Te tjeret moren shkallet per ne bashin e anijes pak pasi sirena u leshua me tersellime neper palat e fustanit sterre te Qiellit. Qielli ishte i vetmi frymor qe kisha pare te vishej si nje sindromatik dypolarsh: bardhe ose zi. Te tjeret ishin ne gare per t'i kujisur hėnės. Nuk ishte e plota fare, megjithate sapo kish filluar te hahej ate nate, keshtu qe Te tjeret e bene nje sy qorr dhe krruajten zerat: auuuuuuuuuuuuuuuuuuuuł! Ne pjesen e mbrapme te dekut nuk fikej as flaka e shkrepeses; u struka sa me larg deres qe te mos mer kapte asnje rreze drite kur hapej e mbyllej. Nate e qete, blu i erret deti mermeriste tejet i gudulisur nga pesha jone dhe e kabase mbi te cilen lundronim.
Nuk ishte ndonje humbje e madhe qe nuk e solla kameren me vete pasi blici i mekur nuk do t'i kalonte dot konturet e fytyrave tona sado qe te perpiqeshe, keshtu qe pas ca kohesh, secili nga ne do te harronte se ajo foto ishte marre mbi uje - thjesht qe ishte marre naten do te mjaftonte qe te shihej kalimthi.
-Me eshte thare fyti mua - i zgjata shishen qe kisha ne ēante.
-Eshte Iced Tea. Ka kafeine brenda.
-Eshte me pjeshke, s'qenka ngrofur akoma.
-Ka kafeine - zgjata doren per ta marre mbrapsht dhe piva nje gllenjke te gjate. Lekundjet ishin tejet nanuritese dhe metali i ftohte aq i rehatshem sa me permendi nga kotja vetem sirena e mberritjes.
Te tjeret po kerruanin zerat per t'u kujitur makinave te njeri tjetrit kur te mberrinim ne toke rruges per ne qytet.
Krijoni Kontakt