Kam shume poezi
poezi kam shume shume
te mbush nje germadhe,
oqeane, qiej e me shume.
Disa prej tyre presin yjet
varur ne dritare, disa
poshte saj, te ndera ne tel,
kercejne salsa per t'u thare.
Disa te tjera te thara sic jane
u ngjiten mureve, trokasin ne tavan
e te tjera akoma, thahen kallkan
ne frigorifer ose digjen ne zjarr.
Shume, shume te tjera
vershojne neper kanalet
e ujerave te zeza
kur jashtqitjen shpelaj
e te tjera flene me mua naten
e te tjera me mua qajne.
Por vetem nje prej tyre
as nuk thahet, as nuk digjet
kurre s'me bindet por largohet
me shume ty te te afrohet
se megjithse une e polla
varg pas vargu, varg pas vargu
pjellja ishte thjesht nje enderr
qe poezise s'ja shpjegoj dot.
Poezia vete s'kupton
ndaj ty pa fund me kot kerkon.
Krijoni Kontakt