RAPORTI/ Rrjeti i kryeterroristit saudit, i dyshuar kryesor per vrasjen e Sekretarit te Pergjithshem te Komunitetit Musliman Shqiptar, me 13 janar 2002 ne Tirane. Sherbimet sekrete amerikane hedhin drite mbi misterin e krimit. Provat e reja per konspiracionin mes shqiptareve, Shoqatave humanitare arabe dhe anetaret e HAMAS-it ne Ballkan. Gjithcka pas deklarates se Salih Tivarit: Do reduktoj influencen e huaj ne rradhet e besimtareve shqiptare
Vrasja e Sekretarit te Pergjithshem te Komunitetit Musliman Shqiptar, Salih Tivari, ka shtrire rrezen e tij te hetimit pertej Shqiperise. Organizatat humanitare arabe ne vendin tone, operative deri ne vitin 2003, jane perfshire ne hetimet e sherbimeve sekrete amerikane, te cilat kane treguar shqetesimin e tyre per kete vrasje, qe mund te ndikonte ne rrjedhen e levizjes islamike ne rajon. Keto sherbime aludojne hapur se edhe ne vrasjen e drejtuesit te larte te muslimaneve shqiptare, mund te kene gisht njerezit e te shumekerkuarit per terrorizem Osama Bin Laden.
Zbulimi amerikan duket se ka arritur te siguroje informacione qe mund te zbardhin vrasjen e Tivarit, nw janarin e vitit 2002, dhe kesisoj kane urdheruar mbylljen e nje fondacioni i dyshuar si financues i Al- Qaedes. Sipas amerikaneve, CIA ka patur informacione qe tregonin se Osama Bin Laden mund te kete financuar ngritjen e deges se Shqiperise te Fondacionit Al- Haramain, e cila eshte perdorur si mburoje e aktiviteteve terroriste ne Shqiperi dhe Rajon. Madje sherbimet e SHBA-se flasin edhe per nje anetar te HAMAS-it si ndermjetesues per pagimin e rojeve te sigurimit, pak para se Salih Tivari t'u kete rrefyer disa njerezve te aferm me shoqaten, se kerkon te reduktoje influencen e islamikeve te huaj ne Komunitetin Musliman Shqiptar.
Ne nje kohe kur vrasja e klerikut te larte mulsiman, u percoll si perplasje brezash apo rrymash, apo konflikte private te te ndjerit dhe abuzime me pronat e Komunitetit, duket se hetimet e sherbimeve sekrete shqiptare te ndihmuar edhe nga amerikanet, zbulojne rrenjet e huaja te kesaj vrasje te mbeshtjellw deri tani me mister. Perplasjet e nje fondacioni saudit me rezidence ne Rrugen "Irfan Tomini", me zyrtarin e larte te muslimaneve shqiptar, jane te dhenat me kuptimplota per sherbimet inteligjente. Nderkohe qe raporti vlereson se nje nga drejtuesit e komunitetit, ishte nen ndikimin direkt te fondacionit te dyshuar si financues te Al- Qaedes.
Veprimet para dhe pas vrasjes se Tivarit te disa prej ketyre shoqatave te vendosura ne Shqiperi nen petkun e bamiresise dhe procedurat e ndjekura prej tyre me te ardhurat e siguruara nga pronat, kane alarmuar se tepermi sherbimet partnere te SHISH se dega e Shqiperise do te mund te shnderrohej ne dege operative si ajo e Bosnjes dhe Hollandes.
Al-Haramain dhe Komuniteti Musliman
Eshte nje raport i Departamentit te Thesarit i cila ka pergezuar vendimin e marre kohe me pare nga autoritetet e Arabise Saudite dhe SHBA-se per te mbyllur deget e fondacionit saudit Al- Haramain ne Shqiperi, Bangladesh, Bosnje e disa vende te tjera dhe qe tregon per vrasjen e Salih Tivarit. Sipas raportit, i leshuar ne qershor te ketij viti, Departamenti Amerikan i Thesarit dhe Arabia Saudite percaktuan 5 deget e fondacionit arab si mekanizma per financimin e terrorizmit. Deget e Afganistanit, Shqiperise, Bangladeshit, Etiopise dhe Hollandes vijuan mbylljen e mehershme te degeve te ketij fondacioni ne SHBA, Bosnje, Tanzani, Indonezi, Pakistan dhe Somali.
