja (rain) shi,
    plugas(plow) punoj token,plug
    trup(wood block) trup
    kaltun (forge)kalit
    vershas(poem) vjershe
    Ne nje shkrim te hershem lituan fillohet keshtu: NJEKO E NJEKUR qe dote thote na ishte nje here.
    kam shume tjera ketu po besoj se ma kuptoni qellimin,jane disa fjale teper te vecanta te perdorimit te rralle qe na afron shume me lituanet qe mund ti quaj fisi i fundit Ilir i larguar nga gjiri jone.Ne lituani akoma perdoret prapashtesa -aj,ne mbiemra ashtu si ne Shqiperi dhe ne Kosove.Nuk mund ta anashkaloj se afrimitetin me te madh e ka me toskerishten.
    Persa i perket greqishtes i kam hedhur nje sy dialektit Ionic Atic si i thone anglezet dont get me started,ngjashmeria eshte teper e madhe ,sidomos ajo e perdorur nga Plato.

Tema tė Ngjashme

  1. Emra shqip
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 225
    Postimi i Fundit: 11-05-2018, 16:54
  2. Me ndihmoni me nje emer shqip
    Nga prishtinase nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 22-03-2010, 14:52
  3. A Mund Te Zgjerohet Baza Dialektore E Shqipes Standard?
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-11-2006, 17:04
  4. Emrat Ilire
    Nga Leila nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 12-05-2006, 20:33
  5. Gjuha: Fjalori i Toskėrishtes nga Pano Tase
    Nga Pasiqe nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2006, 11:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •