Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Soren Jesen Petersen, shefi i ri i UNMIK mbërrin në Kosovë

    Shefi i ri i misionit të OKB-së në Kosovë, Soren Jesen Petersen ka arritur në Prishtinë, dy muaj pas emërimit të tij në krye të këtij misioni

    Kosovë, mbërrin i dërguari i ri i OKB-së


    Shekulli

    Më i jashtëzakonshëm se paraardhësit e tij dhe madje shumë më konkret se kryeadministratori i fundit, Holkeri, danezi Soren Jesen Petersen duket se e ka kuptuar gjendjen në të cilën ndodhet sot Kosova.
    Sipas korrespondentit të BBC-së, me të arritur në aeroportin e Prishtinës, shefi i ri i misionit të OKB-së në Kosovë, ka pohuar se Kosova është copëza e fundit e mozaikut që e ka çuar Ballkanin perëndimor nga konflikti i viteve ’90, drejt normalizimit, qëndrueshmërisë dhe integrimit evropian.
    "Unë besoj fuqishëm se nuk do të ketë normalizim dhe qëndrueshmëri në Ballkanin perëndimor, derisa çështja e statusit të Kosovës të zgjidhet. Me qëndrueshmërinë, normalizimin dhe me zgjidhjen e statusit të Kosovës, nuk do të përfitojnë vetëm qytetarët e saj, por i gjithë rajoni," tha Soren Jesen Petersen, i emëruari në krye të administratës ndërkombëtare në Kosovë.
    Danezi Petersen, për vite të tëra ka qenë i angazhuar në rajonin e Ballkanit. Së fundmi ai ka qenë në detyrën e të dërguarit të posaçëm të BE-së për Maqedoninë, në periudhën e fillimit të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit atje.
    Petersen u emërua në krye të misionit ndërkombëtar në Kosovë dy muaj më parë me një vendim të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, por detyrën zyrtarisht e fillon të hënën, me takimet me përfaqësues të shqiptarëve dhe të serbëve të Kosovës.
    Zoti Petersen tha se "Kam ardhur këtu në një çast shumë të rëndësishëm. Unë pretendoj të punoj shumë me kolegët e mi dhe UNMIK-un, me autoritetet e përkohshme dhe me të gjitha palët në Kosovë dhe në rajon me qëllim që ta çoj Kosovën përpara dhe rajonin drejt normalizimit, qëndrueshmërisë dhe të ardhmes, të cilën ata aq shumë e meritojnë dhe kanë nevojë për të," tha Soren Petersen.
    Danezi që është vënë në krye të administratës ndërkombëtare në Kosovë është skandinavi i tretë deri tani në këtë detyrë dhe kryeadministratori i gjashtë me radhë që nga përfundimi i luftës në Kosovë në vitin 1999.
    Soren Jesen Petersen do të përballet me sfida të mëdha, në veçanti me ristrukturimin e vetë administratës së tij, sipas modelit të propozuar nga i dërguari i Kofi Ananit, Kai Eide.
    Problemet më të mëdha për të do të jenë vendosja e një mirëbesimi të lëkundur mes vendorëve dhe ndërkombëtarëve si dhe funksionalizimi i institucioneve të Kosovës me një pushtet më të madh se sa deri tani.
    Mbi të gjitha, Soren Jesen Petersen do të përballet me problemin e zgjedhjeve të përgjithshme dhe në veçanti të bindë serbët e Kosovës që të marrin pjesë në to.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22
    Vetëm pak ditë pas mbërritjes së tij në Kosovë, Soren Jesen Petersen shpalos prioritetet e tij kryesore.

    Kryeadministratori i Kosovës, prioritete për misionin e tij

    Shekulli

    Petersen ka shpalosur para gazetarëve planin e tij të veprimit si kryeadministrator i Kosovës. Siguri për të gjithë, dialog të brendshëm dhe dialog të Kosovës me Serbinë si dhe decentralizim të pushtetit lokal. Këto kanë qenë pjesë e planit të danezit Petersen i cili ka bërë të ditur se plani i punës së tij do të jetë shumë i ngjeshur për këtë detyrë. Pas takimit të së hënës me presidentin dhe kryeministrin kosovar, ai ka vazhduar palin e tij të takimeve. Po dje ai ka takuar edhe drejtues të tjerë politikë të Kosovës. Përveç takimeve ai nuk ka ngurruar të bëjë edhe deklarata të rëndësishme, megjithse ka thënë se nuk do të japë deklarata se si e sheh statusin e ardhshëm të Kosovës. Soren Jesen Petersen ka thënë për këtë status se lënia anash e kësaj çështjeje ndërlikon edhe shumë çështje të tjera. “Absolutisht jam i bindur se në shumicën e rasteve do të pajtohemi, se do të kemi të njëjtat pikëpamje, se si ta çojmë Kosovën përpara drejt statusit të saj, dhe Kosovën ta bëjmë të sigurtë për të gjithë, ta bëjmë një fqinj të mirë në rajon"- tha kryadministratori Petersen pas takimit me liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ditën e martë. Kryeadministratori danez ka filluar edhe përpjekjet e tij të para për të bindur serbët që të marrin pjesë në zgjedhje, edhe pse që ka deklaruar se kjo nuk është punë e tij. Në bisedë me përfaqësues të koalicionit 'Kthimi', ai ka premtuar se një prej përpjekjeve të tij është që bashkësia serbe të ketë lirinë e qarkullimit, sigurinë dhe mundësinë reale të kthimit. Petersen i ka lutur serbët që të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të tetorit, në mënyrë që "të mos mbeten jashtë dialogut”.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #3
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Soren Jesten Petersen u takua me kreun kosovar

    Zgjidhja e statusit të Kosovës, qetësi për rajonin

    Në ditën e parë të punës si shef i UNMIK-ut, Soren Jessen Petersen, gjatë një takimit që zhvilloi me kryetarin e Kosovës, Ibrahim Rugova dhe kryeministrin Bajram Rexhepi, u zotua se do të përmirësojë bashkëpunimin me institucionet kosovare. Petersen ripërsëriti se zgjidhja e statusit të Kosovës, do ta qetësonte Ballkanin perëndimor, rajonin dhe më gjërë

    Rugova: UNMIK-u do ta ketë përkrahjen tonë

    Insititucionet e kosovare kalojnë një periudhë testimi që do të shpiej drejt shqyrtimit të statusit përfundimtar të Kosovës, vlerësoi shefi I UNMIKut Petersen gjatë takimeve mekrerët e institucioneve.

    Institucionet vednore duhet të tregojnë më shumë përgjegjësi në kthimin e të zhvendosurve që kjo të ketë sukses, theksoi Petersen gjatë takimit me Ibrahim Rugovën. Ne besojmë, tha ai, se kjo është me rëndësi për të gjithë banorët e Kosovës, por rëndësia tjetër është se kjo do të ketë ndikim të madh në udhëtimin që do të çojë në shqyrtimin e statusit përfundimtar. Është poashtu me rëndësi që Kosova të jetë një anëtare e respektuar e rajonit dhe Evropës.

    Kryetari Rugova i premtoi shefit të ri të UNMIK-ut përkrahje gjatë mandatit të tij, duke shtjelluar konsolidimin pas trazirave të marsit.

    Sipas tij, integrimi i minoriteteve deri më tash ka qenë i suksesshëm dhe do të vazhdojë kështu.

    Rexhepi: Duhet kthyer kredibiliteti i humbur i UNMIK-ut

    Në takimin e parë zyrtar me shefin e ri të UNMIK-ut, Soren Jessen Petersen, kryeministri Bajram Rexhepi, si prioritet të përbashkëta kërkoi që të punohet më shumë për të kthyer kredibilitetin e institucioneve ndërkombëtare e vendore në sytë e kosovarëve.

    Prioritete të tjera, sipas Rexhepit, mbesin edhe më tej, krijimi i vendeve të punës dhe bartja e kompetencave. Duke folur për sfidat para Kosovës në aspektin ekonomik dhe të krijimit të vendeve të punës, Rexhepi tha se që javën e ardhshme Qeveria në bashkëpunim me UNDP-në do të dalë me disa projekte konkrete për punësim.

    Procesit të bartjes së kompetencave nga UNMIK-u te vendorët, dhe implementimi i standardeve, sipas kryeministrit, mbetet cështje për t'u punuar më me shumë përkushtim. "Duhet të arrihet funksionaliteti i strukturave të UNMIK-ut dhe i institucioneve kosovare, të ndërtojmë një bashkëpunim solid dhe të kthehet edhe kredibiliteti i tyre në sytë e qytetarëve të Kosovës", theksoi ai.

