Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    167

    Filter Dashurie

    Ne restorantin ku do takoheshin vazhdonin te vinin kliente te rinj. Kishte kaluar nje ore e rrumbullaket qe kur ishte fshehur ne nje qoshe rruge, dhjetra metra larg, ne pritje qe te ajo te vinte. Akoma nuk ishte bere e gjalle. Pergjoi gjithe teritorin me nje veshtrim te kufizuar, e psheretiu thelle. Dikush qe e kaloi afer e preku me parakrah e i kerkoi falje gjithe miresjellje. Tristiani iu pergjigj me buzeqeshje, pastaj i penduar e ndoqi prapa duke e pyetur per oren. Edhe pak edhe ajo do dukej ne rruge. Ishte me mire te priste i fshehur, derisa Esteri te ishte aty afer e ai shpengueshem t’i dilte perpara sikur te kishte kaluar casti qe e kishte sjelle aty.
    -Si jam keshtu?-e pyeti veten e shkopsiti jaken e kemishes se mberthyer fort ne fyt. E kontrrolloi veten nga koka te kembet, e si u bind qe gjithcka po shkonte si duhej, e harroi per nje cast pritjen e tij, gjeti vitrinen e nje dyqani ende te hapur e u veshtrua me perdellim ne te. I beri pershtypje nje baluke flokesh te dala rreshtit. E sistemoi ne vend e buzeqeshi i kenaqur. Ajo akoma s’po vinte, duhej te takoheshin ne oren tete, domethene edhe njezet minuta kohe ne vetmi.
    Perfitoi nga rasti te kalonte neper mend detajet e asaj mbremjeje.
    -O sot o kurre!- i kishte peshperitur vetes kur po dilte nga apartamenti. Duhej te qellonte ne shenje ne kuptimin e plote te fjales. Te tregohej i embel dhe delikat. I vendosur e i pergjegjshem…
    -Por femrat duan te qeshin…,-mendoi i frikesuar, pastaj u bind qe ishte ne rregull edhe me kete. Kaloi neper mendje repertorin e barcaletave te tij. Gjithsej ishin 5, ato me te bukurat, i tha ne majen e gishtave qe te pesta e nisi te qeshe me te madhe. Ja vlenin vertet te tregoheshin.
    Pastaj perseriti edhe ato 2 te tjerat, me te renda e me te guximshme se pese te parat. Nese gjithcka do shkonte ashtu si duhej, s’kishte pse te frikesohej po te kalonte pak nga pak limitin.
    -Une dhe nje femer,-psheretiu.-Esteri vendosi te dale me mua, e une e di shume mire perse po vjen. I pelqej. I pelqej, po jo vetem si njeriun qe e njohu nga nje mike e perbashket. Si mashkull duhet t’i pelqej!!! Ajo po vjen ketu e bindur qe nje mashkull e nje femer, kur nisin e pelqejne njeri-tjetrin, ka marre fund gjithcka!
    Pastaj te shohim e bejme... akoma nuk po duket. Sikur te vije me vonese? Duhet te tregohem i shqetesuar apo te hiqem sikur s’me ben pershtypje kjo gje? Jo, prandaj jam ketu, qe ta shoh kur vjen. Qofte e thene atehere, po erdhi me vonese, une prapa asaj, keshtu qe e shpetoj veten nga roli i budallait e qe te dy i kerkojme falje njeri tjetrit. Por…
    -Me fal, ke te me ndezesh cigaren?
    Ishte nje ze delikat femre qe e shkundi vendit. Kerceu i trembur ne veten e tij, sikur t’i ishin prishur te gjithe planet. Tani po qe ishte i humbur, e i skuqur deri te kembet, u kthye drejt saj i zene ne faj.
    Perpara kishte nje te panjohur te bukur, te gjate, flokeverdhe, qe kalonte ne buze nje cigare.
    (Shpetova,-mendoi). Si automat i buzeqeshi te panjohures e rreshkiti doren ne xhep. Nxorri nje cakmak te te vecante, e ia kaloi ne duar.
    -Faleminderit,-u pergjigj vajza, e pas ca sekondave, e nervozuar e pyetie falni, por…?!
    -E dija, e dija qe s’ do ta gjente,-u lexua ne fytyren e tij.
    -Ma jep ketu,-i foli duke i prekur per here te dyte doren. Mekanizmi i ndezjes ishte aq i vecante, sa tjetra i perseriti duke buzeqeshur’me shkoi mendja te hapej keshtu,-pastaj si e falenderoi per te treten here u zhduk mes turmes se njerezve qe qarkullonin dendur.
    Tani dukej qe ja kishte kaluar vetvetes. Ferkoi pellembet e duarve mbi gjoks e qeshi i kenaqur.
    U kthye ne anen e restorantit, kur cudi…Esteri po priste perjashtu duke veshtruar oren.
    U corodit aq befasisht, sa e gjeti veten duke kapercyer rrugen me vrap. Nje makine i ndaloi afer kembeve dhe frenimi i gjate, zhurma tronditese, i bene ta humbe akoma me tej toruan. I veshur ne djerse i kerkoi nje mije here falje shoferit te taksise qe vazhdonte t’i klithte nga pas:idiot,- kurse ajo, qe vetem pak me perpara perplaste takat e shqetesuar, tani po buzeqeshte pa nderprerje.
    -Per pak me shtypen,-ishin fjalet e para qe cliroi nga goja duke i zgjatur doren ta takonte. Ajo i ofroi buzet per ta puthur dy here ne te dyja faqet, kurse ai, duke i treguar me gisht restorantin, kerkonte t’i thoshte qe te hynin brenda.
    Tavolinen e kishte rezervuar qe me perpara. Me e vecuar nga te tjerat, tamam per nje cift qe kerkonte qetesi. Ky ishte nje restorant i zgjedhur ku vinte ne te rralle miku i tij, Viktori. U ulen, e Tristani duke kerkuar per te paren gje nje gote uje, i ra ballit me dore duke iu drejtuar:
    -Harrova te te kerkoj falje qe u vonova. Nuk di c’te te them...
    -Mire qe shpetove, te pakten,-dhe Esteri me nje nenqeshje te zgjatur, e mbylli ate kapitull duke pritur nje cope heshtje per kamarierin.
    Vetem tani po shikonte qe qerpiket e saj leviznin pa pushim me shpejt se c’duhej.
    -Eshte e emocionuar, idiot,-mendoi, e menjehere i erdhi nder mend shoferi i taksise.
    -Nuk ka me te poshter se taksistet,-i shpetoi te flase me ze, kur kamarieri po vinte bashke me dy menu per ta.
    -JO te gjithe ngasin aq keq sa ai i meparshmi,-e keshilloi ajo.
    -Ama qe te gjithe jane te qelbur nga fjalori, s’ke c’thua,-e me mendje u hodh i gjithe mbi fytyren e saj. Engjellore, e trukuar lehte, sa nuk arrinte te dukej. Vetem qe vazhdonte te buzeqeshte me t’iu dhene rasti, sapo niste te fliste ai.
    (C’ka qe qesh, valle?! Mos eshte e shkare nga trute e kokes o zot? Te pakten kane per t’i pelqyer barcaletat e mia!)
    -As vete s’e di pse vazhdoj te qesh akoma! ME ndodh rralle, prandaj po habitem me veten. Ka qene nje dite e lodhshme e vetem tani po gjej forcat te qetesohem plotesisht,-e zeri i Esterit ishte i dobet, si nje falje e fshehur, e maskuar mire.
    -Uuuuu,-i shpetoi nje pasthirrme , i trembur e plot frike mos kishte menduar me ze te larte edhe kesaj here.
    Me bisht te syrit nuk arrinte te dallonte shenja shqetesimi ne fytyren e saj. As edhe nje mjegull te vogel qe ta bindte per gafen e bere.
    -Nuk eshte ashtu, shpetova kete here,-i perseriti vetes. –Vendose cfare do marresh?-e duke iu drejtuar me tej kamarierit qe priste, i perseriti porosine e tij permendesh. Ate qe i kishte treguar Viktori e qe duhej te ishte ekonomikisht normale.
    -Per vete po marr lazanja, nje sallate deti, dhe…zgjidh ti nje pjate te dyte per mua.
    Tristani i sugjeroi te tijen. Kamarieri u largua duke u perkulur me delikatese. Shume shpejt i sollen nje shishe Kianti. Tristiani i mbushi gotat e duke marre fryme thelle, e trokiti te tijen me te sajen duke neperdhembur:
    -Per ne!
    -Mos ki frike,-dhe Esteri shijoi me syte gjysem-mbyllur goten e saj. Aq u desh qe ai te shkrihej i gjithi ne nje kenaqesi te panjohur. I magjepsur, gjithe trupi i tij nisi nje komunikim te zgjatur, per t’i treguar se ndihej. Ajo e kuptoi kete, iu lexua ne veshtrim, e megjithate nuk beri asgje per ta fshehur. Vetem i tha:
    -Tristan? E di qe eshte emer i bukur per t’u degjuar. Per t’u kujtuar me mire.
    -Domethene me i trishtuari. Tanto Triste, “tan-trist”. Eshte emri i legjendes se Tristanit dhe Isotes. Ke degjuar per ta?
    -Jo, por me pelqen menyra si tregon.
    -Nje gje e ngjashme si kjo e jona; gjithcka lindi gabimisht nga nje filter dashurie qe e pine qe te dy keta.
    -E ngjashme?! C’po thua?
    -Ti vazhdon te pish vere. Qe te dy ndodhemi ketu brenda me ose pa dashjen tone. Nje lloj fati i paracaktuar, qe me ben mua te quhem Tristan, e as me shume as me pak por emri Ester eshte ku e ku me i bukur se Isota!
    Ajo u drodh ne nje habi te embel. Qe te dy kishin mbeshtetur duart mbi tavoline. Ky ishte momenti „O tani o kurre“: Tristani zgjati doren e filloi te ledhatoje doren e saj. Te dy po mbaheshin duke u kolovitur ne veshtrimin e njeri-tjetrit. Derisa syte e tij shkane mbi duart e shtrenguara dhe u llahtaris!
    E pamundur! E ndjeu brenda vetes t’i vlonte gjaku si i marre. U turbullua aq keq sa duke rrakellyer nje gllenjke tjeter vere, kjo i shkau shtrember e filloi te kollitej pa kuptim.
    Esteri u tremb. I leshoi doren e duke i shkuar afer, filloi ta godase ne kurriz.
    -C’pate, c’pate, vazhdonte ta pyeste, kurse ai duke u perpjekur te mbushej me fryme nga njera ane, e ta qetesonte nga ana tjeter, s’bente vec perpelitej gjithe zhurme.
    Kaluan caste qe te qetesohej, e t’i thoshte:
    -Gjithcka eshte ne rregull! Kaloi.
    Esteri filloi te qeshe prape, kurse ai si i zene ne faj, e pyeti:
    -Po ti? Me thuaj disa nga ato shume qe une nuk di per ty,- e me duart nen tavoline, vinte verdalle me mendjen kuturu.
    Ajo nisi te tregoje, kurse ai kishte harruar te priste thonjte. Kulmi! E per pak kishte rrezikuar keq te mbytej.
    -Po me degjon apo jo?-e Esteri nderpriste ne ndonje vend tregimin, qe ai t’i thoshte:- E le aty kur more diplomen e Universitetit. Vazhdo…
    Thonjte e tij. Tani s’kishte zot t’i hiqte nga mendja ate gabim. Me vend e pavend fuste duart ne goje e i kafshonte gati natyrshem, njeri pas tjetrit. Qe te dhjete.
    -Je nervoz?-e nderpreu prape tregimin Esteri.
    -Ti me ben te ndihem keshtu,-por kete here Tristani nuk zgjati me doren drejt saj. Vetem u magjeps pas harkut te buzeve, e ngriti supet me nje levizje te dobet, si per t’i thenee dashuroj!
    -Te dashuroj,-i tha e vuri duart me frike mbi buze.
    -Po behesh i llastuar,-e qe te dy u ndjene mekatere mendimesh.
    -Me degjo me kujdes, Ester,-e Tristani u be serioz ato caste. E di qe neser do i bie murit me koke nga turpi, megjithate s’ka gje. Nuk eshte hera e pare qe e bej…
    Ajo e pa e habitur.
    -Domethene?
    -Nuk ma mban…Eshte shpejt te ta them, e di! Ja, i tille jam, e duke iu drejtuar vetes, Tristani psheretiu i dorezuar.
    -Vazhdo, ec pra,-dhe Esteri perkuli doren e saj mbi doren e mbledhur grusht te Tristanit.
    -Nje jete e tere Te them, mos Them, ate qe mendoj. Si loja me ngriva-shkriva, nuk e di ke luajtur ndonjehere kete kur ke qene e vogel...Le qe keto ishin me shume lojera djemsh, prandaj...Edhe ku mbeta?
    -...
    -E di ku e lashe, mos me qorto tani. Sa kemi qe njihemi ne te dy? Pak, aq pak sa une te bindem qe ti duhet te jesh e imja dhe pike...E thashe ? E degjove qe e thashe ? Vertet e degjove ? Po tani si i behet ?
    -Une dua qe te me flasesh keshtu edhe si te jemi takuar e te kemi ndenjur njemije here afer njeri tjetrit. Po me genjeve te vrava ama…Deri atehere mos e vri me mendjen per gje tjeter, pervec taksive dhe veres…Tani me mire te ngrihemi? U be vone, me shoqeron ne shtepi?
    Tristani u marros. Sikur historia e emrit te tij te ishte ajo e me te lumturit personazh mbi toke.
    -Kamarier,-uleriu,-llogarine!
    Ne ate pritje te krijuar, Tristani me duart nen tavoline, pati vend te kthehej ne realitet, e me mend filloi te beje mbledhje-zbritjet e rastit. Miku i tij, Viktori, i kishte sugjeruar te kontrrollonte ne imtesi detajet. Mblodhi shumen e tavolines, heren e dyte i doli tjeter, e duke djersitur nga halli, i kerkoi leje Esterit per te shkuar ne tualet.
    Gjeti deren, e duke u mbyllur brenda, numeroi nga fillimi parate qe kishte ne portofol.
    Duhej te dilnin. I numeroi per se dyti.
    Doli jashte i kenaqur, e priti deri sa te vinte llogaria. Pagoi i lumtur, e i futi krahun Esterit per ta percjelle jashte.
    -Nje mbremje magjike,-i peshperiti asaj kur po dilnin. Cliroi kopsen e kemishes, e nje ere e fresket i depertoi ne shpirt si cudi. Shtrengoi pas dore miken e tij, si nje njeri qe do do kishte pergjithmone me vete.
    Perbrenda i zjeu deshira e marre per jete, ajo jete qe tani po i kerkonte me ngulm te puthte Esterin.
    -JO ketu, ne taksi,-i peshperiti duke buzeqeshur vetes, e i foli Esterit me te embel:
    -Tani eshte vone e rruget jane zbrazur me njerez. Po marrim nje taksi qe te te percjell deri ne shtepi! Tek e fundit, kot te thashe qe i kam inat taksistet!
    ERIS RUSI