Pas publikimit te vendimit, ne nje konference shtypi, Ndihmes Sekretari amerikan i Thesarit Juan Zarate tha se mbyllja e degeve te kesaj shoqate humanitare u be sepse "terroristet dhe dollaret e tyre te infektuar korruptuan miresine duke perdorur shpirtin filantropik dhe institucione bamirese, per te vazhduar me perpara me synimet e tyre." Sipas Zarates "keta terroriste dhe ndjekesit e tyre kane abuzuar me bamiresite jo vetem si mjet per mbledhjen e fondeve, por edhe per te siguruar mbeshtetje logjitike dhe strehe per operacionet terroriste" tha ai gjate nje takimi ne ambasaden e Arabise Saudite ne Uashington, ndersa theksoi se SHBA dhe Riadi kerkojne te mbrojne integritetin e bamiresise nga influenca e financimeve terroriste.
Per degen e Al- Haramain ne Shqiperi raporti thote se "ne fund te vitit 2000, nje bashkepunetor i ngushte i Osama Bin Ladenit u vendos ne Shqiperi dhe drejtoi nje dege ndihmese pa emer, te Fondacionit Al- Haramain". Ne vitin 1998, kreu i Xhihadit islamik egjiptian ne Shqiperi eshte raportuar se ka qene zyrtari i financave te Al- Haramainit ne Shqiperi. Behet fjale per Ahmed Ibrahim al- Nagar, i cili u ekstradua nga Shqiperia ne Egjipt ne vitin 1998. Ne gjyqin e tij ne Egjipt, al- Nagar ka deklaruar mbeshtetjen e tij per Osama Bin Laden dhe Al- Qaeden per sulmet e Gushtit 1998 ndaj ambasadave amerikane ne Tanzani dhe Kenia.
Salih Tivari, nje zyrtar i larte i Komunitetit te Moderuar Islamik Shqiptar, u vra ne Janar 2002. Nje raport i rezervuar thote se nje ish- zyrtar i larte ne hierarkine e Komunitetit Musliman Shqiptar, i mbeshtetur nga Al- Haramain, u ndalua ne lidhje me vrasjen, por asnje akuze nuk u ngrit ndaj tij. Me vone ai u lirua nga autoritetet shqiptare. Pak para vrasjes, ka prova se Tivari njoftoi nje njeri te Al- Haramainit, se ai kishte ndermend te reduktonte "influencen islamike te huaj" ne Komunitetin Musliman Shqiptar.
Perpara vrasjes, Salih Tivari, kontrollonte financat, vendimmarrjet per personelin dhe donacionet per Komunitetin Musliman Shqiptar. Kjo i jepte atij pushtet shume domethenes, duke e mundesuar ate t'u mbijetonte tentativave te ndryshme nga ekstremistet e trajnuar jashte shtetit, per ta zevendesuar ate, ose uzurpuar pushtetin e tij. Ne fund te vitit 2002, AHF (Fondacioni Al- Haramain) filloi terheqjen e te gjitha financimeve per Komunitetin Musliman Shqiptar.
AHF ne Shqiperi dergoi te gjitha ardhurat e siguruara nga shitjet e disa pronave, zyrave qendrore te Al- Haramainit ne Arabine Saudite. Ndersa ne fund te vitit 2003, AHF ka paguar nepermjet nje anetari te HAMAS-it me lidhje te ngushta me degen e Al-Haramainit ne Shqiperi, per personelin e rojeve te sigurise per godinen e zyrave te Al-Haramainit ne Shqiperi, te cilat u mbyllen ne fillim te vitit 2003.
Marre nga Korrieri
Krijoni Kontakt