    Kryeadministratori Petersen, pohoi se në agjendën e vet të punës dhe të kryeministrit duhet të "injektohet" një sens i ri i energjisë dhe i emergjencës për punët që i presin. Ai përmendi si test të parin zgjedhjet e tetorit, duke iu bashkangjitur thirrjes së kryeministrit drejtuar serbëve të Kosovës për mosbojkotimin e zgjedhjeve.

    Ekonomia, çështjet e sigurisë, mbrojtja e minoriteteve, janë disa nga çështje të cilat Petersen i përmendi të cilat duhet të adresohen për të ardhmen e Kosovës.

    Kreu i UNMIK-ut, vuri në pah edhe prioritetet tjera që e presin gjatë mandatit të tij, si përshpejtimi i implementimit të standardeve, i cili nuk duhet të bëhet vetëm "për hirë të standardeve", por pse çdo pjesë e Evropës duhet t'i zhvillojë ato. "Sigurisht se kur ecim drejt integrimit evropian, standardet duhet të shihen në atë kontekst", përfundoi ai.

    Kammerhoff: rindërtimi i shtëpive, sfidë më e madhe

    Sfida më e madhe, edhe pas ardhjes së PSSP-së së ri mbetet rindërtimi i shtëpive të shkatërruara gjatë trazirave të marsit, ky ëhstë vlerësimi i komandantit të KFOR-it, Holger Kammerhoff, pas takimit me shefin e ri të UNMIK-ut, Petersen.

    Kammerhof njoftoi se me kreun e UNMIK-ut ka folur edhe për sfidën tjetër të kthimit të zhvendosurve, dhe atyre të zhvendosurve rishtas gjatë ngjarjeve të marsit, si për zgjedhjet parlamentare të tetorit, dhe për prezencën e NATO-s gjatë zgjedhjeve.

    Lindita Azizi
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #4
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Petersen:

    Beogradi s'ka ç'brengoset për Kosovën

    "Siguria është puna kryesore, brengë dhe përgjegjësi e të gjithëve, me që Kosova nuk mund të shkojë përpara pa siguri", theksoi Peterseni

    "Prishtina nuk ka arsye që të frikësohet nga Beogradi, e as që, nga ana tjetër, Beogradi duhet të brengoset se çfarë bëjmë ne këtu", tha shefi i UNMIK-ut Soren Jensen Petersen në konferencën e tij të parë për gazetarët, duke shtuar se është i gatshëm t`i dëgjojë idetë e Beogradit, transmetojnë agjencitë.

    "Siguria është puna kryesore, brengë dhe përgjegjësi e të gjithëve, me që Kosova nuk mund të shkojë përpara pa siguri", theksoi Peterseni.

    Ai në konferencën e mbrëmshme në Prishtinë, theksoi se çdo dhunë paraqet hap prapa për Kosovën në rrugën drejt integrimit evropian.

    "Përgjegjësia para së gjithash është në institucionet e përkohshme të vetadministrimit, të cilat, nëse duan që pandërprerë të rriten dhe të ndërmarrin autorizime gjithnjë e më të mëdha, doemos duhet të tregojnë pjekuri.

    Nuk e pranoj autorizimin se institucionet e përkohshme të vetadministrimit nuk kanë autorizime", tha Peterseni.

    Sipas tij, "standardet janë prioritet dhe udhërrëfim për një Kosovë më të mirë. Sa më i shkurt që të jetë afati për plotësimin e tyre, Kosova më shpejt do të arrijë deri te qartësimi i statusit përfundimtar, që është edhe në interes të vendeve të rajonit", theksoi shefi i ri i UNMIK-ut Soren Jensen Petersen.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  5. #5
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Nebojsha Çoviç:

    Synimi i Petersenit, pavarësia e Kosovës

    BEOGRAD (19 Gusht) - Kryetari i Qendrës Bashkërenduese për Kosovën, Nebojsha Çoviç ka deklaruar se shefi i ri i UNMIK-ut, Soren Jesen - Petersen ka ardhur në Kosovë që, nëse mundet, të përfundojë punën, që sipas tij është pavarësia e Kosovës.

    "Bashkësia ndërkombëtare po e shfrytëzon çdo moment të mossinkronitetit tonë, humbjes së iniciativës, hapave kokëfortë dhe pa lidhje dhe të planeve që nuk janë reale për ta imponuar konceptin e vet", ka thënë Çoviç për agjencinë Beta.

    Sipas vlerësimit të Çoviçit e tërë biseda mbi Kosovën shumetnike nuk është reale pas 17 marsit të këtij viti dhe në vetvete përmban hipokrizi e vjedhje kohe e cila nuk shkon në favor të bashkësisë serbe. Ai ka thënë se ka informacione se një numër i madh i serbëve po shpërngulet nga Kosova dhe kjo po intensifikohet pas 17 marsit që flet në favor të politikës që po e forcojnë disa nga bashkësia ndërkombëtare.

    (BalkanWeb)
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Rexhepi paska thene : Duhet kthyer kredibiliteti i humbur i UNMIK-ut


    qyre rexha cka po kerkon.. a thue se ai vet asht zhyt ne kredibilititet..

    hajt rexh e shiqo ndreqe kredibilititetin tand si i parashytuar ne at post prej mafies vrasese kosovare me ne krye thaqo demo halit qose nano kloso mejdanet..


    pis..

  7. #7
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Brar, mos ja fut si kau peles.

    Kur nuk din gje per Rexhepin, mos fol me mire. Rexhepi eshte me i respektuari politikan ne vend momentalisht, dhe jo nga 26% te PDK-se, po nga shumica e popullit te Kosoves.

    Ai ka punuar ndershem, mire dhe ka qene i paanshem. Kete gje e dine dhe e kane verejt shume njerez, dhe jo vetem ne Kosove, po shume tjere qe e cmojne si njeri qe di t'i ul tensionet. Kur populli u ngrit ne djegie te shpive, nuk ishte Rugova qe doli nga shpia e tij e te fliste me popullin ta qetesonte sic i ka hije nje Kryetari, po doli Rexhepi e i ndali turmat ne rrezik te jetes se tij.

    Nuk eshte Rugova qe i viziton invalidet e jetimet e luftes, eshte Rexhepi. Nuk eshte Rugova ai qe ua ri-nderton shtepite njerezve pa kulm mbi kry, po eshte Rexhepi. Prandaj me ngadale pak, mos merr hov se nuk eshte gjithmone jeta bardh e zi.

  8. #8
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Aide i propozon Ananit

    Të nisin bisedimet për statusin e Kosovës

    PRISHTINE (20 Gusht) - I dërguari i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Kai Aide ka propozuar përgatitjen e bisedimeve për statusin e Kosovës. "Aide shkaqet për shtimin e pakënaqësisë dhe frustracionin e popullsisë shqiptare nuk e sheh në tensionet etnike, por në mundësitë e pamjaftueshme ekonomike dhe mungesën e perspektivës politike", thuhet në analizën të cilën Aide ia ka paraqitur sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Kofi Ananit.

    Aide kërkon edhe përmirësimin e gjendjes së sigurisë për pjesëtarët e pakicës, por ka theksuar edhe se politikanëve të Kosovës do të duhej t'u jepen autorizime më të mëdha sepse ata duhet të mësohen ta udhëheqin shtetin. "Njëkohësisht, OKB duhet t'i tregojnë më shumë dhëmbët dhe të veprojnë më shpejt kur të ndodhin gabimet në Kosovë. Administrata e OKB ka forcë të ndërhyjë dhe të sanksionojë", pohon Aide.

    (RTK/BalkanWeb)
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Prof. Dr. HAJREDIN KUÇI: BESOJ SE Z. PETERSEN DO T'I KETË VËREJTUR LËSHIMET PARAPRAKE TË UNMIK-UT



    Prof. Dr. Hajredin Kuçi, nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës



    RADIO EVROPA E LIRË: Zoti Kuçi shefi i ri i UNMIK-ut Soren Jessen Petersen në deklaratat e tij të para ka premtuar një dinamizim si të bartjes së kompetencave tek institucionet vendore, ashtu edhe të zbatimit të standardeve. A do të ndryshojë diçka në skenën politike qasja e tij rreth problemeve në Kosovë?

    Prof. Dr. HAJREDIN KUÇI : Zoti Petersen ka ardhur në Kosovë me një imazh mund të themi jo aq të mirë të UNMIK-ut. Duket se deklarimet e tij të para janë në ndërtimin e imazhit të UNMIK-ut, por njëkohësisht edhe të dinamizimit të jetës politike dhe institucionale.

    Unë besoj se ai do t’i ketë vërejtur lëshimet paraprake të UNMIK-ut dhe do ta ketë parasysh perspektivën edhe në bartjen e kompetencave si dhe të standardeve. Besoj se qëndrimet e tij të para janë pozitive. Në aparencë duken shumë të mira edhe për qytetarët e Kosovës. Por, presim që ai të lirohet nga byrokracia e UNMIK-ut dhe të punojë më shumë me institucionet. Mbi të gjitha të mos lejojë që prioritetet e institucioneve të Kosovës dhe të UNMIK-ut të jenë të ndryshme, por të jenë të njëjta.

    RADIO EVROPA E LIRË : Bazuar në deklaratat e tij se do të ketë dinamizim të zbatimit të standardeve. Si e shihni Kosovën në mesin e vitit 2005?

    Prof. Dr. HAJREDIN KUÇI : Unë mendoj se ne shpesh kemi shpresa të mëdha për vitet që vijnë, por në Kosovë fatkeqësisht vitet e imitojnë njëra-tjetrën, apo problemet barten nga një vit në vitin tjetër. Unë besoj se do të japim shenja të qarta të implementimit të standardeve, por nuk kam mendim të plotë se do t’i plotësojmë tërësisht ato, sepse standardet janë diçka që duhet të jenë në proces. Por, viti 2005 besoj se do të jetë me një imazh më të mirë për Kosovën, me një gadishmëri që janë filluar standardet, me një pozitë më të mirë besoj edhe të minoriteteve dhe një integrim të tyre në shoqërinë kosovare, në mënyrë që fillimi i zgjidhjes së statusit politik, i cili nuk mendoj se do të zgjidhet në vitin 2005, të na gjejë të gatshëm për probleme të mëdha. Dhe mbi të gjitha të fitojmë besimin e bashkësisë ndërkombëtare se pas fitimit të pavarësisë do të menaxhojmë mirë.

    Pra, nuk është problemi se çfarë do të bëjmë deri në pavarësimin e Kosovës, por mbi të gjitha fitimi i besimit se çfarë pavarësie dhe çfarë shteti do të ndërtojmë. Besoj se do të japim shenja pozitive në këtë drejtim.

    RADIO EVROPA E LIRË : Ju përmendët minoritetet, ndërkohë që zoti Jessen Petersen ka thënë se sfida më e madhe është pjesëmarrja gjithëpërfshirëse në zgjedhje, pra edhe e komunitetit serb. Sipas jush, çfarë mund të bëjë ai, por edhe institucionet vendore, për t’i bindur serbët që të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme?

    Prof. Dr. HAJREDIN KUÇI: Unë mendoj se zoti Jessen Petersen dhe bashkësia ndërkombëtare e kanë fjalën gati kryesore. Institucionet dhe liderët politikë i kanë bërë thirrje minoritetit serb që të integrohet në jetën tonë isntitucionale. Mendoj se këtu duhet të bëhet një presion më i madh mbi Beogradin, ngase ne kemi mendime të ndara me serbët e Kosovës për pjesëmarrje. Unë nuk besoj se ata nuk do të marrin pjesë, ata do të marin pjesë, por është një lojë për të fituar sa më shumë në kohë dhe për të fituar sa më shumë në negociim. Mendoj se kushtet dhe kërkesat e arsyeshme duhet të realizohen para dhe pas zgjedhjeve, por nuk besoj se duhet të bëhen lëshime të mëdha, të cilat do ta dëmtojnë procesin e tërësishëm në Kosovë. Mbi këtë bazë pjesëmarrja e tyre është shumë e mirë dhe positive. Por, ata nuk mund të jenë peng të proceseve të zhvillimit në Kosovë. Pra, bashkësia ndërkombëtare duhet ta indentifikojë fajtorin dhe mbi bazën e parakushteve dhe shantazheve të tilla nuk guxon dhe nuk duhet të bëjë lëshime, të cilat në një situatë normale nuk do të bëheshin.

    RADIO EVROPA E LIRË: Administrata ndërkombëtare ka thënë se Grupi i Kontaktit tashmë ka marrë në shqyrtim planin e qeverisë serbe për gjendjen në Kosovë. Cili është qëndrimi juaj mbi këtë çështje?

    Prof. Dr. HAJREDIN KUÇI: Unë mendoj se këtu duhet të flasim për dy çështje. Çështja e parë për decentralizimin, një projekt i qeverisë së Serbisë dhe e dyta për çështjen politike.
    Sa i përket decentralizimit mendoj se projekti iofruar nga Ministria e Shërbimeve Publike dhe grupi ndërkombëtar që vepron në Kosovë është një projekt racional, që ofron të drejta dhe shërbime për qytetarët dhe kapacitete për ndërtimin e këtyre të drejtave dhe shërbimeve.
    Ndërsa projekti i qeverisë së Serbisë është mbi të gjitha mbi të drejtën apo sovranitetin territorial të Kosovës.

    Pra, këtu kemi dy dallime diametralisht të kundërta dhe mendoj se këtu duhet të jetë një vijë e kuqe. Pra, kur flasim për decentralizimin flasim për të drejtat si qytetarë, por jo mbi bazën e sovranitetit territorial.

    Besoj se këtë e ka të qartë edhe zoti Jessen Petersen edhe bashkësia ndërkombëtare dhe nuk besoj se do të bëhet ndonjë bisedë apo lëshim në këtë drejtim. Në anën tjetër besoj që Grupi i Kontaktit shqyrton çdo projekt që i ofrohet, por nuk besoj se do të pajtohet me projektet që ofrohen nga dioptria politike serbe, që mbi të gjitha pretendon integritetin territorial të Kosovës dhe më së paku i intereson e drejta e vetëvendosjes së Kosovës dhe stabiliteti ekonomik e politik.

    RADIO EVROPA E LIRË : Z. Kuçi javën e ardhshme Grupi i Kontaktit do të diskutojë për Kosovën. Çfarë prisni nga ky takim?

    Prof. Dr. HAJREDIN KUÇI : Po mendoj se takimi i fundit i Grupit të Kontaktit ishte më pozitiv, duke e parë gjendjen në Kosovë si reale dhe me perspektivë.

    Nga ana tjetër mendoj se ky takim i Grupit të Kontaktit nuk duhet të shndërrohet si grupet e tjera –në takim kurtuazie. Mbi të gjitha duhet t’i afatizojë disa çështje. T’u vëjë institucioneve vendore dhe ndërkombëtare disa detyra para vetes dhe të kërkojë bartësit e këtyre përgjegjësive.
    Nga ana tjetër nëse vetëm shkojmë në takime rutinore do ta humbin efektin dhe nuk do të kemi diçka konkrete.

    Pres shumë që të afatizohen gjërat dhe të identifikohen problemet dhe të identifikohen bartësit e këtyre zgjidhjeve në Kosovë.



    27. Gusht, 2004 Intervistoi : Albana Isufi
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Petersen nis takimet me liderët e Beogradit


    Shekulli

    Shefi i misionit të OKB-së në Kosovë, Soren Jesen Petersen, ka nisur vizitën e tij në Beograd ku do të takohet me zyrtarë të lartë të qeverisë së Serbisë. Bëhet e ditur se Petersen do të diskutojë me zyrtarët e lartë serbë çështje që lidhen me Kosovën, dhe në veçanti problemin e reformimit të pushtetit vendor në Kosovë, dhe pjesmarrjen e serbëve të Kosovës në zgjedhje. Qeveria e Serbisë e ka kushtëzuar pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet e përgjithshme të tetorit me pranimin e një plani të saj për një autonomi më të zgjeruar për serbët në Kosovë. Ky plan do të jetë pjesë e diskutimeve edhe të Grupit të Kontaktit, fillimisht në Berlin dhe pastaj në Prishtinë më datë 2 shtator. Grupi i Kontaktit i ka bërë thirrje Beogradit që të japë dritën e gjelbër për serbët e Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të mos i kushtëzojë ato.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Tema të Ngjashme

  1. Mësimet e nxjerra nga dhuna në Kosovë
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 15-07-2006, 13:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •