Gramoz Ruci, ne SHBA tek Instituti Demokratik

E Diele, 29 Gusht 2004

Sekretari i Pergjithshem socialist eshte nisur dje ne Shtetet e Bashkuara, per te zhvilluar takime me anetare te Institutit Demokratik Amerikan. Vizita, pasi i eshte refuzuar nje muaj me pare dhenia e vizes nga Ambasada e SHBA ne Tirane. Per vizen, Ruci shfrytezon nje note diplomatike

Pas refuzimit te vizes nga Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, ne Tirane, Sekretarit te Pergjithshem te Partise Socialiste, Gramoz Ruci, ne fund te muajit te kaluar, saktesisht me daten 28, ky i fundit eshte nisur dje drejt SHBA. Ruci ka marre vizen ne perfaqesine diplomatike amerikane tre dite me pare, pasi ka shfrytezuar nje note diplomatike, ku sipas nje klauzole, mesa duket, nuk mund te refuzohet dhenia e vizes per zyrtare te larte. Kjo per shkak se kjo hyn ne marredheniet zyrtare mes dy vendeve. Ne udhetimin e tij drejt Amerikes, Gramoz Ruci, numeri dy i partise ne pushtet, mesohet se shoqerohet nga nje punonjes i Kryeministrise. Atje, pritet qe te zhvillohen takime me anetare te Institutit Demokratik Amerikan.

Numeri dy i PS, ne fund te korrikut duhet te ndodhej ne SHBA, per te marre pjese ne zyrtarizimin e kandidatures se Xhon Kerrit, ne garen presidenciale. Por, per refuzimin e dhenies se vizes per Sekretarin e Pergjithshem socialist, Ambasada e SHBA-ve ne Tirane nuk beri asnje deklarate, pasi sipas saj, dhenia ose jo e vizes per nje individ, cilidoqofte ai, nuk komentohet. Nderkohe, mediat shqiptare komenduan mosdhenien e vizes si nje refuzim, qe lidhje me nje urdher qe Presidenti amerikan Xhorxh W. Bush, ka bere per ndalim dhe refuzim te futjes ne territorin e SHBA-ve te zyrtareve dhe familjareve te tyre, te korruptuar apo te dyshuar per korrupsion. I menjehershem ne ate periudhe ishte reagimi i opozites, e cila deklaroi se me fillimin e sesionit te ri parlamentar, do te kerkonte doreheqjen e Rucit. Ndoshta, pikerisht kjo situate ka bere qe sekretari socialist te nxitoje te realizoje nje udhetim pertej Atlantikut, nderkohe qe ka mbetur vetem nje jave nga hapja e punimeve te Kuvendit. Gjithashtu, mosrealizimi i nje vizite ne Shtetet e Bashkuara, do i krijonte Rucit probleme edhe ne radhet e partise se tij, duke marre parasysh zhvillimin e shpejte te mbledhjeve te dy forumeve te larta te kesaj force politike, Kryesise dhe Komitetit te Pergjithshem Drejtues.

E. Gjencaj