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-08-2004
    Postime
    1
    Eris, te them te drejten me pelqeve shume, sidomos me ate loje fjalesh ''fundja kot thashe qe i kam inat taksistet !'' Te ben te dashurohesh...(me menyren tende te shkrimit kuptohet !) Situatat i pershkruan shume bukur, me kujton letersine bashkohore moderne. Urime

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    167
    faleminderit just X
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 02-09-2004 mė 12:49
    ERIS RUSI

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    eris .. i zoti ti.. menjehere ja kape doren asaj cupkes..

    he me lumte..

    po nuk e muarrem vesh a ne Shqiperi ndodh ngjarja apo jashte?

    Bukur e ke shkruar..

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    167
    Terhiq e mos e lesho mbetet si jashte si brenda, brari, s'ka rendesi!
    ERIS RUSI

Tema tė Ngjashme

  1. Letra dhe histori dashurie.
    Nga Era1 nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 25-07-2014, 18:05
  2. Ardian-Christian Kyēyku
    Nga Eagle nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 05-09-2012, 10:35
  3. Letėr dashurie -- Dhaskal
    Nga Arbushi nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 16-10-2006, 10:26
  4. A mund tė jetė njė marrėdhėnie dashurie «demokratike»?
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-05-2006, 13:18
  5. SMS dashurie
    Nga two-head-eagle nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 120
    Postimi i Fundit: 21-07-2004, 14:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •