Close
Faqja 15 prej 103 FillimFillim ... 513141516172565 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 1021
  1. #141
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Zhurmat e padeshiruara ne kompjuter.

    Per ta eleminuar zhurmen duhet eleminuar interferenca qe sinjali radio te jep.Ndikojne disa faktore.Altoparlantet qe jane pjese e monitorit(built in),jane ne pergjithsi cilesi e dobet dhe shume te ndjeshme ndaj interferencave.Per boksa zeri te jashtem duhet pare kablli qe lidhet me kompjuterin.Duhet nderruar kablli i zakonshem me nje kabell me mbrojtje ndaj interferencave.Shiko per kabllo me mbulese mbrojtese (shielded).Quhen ndryshe tela monster per altoparlantet. Jane te trashe dhe kane mbrojtje te forte.Telat e holle te altoparlantit jane shume te ndjeshme dhe mund te fusin zhurmat qofte nga radio,ashtu edhe zhurma te krijuara nga rrjeti elektrik ose pajisjet elektrike qe punojne rrotull shtepise.Per rastin tend duhet marre ne telefon stacioni i radios ,ku ti behet e njohur problemi i interferences se radio frekuencise ne kompjuter.Shiko per stacionin e radios qe e ke me afer,ose ndonje stacion transmetus sinjali qe ka prane nje kulle te larte si shtylle tensioni e larte qe eshte antene radio.Mund te kete ndonje problem te vogel me valet fm qe leshon stacioni.Valet RF(radio frekuenci) transmetohen edhe nga dispeceri,qendra taksish qe komunikojne me radio me taksite qe bredhin poshtee larte,serviset e makinave te transportit,maunet,si dhe dispeceria e policise.Keto vale radiosh mund te nderhyjne si zhurma te dobeta ne kompjuter.Duket qe behet muhabet por nuk arrin te kuptosh se cfare thuhet.Kjo zhurme ndodh kur mikrofonin nuk e ke ne pune.Nuk ke hapur ndonje aplikacion chati me mikrofon si msn,yahoo mesenger.
    Kjo zhurme ndodh megjithse nuk ke hapur ndonje program dhe te degjosh kenge.Dmth altoparlantet nuk jane ne pune.megjithate zhurme si radio degjohet.
    Zhurmen ta jep kur mikrofonin e ke te lidhur me kompjuterin?Nqs po,atehere provo te shikosh se nga hyn zhurma.Mbeshtille koken e mikrofonit me ndonje material te trashe izolues.A degjohet zhurme te altoparlantet.Nqs jo atehere valet radio hyjne nga koka e mikrofonit,brimmat e rrjetes metalike qe mbulon koken.Nqs perseri pas mbeshtjelljes se kokes degjon zhurme,duhet qe sinjali te futet deperton ne kabell,percillet brenda ne kompjuter qe qarkullon ne portin e altoparlantit.Te duhet mikrofon me kabell te trashe monster(shielded), qe eshte inert ndaj interferencave te valeve te radios si dhe valeve te krijuara nga qarkullimi i rrymes elektrike.Per rastet kur altoparlanti ne kompjuter ben zhurme te keqe,kercitese,shkak kryesor eshte rryma elektrike qe vjen nga muri,qe krijon zhurmat dhe ato kalohen ne altoparlant.Gjithashtu edhe pajisjet elektrike rrotull qe punojne.Mund te jete shkak i zhurmes kercitese edhe sistemi elektrik me difekte ne ndertesen ku banon,sidomos rrjeti tokezues.Zhurmat me origjine nga rryma elektrike mund te minimizohen duke rregulluar tokezusin si dhe blere dhe lidhur kompjuterin me nje stabilizator.I gjen ne treg me emrat"surge protector".Nuk duhet blere ndonje me cmim te lire,pasi cilesia e tyre eshte nen mesataren.Duhet blere pak te shtrenjte,per ta mbrojtur kompjuterin nga nderhyrjet e zhurmave te korrentit si dhe mbrojtur kompjuterin nga djegja e madherbordit si pasoje e luhatjeve te tensionit,vetetimave,bubullimave etj.Mbaj parasysh qe altoparlantet e blera me cmim te lire te gjitha kane si te perbashket,volumin e paket te zerit,ndjeshmerine e larte ndaj interferencave,si dhe ndonje zhurme shume te dobet ne sfond shshshshshs,hissssssssss.
    Zhurma te tjera te padeshirushme jane me origjine nga windowsi.Ne kete rast,shpesh ndodh qe kur shfaqet nje dritare me mesazh gabimi degjohet nje zhurme qe shoqeron mesazhin.Kjo zhurme i perket skedarit wav"ding" qe eshte pjese e windowsit..Windowsi ka nje arsenal skedaresh wav qe krijojne zhurma automatikisht,sipas ngjarjeve dhe situatave ne windows.Mund te degjosh,zile,kembane,trokitje etj.Keto zhurma mund ti eleminosh kollaj duke shkuar dhe klikuar me te djathte te altoparlanti. dhe zgjedh"axhusto cilesite audio".Ne dritaren tjeter klikohet ne butonin Sounds.Ne dritaren tjeter ne menune nen "Skema e tingujve",zgjedh"No sounds".Klikon poshte apliko dhe ok.
    Zhurma te tjera mund te kene origjine nga modemi/faxi.Mund te konfigurohet modemi ti ulet volumi i zerit,ose shurdhohet,ose te hiqet konektori i zerit te altoparlantin brenda ne procesor,nga madherbordi.Heqja e konektorit te zerit nga madherbordi,qe i perket altoparlandit brenda ne procesor,eleminon degjimin edhe te zhurmes bip te biosit.Krijojne zhurma te padeshiruara edhe disa reklama qe dalin si pop ups ose pop under(te fshehura).Keto reklama shoqerohen me muzike ose dikush flet kur keto reklama shfaqen.Pastrimi i kompjuterit nga cookies dhe spyware si dhe mbajtja e google toolbar me opsionin e bllokusit te reklamave aktiv,rekomnadohet.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  2. #142
    Il padrino Maska e DEN_Bossi
    Anėtarėsuar
    31-07-2006
    Vendndodhja
    Shkoder-Tirane
    Postime
    450

    Kam njė problem me kompjuterin tim?

    Pershendetje!

    Kam formatuar kompjuterin tim , nje Laptop dell 1300. Kam instaluar Draiverat qe kishte vete laptopi megjithate , audioja nuk punon. Tek device menager me rrezulton se driveri eshte instaluar. Mirpo audioja nuk punon dhe te gjithe programet e audios kur i hap me thone se mungon driveri!!!!!

    Kush e di se ku mund te jete problemi apo kush ka ndonje ide zgjidhjeje u jam mirnjohes nese shkruani.

    Faleminderit!!

  3. #143
    i/e regjistruar Maska e x-e-n-i
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Vendndodhja
    GjiLaN City
    Postime
    125
    DEN_Bossi edhe une e kam pa skete problem me heret, shiko aty tek device manager shiko tek driveri i zanit eshte nje pike quditese ay banja update nese ke te lidhur laptopin me internet pra se pari banja enable update ,, keshtu une e kam instalue,, por nese i ke driverat ne cd ateher me mire vetem fute cd dhe banja update driver edhe e gjen automatikisht,,

  4. #144
    Il padrino Maska e DEN_Bossi
    Anėtarėsuar
    31-07-2006
    Vendndodhja
    Shkoder-Tirane
    Postime
    450
    E kam prvuar gjithsesi. Edhe me driverin e vete diskut edhe me internet po nuk kam gjete zgjidhje.

    Per me shume:
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  5. #145
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Modeli i Laptopit eshte Inspiron 1300 apo Truemobile 1300? Shikoje njehere cfare numri serial(SN) ka laptopi mbrapa dhe cfare jep te Mod te etiketa?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 20-08-2006 mė 23:43
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  6. #146
    Il padrino Maska e DEN_Bossi
    Anėtarėsuar
    31-07-2006
    Vendndodhja
    Shkoder-Tirane
    Postime
    450
    Inspiron 1300 eshte. Per cilin sn e ke fjalen. Ktu ka nja sn te windows xp home edition, po une e kam nderruar windowsin dhe e kam bere Profesional. Dhe une mendoj se mos ky eshte problemi qe nuk punon!!!!!!!!!!!

  7. #147
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Duhet pare modeli i sakte i laptopit.Eshte nje etikete,cope letre ose flete e vogel metal e ngjitur ,mbrapa laptopit.Ose mund te jete e shkruar ne shkronja plastike.
    Aty mund te jete ashtu sic thua ti dell 1300 ose mund e kete te shkruar Dell Inspiron 1300.Gjithashtu,a ka shkronja mbrapa 1300? Shiko ku shkruan Mod Nr....
    ajo kopjohet e plote si eshte shkruar,pasi ajo percakton modelin e laptopit..Me poshte jepet edhe Nr serial(SN) i laptopit,ose Part No.. Keto te dhena duhen per te identifikuar me saktesi laptopin qe ke,per te gjetur se cfare modeli madherbordi eshte brenda dhe gjetur se cfare PCI controller drajver ky laptop perdor(emri i drajverit).Pra eshte drajveri PCI ne madherbord qe ty te mungon.
    Shiko dhe sigurohu qe ne bios tek chipsets PCI ja te jete aktive(enabled).Nqs e sheh PCI -ne bios "disabled" e ndryshon ne "enable"
    Fiket kompjuteri dhe ne ndezje mbahet shtypur butoni F1,F2,ose DEL per tu futur ne bios.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 21-08-2006 mė 19:38
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  8. #148
    Il padrino Maska e DEN_Bossi
    Anėtarėsuar
    31-07-2006
    Vendndodhja
    Shkoder-Tirane
    Postime
    450
    O bossi.

    Tek bios e pashe dhe eshte enable. Por per si i perket serialeve qe kerkon, une nuk shoh ndonje nr qe ka ldihje me ate qe thua ti. Ktu ka nje sere numrash po qe jane te gjithe marketingu.
    Nese ka ndonje menyre tjeter per ta pare do te ishte me mire. Megjithate une po mundohem te shoh ne librin e kompjuterit se mos gjej gje.

    Edhe nje here; Shume shume THENKS

  9. #149
    i/e regjistruar Maska e cikita
    Anėtarėsuar
    12-05-2006
    Postime
    117

    Si tė instaloj kartėn e zėrit?

    pershendetje,

    pc ime nuk ka karte zeri si i behet per tja vene???

    faleminderit

  10. #150
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Pajisja e zerit te kompjuterit mund te jete karte me vete, qe futet ne karten meme, ose mund te jete e ngjitur ne karten meme. Keshtu qe edhe pa karte zeri, kompjuteri perseri mund te kete ze. Nese ke probleme me zerin, mund te duhet te instalosh drejtuesit e sakte (drivers).

    Nese ke ze, por do te instalosh karte zeri qe te kesh cilesi me te mire, atehere mund te blesh nje karte qe lidhet ne kompjuter nepermjet portave PCI ose nepermjet USB. Kartat qe lidhen nepermjet USB jane shume te thjeshta per t'u instaluar por nuk kane cilesi aq te mire sa kartat PCI. Per kartat USB mjafton te lidhesh kabllot nga jashte, ndersa per kartat PCI te duhet te hapesh kompjuterin, te futesh karten e zerit ne karten meme, te lidhesh kabllin e CD-ROM/DVD me karten e zerit, dhe te sigurosh karten me nje vidhe mbrapa kompjuterit.
    Edi

Faqja 15 prej 103 FillimFillim ... 513141516172565 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kompjuteri ėshtė ngadalėsuar dukshėm
    Nga Berni nė forumin Pyetni ekspertėt
    Pėrgjigje: 368
    Postimi i Fundit: 01-04-2012, 21:52
  2. Permbledhje dua te zgjedhura
    Nga Nur_11 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-03-2009, 08:09
  3. Ēfarė ėshtė BIOS dhe si ta pėdor atė?
    Nga isak100 nė forumin Trajnim & leksione
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-12-2006, 19:30
  4. Kompjuteri Personal: Ditėlindja e 25-tė
    Nga Davius nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-08-2006, 11:52
  5. Lutje pėr Muslimanėt
    Nga Acid_Burn nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 03-03-2006, 10:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •